ILIRIADA PORTAL

EKSKLUZIVE/Shemsi Prenēi: Nishani, Burgaj dhe SHKB kanė ngritur rrjet mafioz pėr aferėn e kromit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28042012

Mesazh 

EKSKLUZIVE/Shemsi Prenēi: Nishani, Burgaj dhe SHKB kanė ngritur rrjet mafioz pėr aferėn e kromit




Ish-drejtori i Policisė nė Qarkun e Dibrės, Shemsi Prenēi, nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “SOT”, ka sqaruar tė vėrtetėn e dorėheqjes sė tij. Prenēi deklaroi se akti i dorėheqjes ka ardhur pas njė bashkėpunimi tė njė grupi mediatik pranė qeverisė me Drejtorin e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm.

Ai pohoi se njerėzit qė shfrytėzojnė nė mėnyrė tė paligjshme minierat e Bulqizės kanė njė grup mediatik. Shemsi Prenēi sqaroi se e kishte pėrgatitur aktin e dorėheqjes qė me 16 mars, kur kishte filluar tė bllokonte pasurinė e vjedhur tė kompanisė nė fjalė. Ish-drejtori i Policisė nė Qarkun e Dibrės, Shemsi Prenēi ka zbardhur tė gjithė grupin mafioz qė operon me vjedhjen e kromit nė minierėn e Bulqizės. Duke artikuluar emra konkretė, Prenēi ka deklaruar se tė implikuar nė kėtė grup janė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Hysi Burgaj, Drejtori i Pėrgjithshėm i SHKB, ministri i Brendshėm Bujar Nishani si dhe vetė shefat e komisariatit tė Burrelit e Dibrės. Nė intervistėn e tij, e para pas dhėnies sė dorėheqjes nga funksioni i Drejtorit tė Policisė nė Qarkun Dibėr, Prenēi, ėshtė shprehur se ai ka vėnė nė dijeni pėr kėtė krim edhe vetė kreun e qeverisė, Sali Berishėn, por nuk ka marrė njė pėrgjigje. Ndėr tė tjera, Prenēi ka folur hapur edhe pėr kėrcėnimet me jetė qė ka marrė nga zėvendėsministri i Brendshėm, Avenir Peka, pas ngjarjes sė ndodhur vetėm pak muaj mė parė nė Kamzė.

-Si qėndron e vėrteta e shkarkimit tuaj nga posti i Drejtorit tė Policisė nė Qarkun Dibėr?

E kuptoj pyetjen tuaj lidhur me shkarkimin tim, por dua t`iu them se ndaj meje nuk ėshtė marrė vendimi i shkarkimit, pėr tė cilin unė ēuditėrisht kam dorėzuar kėrkesėn mė parė. Kam marrė vesh se ata mė kanė pezulluar. Unė e kisha pėrgatitur dorėheqjen ditė mė parė, qė nga data 16 mars, kur fillova tė bllokoj pasurinė e vjedhur nė Bulqizė, tė cilėn e posedojnė disa firma. Lidhur me kėtė shteti nuk reagoi pėr tė gjitha kompanitė, por vetėm pėr njė kompani tė prodhimit dhe nxjerrjes sė kromit qė kėto pronarė disponojnė dhe kompaninė mediatike. Qė prej njė muaj e gjysmė unė jam nė njė terror psikologjik. Jo vetėm unė, por e gjithė struktura e luftės kundėr krimit ekonomiko-financiar nė Drejtorinė e Policisė Dibėr. Nė bashkėpunim me Drejtorin e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, kjo kompani mediatike, kjo kompani nxjerrėse e kromit nė Bulqizė, vazhdoi njė presion psikologjik mediatik ndaj meje ēdo ditė. Ēuditėrisht vetėm kėto media luftonin kundėr strukturave tė luftės kundėr krimit nė Dibėr, asnjė media tjetėr. Pikėrisht pėr kėtė arsye ne ndihemi krenar qė asnjė media tjetėr nuk e ka luftuar policinė nė Dibėr, pėrkundrazi i kanė ofruar partneritet nė luftė kundėr kriminalitet. Kėtu del hapur se kjo kompani mediatike nė luftėn dhe kėrcėnimin apo terrorin psikologjik, nuk ka pasur qėllimin nė vetvete luftėn kundėr policisė, por kanė pasur mbrojtjen e veprimtarive tė paligjshme, tė vjedhjes sė pasurisė kombėtare tė kromit, pėr tė cilėn unė kam denoncuar nė tė gjitha strukturat e shtetit, duke filluar qė nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, te drejtori i SHKB, te ministri, nė Prokurori e nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Madje kam informuar dhe kryeministrin me mesazh, kjo pėr faktin se mua nuk mė lejohet tė shkruaj shkresa nė adresė tė kryeministrit sepse ėshtė Drejtori i Pėrgjithshėm dhe ministri i Brendshėm, tė cilėt duhet tė vėnė nė dijeni kryeministrin. Jam i bindur se kryeministri e ka kėtė informacion, sepse unė kryeministrit nuk i kam shkruar vetėm dje, apo pardje mesazh, i kam shkruar pėr shtatė vjet qė jam drejtor policie. Madje, unė i kam shėrbyer kryeministrit edhe tetė vitet kur Partia Demokratike ka qenė nė opozitė. Kam qenė anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike, kam qenė drejtor i Departamentit tė Rendit dhe Sigurisė tė Partisė Demokratike tė Tiranės, kam informuar Sali Berishėn edhe kur ishte kryetari i opozitės, por edhe tashmė qė ėshtė kryeministėr. Ēka do tė thotė se kryeministri ėshtė i vėmendshėm ndaj njė qytetari tė thjeshtė dhe jo mė ndaj njė drejtori policie, dhe njė zyrtari fanatik. Jam munduar t`i shėrbej me ndershmėri kryeministrit pasi e kam konsideruar dhe e konsideroj njė njeri tė ndershėm, por fakti i mosreagimit tė kryeministrit dhe strukturave tė varėsisė sė tij pėr tė mbėshtetur kėto struktura tė luftės kundėr krimit, atėherė unė kam tė drejtė qė tė hamendėsoj ose tė dyshoj qė ose i ka dalė qeverisja jashtė kontrollit, ose kryeministri mbėshtet vartėsit e tij, tė cilėt janė tė implikuar dhe mbėshtesin veprimtarinė mafioze pėr vjedhjen dhe grabitjen kombėtare.

-Ju thatė qė keni informuar ēdo strukturė tė shtetit pėr gjithė kėtė aferė tė madhe korruptive lidhur me kromin nė Bulqizė, madje i keni dėrguar mesazh edhe kryeministrit. Cila ka qenė pėrgjigja e tyre?

Nė mėnyrė kategorike deri nė kėto momente qė po flasim nuk kam marrė asnjė pėrgjigje, madje nuk kam marrė asnjė njoftim qė unė jam pezulluar nga puna. Askush nė Drejtorinė e Pėrgjithshme dhe nė Ministrinė e Brendshme nuk mund tė thotė se ka kontaktuar me Shemsi Prenēin dhe i ka komunikuar pezullimin nga detyra.

-Ministria e Brendshme ka komunikuar pėr mediat se ju keni pasur njė sėrė shkeljesh dhe shpėrdorim detyre nė punėn tuaj dhe pėr kėtė arsye ėshtė marrė masa e pezullimit tuaj nga detyra. Sa tė vėrtetat janė kėto pretendime?

Absolutisht nė mėnyrė kategorike i kam hapur rrugė hetimit. Kam dhėnė dorėheqjen qė eprorėt e mi tė veprojnė tė lirė. Nė fund, kur tė marrin vendimin, unė do t`i drejtohem gjykatės dhe do tė shikojmė nėse veprimet e mia janė tė ligjshme, apo veprimet e tyre janė tė ligjshme, sepse SHKB e kam akuzuar dhe e akuzojė se ka marrė peng Policinė e Shtetit. Ndėrkohė qė ata janė prononcuar edhe pėr njė polic mė gradėn mė tė ulėt nė Policinė e Shtetit, ndaj Shemsi Prenēit nuk ėshtė nxjerrė asnjė dokument deri nė ditėn e dorėheqjes time nga detyra. Pasi kam dhėnė dorėheqjen pėr tė reaguar ndaj poshtėrsive dhe shkeljeve qė kanė bėrė, ata mund tė shpifin gjithēka ndaj meje. Unė ju garantoj se pėr dy muaj e gjysmė qė kam qenė Drejtor Policie nė Dibėr, asnjė shkresė nuk ka ardhur nė Dibėr nga SHKB dhe asnjė shkresė apo grup kontrolli nuk ka ardhur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, me pėrjashtim tė njė grupi kapterėsh qė ka ardhur pėr tė verifikuar bllokimin e kamionėve. Ju garantoj se asnjė shkresė zyrtare nuk ka ardhur nėpėrmjet postės dhe as grupe kontrolli inspektimi as nga departamenti shėrbimeve nė shtet, te drejtoria e personelit, as nga shėrbimet e SHKB me autorizim dhe tė kenė depozituar apo tė kenė ushtruar kontroll. Ata kanė bėrė vetėm verifikime tendencioze pėr tė mbrojtur njerėzit e instaluar nė mbrojtje tė krimit. Nė sekretarinė e Drejtorisė Policore nė Qarkun e Dibrės, nuk disponohet asnjė dokument dhe asnjė autorizim nga Drejtori i Pėrgjithshėm i SHKB nė Ministrinė e Brendshme, z. Astrit Halilaj, as nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė z. Hysni Burgaj dhe as nga drejtori i standardeve. Unė nuk di se kush e ka bėrė inspektimin. Inspektimin mund ta kenė bėrė vetėm njerėz privatė. Inspektim tė autorizuar nga organet kompetente nuk ka nė Drejtorinė e Policisė nė Qarkun Dibėr. Kjo tregon hapur se inspektimet janė bėrė privatisht nė mbrojte tė mafies. Pėr kėtė e kam akuzuar unė Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, Hysni Burgajn dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė SHKB se janė tė lidhur me mafien.

-Keni lėshuar akuza tė rėnda mbi ish eprorėt tuaj, si tė inkriminuar, duke filluar qė nga kryeministri, ministri i Brendshėm apo dhe shefa komisariatesh. A i qėndroni kėtyre akuzave tė bėra publike?

Unė nuk kam akuzuar kryeministrin pėr grup mafioz, por kam thėnė se ai nuk ka reaguar ndaj denoncimeve tė mia, kurse ministrin Nishani do ta akuzoj sėrish se kam prova. Ai shokun e klasės sė tij e ka rikthyer tre herė shef komisariati nė Burrel. Madje, nė emėrimin e parė tė tij, ai ka pasur njė shkelje tė rėndė arbitrare, qė i ka shkaktuar dėm Ministrisė sė Brendshme rreth njė milion euro pėr veprime arbitrare pėr firmat qė mbėshteste ministri Nishani. Ėshtė njė kompani afrikane-jugore, tė cilės i ka fituar gjyqin Gani Hoxha ndaj veprimeve arbitrare tė urdhėruar me telefon nga ministri Nishani dhe tė mbėshtetura persona qė kanė qenė punonjės nė SHKB. Po kėshtu edhe shefi i komisariatit tė Bulqizės si dhe ai i komisariatit tė Dibrės, tė cilėt Drejtori i Pėrgjithshėm i SHKB, i ka instaluar kėta njerėz pėr tė mbajtur nėn kontroll veprimtarinė grabitėse tė kėsaj kompanie me tė cilėt ėshtė partnerė dhe aksioner. Kėtė do ta verifikoj kur unė t`i drejtohem organit tė Prokurorisė pėr verifikimin e tė gjitha bisedave pėr problemet qė i pėrkasin procedimit penal.

- Ēfarė lidhje ka Burgaj?

E kam pėrmendur Hysni Burgajn si personi, i cili asnjėherė dhe asnjė ditė nuk ka qenė Drejtor Policie. Ardhja e Hysni Burgajt nė krye tė Policisė Shqiptare ėshtė njė fatkeqėsi, ėshtė njė imoralitet. Nuk besoj se do tė ketė njė punonjės policie qė tė mendonte se Hysni Burgaj do tė shkonte drejtor i Pėrgjigjėm Policie. Ai mund tė quhet njė viktimė e kohės. Ėshtė emėruar nė atė post si person i pėrdorshėm pėr ta urdhėruar gjithkush. Fakti qė ai ėshtė pėrdorur, fakti qė ai nuk ushtron kompetencat qė i jep ligji, por ia diktojnė tė tjerėt, tregon se ai nuk ka asgjė nė dorė, vetėm “ēelėsat e kashtės”. Po them “ēelėsat e kashtės” qė e pėrkthyer, do tė thotė qė kashta, pasi shtihet gruri, nuk magazinohet, por ngelet nė fushė, pra kjo do tė thotė, qė ai s`ka as ēelėsat. E zbėrtheva kėtė nė aspektin “fshatar”, pasi nuk mund tė them gjė tjetėr veēse se Drejtori i Pėrgjithėsim i Policisė sė Shtetit ėshtė fatkeq.

-Pas gjithė akuzave tė rėnda qė keni bėrė publike, a ndiheni ju dhe familja juaj tė kėrcėnuar?

Unė nė gjithė veprimtarinė time si Drejtor Policie, qė nga viti 2005 e tutje, kam qenė nė ēdo hap i survejuar e i pėrgjuar me tendenca tė paramenduara pėr tė mė kanosur me bukėn e gojės, pėr tė mė kėrcėnuar, pėr tė akuzuar dhe pėr tė mė burgosur. Kjo luftė e ka zanafillėn shumė shpejt pėr shkak tė xhelozie tė kėqija pasi unė nuk duhet qė tė bėja karrierė, por faktet kanė treguar ndryshe. Unė i pėrkasė njė familje minatori. Babai im ka punuar 34 vjet minator. Unė nuk i pėrkas asnjė kaste byroiste dhe funksionin e Drejtorit tė Policisė e kam marrė pėr shkak tė zotėrimit tė profesionit tim. Unė jam oficer policie qė nga viti 1988. Unė e konsideroj veten shumė profesionist. Fakti qė strukturat e SHKB nė mėnyrė kategorike sulmojnė njė Drejtor Policie pėr shkak tė karrierės dhe jo pėr shkak tė implikimeve, sepse po tė isha i implikuar unė do tė kisha pėrfunduar jo me pezullime, por me burgosje, tregon se unė kam qenė me pozita tė shėndosha ligjore. Normalisht unė jam ndier gjithmonė i kėrcėnuar, madje kėrcėnimet i kam pasur tė hapura, pėr tė cilat unė kam bėrė denoncime edhe para njė viti, kur ministri nė detyrė atėherė, Avenir Peka mė tha: “Unė tė shkrij, unė tė zhduk nga faqja e dheut”. Asnjėri nuk u tregua i vėmendshėm ndaj kėtyre kėrcėnimeve. Kėrcėnimet ishin pikėrisht pėr kėtė aferė, qė unė tė zbatoja urdhrat e paligjshėm dhe tė bėhesha vegėl nė duart e pushtetarėve, vegėl nė duart e ministrave dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė apo tė SHKB. Edhe atėherė janė bėrė hetime ndaj meje, por faktet kanė treguar qė detyra ime ishte nė dispozita ligjore. Njė gjė tė tillė e ka deklaruar dhe kryeministri Sali Berisha, duke thėnė, pavarėsisht se nuk ka pranuar qė unė tė kontaktoj mė tė, ai ėshtė prononcuar se Prenēi ėshtė njohės i mirė i ligjit, ndėrsa Avenir Pekėn e ka shkarkuar nga funksioni i ministrit dhe e ka zėvendėsuar me Bujar Nishanin.

-Ēfarė masash mbrojtėse ka marrė shteti ndaj jush nė momentin qė ju keni qenė i kėrcėnuar me jetė nga Avenir Peka?

Unė kam bėrė denoncim dhe qė nga ai moment organi i Prokurorisė nuk mė ka kontaktuar.

-Si e ka pritur familja juaji denoncimin e njė afere krimi nė vendin tonė dhe sa tė sigurt janė ata tashmė ?

Familja ime e di shumė mirė se ēfarė profesioni kam. E dinė qė unė punoj polic. E dinė shumė mirė qė profesioni i policit ka risk dhe unė bėj pjesė nė atė organizatė. Nė kėtė kontekst unė nuk ndihem i frikėsuar sepse kam njė emėr, kam njė dinjitet dhe kam bėrė detyrėn nė zbatim tė ligjit. Kurrė nuk kam shkelur ligjin, kurrė nuk kam bėrė kompromis me kriminelėt dhe si i tillė nuk kam frikė. Edhe familja ime nuk do tė frikėsohet. Unė kam tre djem, tė cilėt i kam pėrgatitur psikologjikisht. Njėrin 21 vjeē, njėrin 19 vjeē dhe tjetrin gjashtė vjeē. Dy djemtė e mėdhenj i kam pėrgatitur qė profesioni i policit ka risk. Nė kėtė kontekst unė kam mbėshtetjen e mbarė opinionit publik, tė cilėt nė mė pak se tetė orėve kam marrė me mijėra mesazhe nė telefon apo dhe nė adresėn time tė emalimit apo facebook. Ndihem krenar sepse kam denoncuar publikisht krimin, pasi e kam denoncuar mė parė nė organet shtetėrore, pra kam bėrė detyrėn e policit dhe mė pas kam dhėnė dorėheqjen, kam fituar lirinė dhe vazhdoj ta denoncojė publikisht krimin. Nė kėtė kontekst unė jam njė fanatik i administratės shtetėrore, pasi kam zbatuar ligjin dhe vetėm ligjin dhe pėr kė tė nuk kam frikė.

-Ngjarja, ku ju u vutė nė shėnjestėr nga eprorėt tuaj ka qenė pikėrisht ajo e njė proteste nė Kamzė, ku ju nuk zbatuar urdhrin e eprorit. Si ka qenė historia e kėsaj ngjarje, pasi qė pas kėsaj ju jeni transferuar nė Dibėr?

Ata kanė menduar se unė mund tė pėrdorem. Unė kam qenė pjesė e Partisė Demokratike dhe jam sėrish. I kam shėrbyer qeverisė sė Partisė Demokratike nė zbatim tė ligjit. Por unė si drejtor dhe punonjės i policisė kurrė nuk i shėrbej njė partie, por i shėrbej vetėm ligjit. Dikur i kam shėrbyer partisė, por nė momentin qė kam marrė uniformėn e policit, kur jam rikthyer nė detyrė, i kam shėrbyer vetėm ligjit. Kur brenda strukturės shtetėrore ka njerėz qė nuk e njohin ligjin, si Avenir Peka, unė nuk zbatoj urdhrat e paligjshėm, sepse nuk ėshtė ministri dhe zėvendėsministri ai qė urdhėron pėrdorimin e Forcave Operacionale, por ėshtė Drejtori i pėrgjithshėm i Policisė. Avenir Peka, nė skutat e krimit, ka pėrgatitur njė skenar pėr tė mė burgosur mua, por konsulentėt, tė cilėt ai mori nė aneksin e hotel “Sheraton” nuk i shėrbyen si duhet, madje e nxorėn dėshtak. Pėr kėtė do tė kemi mundėsi tė flasim hap pas hapi, sepse unė tani kam fituar lirinė dhe jam i hapur tė flas.



Intervistoi: Artemisa HOXHA

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi