ILIRIADA PORTAL

“Fiks Fare” – 69 seanca gjyqėsore nė 3 vjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14012014

Mesazh 

“Fiks Fare” – 69 seanca gjyqėsore nė 3 vjet




9 seanca gjyqėsore tė zhvilluara nė tre vjet dhe pesė muaj seanca tė shtyra pėr shkak tė mosparaqitjes sė gjyqtares.
Kėshtu ėshtė sorollatur pėr tre vjet me radhė njė qytetar me nėnshtetėsi amerikane, Mat Hito, i cili shpresėn e fundit pa emisionin “Fiks Fare”, ku ka treguar historinė e tij. Para tre vjetėsh motra e tij, e cila nuk jeton mė, i ėshtė drejtuar Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, ku ka kėrkuar ndarjen e pasurisė. Edhe pse ajo ka ndėrruar jetė gjyqi vazhdoi. Sipas Hitos janė zhvilluar 69 seanca gjyqėsore pėr tre vite nga ana e gjyqtares Elona Gjoka, tė cilėn e ka pėrjashtuar tashmė nga gjykimi me kėrkesėn e tij.
Pėr 5 muaj me radhė pėr kėtė ēėshtje, sipas qytetarit nuk ėshtė zhvilluar asnjė seancė, pasi sa herė vinte data pėr zhvillimin e seancės sė gjyqit tė tij, lexonte shpalljen se gjyqi shtyhej, pasi gjyqtarja nuk ndodhej nė gjykatė.
Pėr tė gjithė kėto shtyrje seancash qytetari Hito i ka kėrkuar kancelarit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės informacion nėse gjyqtarja kishte paraqitur raport mjekėsor pėr ditėt kur mungonte nė seancat e tij gjyqėsore. Nga kancelari i kėsaj gjykate qytetari ka nė dorė pėrgjigjet zyrtare, ku konfirmohet se gjyqtarja Gjoka nė datat 16 korrik 2012, 18 prill 2013 dhe 22 maj 2013 nuk ėshtė
paraqitur nė gjykate dhe nuk ka paraqitur as raport mjekės  


Nė ankesėn e tij qytetari Hito ankohet pėr mangėsi tė dokumentacionit nė dosjen gjyqėsore qė ka paraqitur fillimisht nė kėtė proces gjyqėsor. Pėr kėtė arsye ai ka kėrkuar dy herė tėrheqjen e njė kopjeje tė dosjes. Ajo qė tė bie nė sy nė ankesėn, nė kopjet e dy dosjeve qė ka tėrhequr pranė kėsaj gjykate pėr tė njėjtėn ēėshtje, ėshtė se nė kopjen e parė dosja pėrmban 98 fletė pa numėr rendor, ndėrsa nė dosjen e dytė ka 111 fletė.
Nė ankesėn e tij, qytetari Hito e akuzon gjyqtaren pėr falsifikim tė dokumenteve qė ka nė dosjen e tij gjyqėsore.
Pėr kėto parregullsi dhe pretendimet tė tjera pėr abuzim nga ana e kėsaj gjyqtareje, qytetari Hito tregon se i ėshtė drejtuar kryetarit tė KLD-sė, ish-ministrit tė Drejtėsisė, Eduard Halimit, dhe ministrit aktual tė Drejtėsisė, Nasip Naēo.
Nė fund tė kėtyre pėrpjekjeve, vetė ky qytetar ka mundur tė takojė nėnkryetarin e KLD-sė, zotin Elvis Cefa, takim ky i regjistruar prej vetė zotit Hito.
Nė takimin me nėnkryetarin e KLD-sė, zoti Ēefa, i thotė se pėr inspektorėt e KLD-sė “termi falsifikim nė gjuhėn e pėrditshme nuk ėshtė i njėjtė me falsifikimin nė kuptimin e ligjit”.
Sipas tij, inspektorėt e KLD-sė mund ta kontrollojnė njė gjyqtar vetėm administrativisht dhe nuk kanė mundėsi tė konstatojnė nėse ka njė fakt qė pėrbėn vepėr penale apo jo.
Pėr kėtė arsye ai i ka rekomanduar qytetarit qė t’i drejtohet prokurorisė, ku mund tė dorėzojė edhe raportin e pėrgatitur nga inspektorėt e KLD-sė.
Nėnkryetari i KLD-sė pranon se ata i kanė kėrkuar ministrit tė Drejtėsisė procedim disiplinor pėr gjyqtaren Gjoka, pėr ankesėn e qytetarit Hito, por edhe duke u nisur nga disa ankesa tė tjera.
Nėnkryetari i KLD-sė i ka theksuar disa herė qytetarit nė takimin me tė se institucioni i Inspektoratit tė KLD-sė kontrollon administrativisht dosjen, konstaton lehtėsisht faktin, qė pa shkaqe tė arsyeshme gjyqi ėshtė shtyrė pafundėsisht. “Kjo pėr mua pėrbėn shkelje”, thekson ai.
 

Biseda

Nėnkryetari i KLD: Ne vetėm i konstatojmė shkeljet
Ēefa – Ju pretendoni se u ėshtė shkelur njė e drejtė e ligjshme dhe qė ka falsifikim.
Qytetari – Po.
Ēefa – Shpeshherė, termi falsifikim nė gjuhėn e pėrditshme nuk ėshtė i njėjtė me falsifikimin nė kuptimin e ligjit.
Qytetari – Po.
Ēefa – Dhe jo shpeshherė, por nė shumicėn e rasteve inspektorėt tanė me njė kontroll administrativ, se ndodh ky fakt, qė unė kur e kontrolloj administrativisht, nuk kam mundėsi tė konstatoj nėse ka njė fakt qė pėrbėn vepėr penale apo jo. Por ju nuk ju heq askush tė drejtėn qė ju vetė t’i drejtoheni prokurorisė me kėtė fakt. Duke pėrdorur edhe formė shtesė materialin qė ka bėrė Inspektorati i KLD pėr ta proceduar gjyqtarin. Ne i kena kėrkuar ministrit pėr gjyqtaren Elona Gjoka, jo vetėm pėr ankesėn tuaj, por pėr disa ankesa tė tjera, i kemi kėrkuar procedimin disiplinor tė kėsaj gjyqtareje.
Qytetari – Po.
Ēefa – Kompetencėn pėr ta pru nė kėshill pėr njė masė me njė propozim adekuat e ka ministri me ligj, nuk e kam unė me ligj.
Qytetari – Po e di.
Ēefa – Ashtu, qė do tė thotė puna jonė deri kėtu shkon. Kontrolloj administrativisht dosjen, konstatoj lehtėsisht faktin, qė pa shkaqe tė arsyeshme gjyqi ėshtė shtyrė pafundėsisht dhe kjo pėr mua pėrbėn shkelje. Dhe ēfarė bėj…
Qytetari – E ēoni nė burg.
Ēefa – … ia ēoj ministrit pėr procedim disiplinor. Nuk janė shkaqe pėr tė hyrė nė burg vetėm shtyrja e gjyqit, mė kupto drejt. Nuk ėshtė fakt pėr tė futur nė burg gjyqtaren. Nė qoftė se ka falsifikuar gjyqtarja natyrisht, se ėshtė fakt pėr ta futur nė burg.
Qytetari – Po.
Ēefa – Por falsifikimin unė si inspektorat nuk e provoj dot.
Qytetari – Fakti ėshtė se inspektorėt tuaj i keni juristė. Ata duhet qė ato fakte qė unė kam vendosur nė dosje t’ia dėrgojnė KLD dhe mė pastaj ta ēojnė pėr ndjekje penale. Sepse janė fakte qė janė tė vėrtetume. Nuk mundet tė mė thotė ajo mua se nuk ėshtė vjedhje. Mosparaqitja e raportit mjekėsor ėshtė vjedhje, se nuk e ka bėrė njė herė, e ka bėrė pesė herė. Dhe dėmi pėr shpėrdorimin e pozitės zyrtare ėshtė jashtėzakonisht i madh. Sepse unė jam 73 vjeē, unė vij nga Amerika, paguaj 2 mijė dollarė biletė shkue e tė ardhur, zė apartament me qira dhe vij tė bėj proces gjyqėsor.
Ēefa – Jo, jo ato i kena shkruajtur, ia kemi dėrguar ministrit. Kaq mundet tė bėjmė.
Qytetari – Ju duhet tė vendosni fatet.
Ēefa – Mirė pra, do t’i shoh, do t’i shohim edhe njė herė tė gjitha.

Gazeta Shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi