ILIRIADA PORTAL

Tė njohim atdheun tonė: Shqipėrinė551

Tė njohim atdheun tonė: Shqipėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02062008

Mesazh 

Tė njohim atdheun tonė: Shqipėrinė




Duke diskutuar ne forum me antare te ndryshem te cilet ndodhen jashte Shqiperise prej vitesh, madje disa syresh jane larguar ne moshe te vogel, mendova se eshte e nevojshme dhe e domosdoshme te hap nje teme ne te cilen te shpalos permbledhtas, ne formen e nje guide, qytetet dhe historine e Shqiperise. Besoj se kjo do te beje te mundur jo vetem c'malljen me atdheun, por edhe si nje harte historike per te diskutuar dhe treguar te huajve ne vendin ku ndodhen, se kush eshte atdheu yne.
Jam munduar ti permbledh sa me shkurt dhe me qarte, duke i ndare ne zona dhe sipas rruges nacionale qe kalon neper qytetet tona. Nuk pretendoj se eshte dicka e madhe, por tejet modeste dhe mbi te gjitha e trajtuar me vertetesi dhe dashuri per atdheun tone.

ILLYRIA

Numri i postimeve: 1370
Age: 101
Reputation: 1
Points: 11996
Registration date: 29/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tė njohim atdheun tonė: Shqipėrinė :: Komentet

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:45 am nga ILLYRIA

Po e nis nga skaji me jugor i Shqiperise dhe pikerisht qyteti bregdetar i Sarandes dhe ne vazhdim.

Saranda
Qyteti i Sarandės, mund tė quhet edhe “porta detare jugore e Shqipėrisė”. Si nė njė ballkon natyror ndodhet e pozicionuar pėrballė ishullit turistik tė Korfuzit. Linjat e trageteve janė tė pėrditshme dhe lidhin kėtė ishull tė Greqisė me Sarandėn. Emri i sotėm i Sarandės rrjedh nga prezenca e njė manastiri tė hershėm kristian i “40 Shenjtorėve”. Rrėnojat e kėtij objekti ndodhen nė Qafėn e Gjashtės , nė hyrje tė qytetit.
Saranda shtrihet nė fund tė bregdetit Jonian dhe ofron njė shėtitore tė kėndshme me palma si dhe plazhe tė vegjėl zallorė. Nė qėndėr tė saj gjenden rrėnojat e qytetit antik tė Onhezmit, i shkatėrruar nė shek V nga dyndjet e barbarėve. Sė fundmi (viti 2002) ėshtė zbuluar njė sinagogė e shekullit V.
Nė njė distancė prej vetėm 2 km nė jug tė Sarandės ndodhet kalaja e Lėkursit. Ngrihet nė njė kodėr dominante qė krontollon hapsirėn detare nė njė rreze prej 60 km. Kalaja i pėrket shekujve 14 – 15 dhe u ndėrtua nga Sulltan Sulejmani gjatė fushatės pėr pushtimin e Korfuzit. Tashmė nė kala ndodhet njė restorant , i cili krahas kuzhinės ofron edhe njė pamje tė mrekullueshme tė blusė sė thellė joniane.
Nė vazhdim tė udhėtimit drejt jugut, bredgeti bėhet i larmishėm duke kaluar nga shkėmbor nė atė tė tipit tė ulėt tė marsheve. Nė njėrėn anė ėshtė deti Jon, ku pėr tu pėrmendur ėshtė Ksamili me katėr ishujt e vegjėl tė mbuluar nga bimėsinė e dendur mesdhetare. Nė anėn tjetėr ndodhet liqeni i Butrintit me sipėrfaqe 1.630 ha, ose 16 km 2 . Liqeni ka uje te kripur, pasi ėshtė lagunė bregdetare me origjinė tektonike qė lidhet me detin nėpėrmjet kanalit tė Vivarit 3,6 km i gjatė. Laguna pėrbėn njė ekosistem tė rėndėsishėm natyror pėr zonėn dhe ėshtė pikė interesante pėr tė apasionuarit e natyrės dhe tė eko – turizmit. Brigjet perėndimore tė liqenit jane tė mbuluara me bimėsi te llojit shkurre mesdhetare, ndėrsa pranė brigjeve bimėsia ėshtė e marsheve. Gjithashtu nė kėtė lagunė folėzon njė numėr i konsiderueshėm shpendėsh detarė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:45 am nga ILLYRIA

Butrinti
Nė jug tė liqenit, rreth 18 km nga Saranda, shtrihet qyteti antik i Butrintit, qė padyshim ėshtė pika mė e rėndėsishme arkeologjike e Shqipėrisė dhe ndodhet nė listėn e UNESCO-s. Butrinti pėrmendet qė nė shek. VII B.C. si qyteti mė i rėndėsishėm i Epirit. Sipas Dionisit tė Halicarnasiusit, krijimi i Butrintit lidhet me kalimin nė atė zonė tė princit Trojan, Enea, gjatė rrugėtimit tė tij pėr nė tempullin e Dodones. Pėr nder tė Orakullit tė Dodonės, blatoi njė dem (qė do tė thotė BUTHROTOS) nė vėndin ku u ngrit qyteti i Butrintit. Vizita e Eneas nė Butrint pėrmendet edhe nga poeti Virgjil nė poemėn “ Eneida” libri i trete.
Objektet e vizitueshme nė Butrint janė tė shumta, por ndėr mė tė spikaturat ėshtė tempulli i Askelapiusit ( perendia e shendetit shek II A.D.), teatri me 1.500 vende ( shek III B.C) pagėzorja, e cila ėshtė monument paleokristian, nymfeu , banjat, stoa, portat e liqenit ,luanit, kalaka Veneciane e Ali Pashes etj.
Pėrvec vlerave historike Butrinti shquhet pėr eko–sistemin e mrekullueshėm. Rrėnojat dhe ngrehinat e qytetit ndodhen nė mes tė njė xhungle mahnitėse subtropikale, ku mbizotėrojnė pemėt e dafinės. Prej vitit 2000 Butrinti ėshtė shpallur park kombėtar i njė rėndėsie tė vecantė. Nė teatrin e kėtij qyteti antik cdo fillim shtatori organizohet “Festivali Ndėrkombėtar i Theatrove”.
Pamje nga Butrinti:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:46 am nga ILLYRIA

Gjirokastra
Teksa kthehesh nga Butrinti dhe del nga Saranda, rruga nacionale tė drejton nė qytetin legjendar tė Gjirokastrės. Largėsia ndėrmjet kėtyre dy qyteteve ėshtė rreth 56 km. Gjatė rrugės mund tė vizitohen objekte historike e natyrore. Vetėm 10 km nga Saranda, gjendet Finiqi i famshėm, i emėrtuar nė antikitet Finikja dhe njėkohėsisht kryeqyteti i mbretėrisė sė Epirit. Finikja u themelua ne shek III – II B.C. nė territorin e Kaonisė, nė njė sipėrfaqe prej 40 ha. Polibi e quan: “Qyteti mė i pasur dhe mė i fortifikuar i Epirit”. Janė tė zbuluara muret e qytetit si dhe theatri. Pas Finiqit, nė fshatin Mesopotam tė vendosur mbi njė kodėr, mund tė vizitoni Kishėn e Shėn Kollit, e cila ėshtė njė ndėr objektet mė tė vjetra e tė rralla nė rajon, tė stilit Bizantin.
Njė nga befasite me te kendeshme te ketij udhetimi eshte “Syri i Kalter” i cili eshte nje burim i fuqishem qė ka krijuar nje liqen te vogel me ujė aq tė kulluar sa tė krijon pėrshtypjen e njė syri njerėzor tė stėrmadh. Ketu krijohet nje kontrast mahnitės midis kaltersise se ujit e ngjyres se blerte te bimesise dhe sidomos lisave shekullore. Krijimi i burimit te “Syrit te Kalter “ lidhet me nje legjende popullore, sipas se ciles dikur Keti nje perbindesh ne forme kuēedre, shkatėrronte gjithshka nė fshatrat pėrreth. Askush nuk mund ti afrohej, derisa njė ditė njė fshatar i zgjuar ngarkoi njė gomar me eshkė dhe pasi i vuri zjarrin ja dha kucedrės ta hajė. Perbindeshi gjate djegjes iu lut tokes per uje dhe ne kete menyre shpertheu burimi i “ Syrit te Kalter” . Ky eshte nje vend mjaft i mire per rekrecion dhe akomodim me cadra. Ne restorantin e “Syrit te Kalter” specilaitet kryesor eshte trofta e burimit.
Mbasi kalohet Qafa e Muzines zbritet ne rrugen nacionale Gjirokaster – Kakavije dhe kthehemi drejt veriut. Pas disa kilometrash, teksa lė nė tė majtė fshatrat e Dropullit, shpaloset qyteti muze i Gjirokastres. E ndertuar ne faqen linodore te Malit te gjere, per shkak te artitektures se saj tipike, Gjirokastra quhet ndryshe “ qytet i gurte” ose “ qyteti i njemije shkalleve” . Nga vete pozita strategjike ajo ishte nje vendbanim i lashte i shek I (A.D.) , e mė vone u shėndrrua ne keshtjelle, qė luajti deri vonė rolin e bėrthamės sė qytetit. Ajo ē’ka terheq me teper vizitorin ne Gjirokaster jane shtepite e larta prej guri te cilat ngjajne me keshtjella te vogla dhe bien ne sy si komplekse monumentale arkitektonike. Objekti kryesor eshte kalaja e qytetit e quajtur ndryshe edhe kalaja e Argjiros. Historia e famshme e Argjirosė i dha emrin ARGJIROKASTRO nė vitin 1336. Eshte kalaja me e madhe ne Shqiperi dhe ndėr mė tė vjetrat. Daton e ndėrtuar fillimisht rreth shek te 4(A.D). Prej saj hapet nje pamje madheshtore drejt lugines se Drinos dhe maleve te Lunxherisė, e Buretos qe ndodhen perballe. Nė Gjirokastėr ėshtė bėrė traditė tė organizohet “ Festivali Folklorik Kombetar “ ku perfaqesohen gjithe krahinat e Shquiptare ,madje edhe ato jashte kufinjve politike. Ne ambjentet e kalase gjendet edhe Muzeu i Armeve , ne te cilin jane te ekspozuara arme qe prej periudhes se paleolitit e deri ne Luften e Dyte Boterore. Gjate qendrimit ne Gjirokaster mund te vizitoni edhe Muzeun Etnografik. Ju keni mundesine te akomodoheni krahas hoteleve dhe ne shtepi karaktesistike te cilat ofrojnė sherbimin B & B.
Qyteti i Gjirokastres shquhet edhe per gatimet e tij te vecvanta si “ shapkati”, “ laropit”, lloje te ndryshme byrekesh si dhe prodhimet e bulmetit , te njohura ne te gjithe Shqiperine.
Per vlerat e tij arkitektonike Gjirokastra gjendet nen listen e UNESCO-s.


Gjirokastra nga ajeri



Antigonea nga ajri.


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:20 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:47 am nga ILLYRIA

Vlora
Vlora ėshtė njė prej qyteteve mė tė mėdhenj te Shqiperise, si pėr hapsirė, popullsi, ashtu edhe pėr histori dhe lashtėsi. Distanca nga kryeqyteti i vėndit Tirana ėshtė rreth 130 km dhe nga aeroporti ndėrkombėtar Nėnė Tereza 120 km. Njėkohėsisht ka portin e dytė mė tė madh tė vendit. Ky qytet monumental daton nė antikitet qė nė shek. VI (B.C) me emrin “ Aulona” . Nė qėndėr tė qytetit, pranė sheshit tė Flamurit jane zbuluar fragmente te mureve masive rrethuese te Aulonės. Nė vitin 1081 ky qytet ra nėn sundimin Normand. Ne shekullin XIV u pershfi nė “Mbretėrine e Arberise” ne drejtimin e Balshajve( princa shqiptar). Ne vitin 1417 u pushtua nga osmanet . Ne 1812 qyteti ra ne dore te Ali Pashe Tepelenes dhe nje shekull me vone ne 28 Nentor 1912 u be kryeqyteti i pare i Shqiperisė se Pavarur, me qeverine e kryesuar nga Ismail Qemali. Per te perkujtuar kete ngarje ne vitin 1972 eshte peruruar “Monumenti i Pavaresise”, nje kompleks skulpturor 17 metra i larte. Objekte te tjera me interes ne qytetin e Vlores jane muzeu i “Pavaresise” (i ngritur ne ish seline e qeverise se pare), ai i“Historise” dhe “Etnografise”.
Nder objektet religjioze vlen te permendet xhamia e Muradies e ndertuar ne vitin 1542 nga kryearkitekti i Perandorisė Otomane Mimar Sinani, i cili ishte me origjinė nga kjo krahinė. Mimar Sinani eshte i njohur per nje sere veprash ne Tur*** nder me te shquarat mbetet Xhamia madheshtore e “ Sulejmanies” ne Stamboll. Ne nje koder dominante mbi qytet gjendet pika e religjioze e “Kuzum Babait” objekt i sektit bektashi. Prej kendej ofrohet nje pamje e bukur dhe madheshtore drejt qytetit te Vlores, gadishullit te Karaburunit, ishullit te Sazanit dhe lagunes se Nartes. Ketu ndodhen gjithashtu bare dhe restorante te kendshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:48 am nga ILLYRIA

Narta
Ne veri te qytetit te Vlores ndodhet laguna e Nartes, e cila eshte laguna e dyte per nga madhesia ne Shqiperi, duke zėnė nje siperfaqe prej 4.180 hektare. Laguna e Nartes perben nje eko–sistem te rendesishem natyror. Nė tė gjenden 195 lloje shpendesh, ndersa kordoni qe ndan lagunen nga deti eshte i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo eshte nje pike mjaft e mire per observimin e shpendeve ujore si dhe per peshkimin. Ujrat e lagunes jane te pasura me peshk, sidomos ngjala dhe levrek. Ne jug te lagunes ndodhet fshati i Nartes , i ngritur buze ujrave te lagunes. I rrethuar nga kodra te buta te mbuluara me vreshta nga te cilat prodhohet nje prej vererave artizanale me cilesore te Shqiperise. Kjo eshte nje pike e favorshme per turizmin e “tureve te veres”. Nė lagunė ndodhet edhe fshati i Zvernecit, ne ishullin prane te cilit ndodhet Kisha e Shen Merise, e stilit bizantin. Nė ēdo 15 gusht, me rastin e ditelindjes se Shen Merise organizohet nje pelegrinazh i madh dhe banoret kalojne naten nė sheshin pėrpara kishes. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili se bashku me kodren e pyllezuar perben nje kompleks natyror mjaft te bukur turistik. Krahas kesaj zbulimet ne Triport kane nxjerre gjurmet e nje vendbanimi te shek VII (B.C.)
Pamje nga Zverneci:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:49 am nga ILLYRIA

Rradhimė
Duke vazhduar turin kete radhe nga Vlora ne drejtim te jugut, ju do te keni mundesine te njiheni dhe te shijoni kete pjese panoramike te ujrave te gjirit te Vlores. Mbasi kaloni tunelin si pikė pėrcaktuese e Ujit te ftohtė(ka marė kėtė emėr nga njė burin malor qė rrjedh ne det) shfaqet zona turistike e Jonufrės me plazhe te vegjel shkembore te cilet shquhen per cilesine e larte te pastertise se ujrave detare. Nė vazhdim shtrihet zona e Radhimes qė zgjatet per kilometra tė tėra deri ne perroin e Dukatit prane qytetit te vogel te Orikumit. Plazhet e Rradhimės ofrojne nje kolorit mjaft te bukur nė kontrast midis ujrave blu te detit dhe gjelberimit te kodrave me bimesi mesdhetare, si plantacionet me ullinj dhe agrume. Krahas notit dhe aktiviteteve te tjera te ujit, gjiri i Vlores paraqet interes te veēante per ushtrimin e zhytjeve. Ketu gjenden anije te mbytura siē eshte anija Italiane “Po”, e fundosur ne vitin 1941 gjate Luftes italo – greke. Zone me interes per zhytje eshte gjithshtu edhe plazhi i Zhironit, per observimin e algave te gjelberta e te zeza.
Orikumi
Ne jug te gjirit te Vlores ndodhet qyteti i vogel i Orikumit prane te cilit ndodhet nje port jahtesh ku mund te parkohen deri ne 650 tė tillė. Orikumi ka qene nje prej qyteteve me te rendesihme antike ne territorin e Shqiperise. Ai eshte themeluar prej koloneve nga ishulli grek i Eubeas gjate kthimit te tyre nga Lufta e Trojes. Duke gezuar nje pozite strategjike ai ka qene porti kryesor i fisit ilir te Amanteve dhe ka luajtur rol ne luftrat civile midis Cezarit dhe Pompeut. Qe prej vitit 2005 Orikumi eshte shpallur park arkeologjik. Objekti me i rendesishen per vizitoret eshte theatri antik i Orikumit me kapacitet 400 – 500 spektatore. Ketu gjenden gjithashtu fragmete muresh dhe rrugesh . Nje objekt tjeter interesant ne kete territor eshte Kisha e Marmiroit, e cila i perket periudhes se hershme bizantine te shek 13. Ne periudhen bizantine porti i vogel i Orikumit eshte njohur me emrin “Jeriko” dhe mendohet se kjo lidhet me pranine e komunitetit ēifut ne gjirin e Vlores. Ne kohen e sundimit osman, Orikumi u quajt Pasha Liman. Duhet permendur se ai ka qene porti me i vjeter ne territorin e Shqiperise qe prej periudhes romake. Orikumi eshte nje baze e mire per te eksploruar gadishullin e Karaburunit i cili mbyll nga krahu perendimor gjirin e Vlores. Gadishulli i Karaburunit eshte me i madhi i bregdetit shqiptar me gjatesi 16 km dhe gjeresi maksimele 4,5 km. Bregu perendimor i Karaburunit eshte spektakolar me gjire dhe plazhe te vogla e te izoluara , me ujra te thelle dhe shume te pastert. Ne veri te gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alise (lundertar ulqinak i shek XVII) Kjo eshte shpella me e madhe detare e Shqiperise. Plazhet kryesore te Karaburunit jane ato te Dafines dhe Grames. Keto jane plazhe te izoluara te cilat mund te arrihen vetem me rruge detare. Prane plazhit te Grames gjendet shpella e Sklleverve , e cila ne kohen antike shfrytėzohej per nxjerrjen e gurit nga ana e sklleverve. Ne faqet e plazhit te Grames shfaqen gjithashtu mbishkrime antike , te cilat mendohet se jane shkruar nga lundertaret e ndryshėm qe kane kaluar aty. Kodrat e gadishulli te Karaburunit jane nje zone e pershtatshme per te ushtruar gjuetine e derrit te eger.
Amantia
Ne krahun lindor te rrethit te Vlores , pikerisht prane fshatit Plloēe ndodhen rrenojat e qytetit antik te Amantias, e cila qe prej vitit 2005 eshte shpallur park Arkeologjik. Amantia ishte kryeqyteti i fisit ilit te Amenteve. Ajo u themelua ne shek . V (B.C.) dhe zinte nje siperfaqe prej 13 hektaresh. Nder objektet me interesante te zbuluara per vizitorin eshte stadiumi i Amantias , 60 metra i gjate dhe 12,5 metra i gjere. Duhet theksuar se shume gjetje dhe objekte te zbuluara ne Amantia gjenden te ekspozuara ne ambjentet e Muzeut Historik kombetar ne Tirane.


Teatri dhe Pusi Antik ne Orikum
 

Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 5:51 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:50 am nga ILLYRIA

Vazhdojme me guiden e dyte qe ka per pike nisje qytetin e Vlores. Pasi kalon Orikumin rruga merr per ne drejtim te qafes se Llogarase duke kaluar prane fashtit Dukat.
( Riviera Shqiptare)

Llogara(Parku kombėtar i Llogarasė)
Parku Kombėtar i Llogarasė ndodhet nė jug tė qytetit tė Vlorės, nė njė distancė prej afro 40 km. Territori i tij zė njė hapsirė prej 810 ha nė malin e Llogarasė, nė lartėsitė 470 metra – 2018 metra mbi nivelin e detit. Nė pjesėn ku kalon rruga nacionale Vlorė – Sarandė, tė quajtur edhe qafa e Llogarasė, ky park shpalos tėrė magjinė e tij nė njė lartėsi 1025 metra. Bimėt medicinale dhe dekorative ndėrthuren me masivėt e drurėve halorė, si pisha dhe bredhi. Fauna e parkut pėrbėhet nga kafshė, si ujku, kaproli, macja e egėr, dhelpra, lepuri i egėr, ketri, si dhe shpendė e zvarranikė tė shumėllojshėm. Pėrmbi tė gjitha mrekullinė e kėtij parku natyror e shton kombinimi i klimės malore me atė detare. Pėr 20 minuta, nėpėrmjet rrugės automobilistike mund tė shijosh plazhet e rivierės shqiptare, qė fillojnė me Palasėn. Parku i Llogarasė ofron akomodim, restorante, bare me shėrbim bashkėkohor si dhe aktivitete tė ndryshme nė formėn e ekskursioneve, trekking(nėpėr shtigjet e parkut). Gjithashtu ėshtė njė pikė mjaft e pėrshtatshme pėr ushtrimin e sporteve ajrore(e njohur edhe pėr takimet ndėrkombėtare), si hedhje me parashutė, fluturime me delta plan etj. Kjo lidhet me lartėsinė dhe drejtimin e erėrave, tė cilat nė qafėn e Llogarasė janė mjaft tė favorshme.

Palasa
Pasi kalon qafėn e Llogarasė rruga e sė cilės daton e hapur qė nė kohėn e Pompeit, zbret nė plazhet e Rivierės Shqiptare. E tėrė vija bregdetare shtrihet me dhjetra kilometra deri nė gjirin e Sarandės dhe shpalos tėrė mrekullitė e florės dhe faunės sė tokės e detit. Kjo zonė e ngrohtė mesdhetare ka 300 ditė me diell dhe temperatura mesatare e Korrikut eshte 25 grade C. Serinė e hap plazhi i Dhraleos(Palasė) me njė gjatėsi rreth 1,5 km, qė shquhet pėr kthjelltėsinė e kaltėrsinė e ujit. Pikėrisht nė kėtė plazh tė emėrtuar nė atė kohė Palestra, ndaloi Pompei me ushtritė e tij.Nė veri tė plazhit, nė drejtim tė gadishullit tė Karaburunit, ndodhet porti dhe gurorja e periudhės romake e quajtur Grama. Nė tė duken qartė mbetjet arkeologjike tė asaj periudhe.

Dhėrmiu
Dhėrmiu ėshtė njė prej pikave mė tė rėndėsishme turistike tė Rivierės. Ai shquhet pėr plazhet me ujra tė kthjellėta, zallore, tė vegjėl e intimė. Eshtė njė zonė e preferuar si nga familiarėt ashtu edhe tė rinjte. Plazhet kryesore tė Dhėrmiut janė Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Kjo e fundit shquhet per bukuri tė rallė, pasi ndodhet rrėzė njė kanioni rreth 70 metra tė lartė. Pranė Dhėrmiut ndodhet edhe shpella legjendare e “Piratėve”. Aktivitete kryesore qė zhvillohen janė noti, sportet ujore si dhe zhytjet. Ne Dhėrmi gjenden njė rrjet hotelesh, restorantesh disco – sh, e pub -esh. Krahas tyre kjo zonė ėshtė e njohur edhe pėr “ turizmin familjar” nėpėrmjet dhomave me qera si dhe ofrimit tė gatimeve tradicionale tė zonės kryesisht tė produkteve tė peshkut.
Dhėrmiu ėshtė njė fshat piktoresk dhe atmosferė tė veēantė.Ai dėshmohet si njė vendbanim i vjetėr qė ne vitet 49 -48 (B.C.) Nė tė gjenden manastiri i Shėn Mėrise, kisha e Shėn Todhrit, kisha e Ipapandisė, rrėnojat e Kishės sė Shėn Stefanit dhe kisha e Shėn Mitrit ku ruhen afrekse tė shekujve XII – XIV. Krahas tyre nė Dhėrmi ndodhet edhe lagjia karakteristike ku gjenden monumente tė tilla si kulla e Vretos, ajo e fisit Kumi, si dhe banesa e Strati Zhupes. Dhėrmiu ėshtė vėndlindja e Petro Markos, njėrit prej personaliteteve tė rėndėsishme tė letrave shqipe tė shek XX. Njė pjesė e veprave tė tij janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:51 am nga ILLYRIA

Vunoi
8 km mė nė jug tė Dhėrmiut gjendet fshati i Vunoit, i mirėnjohur nė zonė pėr traditat shqiptare dhe patriotizmin. Prej kėtej merret drejtimi pėr nė plazhin e mrekullueshėm tė Jalės me gjire te mrekullueshme dhe shumw tw vecanta nga pjesa tjetwr e rivierws. Vunoi ėshtė njė fshat tipik i rivierės shqiptare, ndėrtuar nė kodėr pėrballė detit. Kėtu gjenden kisha tė vjetra si ato tė Shėn Spiridhonit e ndėrtuar nė 1778 dhe ajo e Mesodhisė me piktura tė vitit 1783. Krahas tyre gjenden objekte te tilla arkitekturore si rrėnojat e banesės sė Odise Kasnecit dhe banesa kullė e Shane Kotes.
Shen Mikeli
[/
Himara
Nė vazhdim tė turit tonė drejt jugut, shfaqet qyteti i vogėl i Himarės, e cila ėshtė qėndra administrative e bregdetit te sipėrm Jonian. Ajo pėrbėhet nga dy lagje, Himara e vjetėr e ndėrtuar lart ne koder dhe Himara e re ne gjirin e Spilese. Plazhet qe perbejne Himaren jane Spilea, Llamani, Potami dhe Livadhet. Te gjithe jane plazhe zallore , me ujra te thelle dhe te kthjellet. Himara gjallerohet shume nga turiste te ardhur ne stinen e veres ku krahas hoteleve vend te rendesishem ze turizmi familiar.
Himara daton si nje vendbanim i lashte dhe qytet i fisit ilir te Kaonėve. Ajo deshmohet me kete emer “Himera” qe ne shek. e V (B.C.) Emertimi “ Himera” eshte me origjine pellazge, e njė fisi para –helen. Emertimi “Himera” gjithashtu gjendet edhe ne bregun verior te ishullit te Siēilise, i cili ne kohet antike ka qene gjithashtu i populluar nga fise me origjine pellazge. Ne Himare gjenden objekte te tilla si Kisha e Shen Merise se Athalit, kisha e Kasiopise , kisha e Gjithshenjtoreve, rrenojat e kishes se Shen Ndreut dhe banesa monument kulture e Lilo Llazarit. Mjaft interesante paraqitet Himara e vjeter.
Nje objekt mjaft interesant per tu vizituar eshte pa dyshim kalaja e Ali Pashait, e ndertuar ne nje pozicion mjaft terheqės mbi nje gadishull te vogel ne gjirin e vogel tektonik te Porto Palermos ( i njohur nė antikitet me emrin gjiri i Panormes). Kalaja ka trajte tre kendore dhe mure me lartesi 20 metra. Mendohet se kete kala, e cila kontrollonte rruget detare, Ali Pasha ia ka dedikuar te shoqes, Vasiliqise. Prej bedenave te kalase dallohet edhe gjiri ku mendohej se lahej Vasiliqia. Gadishulli dhe gjiri i Porto Palermos eshte i veshur me shkurre te gjelberta mesdhetare dhe kontraston bukur me ujrat blu te detit Jon. Supozohet se kjo kala ėshtė ngritur mbi rrėnojat e njė kalaje tė periudhės antike.
Pamje nga Porto Palermo:


Borshi
Fshati i Borshit ndodhet disa qindra metra larg nga bregu i detit dhe rreth 20 minuta largėsi nga Himara. Plazhi i tij ėshtė mė i madhi nė tėrė rivierėn shqiptare me rreth 6 km gjatėsi, ujė tė kthjellėt me zalliste. Nė tėrė gjatėsinė e plazhit janė ndėrtuar hotele qė ofrojnė turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante tė shumėllojshme. Mikpritja e borshiotėve dhe tradita e tyre e gatimit tė mishit tė qingjit nė hell ėshtė njė karakteristikė e vecantė.
Qeparoi
Pranė gjirit tė Porto Palermos gjendet fshati i Qeparoit i cili ka plazhin e tij ku bien nė sy bunkeret e periudhės sė komunizmit, tė cilėt janė pikturuar nė ngjyra tė shumta dhe kanė ngelur si relike tė sė shkuarės sė errėt. Qeparoi ėshtė i njohur pėr ‘turizmin familjar”. Me interes tė vecantė paraqitet Qeparoi i vjeter i ndėrtuar nė kodėr. Nė fshat gjenden objekte tė tilla si kullat tre kateshe tė Ali Pashės, manastiri i Shėn Dhimitrit, banesa e Minella Gjikės etj.
Lukova
Fshati i fundit nė tėrė gjatėsinė bregdetare tė Rivierės ėshtė Lukova, e shquar pėr brezaret me agrume dhe ullinj. Reth 2 km largėsi, ndodhet plazhi i famshėm i Bunecit me pėrroin e mrekullueshėm tė ujit tė kulluar qė derdhet nė detin Jon. Nė drejtimin jugor tė plazheve tė Lukovės, drejt gjirit tė Kakomesė shtrihen pėr kilometra tė tėra pllakat karakteristike prej stralli tė bardhė verbues. Kėto pllaka shkėmbore bien pjerrtas nė det duke formuar vėnde vėnde shpella tė vogla dhe tė mėdha nėnujore me interes pėr tė apasionuarit e eksplorimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:52 am nga ILLYRIA

LUGINA E VJOSES

Kėlcyra(gryka e Kėlcyrės)
Teksa lėmė pas Gjirokastrėn legjendare, rruga gjarpėron nė drejtim tė qytetit tė Tepelenės, i cili lidhet ngushtė me emrin e tė madhit Ali Pashėn e Janinės, pasi ėshtė vendlindja e tij. Ende sot kalaja e ndėrtuar nga pashai i madh qėndron solide me muret e saj. Pa hyrė nė qytetin e Tepelenės nė tė djathtė tė rrugės, pikėrisht aty ku lugina e lumit Drino ngushtohet per tu bashkuar me lumin Vjosa, ndodhet ura e Leklit qė ka marė emrin e fshatit Lekėl. Pranė kėtij fshati ndodhen rrėnojat e njė kėshtjelle qė nga studiuesit e ndryshėm supozohet tė jetė e Antigonesė.
Duke ndjekur turin tonė drejt rrjedhės sė lumit Vjosa (i njohur nė antikitet me emrin “Aos”) me drejtim nga veri –peredimi drejt jug–lindjes, rruga kalon nė grykėn e Kėlcyrės. Kjo grykė ėshtė njė formacion shkėmbor mjaft i vecantė dhe i papritur, ku lumi Vjosa bėn njė kthesė tė menjėhershme. Ka nje gjeresi prej vetem 1 deri 1,5 km me burime tė kthjellėta malore qė derdhen nė Vjosė duke krijuar ujvara tė rrethuara me masive drurėsh. Lumi i Vjosės ne kete segment eshte i volitshem per gjuetine e peshkut si dhe ushtrimin e sportit te kanotazhit. Nė dalje tė grykės ndodhet qyteti i vogel i Kelcyres i cili ne antikitet eshte njohur me emrin “Klistura”. Vetem 1 km larg nga Kelcyra ne shpatin e malit te Dhembelit ndodhet shpella e Petranikut, 300 metra e gjate. Nga ana tjeter shpati i malit te Trebeshines eshte nje vend i pershtatshem per gjuetine sportive.
Gjate rruges nga Kelcyra drejt Permetit hapet nje pamje maft e bukur me malin e Dhembelit,qė duket ne sfond. Ne kete rajon ndodhet restoranti mbi burimet e ujrave te ftohte prane Kelcyres kur mund te shijoni mishin e pjekur te qingjit si dhe vererat e famshme tė Permetit veēanerisht varietetin “Merlot”, i njohur ne te gjithe vendin.

Pėrmeti(ujėrat termale tė Bėnjės)
Pwrmeti wshtw qwndra kryesore administrative nw luginwn e Vjosws, i njohur nw antikitet me emrin “Tryfilia” dhe i banuar nga fise ilire. Qyteti i sotwm u krijua si njwsi administrative nw shekullin e XV dhe shquhet pwr personalitetet politike dhe kulturore tw nxjerw nw kohwra. Ndwr mw tw shquarit e shek.XIX janw vwllezwrit Frashwri(Abdyl,Naim,Sami) dhe nw shek.XX skulptori Odise Paskali.
Gjatw vitit nw Pwrmet bwhen aktivitete tw ndryshme, si “Festivali Ndwrkombwtar Multikuluror”, “Dita e verwrave” (nw muajin Maj) si dhe gara ndwrkombwtare e kanotazhit nw Vjosw, e cila fillon nga Greqia fqinje me finish Pwrmetin. Gjithashtu ky qytet wshtw i shquar pwr formacionet e muzikws popullore tw quajtura “saze” dhe pwr gatimin e glikove.
Objekt me interes wshtw guri madh i qytetit pranw Vjosws. Pranw qytetit ndodhen Kishat e Shwn Mwrisw sw fshatit Eleuse ( shek XVIII) qw shquhet per ikonostasin dhe gdhwndiet nw dru, si dhe kisha e Shwn Mwrisw nw fshatin Kosinw ( shek XII) Pranw qytetit te Permetit lumi Vjosa ofon pellgje te pwrshtashme pwr banja dielli dhe uji. Njw pjesw mjaft interesate e lugines eshte takimi i Vjoses me pwrroin e Lengaricws. Nga ky vend ujrat termale te Bwnjws ndodhen vetem 3 km larg. Ne luginen e Lengarices ndodhen dy ura mesjetare te periudhws se Ali Pashws. Keto jane ura e Kakiut dhe ajo e Dashit. Prane ures se Dashit ndodhet nje kanion mahnitės me lartesi 30 metra dhe gjėrėsi nga 5metra - 15 metra. Dikur nė tė carat e faqeve tė kėtij kanioni rrinin tė ashtuquajturit murgjė asketė. Po keshtu ne kete zone gjendet edhe shpella e Pellumbit, e cila eshte vendbanim prehistorik..
Ujrat termale te Benjes perbehen nga 6 burime. Keto jane ujra ne natyre te hapur “outdoor”. Ato gjenden ne nje distance prej 14 km larg nga qyteti i Permetit. Ujrat e Benjes kane nje temeperature prej 25 -28 grade C dhe jane ujra sulfatike me perqindje te larte sode bikarbonatike. Ato shfrytezohen per kurimin e semundjeve te reumatizmes, stomakut dhe lekures.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:53 am nga ILLYRIA

Kostandini i Madh (Berat)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:54 am nga ILLYRIA

( Shkoder – Shiroke – Velipoje – Franc Jozef – Lezhe – She Gjin – lagunat e Lezhes )
Shkodra
Shkodra eshte nje prej qyteteve me te vjetra te Shqiperise, e themeluar ne shek IV (B.C) si kryeqender e fisit Ilir te Labeateve. Gjate historisė se saj, ka njohur ulje e ngritje, si fillim me kthimin e saj ne kryeqendren e shtetit ilir dhe me pas duke njohur pushtime dhe shkaterrime te shumta, si ato romake ( 168 B.c), serbe (viti1040), veneciane ( viti 1396) , osmane (viti 1479), kthimin ne qendren e principates feudale shqiptare te Balshajve ( shek XIV), ne kryeqendren e pashallekut te Bushatllinjve ( 1757 – 1831).
Shkodra kondiserohet si nje prej qyteteve me nje trashegimi te pasur kulturore duke qene vendlindja e nje plejade te tere artistesh, muzikantesh, piktoresh, fotografesh, poetesh dhe shkrimtaresh. Eshte qyteti i pare ne Shqiperi ku ka filluar shtypshkrimi i librave, botimi i gazetave dhe revistave, ku ka filluar veprimtarine banda e pare muzikore e vendit, eshte hapur shkolla e pare muzikore dhe ku eshte vene ne skene opera e pare shqiptare.
Atraksioni kryesor turistik i qytetit eshte kalaja e Rozafes, e cila ngrihet mbi nje koder shkembore ne perendim te qytetit, e rrethuar nga ujrat e tre lumenjve: Drinit, Bunes dhe Kirit.. Kalaja ka origjine ilire. Sipas historianit Tit Liri “ajo ishte vendi me i forte i labeateve”. Kalaja e Rozafes lidhet me fantazine popullore. Rozafa, nusje me e re e tre vellezerve qe ngrinin muret e kalase, u muros me qellim qe kalaja te arrinte te ngrihej. Uji gelqeror qe rrjedh ne hyrje te kalase lidhet gjithashtu me legjenden popullore sipas te ciles ai eshte qumeshti i gjirit te Rozafes i cili gjate murimit u la jashte per te ushqyer foshnjen e saj. Trajten e sotme kalaja e ka marre gjate periudhes se sundimit te Balshajve. Ajo ka kaluar periudha te ndryshme nga te cilat ka gjurmet perkatese si ajo veneciane, osmane ( shek XVI – XVII), e Bushatllinjve ( shek XVIII – XIX). Muret e kalase kane gjatesi 800 metra dhe rrethojne nje siperfaqe prej 9 hektaresh. Objekte te tjera brenda kalase jane katedralia e shek XIII te cilen osmanet e konvertuan ne xhami (sot shikohet minareja), cisternat e ujit te shek XIX si dhe muzeu i kalase i cili tregon etapat historike te saj.
Objekte te tjera per tu vizituar ne qytetin e Shkodres jane, Muzeu Historik(ne nje nje banese monumentale te shek XIX ne rrugen Oso Kuka), Fototeka Marubi (ruan negativin e pare shqiptar si dhe 500 mije negative te tjere punime te famijes se shquar) si dhe fotografeve te tjere Zhan Pici, Raboshta, Nenshati etj.
Me interes eshte nje vizite ne kembe ne lagjet e Gjuhadolit, Serreqit. Ne rruget “13 Dhjetori“, “Branko Kadia” si dhe prane katedrales.
Fare prane qytetit ndodhet liqeni i Shkodres, mė i madhi nė gadishullin Ballkanik , me siperfaqe 368 km 2 ( Shqiperisė i perkasin 149 km 2). E veēanta e tij eshte se ka brigje me karakter te ndryshem . Bregu verior eshte i ulet, i tipit te “marsheve” ndersa ai verior eshte breg i larte dhe shkembor. Pikerisht ketu ndodhen edhe dy qendrat kryesore turistike, Shiroka dhe Zogaj, pėrsėpari tė shquara per restorantet e peshkut, ku specialiteti kryesor eshte gatimi karakteristik i “ taves se krapit”. Klima e liqenit te Shkodres eshte e ngrohte me 250 – 260 dite me diell ne vit. Aktivitetet kryesore jane noti, banjat e diellit, vozitje. Kohet e fundit eshte lanēuar nepermjet studentėve te univesiteteve te Shkodres dhe Pogdorices harta e “ turit me biciklete “ perrreth liqenit. Krahas ketyre potencialeve, liqeni i Shkodres perben edhe nje eko –sistem mjaft te rendesishem natyror. Ketu gjenden 281 specie shpendesh . Gjate dimrit vijne shume tufa per dimerim. Ne kete menyre ka nje potencial te madh per aktivitetin e “bird ėatching” .Nga ana tjeter ujrat e liqenit jane te pasura me 45 lloje peshqish ku me te rendesishmit jane krapi, ngjala e shtojza .
Plazhi i Velipojes ndodhet vetem 22 km larg nga qyteti i Shkodres. Ky eshte nje plazh me gjatėsi 4km, i njohur per cilesine e reres me permbajtie te larte jodi. Krahas aktiviteteve te ujit (noti , peshkimi) prane plazhit te Velipojes gjenden objekte natyrore te vlefshme dhe interesante, sic eshte ishulli i vogel aluvional i Franc Jozefit, i cili ndodhet ne grykederdhjen e lumit Buna ne kufi me Malin e Zi. I krijuar nga pruriet e lumit Buna ky eshte nje vend i pershtatshem per qendrimin e shpendeve ujore, sidomos capkave. Aty gjenden edhe drure te tipit te korijeve, si plepi,verri etj.
Kalaja e Rozafes - Shkoder

Ura e Mesit, Shkoder
[/
KISHA- XHAMI E SHEN STEFANIT, SHKODER


Lezha
Disa kilometra ne jug te Shkodres ndodhet qyteti i Lezhes, (gjithashtu nje prej qyteteve me te vjetra te Shqiperisė) i permendur per here te pare ne vitin 835(b.c) me emrin Lisus. Ne vitin 1398(pas ndėrtimit tė kalasė nė kodėr) qyteti ishte ne dore te familjes feudale te Leke Dukagjinit dhe me pas ra nen sundimin e Venedikut . Nje nder ngjarjet historike per Lezhen dhe per gjithe Shqiperin eshte “ Kuvendi i Lezhes” i mbajtur ne 2 Mars 1444 nen udheheqjen e Skenderbeut, i cili krijoi lidhjen e principatave shqiptare kunder rrezikut osman.
Objektet kryesore per tu vizituar ne qytetin e Lezhes jane Memoriali i vendvarrimit te Skenderbeut , i cili u varros ne katedralen e Shen Kollit ne Lezhe ne 1468, si dhe kalaja e Lezhes, e ngritur nė njė kodėr 186 metra tė lartė, themelet e sė cilės datojnė nė periudhėn Ilire. Objekte interesante brenda kalase jane rrenojat e periudhes osmane , xhamia, harku romak dhe kulla ilire. Pranė qytetit ndodhet plazhi ranor i Shėn Gjinit rrėzė malit tė Rencit, me 200-300 ditė diell nė vit. Prane Shen Gjinit(nė grykėderdhjen e Drinit) gjenden eko –sisteme te shkelqyera natyrore te vlefshme per eko – turizmin. Ketu gjendet sistemi i pasur lagunor i Kune –Vainit, me 70 lloje shpendesh , 22 lloje rreptilesh , 6 lloje amfibesh , 23 lloje gjitaresh. Nje prej surprizave me te kendeshme eshte ishulli ranor i Kunes me siperfaqe 125 hektare, i cili ne varesi te prurjeve kthehet hera heres ne gadishull. Kune eshte e mbuluar me nje bimesi te dendur higrofile . Ketu rriten 227 lloje bimesh dhe eshte nje vend i volitshem per folezimin e shpendeve dhe observimin e tyre.
Kalaja e Lezhes
[/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 5:58 am nga ILLYRIA

Fotot me poshte jane vazhdimi i kalase se Lezhes:

( Lugina e Valbones, kanioni i Shoshanit, Dragobia, Selimaj, Rragami)
Lugina e Valbones shtrihet pjesen lindore te Alpeve Shqiptare. Ajo ėshtė nje prej zonave natyrore me te bukura te Shqiperise, e shpallur park kombėtar dhe zė nje siperfaqe prej 8.000 hektaresh. Largesia e ketij parku nga qyteti alpin i Bajram Currit eshte 20 – 30 km. Para hyrjes ne luginen e lumit te Valbones do te ndesheni me burimin ( vrellen ) e Shoshanit , i cili gjendet vetem 3 km larg qytetit te Bajram Currit. Eshte nje burim karstik dhe derdhet ne lumin e Valbones duke krijuar nje kanion terheqes me gjeresi 2- 3 metra dhe me nje thellesi prej 50 metrash. Mbas hyrjes ne luginen e Valbones do kaloni me radhe disa fshatra. I pari eshte Dragobia, me shtėpitė e stilit alpin, ku lugina e lumit ngushtohet. Pas Dragobise ne nje shpat mali, aty ku derdhet pėrroi i Cerremit nė Valbonė, ndodhet shpella e famshme e Bajram Currit. Valbona(ose Selimaj) gjendet 25 km larg nga qytetit i Bajram Currit dhe eshte qendra kryesore e banuar e lugines. Ne kete sektor lugina zgjerohet dhe ka mundesi per akomodim ne shtepite e fashtareve te zones si dhe ne nje hotel. Gatimet karakteristike te kesaj zone jane specialitete te tilla si “mazja” ‘flija” “pitja” etj. Fshati i fundit perpara burimit te Valbones eshte Rragami, i cili eshte nje fshat i thelle i gjendur ne mes te natyres se virgjer dhe te paprekur. E gjithe lugina shquhet per nje kolorit dhe bukuri te rralle. Nga njera ane jane ujrat shume te pastra te Valbones dhe nga na tjeter shpatet e pjerreta te maleve te veshura me bimesi te gjelber. Mbi vegjetacionin deri ne muajin Maj mund te ndeshesh bore te pastert dhe te paprekur, qė kontraston me ngjyren e qiellit. Bimesia e ketij parku kombetar perbehet nga nje varietet bimesh dhe druresh ku nje perhapje mjaft te madhe kane ne radhe te pare formacionet me hormoq. Lloji tjeter i bimesise perbehet nga ahishtet, rrobulli, arneni, geshtenja, arra ,molla e eger. Jane te perhapura boronicat dhe luleshtrydhet. Fauna e parkut perfaqesohet nga ariu i murme, ujku, macja e eger, ndersa mbi shkembinj mund te ndeshesh edhe tufat e dhive te egra. Ne ujrat e lumit, gjendet e ashtuquajtura trofta e mermerte. Zona e lugines se Valbones dhe e parkut ne fjale njihet per reshjet e debores te cilat normalisht nisin nga fillimi i nentorit dhe zgjasin deri ne maj. Debora ketu krijon nje shtrese mesatare per 100 cm. Ne parkun kombetar te Valbones mund te zhvillohen nje sėrė aktivitetesh ne natyre, sic jane ekskursionet, trekking neper lugine dhe perrenjte (Cerremit, Kukuajve), sporti i kanoeve ne zona te caktuara te lumit, skite, ngjitjet alpinistike ne shpatet e maleve. Valbona mund te sherbeje si baze dhe per ngjitjet me malin e Jezerces (maja e dyte e larte ne Shqiperi), ecjet me kuaj pergjate lugines se lumit si dhe peshkimi sportiv.

Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:21 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:00 am nga ILLYRIA

( Alpet perendimore , Razem – Boge – Theth – Vermosh)
Ky tur ju jep mundesine te shijoni nje pjese te konsiderueshme te alpeve shqiptare, duke depertuar deri ne zemer te tyre ne gropen e Thethit. Fillesa e rrugės per ne kete rajon te larte malor, eshte qyteti i Shkodres. Pika me e afert eshte Razma, e cila ndodhet vetem 41 km larg nga Shkodra, e vendosur mbi nje koder “morenike”, rreze malit te Veleēikut. Zona eshte nje pike klimaterike e mbuluar me pyjet e pishave dhe meshteknave. Njekohesisht aty gjenden edhe lendima dhe kullota alpine. E vecanta e Razmes eshte se panvarėsisht rreshjeve tė mėdha tė debores, nuk bllokohet duke bėrė tė mundur tė jetė e frekuentueshme gjatė gjithė dimrit. Ketu ofrohet akomodim ( jane duke e u ndertuar edhe hotele te rinj) si dhe shtepi me qera. Aktivitetet qė zhvillohen ne Razem, jane ekskursionet, ngjitjet, turizmit me ēadra ( gjate veres) dhe ne nje shkalle me te vogel skite. Nga Razma duke u kthyer ne fshatin Dedaj rruga vazhdon per ne piken e Boges e cila ndodhet 45 km karg nga qyteti i Shkodres. Kjo pike gjendet mes Alpeve dhe ėshtė pershkruar nga udhetarja e famshme angleze Edith Durham ne librin e saj “Shqiperia , brenga e Ballkanit”. Dikur nė Bogė ndodheshin vilat e familjeve Shkodrane. Boga, ofron mundesi per aktivitete tė shumta, si ngjitje malore, ski dhe sidomos speleologji,(turizmin e eksplorimit te shpellave). Keto te fundit rradhiten shpella e Mullirit, e Akullores, e Njerzve te lagun etj. Per tu permendur eshte veēanerisht shpella e Pucit, e cila gjendet ne nje lartesi 1.087 metra mbi nivelin e detit, me gjatesi prej 5 km dhe e pasur me stalagtide, stalagmite dhe vello muresh. Shpella ka disa kate dhe ne pjesen qendrore ka pese te tilla. Nepermjet galerive kjo shpelle lidhet ne shpellen tjeter, e quajtur shpella e Husit.
Pas Bogės, vjen pika kryesore turistike e kesaj zone, Thethi, qė gjendet rreth 70 km larg Shkodrės. Per te mberritur ne Theth, duhet te kalohet Qafa e Terthorres 2.000 metra mbi nivelin e detit. Prej kendej zbritet ne gropen e Thethit, e pershkuar nga perroi me te njejtin emer. Thethi ėshtė Park Kombetar me sip. 2.630 hektare dhe shtrihet midis lartesive 600 deri ne 2.570 metra mbi nivelin e detit. Mbulesa e tij drunore perbehet ne radhe te pare nga masivet e ahut, te cilat zene pothuaj 90 per qind te sipėrfaqes sė parkut. Ketu hasen edhe ahe shekullore me diameter 1 – 1,5 metra. Pjesa tjeter e bimesise perfaqesohet nga panja, shkoza, rrobulli. Gjenden mjaft lule ku per tu permendur eshte “ Ėulfenia e Baldachit” e zbuluar nga botanisti italian Baldachi. Kjo lule gjendet vetem ne Theth.. E pasur dhe e larmishme paraqitet edhe fauna. Parku i Thethit perben zonen me te populluar ne Shqiperi me rriqebul (felix lynx). Specie kjo e pakesuar. Ketu gjenden shqiponja e arte, disa lloje qukapishesh, nga zvarraniket salamandra alpine si dhe nje shumellojshnmeri fluturash. Ne ujrat e perroit te Thethit gjendet trofta e mermerte. Ne total ne Theth gjenden 50 lloje shpendesh , 10 lloje rreptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ne zonen e Thethit gjenden objekte mjaft atraktive si Ujevara e Grunasit 25 – 30 metra e larte. Mjaft interesante jane burimet e ujrave te ftohte te Okolit si dhe shpellat e “Birreve me rathe” dhe “Arapit”. Ketu bien rreshje te konsiderueshme dėbore te cilat zgjasin 150 dite ne vit, duke krijur nje trashesi mesatere prej mbi 50 cm. Ne parkun e Thethit mund te zhvillohen nje sere aktivitetesh te shumta si trekking, ngjitje alpinistike, ski (sidomos ne shpatin lindor), speleologji, peshkimi sportiv , biēikleta malore etj. Akomodimi ne Theth behet ne shtepite e zones te cilat jane me arkitekture tipike alpine. Ushqimi karakteristik i kesaj zone eshte “ferliku” ( mish i pjekur) si dhe gatimi i troftes .Prej Thethit udhetimi mund te vazhdoje neper luginen e lumit te Shalės duke u futur edhe me thelle ne Alpe. Parku i Thethit ben pjese ne projektin “ Parku i paqes”, i cili perfshin edhe zona te Kosoves dhe Malit te Zi
Pike tjeter qe ben pjese ne rajonin e alpeve perendimore eshte Vermoshi, i cili perben edhe rajonin ne verior te Shqiperise. Vermoshi gjendet 95 km larg nga qyteti i Shkodres. Per te arritur aty mbasi kalohet Kopliku udha shkon drejt pikes se kalimit kufitar te Hanit te Hotit dhe me pas vazhdon djathtas duke filluar menjehere me ngjithje te fuqishme dhe pamje spektaloklare. E vecanta e pare gjate ketij udhetimi eshte Qafa e Rrapshit nga ku dallohet lumi i Cemit me ujrat e tij te kjatra, i cili kontraston bukur me pejsazhin perreth.. Ne pellgjet e vogla qe krijon lumi gjate stines se veres ai mund te shfrytezohet edhe per banja dielli. Vermoshi ben pjese ne krahine e Kelmendit . Emertim i cili vjen nga fjala latine “ Climens” qe do te thote, i urte, i thjesht, i mire. Vermoshi eshte i vendosur ne nje fushe malore ne lartersine 1.100 metra mbi nivelin e detit. Mbi te ngrihen shpate te larta. Per ēdo vit ketu organizohet aktiviteti i “Logut te Bjeshkeve” ku zgjidhet edhe Miss Bjeshka. Ne kete aktivitet marrin pjese edhe shume Kelmendas te emigruar ne SH.B.A., Kanada, Angli etj. Ne Vermosh mund te zhvillohen aktvitete te tilla ne natyre si ngjitjet, trekking, skite, gjuetia e troftes ne lumin e Cemit. Prane Vermoshit ndodhen zone te tjera mjaft te bukura natyrore me interes per tu vizituar dhe eksploruar, si lugina e Cemit, ajo e Cemit te Vuklit dhe e Lepushes. Per sa i perket ushqimeve te zones se Kelmendit mund te permendim cilesine e larte te bulmetrave.
Per gjithe zone e alpeve perendimore te pershkruar me siper kohet e fundit eshte hedhur si program nepermjet hartave perkatese turi i biēkletave malore i pergatitur midis studenteve te Universitetit te Shkodres dhe Podgorices. Projekt ky i mbeshtetur nga GTZ Gjermane.
Pamje nga thethi
[URL="http://imageshack.us"][/URL]
[URL="http://imageshack.us"][/URL]

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:00 am nga ILLYRIA

( Berat – mali i Tomorrit –shpella e Pirrogoshit - kanionet e Osumit )
Berati
Berati ndodhet rreth 120 km nga Tirana dhe eshte nje prej qyteteve me te rendesishem turistike te vendit, pėrsa i pėrket arkitekturės sė vecantė dhe monumenteve tė shumta qė posedon. Per keto vlera tė rralla, nė vitin 1961 shpallet “qytet muze”. Berati eshte nje prej qyteteve me te vjetra te shqiperise me moshe 2407 vjeēare. Jeta e kėtij qyteti lindi si qender banimi ilir ne shek VI –V (B.C). Me vone ne shekullin e III (BC), u kthye ne qytet keshtjelle i njohur me emrin “Antipatrea”. Zgjerimin me te madh keshtjella e pesoi gjate sundimit te familjes feudale shqiptare te Muzakajve.Brenda kalase u ndertuan kisha me afreske te cmuara si dhe nje shkolle kaligrafie. E vecanta eshte se kalaja e Beratit vazhdon te banohet edhe ne ditet e sotme. Ajo ēka terheq vizitorin ne qytetin e Beratit jane lagjet muzeale te Mangalemit, Gorices dhe Kalase ku bien ne sy fasadat e shtepive me shume dritare te vendosura njera mbi tjetren. Kjo e ben qytetin te quhet ndryshe “ qyteti i nje mbi nje dritareve”.Banesa tipike eshte zakonisht me dy kate, ku kati i siperm eshte i dale me shume dritare me harqe e gdhendie druri. Ne Berat ndodhet nje kompleks mjaft i bukur i kishave Bizantine, nder te cilat mund te permendim kishėn e Shen Merise se Vllahernes ( shek i XIII), Shen Triadhes , te cilat ndodhen ne kala. Ne rreze te kalase gjendet kisha bizanine e Shen Mehillit. Nje monument post bizantin , i cili ndodhet ne kala, eshte katedralia e Shen Merise, e ndertuar ne vitin 1797. Nė tė ndodhet muzeu i ikonave te ikonografėve tė shquar tė shek.XVI, Onufri dhe te birit te tij Nikolles. Onufri eshte i famshem per perdorimin e tė kuqes sė vecantė ne ikonat e tij. Muzeu Onufri eshte ēelur ne vitin 1986. Ketu jane te ekspozuara mbi 100 ikona, te cilat i perkasin edhe autoreve te tjere si Johan Cetirit, Onufer Qipriotit dhe autoreve anonime. Ne hyrje te muzeut gjendet nje ikonostas i vitit 1806 me gdhendie te thelle. Krahas ikonave nė kėtė muze gjenden edhe objekte kishtare. Ndėrsa nė lagjen Goricė ndodhet manastiri i Shėn Spiridhonit.
Ne vitin 1417 Berati u pushtua nga osmanet, pushtim qė la gjurme ne ndertimin e monumenteve religjioze te fese islame siē jane xhamia e Kuqe ( brenda kalase) , xhamia e Beqareve (1827), Xhamia e Plumbit (1555) dhe xhamia Mbret ne shek XVI. Nje monument mjaft i bukur arkitekturor i qyteti eshte ura Gorices e cila lidh lagjen e Mangalemit me Goricen. Kjo ure (ndertuar ne vitin 1780) eshte me harqe, 129,3 metra e gjate, 5,3 e gjere dhe 10 metra e larte. Sot ne qytetin e Beratit numerohen 56 monumete te ndryshme te shpallura “Monument Kulture” dhe qyteti ka aplikuar per te fituar statusin e UNESCO-s. Objete te tjere per tu vizituar jane Muzeu Etnografik i cili ndodhet ne nje ndertese te shekullit te XVIII me ēardak si dhe galeria e piktures “Eduard Lir”. Berati eshte i njohur edhe per kulinarinė dhe gatimet e tij karakteristike. Speciliatete kryesore jane “Pula me pershesh”, “ Corba e Tomorrit” etj.
Muzeu etnografik ne berat
[URL="http://imageshack.us"][/URL]
Foto ajrore e kalase se Beratit

Mali i Tomorrit
Qyteti i Beratit eshte nje baze mjaft e mire per te eksploruar malin e Tomorrit, i cili gjendet ne nje distance prej 30 - 40 km larg nga qyteti. Mali i Tomorrit shquhet per madhėshtinė mahnitėse, duke tė kujtuar njė luan gjigand tė ulur, me trajtat qė shpalos. Tomorri eshte nje prej maleve me te larte te Shqiperise me lartersi maksimale 2.416 metra mbi nivelin e deti. Ai eshte shpallur Park Kombetar dhe mbulon nje siperfaqe prej 4.000 hektaresh. Mjaft i bukur eshte veēanerisht shpati perendimor i malit, mbuluar me bimesi tė shumėllojshme. Bimesia e parkut te Tomorrit perbehet nga drure si ahu, rrobulli, panja, frasheri, pisha e bredhi. Ndersa fauna perfaqesohet nga ariu i murme, ujku, dhelpra, nusja e lales, lepuri i eger etj. Mali i Tomorrit eshte nje pike e favorshme per shvillim e ngjitjeve alpinistike, trekingut etj. Zona rreze Tomorrit eshte e pershtatshme per ngritjen e kampingjeve. Gjithashtu ne kete mal ne lartesine 1.200 mbi nivelin e detit gjendet “Tyrbja e Kulmakut” ku gjenden varri i Abaz Aliut. Gjate ēdo muaji Gusht ketu zhvillohet pelegrinazhi per ne varrin e tij dhe shoqerohet me kurbane te shumta. Ky eshte pelegrinazhi me i madh ne Shqiperi i sektit bektashi, e mė gjėrė.
Kanionet e Osumit
Duke vazhduar drejt lugines se lumit Osum hyjme ne rrethin e Skraparit. Pikerisht ne fshatin Radėsh ne rrjedhen e perroit te Corovodes (derdhet ne Osum) ne lartesine 450 metra mbi nivelin e detit gjendet shpella e Pirrogoshit. E vecanta e saj eshte se perfaqeson shpellen me te medhe dhe me te gjate te shqiperise me gjatesi 1.500 metra. Hyrja per ne shpelle ka nje gjeresi prej 5 metrash. Pjesa me iteresante brenda shpelles ėshtė korridori i madh ku gjenden forma te shumta karstike. Shpella perfundon me nje pus te thelle ku gjenden kolonite e lakuriqeve te nates. Prane shpelles se Pirogoshit ndodhet kanioni i Gradecit qė padyshim eshte kanioni me i bukur dhe me spektakolar i lugines se Osumit. Ai ka nje gjatesi prej 4 km dhe eshte mjaft i ngushte vende, vende, me gjėrėsi vetėm 1,5 metra. Lartesia e tij eshte 40 metra dhe shpatet bien thike mbi lum. Per te arritur ne kanionet e tjera te Osumit udhetimi vazhdon drejt jugut te lugines. Keto kanione gjenden 3 km ne jug te qytetit te Corovodes. Jane objekte natyrore madheshtore me gjatesi 15 km. Gjeresia e kanionit esht 10 – 20 metra, por ne sektore te veēante ai ngushtohet deri ne 3 metra gjeresi. Lartesia e tyre arrin ne 30 deri 50 metra. Ne kete rajon zhvillohen sportet ujore te kanotazhit dhe kajakeve. Krahas tyre pellge te vaēanta
jane te pershtatshme per plazh, sic eshte ai i Varishtes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:01 am nga ILLYRIA

Pogradec – Lin - Drilon – Korēe- Darshe – Vokopoje – Vithkuq)

Podradeci eshte qyteti shqiptar i ndertuar buze ujrave te liqenit te Ohrit, vendosur ne pjesen jugperendimore te tij. Ai eshte nje qytet i ri por me sfond te vjeter historik Territori perreth ka qene i banuar qe ne periudhen e neolitit dhe me pas nga fiset Ilire te Enkelejve dhe Desreteteve. Mendohet se keta ndertuan kalane e Pogradecit ne nje koder 870 metra mbi nivelin e detit. Qyteti i Pogradecit shquhet per klimen e tij te shendeshme dhe eshte i preferuar sidomos gjate stines se veres per freskine e tij . Krahas hoteleve te shumta qyteti eshte i njohur per traditen e “turizmit familjar” . Pogradeci ofron nje sere gatimesh tradicionale ku per tu permendur eshte “Tava e Koranit“(peshk unik i cili gjendet ne liqen,) “Korani me arra“, “ Kolloface’(zorre te mbushura), vera e butit e prodhuar ne menyre tradicionale etj. Ne kėtė qytet gjate vitit organizohen aktivitete te ndryshme, si “Festivali Nderkombetar i Theatrit te Kukullave”, “Festivali i veres”(qe organizohet ne dimer).Qyteti eshte i njohur per artistet krijues si poetin mjaft te njohur shqiptar Lasgush Poradecin, i cili ka krijuar vecanerisht vargje per liqenin, ( mund te vizitoni monumentin e tij) si dhe shkrimtarin dhe perkthyesin e shquar Mitrush Kutelin. Liqeni e Ohrit i cili lag brigjet e Pogradecit eshte nje nga objektet natyrore me te rendesihme turistike te Shqiperise. Per vlerat e tij historike si dhe per floren dhe faunen unike qe ai perfaqeson eshte shpallur qe prej vitit 1998 “ Vlere boterore e UNESCO-s”. Liqeni ndodhet ne nje lartesi prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe ze nje siperfaqe prej 359 km 2. 1/3 e ketij territori i takon Republikes se Shqipersie. Liqeni me origjine tektonike shquhet per thellesine e tij te madhe, e cila arrine ne kuoten 285 metra. Tregues ky qe e ben liqenin me te thelle te krejt gadishullit ballkanik. Ai shquhet edhe per treguesin e larte te thellesise e cila arrin 22 metra.. Liqeni ka nje moshe prej 2-4 milione vjet . Ai ruan ne gjirin e tij nje faun unike. Per tu permendur eshte prezenca e peshkut koran ( ben pjese ne familjen e troftave ) i cili ne te gjithe rruzullin gjendet vetem ne kete liqen. Peshq te tjere qe gjenden aty jane belushka, krapi ,ngjala. Liqeni i Ohrit ka ne gjirin e tij 17 lloje peshqish nga te cilet 70 per qind jane endemike si dhe 30 lloje butakesh ku per t’u permendur eshte sfungjeri i Ohrit i cili gjendet vetem ketu dhe ne liqenin Bajkal. 80 per qind e butakeve te liqenit te Ohrit jane gjithashtu endemike. Shqiperia zoteron nje gjatesi vije bregliqenore prej 30 km. Aktivitetet kryesore qe zhvillohen ne liqen jane banjat e ujit dhe te dielli, vozitja me barke, peshkimi dhe zhytja.. Ne kete breg gjenden disa pika atraktive ku interes te vecante kane Lini, i cili eshte nje fshat i ndertuar ne pjesen veriore te liqenit rreze gadishullit me te njejtin emer. Lini ndodhet ne nje distance prej 25 km larg nga Pogradeci. Mendohet se ne antikitet prinderit e perandorit Justinian, zgjidhnin gadishullin e Linit per te pushuar. Krahas pozicionit te tij te bukur Lini eshte i njohur vecanerisht per mozaiket e tij, te cilet gjenden ne baziliken e Linit mbi koder. Keto i datojne shek VI – VII A.D. Mozaiket shquhen per dekoracion te larmishem zoomorf, bimor dhe gjeometrik dhe kane ngjashmeri me mozaiken e Durresit te lashte.
Ne jug te qytetit te Pogradecit ne nje distande 4 -5 km ndodhet burimet e ujrave te Drilonit dhe fshati piktoresk dhe turistik i Tushemishtit.Burimet e Drilonit jane karstike dhe dalin rreze blloqeve gelqerore. Ujrat dalin nga poshte lart dhe ne mjedisin e daljes formohet nje liqen i vogel . Perreth ketyre burimeve eshte krijuar nje mjedis natyror mjaft terheqes me nje bimesi te harlisur higrofile . Keto nderthuren me urat dhe kanalet. Ne keto ujra lundrojne mjelmat dhe rosat, ndersa prane brigjeve te liqenit fluturojne pulebardhet.
Tushemishti eshte nje fshat tipik buze ujrave te liqenit ku ndodhen hotel te rinj. Ky fshat ka tradite “turizmin familjar”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:02 am nga ILLYRIA

Korca
Duke vazhduar drejt jugut arrijme ne qytetin e Korēes, i cili eshte qyteti me i madh i Shqiperise jug –lindore dhe gjithshtu nje nder qendrat urbane me te rendesishme te vendit. Qyteti ndodhet i ndertuar ne nje fushe malore me lartesi 896 metra mbi nivelin e detit ne lindje te maleve te Moraves. Territori ku sot eshte Korēa ka qene nje vendbanim Ilir , i cili mendohet se ka lidhje me kulturen e Barēit ( 2 km larg qytetit) . Eshte krijuar si qytet ne shek.i XV pas djegjes se Voskopojes. Ne vitin 1738 u mor nga Ali Pasha. Ndersa ne gjysmen e dyte te shek XIX u shnderrua ne qendren me te madhe ekonomike, kulturore e tregetare te vendit me nje pazar te madh e karakateristik, nje pjese e te cilit ruhet edhe sot. Madje pazari i Korces regjistrohet ne kohe si nje nga pazaret me te rendesishem te Ballkanit, pasi ishte qender lidhese midis lindjes dhe perendimit.
Ne vitin 1887 ne Korce u hap e para shkolle shqipe ne Shqiperi dhe ky eshte nje tregues i atdhedashurise se flakte te korcareve si dhe kultures se tyre te gjere. Nga gjiri i Korces kane dale patriote te shquar te pushkes dhe te penes, qe kane lene gjurme te thella ne historine e Shqiperise. Ne periudhen e Luftes se Pare Boterore qyteti u pushtua nga trupat franceze dhe ne kete kohe u shpall “ Krahina Autonome e Korēes”. Nje vit me vone ne 1917 ketu u hap Liceu Francez i Korēes, nje nga shkollat me te permendura ne Shqiperi.
Sot qyteti i Korēes eshte nje qender e rendesishme e turizmit kulturor. Qyteti shquhet per arkitekturen e tij te veēante me shtepite e tipit te vilave me kangjella te shumta. Zona me tipike eshte ajo midis Bulevardeve Republike dhe Shen Gjergji, te cilat perbejne edhe zonen e mbrojtur te qytetit. Qyteti ofron per vizitorin nje rrjet muzeumesh ku mund te permendim “ Muzeun e Artit Mesjetar”, i cili eshte muzeu me i rendesishem i ketij lloji ne vend. Ai ruan 7.500 objekte. Vend te rendesishen zene objekte e kultit dhe ikonat te cilat fillojne qe nga shek i 13 dhe 14 e deri ne ditet tone. “Muzeu Prehistorik” i vendosur ne dy banesa Korēare te shpallura monument kulture. Ketu ruhen 1.200 objekte te cilat perfshijne germime arkeologjike nga zonat prehistorike si edhe nga periudhat helene, romake dhe paloebizantine. Muzeu i Arsimit i cili ngrihet ne godinen ku u hap shkolla e pare shqipe, Shtepia Muze e piktorit mjaft te shquar korēar Vangjush Mio i njohur ne radhe te pare si mjeshter i pejsazhit. Aty ruhen rreth 400 punime te tij. Studioja e fotografit Kristaq Sotiri ,njerit prej fotografeve me te shquar te vendit si dhe Muzeu i Koleksionit Bratko . Nje muze ky i ri i ēelur ne vitin 2003 me vepra te artit oriental te vendeve te lindjes se largme. Ne qytet ka edhe objekte te tjera me interes sic jane Monumeti i Luftetarit Kombetar i peruruar ne vitin 1933 nga skulptori i shquar Odise Paskali, pazari i Korēes ( shek XIX dhe fillimi i shek XX) xhamia e Iliaz Bej Mirahorit 1484 (monumeti me i vjeter i qytetit) Katedralia Orthodokse e Ngjalljes se Krishtit e cila eshte me e madhja ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan , e ndertuar ne 1992. Lendina e Loteve e ndodhur ne kryeqezimin e Bulevard Republike me Bulevard “ Gjergj Kastrioti”. Quhet e tille mbasi ishte vendi kur grate percillnin burrat per ne kurbet. Se fundmi behet fjale se ketu do te ngrihet nje monument ne perkujtim te te gjith kurbetllinjve dhe emigranteve shqiptar te shkuar dhe te tashem. Varrezat e ushtareve , franceze te Luftes se Pare Boterore etj.
Qyteti i Korēes njihet per kenget e tij karakteristike te quajtura “serenata” te cilat shoqerohen me kitare dhe mandolinė. Serenatat e famshme Korcare jane nje pjese shume e rendesishme e muzikes qytetare shqiptare. Korca eshte qyteti i famshem i karnavaleve. Ketu organizohen karnavelet me te medha te Shqiperise, zakonisht perpara pashkeve. Ne qytet ndodhen shume taverna karakteristike dhe ai njihet per gatimet tradicionale si lakrori ( byrek i pergatitut me qepe dhe domate), turshite e ndryshme etj.
Kisha e Mborjes - Korce
[
Voskopoja
Qyteti i Korēes eshte nje baze mjaft e mire te per eksploruar pikat malore te rrethit . Nje prej me te te rendesishmeve eshte Voskopoja. Ajo ndodhet 20 km ne perendim te Korēes ne nje pllaje ne lartesine 1.160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ka patur nje lulezim te veēante duke qene nje nga qendrat kryesore te Ballkanit. Eshte njohur si venbamin qe prej vitit 1330 , ndersa lulezimin me te madh e njohur ne 1794 kur arriti 30.000 banore . Ajo ishte nje qender kulturore e tregtare, e cila komunikonte ne Laipcigun ,Budapestin, Venedikun dhe Vjenen. Qyteti kishte 27 kisha e manastire nga te cilat sot kane mbetur vetem 7. Kishte nje Akademi me biblioteke si dhe shtypshkronjen e pare ne ballkan qe ne vitin 1720. Akademia e Voskopojes ka qene e nje niveli teper te larte, e nderuar dhe e vleresuar edhe me gjere se sa trevat Ballkanike.
Nder kishat me interes per tu vizituar jane Manastriti i Shen Prodhonit, kisha e Shen Kollit(1721) ku gjenden piktura te ikonografeve te shquar shqiptare David Selenicasi dhe vellezerve Zoografi nga Korēa ( keta te fundit kane punuar edhe ikona ne kishen e Lavres se Madhe me malin e Shenjte Athos ne Halkidiki te Greqise, nje prej zonave me te shenjta te othodoksise mbareboterore) ku kane lene mbishkrimin e tyre me emertimin nga Korēa. Objekte te tjera jane rrenojat e kishave te Shen Mehillit dhe Shen Thanasit ku ruhen ikona te ketyre autoreve. Fatkeqesisht nga Voskopoja e lavdishme kane mbetur pak te dhena, por emri dhe civilizimi i saj akoma edhe sot gjendet ne analet e rendesishme boterore.
Voskopoja shquhet si pike e shendetshme klimaterike e rrethuar me pyjet e pishave dhe bredhave dhe me burime ujrash te ftohte. Reshjet e bores ketu zgjasin tre muaj. Ketu gjendet edhe pista natyrore e skive ku zhvillohen edhe garat e kampionatit kombetar te skive. Krahes hoteleve qe gjenden ketu jane karakteristike edhe shtepite me qera.
Afresk nga kishat e Voskopojes
[/URL]
Dardha
Dardha eshte nje fshat tjer malor, e cili ndodhet 20 km ne juglindje te Korces. Ajo ndhodhet ne lartesine 1.350 metra mbi nivelin e detit dhe eshte e rrethuar me pyje dhe burime ujrash te ftohte. Jane karakteristike banesat prej guri dhe cezmat. .Vec te tjerave Dardha eshte e njohur per kostumet popullore te grave ku mbizoteron e kuqja dhe e zeza. Reshjet e debores ketu zgjasin tre muaj dhe krijojne mundesi per skite dhe sportet e tjera dimerore. Akomodimi ofrohet ne shtepite karakteristike. Dardha njihet per rakine e kumbulles si dhe per gatimin e lakrorit ne dy pete te pjekur ne saē.
Vithkuqi
Vithkuqi eshte nje fshat tjeter klimaterik , i cili ndodhet 25 km ne jug –perendim te Korēes. Ai ka qene nje vendbanim mesjetar dhe ne shek XVII –XVIII qender ekonomike e kulturore. Ketu ndodhen objekte religjioze si Kishat e Shen Pjetrit dhe Shen Pavlit. Vithkuqi eshte vendlindja e ideatorit te rilindjes kombetar shqiptare Naum Bredhit ( Veqilharxhi) Ne fshat mund te vizitoni bustin e tij. Vithkuqi shquhet per klime te kendeshme dhe eshte e rrethuar me pyje ahu, dushku e pishe. Ketu ndodhet burimi i ujit te ftohte te Bellovodes . Nga Vithkuqi mund te ndermerrni nje ngjitje ne kembe ose me kale drejt majes se Rungajes 1.750 metra te larte ku ka mundesi edhe per ushtrimin e skive. Akomodimi ofrohet ne shtepite e zones.
Shen Mehilli - Vithkuq


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:19 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:03 am nga ILLYRIA

Tirane – Kruje – Durres – Elbasan – Fier(Apolloni
Tirana eshte nje qytet relativisht i ri , i krijuar ne vitin 1614 nga nje feudal vendas , Sulejman Pashe Bargjini i cili ne vendin ku sot ndodhet monumeti i “Parizanit te panjohur” ngriti objektet e para te qytetit te ri si nje xhami, nje hamam dhe nje furre. Emri Tirane mendohet se ka origjine te ndryshme, njeri prej te cileve mendohet se vejn nga TYRRENIA qe eshte fjale me origjine etruske. Ka dhe mendime te tjera nga emertimet “theranda” ( te korra) , “Tirkan” ( keshtjelle ne shpatin e malit te dajtit) , “Tyros” ( bulmet ne greqishte te lashte ). Turi i juaj ne Tirane mund te kombinohet midis vizites se muzeumeve dhe pikave kryesore atraktive te qytetit , nder te cilat do te permendnin ‘Sheshin Skenderbej” ku ndodhen Xhamia e Ethem Beut, e cila eshte ndertuar midis viteve 1798 – 1812. Kulla e Sahatit ndodhet fare prane . Ajo eshte ngritur ne vitin 1822 dhe eshte 35 metra e larte. E veēanta e saj eshte se deri ne vitin 1970 ka qene objekti me i larte i Tiranes. Nga ana tjeter kupola e saj ne maje eshte e tipit “ San Marko” ē’ka i jep kulles se sahatit arkitekture kristiane e cila bashkejeton me minaren e xhamise. Qe prej vitit 1996 kulla e sahatit eshte e hapur per turistet ( gjate te henave dhe te enjteve) . Ura e Tabakeve, e ndodhur ne Bul “ Zhan d’Ark “ eshte nje tjeter monument kulture e cila i perket gjysmes se pare te shek XIX. Monumeti me i vjeter ne Tirane eshte “Mozaiku” i Tiranes, i cili ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit , ne rrugen “Naim frasheri”. Ky mozaik ka qene dyshemeja e nje vile romake qe me pas ka sherbyer si truall per ndertimin e nje kishe paleo- kristiane. Fare prane qendres se Tiranes prane kinema Milleniun ju mund te shikoni muret e kalase se perandorit Bizantin Justinianit ( te ndertuara ne vitin 520) . Mendohet se baza e ketyre mureve , te cilat sot arrijne lartesine 6 metra jane shume me te vjetra, qe prej periudhes se via – egnatia. Tomba monumentale e Kapllan Pashes, njerit prej sundimtareve te qytetit ndodhet ne Rrugen “ 28 Nentori” prane “Partizanit te panjohut” Ky varr eshte pjese e xhamise se pare te qytetit.
Nje objekt majft i frekuentuar nga turistet ne Tirane jane kompleski i “Varrezave te deshmoreve” , te peruruara ne vitin 1971 nje nje nga kodrat me te bukura ne jug- lindje te qytetit .Ketu bie ne sy monumenti madheshtor Nene Shqiperi.
Vec te tjerash Tirana ofron mundesi per vizita ne muzeume sic jane ato ne Muzeun Historik Kombetar ( i celur ne 1981 ) , i cili eshte muzeu me i madh i Shqiperise. Muzeun Arkeologjkik, ate te Shkencave te Natyres dhe Muzeun Privat Mezuraj i cili posedon nje koleksion arkeologjik dhe pikturash.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:03 am nga ILLYRIA

Pershkrim i disa objekteve me te rendesishme te kryeqytetit.
KALAJA E NDROQIT
Kalaja e Ndroqit shtrihet nė rrethinat e Tiranės, ajo ngrihet pranė fshatit me tė njėjtin emėr mbi njė kodėr tė lartė 387m mbi nivelin e detit, nė krahun e majtė tė luginės sė lumit Erzen. Si emėr kalaja del pėr herė tė parė nė shekXVI-tė, nė njė relacion anonim mbi Shqipėrinė shkruar italisht nė 1570, me trajtėn e deformuar Andronello. Krahina e Ndroqit sė bashku me krahinėn e Kavajės e tė Pezės quhej nė mesjetėn e vonė Tumenisht.
Kalaja ka pasur njė system tė dyfishtė mbrojtės, njė mur rrethues tė jashtėm dhe njė mur rrethues tė brendshėm.
Dallohen dy teknika ne punimin e mureve qė i pėrkasin njėra antikitetit tė vonė (mund tė jetė ndėrtuar ose rindėrtuar nė kohėn e Justinianit) mė pas pėsoi njė rrėnim ose braktisje,dhe tjetra gjatė mesjetės shek.XIII-XIV (e rindėrtuar nė periudhėn para Osmane). Lidhja e gurėve (nė pjesėn e poshtme tė mureve) ėshtė kryer me llaē gėlqereje tė pėrzier me pluhur tė imėt tullash, karakteristikė kjo e ndėrtimeve tė IV-VI .
Pjesa e sipėrme e murit paraqet njė teknikė tjetėr, ndėrtuar me gurė tė vegjėl lidhur me llaē tė dobėt gėlqereje me rėrė lumi.
Antikitetit tė vonė i pėrkasin dhe disa fragmente objektesh tė qeramikės sė ndėrtimit (solene romake te shek.IV-VI , kaliptere dhe tulla) qė u gjeten nė pllajėn e kalasė.
Albanologu austriak J.G. Han, na tregon se rruga e Ndroqit ishte e njohur ne shek.XI si njė variant i dytė, njė degėzim i Via Egnatias, qė lidh Durrėsin me Ohrin dhe mė tej me Kostandinopojėn.
Pas rėnies sė Durrėsit nė 1501, ajo do e humbasė rėndėsinė e vet si seli garnizoni ushtarak. Vetėm nė shek.XVIII-tė kalaja e Ndroqit do ta rifitojė edhe njė herė rėndėsinė e saj, pėr t’u rrėnuar pėrfundimisht nė vitet ’30 tė shek. XIX-tė.

KALAJA E PREZĖS
Ultėsira kodrinore bregdetare midis Tiranės dhe Durrėsit ēahet mespėrmes prej dy korridoresh gjeografikė: Grykės sė Vorės dhe luginės sė Ndroqit ku kalojnė dy rrugėt natyrale qė lidhin Durrėsin me fushėn pjellore tė Tiranės dhe me malėsitė e thella tė Bendės, Martaneshit, Krujės, Matit dhe Dibrės. Dy korridoret e ndajnė trevėn nė tri pjesė:
Nė veri ėshtė krahina e Prezės e quajtur dikur Skura e Madhe, nė qendėr shtrihet krahina e Shijakut me emrin mesjetar Skura e Vogėl, nė jug ndodhet krahina e Ndroqit e cila sė bashku me krahinėn e Kavajės e tė Pezės quhej disa shekuj mė parė Tumenisht. Kalaja e Prezės ėshtė ndėrtuar nė pjesėn mė tė lartė tė vargut kodrinor, prej nga zotėrohej pjesa veriore e fushės sė Tiranės dhe kontrollohej rruga me rėndėsi ekonomike dhe ushtarake qė lidhte Durrėsin me Krujėn dhe me Shkodrėn.
Kodra mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar kalaja ėshtė njė kreshtė shkėmbi shtufore qė zgjatet nė drejtim veri-jug, ndėrsa sipėrfaqja brenda mureve ka pasur pjerrėsi nga lindja nė perėndim qė me kalimin e kohės ėshtė niveluar deri nė njė farė mase.
Kalaja ka qenė e vogėl dhe e pafuqishme pėr luftime dhe rrethime tė gjata, qėllimi i ndėrtimit ka qenė vrojtimi mbi rrugėt e rėndėsishme ekonomike dhe ushtarake si dhe tė mund tė siguronte mbledhjen e taksave nga popullsia e krahinės. Sipas Barletit vendi ku u vendosėn trupat turke (e ka fjalėn pėr fushėn e Tiranės) nė rrethimin e Krujės 1466, qe ndėrmjet qytetit tė Krujės dhe qytezės sė parthinėve qė nė kėtė kohė njihej me emrin Prezė dhe ishte nė gjendje gėrmadhe. Sipas Lazėr Papajanit kjo tregon se ishte ndėrtuar kohė mė parė por si njė kala e dobėt s’kish mundur t’u rezistonte luftimeve dhe rrethimeve tė gjata. Ndaj si periudhė e mundshme e ndėrtimit tė saj mund tė jetė fillimi i shekullit XV-tė nga Topiasit, zotėruesit e kėsaj zone.
Pasi u braktis nė kohėn e Gjon Kastriotit ajo nuk u rindėrtua mė nga i biri Gjergji (Skėnderbeu).
Legjenda e trevės thotė se kėtu u martua Mamica motra e Skėnderbeut, nė dasmėn e tė cilės morėn pjesė edhe shumė princėr shqiptarw, thuhet se bukuria e njė vashe u bė shkas pėr njė konfrontim mes Lekė Zaharisė dhe Lekė Dukagjini. Konfrontimi qe aq I ashpėr sa 150 vetė u therėn e u gjakosėn- ndaj dhe vendi u quajt Prezė se u prenė nė presė. Por nga dokumentet e shkruara njė fakt i tillė nuk pėrmendet, dihet vetėm martesa e Mamicės me princin shqiptar Muzak Topia, dhe si rezidencė e tyre pėrmendet Kalaja e Petrelės. Mamica nė vitet e fundit tė jetės shkoi nė Kepin e Rodonit, ku sipas studiuesit Teodor Ippen atje ajo ndėrtoi Manastirin e motrave Klarisa pranė kishės sė Sh’na Ndoit.
Pas pushtimit tė Krujės nga turqit kalaja pėson ndėrhyrje ku ndėrmjet tė tjerave ndėrtohet edhe xhamia mbi portė.

KALAJA E TIRANĖS
Kalaja e Tiranės ndodhet nė qendrėn historike tė qytetit tė Tiranės. Kalaja ka njė planimetri drejtkėndėshe me sipėrfaqe 160 x 200 m. Deri mė tani ėshtė menduar se kalaja ėshtė ndėrtuar nga Mehmet pashė Bargjini nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek.XVIII-tė.
Gjatė gjurmimeve tė bėra nė 2001, u vu re se ajo nė themelet e saj kish gjurmė tė njė kalaje mė tė hershme, gjurmė tė cilat shtriheshin si nė anėn jugore ashtu edhe jugperėndimore (pėrfshi pothuaj gjithė qendrėn e sotme). Duket se ajo ėshtė njė prej fortifikimeve fushore tė shek.IV-VI-tė, e ndėrtuar ose rindėrtuar nga perandori Justinian nė Epirin e Veriut. Nė ditėt e sotme ruhen vetėm pjesa veriore dhe disa trakte nė anėn jugore tė saj.
XHAMIA ETHEM BEUT
Xhamia e Ethem Beut ndodhet nė qendėr tė Tiranės. Si faltore islamike pėrmban vlera tė mėdha tė arkitekturės sė fundit tė mesjetės.Xhamia e Et’hem Beut ėshtė ndėrtuar nė vitet 1791-1821. Pėrbėhet nga vėllimi unik i sallės me kupolė, nga portiku qė e rrethon nga anėt lindore dhe veriore dhe minarja. Salla katrore nė plan mbulohet me kupolė mbi trompa nė qoshet. Ajo ėshtė ndėrtuar me gurė lumi dhe suvatuar. Portiku pėrbėhet nga tre arkada mbi kolona guri me kapitele me zbukurime bimore.
Minarja ndėrtuar prej guri tė gdhendur pėrbėn njė gjymtyrė me vlerė tė ndėrtesės. Godina paraqet si vlera tipologjike ashtu dhe arkitektonike. Ajo pėrbėn njė nga xhamitė mė interesante tė vendit tonė. Ėshtė nga tipet mė tė zhvilluar dhe qė mbyllin njė nga rrugėt e gjata tė zhvillimit tė xhamisė nė vendin tonė, me tipare tė theksuara vendase.
Piktura Murale
Xhamia shquhet dhe pėr pikturėn murale nė teknikėn e asekos, qė mvesh interierin dhe portikun e harkadėn.
Zbukurimet floreale e vegjetale si lule, gonxhe por dhe frutat karakteristike tė zonės, (molla, kumbulla, dardha e qeshia) veshin krejt brendinė duke u lėnė vėnd tėrheqės kompozimeve me temė peisazhin arkitekturor.
Ato shtrihen nė faqet e jashtme dhe tė brendshme tė hajatit dhe tė sallės sė lutjeve dhe, janė realizuar nga njė penel i ndjeshėm nė frymėn e realizmit fantastik. Peisazhet janė tetė, por ai nė fasadėn lindore sugjeron pėr herė tė parė kėrkesėn pranė xhamisė tė njė kulle monumentale pėr orė publike dhe pėrfundimin e xhamisė nė vitin 1820. Njė kullė e orės akustike nisi tė ndėrtohet pranė saj.
Kalaja e Presqopit - Tirane


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:16 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:04 am nga ILLYRIA

Kruja
Qyteti Historik i Krujes ndodhet 32 km larg Tiranes. i ndertuar ne nje shpat mali panoramik me lartesi afro 600 metra mbi nivelin e detit , nga i cili dallohen edhe brigjet e detit Adriatik. Ky qytet eshte nje prej pikave me aktive turistike te vendit. Objekti kryesor eshte Muzeu i Heroit kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” i peruruar ne vitin 1982. Aty ndodhen objekte te shumta, dokumente ,elemente te tille si piktura ne zham , piktura monumentale , kopja e shpates dhe perkrenares se Skendeberut etj . Muzeu ndodhet ne kala , e cila ka origjine ilire, por qe formen e sotem e ka marre gjate shekujve V –VI . Kalaja ka 9 kulla dhe brenda saj ndodhen edhe disa shtepi te banuara si dhe Teqja e Dollmase. Ne perendim te kalase gjenden edhe hamami i shek VI. Objekt tjeter mjaft i vizituar eshte Muzeu Etnografik i Krujes, i cili gjendet gjithashtu brenda kalase. Eshte nje shtepi tipike me cardak qe i perkiste familjes se shquar te Toptaneve. Prane kalase gjendet pazari karakteristik i Krujes njerit prej tregjeve me te pasur te prodhimeve te atrizanatit shqiptar si qendisje, prodhime dore te argjendit ,bakrit ,alabastres, qylymave. sixhadeve,punimeve te drurit, suvenireve etj.Ky Pazar ka funksionuar qe prej shek te XV. E vecanta e tij eshte se dyqanet jane te ndertuara ne dru dhe rruga eshte e shtruar me kalldrem.
Disa pershkrime per kalane e Krujes.
Kalaja e Krujės ngrihet mbi njė kodėr tė zgjatur me drejtim veri-lindje. Brenda territorit tė saj ndodhen rrėnoja kishash tė shekullit tė XIII dhe tė periudhės sė Skėnderbeut, hamami I periudhės osmane, teqeja e Dollmės dhe banesa.
Kalaja e Krujes

KISHA NĖ KALANĖ E KRUJĖS
Kjo kishė e shek.XV-tė ngrihet mbi rrėnoja tė njė kishe mė tė hershme, nga e cila ruhet njė pjesė afresku. E quajtur edhe kisha e Skėnderbeut, ajo ėshtė nxjerrė nė dritė nga gėrmimet e kryera nė vitet ’80 tė shek.XX-tė, ku pas restaurimit u mendua tė kthehej nė njė minimuze pėr ekzpozimin e objekteve tė gjetura. E rrėnuar sėrish pas ngjarjeve tė viteve ‘90 , nga IMK dhe DRMK Tiranė ėshtė paraqitur njė projekt restaurimi.
BANJA MESJETARE NĖ KALANĖ E KRUJĖS.
Hamami i kalasė ndodhet nė skajin jugperėndimor tė kalasė, afėr teqesė sė Dollmės.Ky objekt pėrbėhet nga katėr ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa ēati. Me shkallė prej kėndej zbritet nė ambientin ndėrmjetės i cili djathtas ka gjurmė tė njė vaske. Mė nė thellėsi janė dy ambientet e veēantė tė larjes, tė cilėt kanė pasur nga njė vaskė. Ambienti i djathtė komunikon me dritare me sterėn e ujit. Stera furnizohet me ujė me anėn e njė dritareje tė vogėl nė qoshen pranė pusit tė sheshit. Nė mes tė sterės ėshtė vendi i kazanit tė ujit, ndėrsa nė njėrin skaj njė kapėrderdhės veēon ujin e ftohtė.
Vendvarrimi i Skenderbeut

Muzeu i Krujes:


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:15 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:05 am nga ILLYRIA

Durrėsi
Prej Krujes kalojme ne qytetin e Durresit, 34 km larg nga Tirana. Durresi eshte porti me i madh i vendit dhe qyteti i dyte i tij per nga madhesia. Eshte qyteti me i vjeter i Shqiperise , i cili vazhdon jeten e tij me histori 3.000 vjecare. Ai eshte themeluar si qytet ne vitin 627 (B.C) nga koloniste Korinthas dhe Korkyras ne trojet e fisit Ilir te Taulanteve. Objeti kryesor eshte Amfitheatri i Durresit i cili i perket periudhes se perandorit Romak Hadrian . Ai ka nje kapacitet prej 15.000 shikuesish dhe radhitet i dyti ne Ballkan per nga madhesia .Per nga stili i ndertimit ai ngjan me monumetet e ketij lloji ne Kapua dhe Pompei te Kampanjas ne Itali . Ne shekullin e IX ne muret e tij u ndertuan nje kapele e vogel me mure te veshura me mozaike. Objekt tjeter arkologjik termat e shekullit te II A.D te zbuluara prane theatrit “ Alaksender Moisiu” Ruhet dhoma e ujit te nxehte si dhe pishina e shtruar me pllaka mermeri me ngjyere te bardhe dhe te zeze. Forumi bizantin eshte nje objekt i shek V – VI me kolona mermeri.
Ne qytetin e Durresit gjenden gjithashtu 1/3 e gjatesise se mureve te kalase . Objeti me i famshem arkeologjik i zbluara ketu eshte Mozaiku “ Bukuroshja e Durrsit “ ne vitin1916 ne lagjen “Varrosh”. Ajo i perket shekullit IV (B.C) dhe sot gjendet e ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane .
Muzeu Arkeoologjik qe ndodhet ne Durres, i hapur fillimisht ne 1951 dhe tashme e rihapur ne 2002 ne nje godine te re ne shetitoteren “Taulantia”, eshte nder me te rendesishmit e ketij lloji ne Shqiperi Aty ruhen objekte te periudhave greke e romake si kolona, kapitele, sarkofage, stela, skulptura , monedha etj.
Pervec vlerave te tij arkeologjike Durresi njihet edhe per plazhin e tij ranor i cili eshte plazhi me i madh ne Shqiperi.
Amfiteatri i Durresit nga lart

Nje nga korridoret e brendshme te Amfiteatrit te Durresit


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:14 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:06 am nga ILLYRIA

Elbasani
Nė krahun e djathtė tė derdhjes sė Shkumbinit atje ku ai kryqėzohet me rrugėn e famshme Egnatia shtrihet qyteti i Elbasanit me emrin e lashtė Skampini, rreth 50 km larg(nga Qafe Krraba) nga kryeqyteti.Gjatė historisė sė tij mijėvjeēare Elbasani e ndėrroi shpesh emrin e tij, por pėr herė tė parė e gjejmė tė shkruar nė dokumentat historike tė shekullit tė II-tė si krahinė e tipit vikus me emrin Skampis nė varėsi tė Durrėsit.
Skampini ishte fortifikatė tipike romake por nė shekullin e IV-tė kishte arritur njė status tė ri administrativ dhe me emrin Hiskampis ai pėrcaktohej si njė nga qytetet me rėndėsi tė Epirti tė Ri ku ishte stacionuar i vetmi legjion ushtarak i Epirit tė Ri. Sipas Tit Livit (historian romak i shekullit tė III-tė), Pirroja i Epirit ishte i pari qė mėsoi tė tjerėt si vendosej kampi i fushimi, prandaj fortifikimi i Elbasanit ka formėn kuadratike ashtu si edhe mjaft qytete tė tjera tė Shqipėrisė sė Jugut si Peqini, Mallathrea etj.
Fortesa rrethohej me mure tė fuqishėm 12 m tė lartė. Nga tė katėr anėt njė hendek i thellė me ujė dhe 26 kulla tė formave tė ndryshme (trekėndėshe dhe patkoi) pėrforconin fuqinė mbrojtėse tė saj. Kalaja kishte katėr hyrje njė pėr secilėn anė.
Nė shek. VI qyteti zhvillohet jashtė kėshtjellės duke qenė qendėr peshkopate me njė numėr katedralesh dhe njė bazilikė tė madhe nė kodrėn e Tepes pranė Kalasė.
Nė vitin 1466 Kalaja e Elbasanit bie nė duart e osmanėve tė cilėt e rindėrtuan thuajse tėrėsisht dhe prej tyre ai mori emrin Elbasan qė dotė thotė il - basan (dhe kapuluės) i zotėruar, pėrfshirė nga porta e lartė. Me kėtė emėr u bė qendėr sanxhaku nė shek.XVII-XVIII-tė duke patur njė zejtari tejet tė zhvilluar dhe njė tregėti brenda dhe jashtė vendit. Nė mes tė shek.XVII-tė ai numėrontė 900 dyqane, 2mijė shtėpi banimi. Zejet mė tė dėgjuara ishin lėkurat (tabakaėt), mėndafshi, dhe argjėndi (zbukurime dhe armė).Brenda qytetit pėrveē banesave dhe dyqaneve Elbasani pėrmbante tashmė njė numėr tė madh ndėrtesash social-kulturore dhe fetare si: kisha, manastire, xhami, hamame (banja publike), teqe, njė namazgja, rrugė dhe ura duke u shndėrruar nė njė nyje ndėrlidhėse pėr mbarė qytetet e Shqipėrisė si nė jug dhe veri.
Pėr vlerat e saj tė spikatura historike dhe kulturore Kalaja Elbasanit, zona urbane pėrfshirė brenda mureve rrethues ėshtė vėnė nė mbrojtje shtetėrore si zonė muze, ashtu si qytetet e Gjirokastrės, Beratit, Kalasė sė Krujės etj, dhe janė kryer me pėrparėsi punime konservuese, restauruese nga IMK dhe DRMK Tiranė.
Kalaja e Elbasanit (porta hyrese)

Kulla e sahatit ne Elbasan


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:13 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:06 am nga ILLYRIA

Apollonia
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit tė Fierit. Apollonia si qytet u themelua nė fillim tė shekullit tė shtatė para Krishtit nga kolonizatorėt grekė qė vinin nga Korinti. Tė dhėnat e para tė pranisė sė tyre janė tė dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori pėr nder tė perėndisė Apollon. Ndėr 24 qytete nė tė gjithė botėn mesdhetare qė mbanin kėtė emėr nė Antikitet, Apollonia e Ilirisė ishte mė e rėndėsishmja dhe luajti njė rol tė madh si ndėrmjetėse tregtare mes helenėve dhe ilirėve. Apollonia ishte nė atė kohė njė qytet i madh e i rėndėsishėm nė afėrsi tė lumit Aoos (Vjosė). Llogaritet qė qyteti tė ketė patur rreth 60 000 banorė, njė shifėr rekord pėr Antikitetin !
Ajo e ruajti madhėshtinė e saj edhe nė periudhėn romake. Shkolla apolloniate e arteve te bukurua ishte me famė nė tė gjithė botėn antike. Nė momentin kur nė Romė, gjatė njė komploti nė Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinė nė Apolloni. Kronikat romake tregojnė sesi ai me tė marrė vesh lajmin e vrasjes sė Cezarit u nis me njė anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohėsh vetė Oktaviani u bė Perandor, e ruajti mirėnjohjen pėr qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninė nga tė gjitha taksat.
Pas njė tėrmeti nė shek. III e.s lumi Aoos ndėrron shtrat duke e shkėputur qytetin nga deti. Goditja rezultoi fatale nė njė epokė ku i gjithė aktiviteti tregėtar zhvillohej nė lidhje me detin. Qyteti e humbi gradualisht rėndėsinė ekonomike duke u shndėrruar nė njė qendėr tė thjeshtė fetare. Por shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetės qytetare si dhe shndėrrimi i zonės pėrreth nė kėnetė, tė bonifikuar vetėm pas vitit 1945, bėri qė zona arkeologjike tė ruhet mjaft mirė. Arkeologėt e quajnė Apolloninė Pompei i Shqipėrisė, pasi vetėm 10% e territorit tė qytetit tė dikurshėm ėshtė zbuluar deri mė sot.
Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pėrvetėsuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qė kanė mbetur janė vendosur nė njė muze qė ndodhet nė njė manastir tė shekullit XIII. Nė kopshtin e Manastirit ndodhet edhe njė kishė bizantine qė i pėrket shekullit tė XIV.
Me interes tė madh pėr vizitorin nė Apolloni janė monumenti i Agonotetėve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikė, muzeu arkeologjik, Kisha e Shėn Mėrisė etj.
Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peisazhet e mrekullueshme mbi fushėn e Myzeqesė dhe Detin Adriatik nga njėra anė si dhe rruga automobilistike nė gjendje tė shkėlqyer, pozita e favorshme gjeografike pranė qyteteve tė mėdha dhe plazheve tė jugut nga ana tjetėr e bėjnė Parkun Arkeologjik Apolonia lehtėsisht tė arritshėm pėr vizitorin dhe njė destinacion tė privilegjuar pėr turizmin kulturor nė Shqipėri.
Odeoni ne Apolloni:

Agnotetet ne Apolloni

Zbulimi i fundit arkeologjik ne Bylis


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Mon Jun 02, 2008 6:12 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:07 am nga ILLYRIA

Kakome, mallkimi i njė emri

Dreqin e di sepse nė Shqipėri pėr tė parė njė gjė tė bukur duhet tė vuash. Por, kėshtu ėshtė. Kėshtu edhe do jetė, mbase. Ndryshe nuk do mund tė quhej e bukur. Ēdo gjė, qė ėshtė nė duart e natyrės ėshtė e bukur, derisa “erdhi njeriu dhe e bėri si sitė e tij”. Kur e kam dėgjuar nga njė plakė e Jugut me destemelin e zi, mė ėshtė dashur tė sjell nėpėrmend Testamentin e Vjetėr, pastaj Virgjilin.
Kurse ditėzeza, nė jetė tė vet, nuk kishte lexuar kurrė, vetėm se kishte shtėnė vaj rregullisht pėr shenjtorėt e Testamentit tė ri nė kishėn e fshatit, ndėrsa sa i pėrket Virgjilit...Aha. Dhe, kishte kullotur lopėt nė njė bokėrimė, tutje nė fshat, dhe nė kthim kishte mbartur ujė me bucelė.
...
Kurse lopėt dhe mėshqerrat, qė kullosin tė patrazuara nė gjirin e Kakomesė, pak kilometra nė veri tė bregut tė Sarandės, e kanė ndalur kohėn. Nuk kanė bari, e si nė kohėt mitike kullosin tė azdisura. Kur shikojnė njerėz janė tė kureshtuara pa fund. Gjindja me katėr kėmbė shikon gjindjen me dy kėmbė. Ne me Maksin nuk ua heqim sytė. Taksisti sarandiot, qė i ka flokėt e lyer, na bėn me dije se kėshtu ka qenė gjithmonė kėtu. Si nė kohėn e Odisesė- na thotė. Kemi lėnė bashkė qytetin mė jugor tė Shqipėrisė, dhe 12 kilometra mė nė veri tė saj, njė kthesė ndanė njė tabele e rregullt turistike, na ka lajmėruar se tutje ėshtė Manastiri i Kakomesė. Kėtu ėshtė pikėndarja dhe se duhet t’i thuhet lamtumirė Qytetėrimit, sepse tabela ėshtė e vetmja gjė qė tė lidh me turizmin institucional nė kėtė vend. Teksa pėrshkojmė njė grykė, pak nga pak dalim nė Gjirin e Kakomesė. Dy shenja rrotash na zbythin pak, sepse jemi vetėm nė mes tė njė territori qė nuk e njohim. Por, dy gjuetarė, qė dalin befas me disa veshje tė gjelbra laramane zbuluesish, janė tė vetmit, qė hasin nė pak qindrat metrat deri nė breg. Pastaj rrėnoja repartesh ushtarake, njė kryq i bardhė, njė mol i vogėl.

Dikur zbarkuan anglezėt dhe i pėrzunė partizanėt apo ku anglezėt bashkėpunuan me shqiptarėt, njė version tjetėr. Maksi, qė bėn ciceronin kompetent nuk ndalet. I di tė gjitha. “Nė kohė tė Qametit (viti 1997) vinin tė fortė nga Saranda dhe vrisnin me automatikė ndonjė lopė dhe pastaj e merrnin me skaf nė qytet”, na tregon Qametin e jermit shqiptar. Qė atėherė kanė marrė frikė bagėtitė e gjora, thotė. Por, lopėt disa ngjyrėshe tė ulura nė bisht, pak u bėn pėrshtypje. Tė tjera ecin tė patrazuara, bash para nesh, sikur mos tė ekzistojmė. Kurse, bimėsia ndalet para tarracave tė para tė njė shpati. Nė tė djathtė, sipėr, ėshtė manastiri, qė mban tė njėjtin emėr, mes njė tokė krejt tė zhveshur. Ėshtė e vetmja gjė tė cilėn mund ta vizitosh nė kėtė vend. Pėr 20 minuta, teksa i ngjitemi bokėrimės, pėrfundojmė realisht nė njė nga veprat e kultit mė tė arrira nė Jug.

Manastiri i Kakomesė
Manastiri i Kakomesė, qė e kapim nga njė rrugė mushkash, duke dihatur pak, ėshtė si roje mbi gjirin me tė njėjtin emėr. Nga kėtu, ushtarėt grekė dikur me nderim ushtarak, kanė pėrcjellė poshtė nė mol njė nga Ungjijtė e vjetėr, qė kanė qenė nė kėtė vend. Thuhet se ėshtė pėrcjellė nė Muzeun Benakis, por kėtu nė kėtė humbėtirė, tash nuk mund ta konfirmojė askush. Manastiri, qė duket aq i vogėl, nga poshtė ėshtė i madh dhe me tė gjithė aksesorėt. Por zhgėnjyes pėr ceremoninė me ushtarėt. Brenda tij kanė mbetur kisha dhe dy ndėrtesa me interes, por gati tė rrėnuara. Dhe, mbishkrime. Ushtarėt e Socializmit, edhe kėtu, kanė lėnė gjurmėt e tyre. Jemi futur tek ai pasi kemi kaluar tė ēarėn e njė muri tė lartė guri, qė ėshtė i mbrojtur mirė dhe i hapur nė anėn jugperėndimore. Nga aty duket gjiri nga sipėr. Njė hyrje e veēuar e bėn mė tė bukur gjirin. Bash nė verilindje tė kėtij kompleksi ėshtė njė kullė trekatėshe. Kurse Blloku i gurtė i shkallėve, qė tė ēon nė katin e dytė, ėshtė i shkėputur nga trupi i kullės dhe hyrja ka tė ngjarė qė tė jetė bėrė me urė druri tė lėvizshme. Nė qoshen veriperėndimore tė manastirit ėshtė njė dykatėshe, me plan pak tė thyer.

Njė fik i madh ka mbirė aty dhe kuptohet tė pėgėrat e bagėtisė. Dikur shkruhesh nė njė shkrim teknik se kishte njė harkadė me pilastra, ndėrsa nė katin e dytė kolona prej guri. E veēanta e manastirit ishte se kishte shumė elementė arkitektonikė si harqe, kolona, korniza, pragje dritaresh, qė sot janė rrėnuar. Sot, nuk meshohet dhe vetėm nė 15 gusht nė njė festė lokale, ky vend popullohet. Nuk ėshtė i braktisur, kėmbėngul Maksi. Por, duhen tė paktėn 500-600.000 euro, qė tė arrish nė kualitet ruajtje qė tė mos jetė thjesht pėr qetėsimin e shpirtrave por tė jetė dhe njė monument historik, mė thotė mė pas njė nga krerėt e fshatit, qė kanė menduar gjoja pėr tė. “Fshatrat tona janė nė disa kuota shumė liberale. Nuk janė besimtarė tė fortė dhe tė devotshėm”, do mė shtojė seriozisht. Teksa rrotullohemi tė vetmuar, Maksi e ka njė justifikim dhe pėr kėtė: Ēdo njeriu kėtu? Ėshtė bukur, por kujt i hyn nė punė. Vėrtetė kujt mund t’i hyjė bukuria nė kėtė vend. Si pėr ironi, nga poshtė, deti tregon se ky vend kaq i bukur e ka mallkimin thjesht se ėshtė i bukur. Soditja dhe shėtitja nė tė e ka njė fund. Me tė njėjtin gėzim, qė i jemi ngjitur, pak mė vonė- po me aq i zbresim kėtij vendi. Kur mbėrrijmė puna e parė ėshtė tė ri-miqėsohemi me kafshėt. Por ato nuk afrohen. E shikojnė si armik njeriun, qė pas vitit 1997. Mbase gjithmonė njeriu ka qenė armik pėr to.
Nė fshat
Pak kilometra mė andej gjendet Nivica, fshati, qė ka pronėsinė mbi gjirin. Kemi mbėrritur kryetarin e komunės nė kohėn limit nė tė dalė tė fshatit, e tash ndanė njė rrapi, Ladi njė burrė gati 40 vjeēar, rreket tė na tregojė tė gjithė qerthullin e Kakomesė. Ėshtė njė nga militantėt dhe tash edhe kreu administrativ i kėtij vendi. Ka filluar njė shkollė artistike, por nuk e ka mbaruar. Flet me ngut, sepse e kemi kapur para njė mbledhje tė KRTS-sė lokale. E fillon nga mitologjia dhe e mbaron me tė sotmen. Pėr ironi i ka kthyer kurrizin fshatit, ashtu si Nivica detit, ndėrsa para ka fushėn e gjerė dhe rrugėt e gurta tė fshatit kudo. Problemi i Kakomesė u bė i njohur, kur fshatarėt e Nivicės i bėnė bllokadė forcave policore pėr pronat e tyre. “Pėr fat tė mirė ne kemi tapi nga viti 1902 deri mė 1945 dhe dokumenta tepėr origjinale, sepse nė kohėn e Zogut kemi pasur njė konflikt pėr njė pyll, qė ėshtė nė kufi tė kėsaj zone. Ne e kemi humbur atė territor. Ky territor ėshtė 200 ha dhe sipėrfaqja e mbetur ėshtė 3000 ha”. Kjo humbje u ka dhėnė njė as, qė nuk e lėnė sot e kėsaj dite banorėt dhe qė tash janė tė bindur se do e mbajnė. Kryetari i Komunės Kumi, ku pėrfshihet dhe Kakomeja sqaron qetazi: “Shteti pėr fatin e keq mendon sesi mund t’u japė 3000 ha kėtyre fshatarėve, kur mund t’u japė atyre mė mirė qė kanė lek dhe kanė mundėsi tė japin ryshfete dhe tė blejnė ministra”.

Fillon nga Saranda dhe mbaron nė gjirin e Kakomesė, prona e 129 familjeve, qė pretendojnė pronėsinė mbi bregdetin. “Kemi humbur procesin administrativ, por kemi administruar tė gjithė materialin arkivor dhe jemi nė gjykatėn e shkallės sė parė nė Tiranė dhe s’kam asnjė iluzion qė do tė fitojmė kėtu, por do tė fitojmė nė Strasburg, si ka ndodhur me tė tjerė. Janė pėrgatitur materialet dhe ankimimi dhe shpresojmė qė brenda 2-3-4-5 vjetėve tė fitojmė atje, kur tė humbim kėtu”, ma bėn tė qartė. I bie qė 70 ha territor, qė nėse jepet me njė ēmim qesharak prej 30-40 eurosh pėr metėr katror tė duhen 400-500 vjet tė shlyhet vlera e tokės, dhe kjo ėshtė vjedhje e hapur, sipas tij. Nuk kuptoj asgjė nga matematika e tij, por masterplani i bregdetit, qė ėshtė njė filozofi e caktuar, pėrbėn njė dėshtim dhe njė inciativė qė nuk do realizohet kurrė, sipas fshatarit. E ngėrēi dihet ėshtė njohja e pronave dhe vendimmarrja e pushtetit lokal, sepse ata janė tė pėrballur me realitetin. Nuk e kuptoj sesi mund tė bėhet turizėm nėse do tė parcelizohet, por ankthi i pronave dhe prona private ėshtė njė tjetė shenjė, qė kėtu nuk ecėn asgjė...Ladi tashmė ėshtė nė limite. Nxiton. Do tė ikė.
Lufta1
Nė njė sulm tė koordinuar, njė nga komandot mė tė mėdha sulmuese tė Flotės Mbretėrore, gjithmonė e vendosur nė Detin e Adriatikut (me emrin e koduar “HOUNDERFORCE”) zbarkoi nga luftanija “BLACKMORE”, nė gjirin e Kakome-sė, 10 kilometra nė veri tė Sarandės, mė 22 shtator 1944.
Ndėrkaq, partizanėt shqiptarė tė brigadave tė XII, XIV dhe IXX penetruan deri nė kufirin lindor tė Sarandės, nė komunėn e Delvinės, nė tė njėjtėn kohė kur mė poshtė, nė jug, nė Greqinė veriperėndimore, Gjenerali Zervas luftonte pėr tė marrė nėn kontroll qytetin e Igumenicės.

Pak zhgjėndėr
dhe histori
Komuna ka 10.000 banorė nė 9 fshatra, qė janė Piqeras, Lukovė, Nivicė, Borsh, Corrak. Janė 55 kilometra vijė bregdetare, qė kjo komunė, e ka shumė mė tepėr edhe se shteti Slloven, qė tash po habit Bashkimin Evropian me progresin e vet. Ėshtė mallkim mė ka pėrsėritur burri dhe nė ikje, sepse e ka kapur tollovinė qė ka krijuar. Por pak i ka bėrė pėrshtypje. Mė tregon variantin e tij tė legjendės sė Zeusit, Herės, Iosė, Hermesit. Ndaj mali qė fillon nga Kakomeja dhe kėtej quhet Hermes...ėshtė bėrė Cermes, mė thotė. Nė kohėn e dyndjeve bullgare kanė lėvizur emri dhe njė lexues i mirė i Iliadės mund tė bėjė kėtė analizė, qė e kam nga njė kujtesė historike, mė cilėson nė fund. Nė fakt legjenda ėshtė mė e thjeshtė dhe ėshtė nė Peloponez. Shqiptarėt, qė e kanė zhvendosur me kohė Olimpin nė Tomor, e kanė gjetur njė zgjidhje dhe pėr kėtė vend. Sipas historisė, Hera, mbretėresha e zotave nė Olimp urdhėroi Argosin, qė tė ruante Ion-tė dashurėn e re tė Zeusit. Pėr tė ruajtur atė nga zemėrimi i Herės, Zeusi e kishte kthyer nė mėshqerrė. Kėshtu qė Hera, qė ishte aq e zgjuar, urdhėroi Argosin qė tė ruante mėshqerrėn. Zeusi nuk ishte i kėnaqur. Ai dėrgoi Hermesin qė tė pėrzinte mostrėn. Hermesi arrinte tė pėrzinte Argosin, ndėrsa kėtu detajet shpėrndahen nė varėsi tė burimeve tė mitit. Disa thonė qė Hermesi e vuri Argorin nė gjumė me ninulla, ndėrsa tė tjerėt qė Hermesi e vrau mostrėn....Por, qė atėhere sipas kėtij njeriu, Kakomeja, ku u zhvilluan ngjarjet ėshtė e mallkuar. Nė kėmbė na thotė dhe gjėrat e fundit...

Pėr Kakomenė, si ėshtė pėrdorur
Ėshtė pėrdorur nga dy krahėt e politikės dhe banorėt janė tė ndėrgjegjshėm, se janė pėrdorur. “Ne e kemi pėrdorur dhe unė e kam ditur, qė edhe kjo pjesė e politikės nuk do tė na japė mė shumė se ajo dje, por pėr tė arritur qėllimin duhet tė zgjidhesh tė keqen mė tė vogėl. Ne nė kėtė moment zgjodhėm tė keqen mė tė vogėl dhe u bėmė palė me kėta, qė tash janė nė pushtet dhe unė jam nė vendimmarrje pikėrisht me ata krah tė politikės qė ėshtė nė pushtet dhe pa kėto kompromise nuk mund tė isha atje ku jam sot dhe ku mund tė marr vendime pėr aq sa mundem unė sot..Dhe mua mė takon dhe tė marr vendime pėr tė bllokuar por edhe pėr tė ēuar mė tej. Fshatrat turistikė janė njė iniciativė e dėshtuar qė nė nisje”, ka cilėsuar nė monologun e tij tė pafundmė. Drejtuesi i fshatit dhe tash i komunės pėr tė kundėrshtuar vendimin e Kakomesė mblodhi 50 veta nga fshati, pėr ti bėrė rezistencė kėtij vendimi. Por ti bėsh rezistencė kryeministrit apo qeverisė ėshtė shumė e vėshtirė me njė fshat qė ėshtė larg, thotė kryetari. Tash ikėn vėrtetė. Koha ėshtė e vrenjtur, por nga pak ka filluar tė ēelet. Mbi Rrapin e madh degėt tė kėrleshura me njėra-tjetrėn veshtojnė dhe kanė filluar tė luajnė ngadalė.
Lufta2
Nė ditėt nė vazhdim me pėrmirėsimin disi tė motit, dhe luftimet erdhėn nė ngritje. Kėshtu nė 9 Tetor, trupat e Flotės Mbretėrore vazhduan luftimin dhe beteja arriti pikėn kulmore me luftime nėpėr rrugėt brenda Sarandės gjė qė ēoi nė dorėzimin e Gjermanėve. Rreth 620 ushtarė armiq u zunė rob (midis tyre kishte shumė Austriakė dhe Polakė). Nga pala angleze, u vranė 5 oficerė, 9 ushtarė dhe u plagosėn 64 tė tjerė.
Sidoqoftė drama nuk mori fund kėtu. Nė mbrėmjen e 11 Tetorit qendra e Sarandės u trondit nga njė shpėrthim i fuqishėm. Nė kundėrshtim me konventėn e Gjenevės, komandanti gjerman kishte pėrllogaritur shpėrthimin nė qendrėn e qytetit, pas tėrheqjes sė trupave tė tij. Tė zemėruar Anglezėt do tė paditnin mė pas gjermanėt pėr kėtė thyerje tė marrėveshjeve ndėrkombėtare. Ditėn nė vijim, mė 12 Tetor, Gjermanėt nė Korfuz kapitulluan. Vetėm dy ditė mė vonė nė 13 Tetor, partizanėt hynė nė Delvinė, ku rreth 100 gjermanė tė tjerė ranė rob.
Po atė ditė partizanėt shqiptarė u ankuan pranė Shtabit tė Aleatėve qė trupat e “HOUNDERFORCE” kishin kryer plaēkitje nė Sarandė.
...
Enveri injoroi krejt burimet historike dhe ēlirimin e qytetit ua atribuoi partizanėve, kurse roli i Anglezėve, sipas tij, ishte kufizuar vetėm nė goditjen me artileri nga kalaja e Ali Pashait nė Likurs. Sesi shkoi nuk dihet. Por fshatarėt vazhdojnė qė tė ankohen, pėr njė zonė qė ėshtė tutje larg, ndėrsa Kakomeja ėshtė shumė pak e arritshme pėr njerėzit qė duan tė kapin njė mrekulli. Maksi nxiton dhe tash ka filluar pazarin e rrugės. Ndėrsa ne, tė kėnaqur, i bindemi meskinitetit tė tij tė neveritshėm. Dreqin e merr vesh, pse ėshtė kėshtu nė kėtė vend.
Materiali historik i Luftės marrė nga shkrimi i Richard Hodges pėr Ēlirimin e Sarandės

Ben Andoni : Revista Mapo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:07 am nga ILLYRIA

Ne vazhdim te kesaj teme , mendova se do te ishte interesante te punoja nje material njohes dhe informues per vijen bregdetare te atdheut tone, te cilin po jua postoj me pjese me poshte. Per me teper qe tashme jemi ne prag te periudhes se veres dhe shumekush qe desheron te vizitoje bregdetin shqiptar, te jete i mireinformuar per resurset dhe bukurite natyrore te ketij vendi ende te pazbuluar edhe nga vete ne, ne kete kend te te mrekullueshmit Mesdhe.



BREGDETI I SHQIPERISE

Vija bregdetare e Shqipėrisė konsiderohet si njė nga mė tė vecantat nė zonėn e Mesdheut, pėr bukurinė dhe kryesisht pėr plazhet, e zonat e virgjėra qė afron. Ndėrthurja e relievit bregdetar tė zonave ranore, me ato shkėmbore dhe zallore, krijojnė njė larmishmėri tė pafund pėrzgjedhjeje, pėr tė gjithė turistėt e apasionuar pas natyrės bregdetare. Nuk e teprojmė aspak nėse e cilėsojmė kėtė bregdet si njė perlė e rrallė e pazbuluar e zonės sė Mesdheut.
Bregdeti shqiptar ka njė shtrirje tė konsiderueshme me njė gjatėsi prej 450 km , duke pėrfshire kėtu edhe siperfaqet e lagunave qė gjenden nė tė. Fillon nė veri me grykėderdhjen e lumit Buna dhe mbaron nė jug me Kepin e Stillos. Kjo vijė bregdetare ka njė karakter te ndryshem dhe eshte e pasur me forma te shumellojshme, qe nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjel zallore, shpellat detare etj. Disa zona te bregdetit jane ende mjaft te pasterta nga pikepamja ekologjike dhe ne kete permbajtje ato perfaqesojne zona te rralla qe kane mbetur ende te paprekura ne pellgun e Mesdheut. Madje nė tėrė zonėn e mesdheut ėshtė vėshtirė tė gjenden plazhe dhe zona tė tilla tė virgjėra natyrore, me njė bukuri mahnitėse.
Ne veri bregdeti shqiptar fillon nga grykederdhja e lumit Buna, i cili sherben edhe si kufi me Republiken e Malit te Zi. Pikerisht ketu, si rrezultat i aluvioneve te lumit eshte formuar ishulli i vogel i Franc Jozefit, i cili ne varesi te prurieve kthehet edhe ne gadishull. Ky eshte nje objekt i rendesishem natyror sidomos per prezencen e shpendeve ujore dhe bimesise qe ai permban .
Plazhi me verior i vendit eshte Velipoja dhe gjendet 22 kilometra larg qytetit te Shkodres. Ky plazh me gjatesi prej 4 km, shpaloset me tėrė madhėshtinė e tij dhe ėshtė i shquar pėr cilėsinė e rėrės dhe pastėrtinė e saj. Deti shkallėzohet njėtrajtshmėrisht nė gjithė gjatėsinė e plazhit, nga cektina nė thellėsi. Kjo karakteristikė e bėn tė preferueshėm pėr turizmin familjar, pasi nuk paraqet rrezikshėmiri me thellėsi tė menjėhershme.
Njėsitė akomoduese( hotele, pensione etj), tė cilat ofrojnė njė shėrbim cilėsor, shtrihen nė njė pjesė tė madhe tė gjatėsisė sė plazhit. Kėto janė ndėrtime tė viteve tė fundit dhe nuk mungojnė baret, restorantet, disco etj tė cilat plotėsojnė mė sė miri kėnaqėsitė e turistėve.
Njė karakteristikė tjetėr e zonės nė tėrėsi dhe plazhit nė vecanti janė ditėt me diell, tė cilat llogariten rreth 250, brėnda njė cikli vjetor. Temperaturat mbi 20 grade celcius fillojnė rreth fundit tė Majit.
Laguna e Vilunit me nje siperfaqe prej 130 hektare, ndodhet pranė plazhit tė Velipojės. Me ekosistemin e shkėlqyer, kjo lagunė ėshtė padyshim njė mrekulli e natyrės, pėr shumėllojshmėrinė e florės dhe faunės qė ofron. Ajo qė i shton akoma mė shumė bukurinė dhe interesin plazhit tė Velipojės ėshtė edhe rezervati i pamasė i gjuetisė qė ndodhet pranė. Turistėt amatorė tė gjuetisė kanė mundėsinė qė krahas banjave tė shijojnė edhe gjuetinė.

Teksa zbresim mė nė jug tė vijės bregdetare, njė tjetėr plazh ranor ėshtė ai i Shengjinit. Vetem 8 Km larg nga qyteti i Lezhės. Shengjini, gjithashtu eshte i njohur per reren kualitalive me pėrmbajtje tė lartė jodi dhe ditėt e shumta me diell, qė ashtu si Velipoja pėrllogariten rreth 250 nė njė cikėl vjetor. Edhe Shėngjini afron njė shėrbim tė mirė pėr turistėt nėpėrmjet qėndrave akomoduese. Si njė qėndėr e gjuetisė sė peshkut Shėngjini shquhet edhe pėr lokalet e gatimit tė tij tė specieve nėnujore. Ne veri te Shengjinit rreze kodrave te Rencit gjendet i mbrojtur nga ererat, plazhi i mbrekullueshem i “Ranės sė hedhun”. Tė dyja kėto plazhe i pėrkasin rrethit tė Lezhės, i cili ka eko sisteme te shkelqyera natyrore tė vlefshme pėr zhvillimin e eko –turizmit, observimit te shpendėve, kafshėve tė egra etj .
Zona e grykėderdhjes sė Drinit si rrezultat i drejtimit te erėrave ėshtė e pėrshtatshme pėr “ surfing”. Nė grykėderdhjen e kėtij lumi gjendet sistemi lagunor i Kune – Vainit ku folėzojne shumė shpendė ujorė. Kėtu gjenden dy laguna; ajo e Cekės me sipėrfaqe 235 hektare dhe e Merxhanit 77 hektare. Surpriza me e kendshme per turistėt eshte ishulli ranor i Kunes me siperfaqe prej 125 hektare ne te djathte te deltes se Drinit. Ishulli i Kunes eshte i mbuluar me bimesi te harlisur higrofile . Aty rriten shkurre te gjelberta mesdhetare, liane, shelgje, frasheri etj. Pėrsa I pėrket bukurisė natyrore, grykėderdhja e Drinit me lagunat e saj, ėshtė e rrallė dhe tepėr e vecantė nė tėrė vijėn bregdetare tė pellgut tė Mesdheut Ne jug te Kunes gjenden plazhe te tjere me pak te frekuentuar te zones se Tales, me njė bukuri tė rrallė dhe nė pritje pėr tu zbuluar nga turistėt.

Teksa lėmė pas zonėn atraktive tė Lezhės zbresim nė jug, nė drejtim tė Gjirit tė Lalėzit, i cili shtrihet nga Kepi i Rodonit deri ne Bishtin e Pallės. Kepi i Rodonit e mbyll kėtė gji nga veriu duke u shtrirė nė det me njė gjatėsi prej 7,5 kilometrash. Zona rreth tij eshte nje nga vendet me interesante te bregdetit shqiptar per ushtrimin e zhytjeve nėnujore.
Plazhet e Gjirin te Lalezit jane plazhe ranore disa prej te cileve te rrethuar nga nje brez bimesie halore. Per tu permendur jane plazhet e Shen Pjetrit dhe Rrushkullit qe shquhen per cilesine e larte te pastertise se ujrave detare.

Mė i rėndėsishmi pėr nga madhėsia, infrastruktura turistike, shumėllojshmėria e shėrbimeve dhe pėrqėndrimi i turistėve, ėshtė nė vazhdim tė vijės bregdetare nė drejtim tė jugut Plazhi i Durresit , i cili ndodhet vetem 39 km larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Ai ka nje gjatesi prej 6 km dhe nje gjeresi te konsiderueshme tė brezit tė rėrės. Thellesia e ujrave te detit rritet shume gradualisht , tregues ky qe ben mjaft te preferuar kete plazh per femijet dhe pushimet e familiareve. Pozicioni i gjiut tė Durrėsit e bėn ate te mbrojtur nga ererat e forta. Ketu gjendet koncentrimi me i madh i fasiliteteve turistike me hotele, motele, komplekse vilash, bare , restorane , disko etj. Vitet e fundit krahas numrit te madh te pushuesve ditore nga kryeqyteti, plazhi i Durresit eshte kthyer ne piken numer nje te koncentrimit te turisteve qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe diaspora shqiptare nga vėnde tė ndryshme tė Europės.
Ne veri te qytetit te Durresit, rrėzė kodrave tė tij ndodhet plazhi i njohur i Currilave. Deti ėshtė i thellė nė kėtė segment dhe plazhi ėshtė i mbrojtur mirė nga erėrat e nxehta qė vijnė nga toka. Zona e plazhit tė Currilave ėshtė e shquar gjithashtu edhe pėr lokalet e shumta tė gatimit tė peshkut.
Plazhet e Golemit dhe Malit tė Robit janė nė vazhdim tė plazhit tė Durresit, duke perbere pothuajse nje njesi te vetme per nga karakteristikat. Ketu bie ne sy bimesia me pisha qe rrethon plazhin . Sikurse edhe ne plazhin e Durresit koncentrimi i lehtėsirave turistike eshte mjaft i madh ( hotele, komplekse, restorante).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:08 am nga ILLYRIA

Ne plazhet e tjerė qė i pėrkasin Rrethit tė Kavajės janė pėr tu pėrmendur ato tė Karpenit dhe tė Spillenjes, te cilet shquhen per cilesine kualitative te rėrės, ujrat e pastėrt detare dhe bimėsinė me pisha qe i rrethon. Kėto plazhe quhen relativisht tė reja pasi vetėm vitet e fundit kanė filluar tė frekuentohen nga turistėt dhe pushuesit. Tashmė nė Karpen dhe Spillenjė kane filluar investimet per krijimin e kushteve sa mė tė mira per akomodimin e turistėve.
Gjiri madhėshtor i Durrėsit mbyllet nė jug me Kepin e Lagjit. Ai ėshtė njė objekt natyror mjaft i pėrshtatshėm pėr ushtrimin e zhytjeve nėnujore, me konfigurimin e mrekullueshėm nėnujor dhe bimėsinė e pasur. Pranė kėtij kepi gjenden plazhet e vegjėl tė Bardhorit dhe Gjeneralit. Bardhori ėshtė njė plazh shkėmbor nė ndryshim tė theksuar nga e gjithė pjesa e plazheve ranore tė gjirit tė Durrėsit. Megjithėse i vogėl nė pėrmasa ai ėshtė mė i vecanti dhe me njė bukuri piktoreske tė rrallė. Ndėrsa plazhi i Gjeneralit ėshtė i rrethuar me bimėsi dhe i pėrngjet njė amfitheatri natyror. Kėto jane plazhe tė vecuara, maft tė qeta dhe mjaft tė pėrshtatshme pėr tu frekuentuar nga turistėt qė dėshėrojnė intimitet, larg zhurmės sė plazheve tė populluar tė gjirit tė Durrėsit.
Teksa vazhdojmė mė nė jug tė vijės bregdetare tė Shqipėrisė, duke lėnė pas gjirin e Durrėsit, na shpalosen objektet natyrore ndėr mė tė bukurat e kėtij bregdeti. Konkretisht plazhi i Divjakės dhe laguna e Karavastasė. Plazhi ranor i Divjakės, pylli dhe laguna pėrbėjnė nje kompleks natyror me nje rėndėsi tė madhe turistike. Pylli i Divjakės shtrihet nga grykderdhja e lumit Seman deri nė grykėderdhjen e lumit Shkumbin. Laguna e Karavastase ėshtė mė e madhja e tė gjithė bregdetit shqiptar, me nje siperfaqe prej 4.330 hektare. Ajo ėshtė nje prej 12 Parqeve Kombetare qe ka Shqiperia dhe per nga vlerat e bio diversitetit ka nje rendesi te vecante pėr tėrė rajonin. Laguna e Karavastase eshte pika me perendimore ne Europe ku folezon i ashtuquajturi pelikani kacurrel ( pelicanus crispus ). Rreth 5% e gjallimit botėror tė kėsaj specieje ndodhet pikėrisht nė lagunėn e Karavastasė. Eshte nje ekperience mjaft interesante observimi i ketyre pelikaneve ne se afroheni me varke prane nje ishulli ne lagune ku ata ulen zakonisht. Per keto vlera qe prej vitit 1994 laguna e Karavastase ndodhet nen ruajtjen nderkombetare te Konventes se RAMSARIT.
Ujrat e lagunes te cilat arrijne thellesi maksimale 1,5 metra jane te pasur me peshq, kryesisht tė llojit qefull dhe ngjala, te cilet ofrohen ne restorantet e shumte te plazhit te Divjakes. Bimesia e Parkut Kombetar te Divjakes shquhet per bukurine dhe freskine e vecante. Ketu mbizoterojne siperfaqet e pemėve halore me pishe te bute dhe te eger. Bien ne sy pishat me kurore te gjere ne forme ombrelle. Pylli eshte me kate duke filluar qe nga bimet barishtore e deri tek druret e larte.
Plazhi i Divjakes ka rėrė me pėrmbajtje tė konsiderueshme jodi dhe temperaturat mbi 20 grade fillojne qė nga gjysma e dyte e muajit Maj dhe vazhdojne deri nė prag tė muajit Tetor. Kjo ėshtė njė zonė ku kombinohen aktivitetet e plazhit me eko – turizmin. Karakteristikė e kėtij plazhi ėshtė ndėrthurja e brezit tė pishave me brezin e rėrės sė bregut. Nė periudhėn mė tė nxehtė tė verės, pėrcillet njė freski e kėndėshme nga pylli i pishave nė drejtim tė bregut tė detit.
Divjaka gjithashtu ėshtė e shquar pėr lokalet e saj tė gatimit tė peshkut dhe ngjalės sė freskėt tė zonės, si dhe surprizat e kėndshme pėr turistėt nė stilin e shėrbimit. Njėri nga lokalet e zonės ju shėrben peshkun nė zgarė hypur nė kal. Ky i fundit ėshtė mėsuar tė gjunjėzohet nė castin qė klientėve ju shėrbehet gatimi.

Grykederdhja e lumit Vjose qe ndodhet me ne jug, perben nje zone te mbrojtur natyrore ne te dy anet e lumit, e emėrtuar zona e Pish Poros Fier / Vlore. Kjo eshte nje zone natyrore me pisha bregdetare, plazhe ranore te vecuar si dhe vend i volitshem folezimi per shpendet ujore. Kjo hyn nė njė nga zonat e virgjėra dhe tė paeksploruara tė Shqipėrisė. Turistėt qė adhurojnė natyrėn, e pėr mė tepėr biologėt dhe zoologėt, kanė mundėsinė tė mrekullohen me kėtė ekosistem tė rrallė tė bregdetit shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:08 am nga ILLYRIA

Ne jug te grykederdhes tė lumit Vjosa gjendet laguna e Nartes, (e dyta pėr nga madhėsia nė Shqipėri, pas asaj tė Karavastasė). Brezi tokesor qe ndan lagunen nga deti eshte i mbuluar nga nje pyll pishe. Laguna e Nartes eshte nje tjeter eko- sistem natyror me mundesi per zhvillimin e eko –turizmit, observimit te shpendeve, peshkimit etj. Ajo perfaqeson kompleksin e dyte ne Shqiperi persa i takon presences se shpendeve ujore. Zona e Nartes eshte e njohur per prodhimin artizanal te veres se cilesise se larte. Ne te ardhmen turizmi natyror ne lagune mund te gershtohet me “ turin e veres “ qe prodhohet ketu.

Qyteti i Vlores ėshtė nje prej pikave me te rendesishme turistike te Shqipėrisė duke ofruar ne radhe te pare produktin “ sun & sea “ ( diell dhe det). Pėrqėndrimi i turistėve nė kėtė qytet tė lashtė dhe me tradita zė vėndin e dytė pėr dėndėsi(pas Durrėsit) dhe njėkohėsisht disponon portin e dytė mė tė madh tė vėndit.
Si brėnda nė qytet edhe nė zonėn pergjate plazheve te gjiut te Vlores, hotelet e rinj dhe me shėrbime tepėr cilėsore ju ofrohen turistėve tė tė gjitha shtresave dhe kategorive. Gjithkush mund tė gjejė nė qytetin e Vlorės atė mėnyrė akomodimi qė i pėlqen, si dhe lehtesirat e tjera si; pub-et, baret, restorantet, disko –clubet etj. Kjo eshte nje nga zonat me intensive turistike te vendit dhe njėkohėsisht mė atraktive.
Zona turistike fillon ne jug te qytetit nė lagjen e quajtur „Skelė“ dhe shtrihet pergjate plazheve te vegjel dhe shkembore te gjiut te Vlores. Jane plazhe me konfiguracion mjaft te bukur shkėmbor, nė gjire zallor tė vegjėl dhe tė vecantė, qė shtrihen deri nė zonėn e Jonufrės. Nė pothuaj cdo gji tė vogėl zallor ndodhet nganjė hotel qė ofron lehtėsira dhe kushte pėr turistėt. Nėnuji i kėsaj zone ėshtė mjaft intrigues pėr tė apasionuarit e sportit tė zhytjes. Sidomos nė plazhin e „Ujit Tė Ftohtė“ dhe nė gjirin e vogėl tė quajtur „Zhironi“, mund tė observohen lloje tė ndryshme peshqish dhe algat e zeza dhe tė qelbėrta, qė janė njė vecanti tepėr interesante e bimėsisė nėnujore.
Pas plazheve shkėmbore tė Jonufrės shtrihet plazhi i zonės sė Rradhimės qe zgjatet deri ne perroin e Dukatit prane qytetit te vogel te Orikumit. Plazhi rrethohet nga nje zone kodrinore e mbuluar me agrume qe kontraston mjaft bulur me ujrat blu te detit. Nė ndryshim nga plazhet e vegjėl shkėmbor tė Jonufrės, plazhi i Rradhimės karakterizohet nga shtrirja e vijės bregdetare si nė gjatėsi, edhe nė gjėrėsi, qė shoqėrohet me cektinėn e ujrave tė kulluar tė detit. E tėrė kjo zonė ofron hotele tė njė cilėsie tė mesme dhe tė lartė dhe mbi tė gjitha restorantet e mrekullueshme tė gatimit tė peshkut nė mėnyrėn tradicionale dhe kryesisht tė kuzhinės italiane.
Ne jug te gjiut te Vlores ndodhet Orikumi ku vitet e fundit eshte ngritur nje port jahtesh me njė kapacitet prej 650 vendesh. Plazhi i Orikumit ka nje gjatesi prej 2 km dhe ėshtė me tė njėjtat karakteristika si plazhi i zonės sė Rradhimės. Ne kete zone gjenden edhe shpellat detare te Panasė dhe Rrapit.
Edhe plazhi i Orikumit paraqet interes per zhytjet, pasi ketu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije te fundosura. E tille eshte anija Italiane “Po”e fundosur ne vitin 1941 gjate luftes italo –greke. Po keshtu thuhet se Jul Qesari mbyti anijet qe sollen trupat e tij ne ndjekje te Pompeut.
Ne jug – perendim, gjiri i Vlores mbyllet me gadishullin e Karaburunit i cili ėshtė gadishulli me i madh i Shqiperise me nje gjatesi prej 16 km dhe gjeresi maksimale prej 4,5 km. Bregu perendimor i Karaburunit eshte spektakolar, me brigje te larta dhe te copezuara, gjire, e plazhe te vogla zallore. Ne veri te gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alise e cila eshte shpella me e madhe detare e vendit . Ajo ka nje thellesi prej 30 metrash, nje lartesi prej 18 metrash dhe gjeresi prej 12 metrash. Keto permasa lejojne hyrjen e varkave ne shpelle. Emri i shpelles eshte ne kujtim te detarit ulqinak te shek XVII I cili ka lundruar ne keto ujra. Persa i perket plazheve te vegjel te Karaburunit duhet te permendim ato te gjiut te Arushės, plazhet e Gramės dhe Dafinės te cilet shquhen per ujrat e thelle, cilesine shume te larte te ujrave dhe pozicionimin e vecuar krejtesisht larg zhurmave. E tėrė kjo zonė hyn nė pjesėn e pazbuluar tė natyrės atraktive shqiptare.
Prane plazhit te Gramės ndodhet shpella e Skllevėrve. Sipas legjendes, ne antikitet ketu punonin skllever per nxjerrjen e gureve. Ne muret shkėmbore tė plazhit te Gramės gjenden mbishkrime antike dhe mendohet se ketu ka qene nje tempull i Dioskureve pellazge. Faqja perendimore e Karaburunit eshte nje prej pikave me terheqesi te bregut shqiptar per te apasionuarit e zhytjeve nenujore.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:09 am nga ILLYRIA

Prane gadishulli te Karaburunit gjendet ishulli i Sazanit. Ky ishull eshte me i madhi i Shqiperise me sip 5,7 km2 me nje gjatesi 4,8 km dhe gjeresi maksimale 2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti i Vlores. Ne antikitet ishulli eshte quajtur Sason. Ishulli perfaqeson nje bllok shkembor me brigje te ashpra, sidomos pjesa perendimore e ishullit, e cila rrihet vazhdimisht nga stuhitė detare tė Jonit. Ne pjesen jug lindore te ishulli gjendet plazhi zallor i „Admiralit“ qe shquhet per ujrat mjaft te pastra te detit. Sazani paraqet nje interest e vecante per zhytjet dhe se bashku me gadishullin e Karaburunit perbejne nje park te vertete nenujor tė pazbuluar .
Mbas qafes se Llogarasė shtrihen plazhet e Jonit, apo sic emėrtohen ndryshe, plazhet e “Rivieres Shqiptare”. Riviera eshte nje prej zonave me atraktive te Shqiperise ku ndėrthuren dielli, deti i thelle, plazhet e vegjel shkembore dhe intime, me shpatet madhėshtore tė maleve dhe kodrave te veshura me bimesi tipike mesdhetare ( ullinj, agrume ). Sigurisht tė tėrė kėtė peisazh e plotėsojnė fshatrat karakteristikė te ndertuar ndėrmjet malit dhe detit. Kjo eshte krahina me e ngrohte e Shqiperise ku temperature mesatare e janarit eshte 10 grade C dhe e Korrikut 25 grade C. Zona ka rreth 300 dite me diell.
Teksa qėndron nė qafėn e Llogarase (1.057 metra mbi nivelin e detit) hapet nje pamje madheshtore e bregut duke tė lėnė ndjesinė sikur e sodit nga avioni. Bukuritė e tokės dhe detit shpalosen mahnitėse sidomos nė kohėn e perėndimit tė dielli, qė duket sikur i pėrkėdhel me ngjyrėn e purpurtė teksa largohet pėr ti lėnė vėndin natės.
Plazhi i pare eshte ai i Dhraleos ne Palasė, me nje gjatesi prej 1,5 km. Ky plazh ėshtė njė ndėr mė egzotikėt e tėrė Rivierės shqiptare dhe shquhet per qetesine, ujrat shume te thella, e te theksuar blu. Bregu zallor ndricon verbues nė kontrast me blunė e thellė tė detit Jon.
Dhermiu qe vjen me ne jug eshte nje prej pikave turistike me te rendesishme dhe me te frekuentuara nga turistėt nė gjithe bregdetin shqiptar. Ujrat shume te pasterta te detit, plazhet intime , sportet ujore dhe zhytjejt nenujore e bejne vecanerisht shume te preferuar nga te rinjte. Plazhet qe perbejne Dhermiun jane Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipese ka nje forme mjaft tė rrallė dhe tė vecantė. Bregu i tij ėshtė i formuar nga nje perrua dhe nė tė dy krahėt e tij ngrihet nje kanion me mure shkėmbore deri ne 70 metra te larta. Ne plazhin e Dhermiut ndodhet edhe shpella detare e Pirateve. Barkat ofrojne dergimin e turisteve ne shpelle. Gjithashtu nė kėtė plazh ndodhen disa hotele, restorante dhe disko verore. Ne gjithe kete zone duke perfshire edhe fshatrat e tjera eshte i zhvilluar “turizmi familiar” ku turistet mund te akomodohen ne shtepi me qera.
Rreth 8 km ne jug te Dhermiut ndodhet Vunoi njė fshat karakteristik dhe i shquar pėr patriotizmin, mikpritjen dhe bujarinė e banorėve. Nga Vunoi merret drejtimi per nė plazhin mahnitės te Jalit . Plazhet e Jalit me gjiret e vegjėl zallor, janė njė mrekulli e vėrtetė e natyrės dhe spikasin nė tėrė gjatėsinė e vijės bregdetare. Ujėrat e thella, e tė kthjellėta tė krijojnė pėrshtypjen sikur po kundron nėndetin nga xhami i stėrmadh i njė akuariumi. Jali ofron dy kampinge tė organizuar mė sė miri( me rreth 100 cadra tė madhėsive tė ndryshme; nga njė person deri nė katėr) pėr turistėt shtegtarė qė adhurojnė kėtė mėnyrė pushimesh. Gjithashtu lokalet e gatimit tė peshkut janė tė shquar nė tėrė zonėn.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:09 am nga ILLYRIA

Vetem rreth 15 minuta me makine larg Vunoit ndodhet qyteti i vogel i Himares.
Himara eshte qendra kryesore e “ bregdetit Jonian te siperm”. Ne lashtesi emri i saj ishte Himera, qe presupozohet se prejvjen prej mitologjise dhe ka lidhje me historine e Kimerws mitologjike. Por ka fakte qe emertimi mund te jete akoma me i lashte. Himara daton si nje vendbanim dhe qytet i fisit ilir te Kaonėve. Ajo deshmohet me kete emer “Himera” qe ne shek. e V (perpara eres sone). Emertimi “ Himera” eshte me origjine pellazge.
Ajo qe dihet bazuar mbi disa fakte te shkruara dhe te ruajtura ne analet e Vatikanit eshte se, rreth shekullit te XV(te eres sone) pas renis se keshtjelles se Krujes dhe uzurpimit te saj nga otomanet, nje pjese e konsiderueshme e popullsise se kesaj zone u zhvendos ne brigjet e Himares, nga frika e masakrave turke. Nje pjese e tyre kaloi ne brigjet e Italise dhe nje pjese ndenji duke u pershtatur dhe banuar ne kete zone. Ende sot ne emrat dhe mbiemrat e himarioteve ruhen gjurmet e katragjysherve te tyre te shekullit te pesembedhjete.
Himara eshte nje pike turistike qe gjallerohet ne stinen e veres nga familiaret dhe te rinjte. Plazhet qe perbejne Himaren jane Spilea,Filikuri, Potami, Llamani dhe Livadhet. Keto plazhe shquhen per ujrat e thelle, karakterin shkembor dhe cilesine e mire ujrave te detit. Plazhi i Spilesė ėshtė ranor dhe shtrihet nė qėndėr tė Himarės. Plazhi i Potamit ndodhet nė njė gji tė vogėl disa qindra metra larg qėndrės sė Himarės dhe karakteristikė e tij ėshtė njė burim uji i ftohtė. Tė dy kėto plazhe ofrojnė qėndra akomoduese me njė shėrbim tė mirė, si edhe lokale tė gatimit tė peshkut.
Plazhi i Filikurit ndodhet nė anėn e pasme tė kodrės sė plazhit tė Potamit. Thyerja shkėmbore e kėtij gjiu tė vogėl ndėrthuret me ujrat e thella te detit Jon duke shpalosur njė natyrė tepėr piktorike, duke tw krijuar ndjesine sikur ndodhesh ne nje peisazh tee pokes se mitologjise.
Plazhet e Llamanit dhe Livadhet, ndodhen pak kilometra larg nga Himara. Plazhi i Livadheve ėshtė zallor dhe shtrihet pėrreth 1 kilomėtr gjatėsi, ndėrsa ai i Llamanit ėshtė i vogėl dhe i mbyllur mes dy kodrash shkėmbore me bimėsi karakteristike.
Ne Himare gjenden objekte kulti si Kisha e Shen Merise se Athalit, kisha e Kasiopise , kisha e Gjithshenjtoreve dhe banesa monument kulture e Lilo Llazarit. Himara e vjeter ne maje te kodres ka paraqitjen arkitektonike tipike te nje ngulimi mbrojtes nga deti.
Nje objekt mjaft interesant per tu vizituar eshte kalaja e Ali Pashait, e ndertuar ne nje pozicion mjaft terheqės mbi nje gadishull te vogel ne gjirin e vogel tektonik te Porto Palermos . Kalaja ka trajte tre kendore dhe mure me lartesi 20 metra. Supozohet se kjo kala ėshtė ngritur mbi rrėnojat e njė kalaje tė periudhės antike. Gjiri i Porto Palermos ofron njė plazh tė vogėl zallor dhe intim dhe shquhet pėr thellėsinė e menjėhershme tė ujrave qė shkon mbi 80 metra.

Pranė gjirit tė Porto Palermos gjendet fshati i Qeparoit i cili ka plazhin e tij karakteristik, si edhe njė nga rezervatet e peshkut mė nė zė tė gjithė rivierės. Nė kėtė rezervat tė ndėrtuar nė det, nė njė nga gjiret e vegjėl, turistėt mund tė kundrojnė nga afėr larminė dhe shumėllojshmėrinė e peshkut. Nė plazhin e Qeparoit sė fundmi janė ngritur disa ndėrtime tė reja qė ofrojnė dhoma komode pėr turistėt, si edhe dy lokale tė kėndshme me gatime tė ndryshme. Me interes tė vecantė paraqitet Qeparoi i vjeter i ndėrtuar nė kodėr, i cili ofron gjithashtu akomodim nė shtėpitė e banorėve, kryesisht pėr turizmin familjar. Nė fshat gjenden objekte tė tilla si kullat tre kateshe tė Ali Pashės, manastiri i Shėn Dhimitrit, banesa e Minella Gjikės etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jun 02, 2008 6:10 am nga ILLYRIA

Fshati i Borshit ndodhet disa qindra metra larg nga bregu i detit dhe rreth 20 minuta largėsi nga Himara. Plazhi i tij ėshtė mė i madhi nė tėrė rivierėn shqiptare me rreth 6 km gjatėsi. Bardhėsia me zallishte e tėrė kėsaj gjatėsie kontraston mrekullisht me blunė e thellė tė detit. Nė tėrė gjatėsinė e plazhit janė ndėrtuar hotele qė ofrojnė turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante tė shumėllojshme. Plazhi i Borshit ka pėrqėndrimin mė tė madh tė larmisė sė shėrbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, tė cilat afrojnė njė shumėllojshmėri gatimesh qė ndėrthurin kuzhinėn tradicionale me atė italiane. Nė gatimin tradicional Borshi shquhet pėr pjekjen e mishit tė qingjit dhe kecit nė hell. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se qė nga thellėsia e kohėrave, pėrvecse njė fshat bregdetar, ėshtė shquar edhe pėr blegtorinė.
Fshati i fundit nė tėrė gjatėsinė bregdetare tė Rivierės( pėrpara se tė arrimė nė qytetin e Sarandės) ėshtė Lukova, e cila zė njė vėnd tė vecantės pėrsa i pėrket shumėllojshmėrisė sė brezareve me agrume dhe ullinj.Reth 2 km largėsi, ndodhet plazhi i famshėm i Bunecit me pėrroin e mrekullueshėm tė ujit tė kulluar qė derdhet nė detin Jon. Nė drejtimin jugor tė plazheve tė Lukovės, drejt gjirit tė Kakomesė shtrihen pėr kilometra tė tėra pllakat karakteristike prej stralli tė bardhė verbues. Nė tėrė gajtėsinė e kėtyre pllakave ndodhen disa shpella tė vogla nėnujore me njė bukuri tė rrallė. Deri ne qytetin e Sarandes jane per tu permendur edhe plazhet e Kakomese dhe Krorezit, qe jane plazhe me bukuri te rralle dhe qe shquhen per ujrat mjaft te pasterta te detit. Plazhet e Lukovės dhe sidomos pjesa nga Buneci deri nė Kakome ėshtė njė mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet nė kėto plazhe, tė cilat mund tė cilėsohen nė kuptimin e plotė tė virgjėra.
Qyteti i Sarandės, ose “porta detare jugore e Shqipėrisė”, ndodhet e pozicionuar si nė njė ballkon natyror, pėrballė ishullit tė Korfuzit. Linjat e trageteve janė tė pėrditshme dhe lidhin kėtė ishull tė Greqisė me Sarandėn. Emri i sotėm i Sarandės rrjedh nga prezenca e njė manastiri tė hershėm kristian i “40 Shenjtorėve”. Rrėnojat e kėtij objekti ndodhen nė Qafėn e Gjashtės, nė hyrje tė qytetit.
Saranda shtrihet nė fund tė bregdetit tė Jonit dhe ofron njė shėtitore tė kėndshme me palma, si dhe plazhe tė vegjėl zallorė. Nė qėndėr tė saj gjenden rrėnojat e qytetit antik tė Onhezmit, i shkatėrruar nė shek V nga dyndjet e barbarėve. Sė fundmi (viti 2002) ėshtė zbuluar madje dhe njė sinagogė.
Vetėm 2 km nė jug tė Sarandės, nė njė kodėr dominante, ndodhet kalaja e Lėkursit. Fortifikimi u ndėrtua nga Sulltan Sulejmani gjatė fushatės pėr pushtimin e Korfuzit. Tashmė nė kala, ndodhet njė restorant, i cili krahas kuzhinės tė pasur, ofron edhe njė pamje tė mrekullueshme tė blusė sė thellė joniane.
Ne qytetin e Sarandes ndodhen plazhet e vogla te Centralit, Pllakave dhe Limanit . Zakonisht turistet qe preferojne detin udhetojne ne jug te qytetit ku pika me e frekuentuar eshte ajo e Ksamilit , I cili ndodhet midis gadishullit me te njejtin emer dhe lagunes se Butrintit. Perballe tij shtrihet ishulli I Korfuzit ndersa fare prane plazhit te Ksamilit gjendet 4 ishujt e tij te vegjel, te mbuluar krejtesht nga bimesi gjithnji e gjelbert mesdhetare. Siperfaqja e tyre arrin ne 8,9 hektare. Ne Kasmil gjenden disa hotele dhe restorante, tė cilat ofrojnė njė shėrbim kualitativ pėr turistėt. Kėta ishuj tė vegjėl dhe tepėr piktorik nė sipėrfaqen e blusė sė thellė tė detit Jon, janė shumė tė frekuentueshėn nga turistėt.
Nė anėn tjetėr ndodhet liqeni i Butrintit me ujė tė kripur, pasi ėshtė lagunė bregdetare me origjinė tektonike, qė lidhet me detin nėpėrmjet kanalit tė Vivarit 3,6 km i gjatė. Nė kėtė lagunė folėzon njė numėr i konsiderueshėm shpendėsh detarė.
Ekstremi me jugor I bregdetit Shqiptar deri ne kepin e Stillos perbehet nga plazhe te ulet te tipit te marsheve te cilet jane tė pazbuluar nga turistėt dhe krejtesisht te virgjer.
Adrian Dule

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi