ILIRIADA PORTAL

VDIS PARA SE TĖ VDESĖSH!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

VDIS PARA SE TĖ VDESĖSH!

Mesazh nga MEXHID YVEJSI prej Sun Jun 24, 2012 9:48 am

VDIS PARA SE TĖ VDESĖSH!

E di qė je larguar nga unė me mendimin se jam i marrė
Po ē’t’i bėsh qė tė dashuruarit janė mė tė marrė se budallenjtė
Ajo qė i dallon ata nė marrėzi ėshtė lufta dhe paqja
Tė dashuruarit janė nė luftė por nuk e sulmojnė askėnd veē vetes
Budallenjtė sulmojnė tė tjerėt edhe kur nuk janė nė luftė me askėnd
Tė mbrohesh nga budallenjtė ėshtė e pamundur
Sepse mėnyrat e mbrojtjes mbėshteten nė arsye,
ndėrkaq sulmet e tyre janė tė paarsyeshme.
Njėlloj, as tė dashuruarit nuk mund tė mbrohen nga sulmet ndaj vetvetes
Veēse tė dashuruarit e godasin veten me duart e tė tjerėve
Sėpata pa bisht s’e pret dot asnjė dru se ėshtė e pabėrė
Po ia dha druri bishtin ajo pret njė mal tė tėrė.

E di qė je kthyer zemėrthyer por njėsoj nuk dėshiron tė shkosh
Tė kėrkosh njė gjė ku ajo mungon, ėshtė njėlloj si tė mos e kėrkosh
Ē’pret nga njė botė ku i mashtruari turpėrohet mė shumė se mashtruesi?
Ē’do mėsosh nga njė libėr shkruesi i tė cilit di mė pak se lexuesi?
Jo mė pak e tmerrshme ėshtė kur shkruesi vlen sa njė botė
E lexuesi nga oqeani s’mund tė marrė mė shumė ujė se sa njė gotė
Edhe librat u ngjajnė pasqyrave tė vdekura qė marrin pamje nga bota e gjallė
Po u shfaq pranė tyre ndonjė gomar, mos prit tė tė ngjajė nė dijetar!
Po hajt mo’ leri edhe shkruesit edhe lexuesit e hajde nisemi pakthyeshmėrisht,
Tė bėhemi pasqyra tė vetvetes se mjaft e pamė botėn gabimisht!

Ikim! Ēfarė pret? Kohėn e ardhme? Ē’kohė e ardhme ore?
Pse kur je nė rrezik koha e ardhme zhduket e humbet?
Pse atėherė bėn zgjidhje tė menjėherėshme e tjetėr kohė nuk pret?
A duhet ēdoherė tė jesh nė rrezik qė veten ta zbulosh?
Vdis para se tė vdesėsh nėse dėshiron tė jetosh!

E di qė dėshpėrimi ta ka robėruar zemrėn se njerėzit mendojnė ndryshe nga ti
Por dėshira qė tė tjerėt tė mendojnė me mendjen tėnde domethėnė pafund robėri
A duhet dikush ta shohė botėn sipas parfytyrimit tėnd qė ti tė bėhesh i lumtur?
A mund tė dėgjojė dikush me veshėt tu e tė ndjejė me zemrėn tėnde?
Nėse jo, pse me mendjen tėnde u dashka tė mendojė bota?
Po tė ishte kjo mendje e tė tjerėve, a do ishte e jotja?

E di qė jam i marrė dhe budalla,
por ama kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė mė ka mbetur tė dallohem nga tė menēurit.
Nėse te menēurakėt s’e ke gjetur atė qė ke kėrkuar
Mbase do ta gjesh te ata qė marrėzisht janė dashuruar.
Zemrat e tyre janė si bimėt e brishta qė gufojnė mbi njė gurė
E shiut qė befasisht zbret nga qielli, nuk mund t’i shpėtojnė kurrė.
Por shiu i rrėmbyeshėm ato i zgjon me njė fjalė prej gjumit:
“Dashuria e Parė ėshtė edhe e Fundit”.

Nėse je nga tė dashuruarit qė duan ta mundin veten
Nėpėrmjet gėnjeshtarėve do ta zbulosh tė vėrtetėn
Asgjė nuk zbulohet mė shpejt nė kėtė botė tė vjetėr
Se sa fshehtėsitė qė njerėzit mundohen t’i ruajnė tepėr
Hė? Ka diēka qė nuk shkon? Pėrse nuk nxiton?
Ke bėrė gjynahe thua dhe s’vjen dot me mua?
E di, e di po s’ka gjė,
E djeshmja njėherė quhej “sot”, por nuk quhet mė.
Tė nisemi tani pėrtej Shtatė Qiejve qė na ndajnė nga e Vėrteta
Se vdekja do vdesė, do mbetet veē Jeta.

Fatmir Muja
www.fatmirmuja.com

MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 18520
Registration date : 18/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi