ILIRIADA PORTAL

Zhan Zhak Russo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21062008

Mesazh 

Zhan Zhak Russo




Rusoi: Njė romantik nė Evropėn e arsyes

Rusoi e zhvilloi karierėn e tij gjatė iluminizmit franēez, nė epokėm e arsyes, e cila ne Francėn e shekullit tė tetėmbėdhjetė dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784), Kadorcet (1730-1794), Holbah dhe tė tjerė, tė cilėt njiheshin si filozofėt e asaj kohe.

Kėta burra ishin zėrat disidentė tė kohės, tė cilėt ndryshuan mėnyrat tradicionale tė mendimit pėr fenė, qeverinė dhe moralin. Duke besuar se arsyetimi njerėzor ėshtė drejtuesi mė i sigurt i fatit tė njeriut, ata theksonin se, “arsyetimi ėshtė pėr filozofinė, ndėrkohė qė lutjet janė pėr tė krishterėt”.
Kjo ėshtė tema e Enciklopedisė (1751-1780) sė shquar tė Dideroit dhe Dalamberit, e cila pėrmbante idetė mė thelbėsore tė filozofėve, dhe qė nė vitin 1780 arriti nė 35 volume.

Pikėrisht nė kėtė klimė tė gjallė intelektuale, Rusoi hyri me njė autoritet tė pabesueshėm.
Me gjithė arsimimin e pakėt formal, qė kishte marrė, ai paraqiti njė sere idesh rreth natyrės njerėzore me njė force tė tillė, saqė mendimi I tij, sė fundi, mbizotėroi mbi mendimet mė mbresėlėnėse tė kohės.


Zhan Zhak Ruso lindi nė Gjenevė, mė 1712. E ėma I vdiq pak ditė pas lindjes sė tij dhe I ati, njė arėbėrės, e la atė nė moshėn dhjetėvjeēare nėn kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qėndrimit dy vjet nė konvikt, pėr tė cilėn thoshte ai mė pas, nė veprėn e tij Rrėfimet- Mė mėsuan atje tė gjitha mbeturinat e panevojshme qė ka fituar emir arsim, atė e tėrhoqi pėrsėri tezja e tij dhe kėshtu nė moshėn 12 vjeēarte, arsimimit tė tij formal I erdhi fundi. Mbasi punoi njė kohė tė shkurtėr si ēirak nė gdhendjen e orėve, ai e la Gjenevėn dhe shėtiti nga njėri vend nė tjetrin, duke takuar njerėz tė ndryshėm, tė cilėt e ndihmuan atė, qė tė jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires tė fuqishėm.

Gjatė kėsaj kohe ai lexoi libra dhe zhvilloi aftėsi tjera nė muzikė. Mė pas ai filloi endjet nėpėr Francė, ku u gjend nėn kujdesin e njė gruaje fisnike, Mme. De Warrens, e cila ngulmoi nė arsimimin e tij tė mėtejshėm dhe u pėrpoq t'i gjente njė punė.


Puna e tij mė e qėndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithėse njė farė kohe ai punoi si tutor i fėmijėve tė M. De Mably, i cili ishte kryetar i Lionit. Mė vonė u bė sekretar i ambasadorit francez nė Venecia. Ai ishte njė fėmijė i shkėlqyer, i cili mėsoi shumė herėt tė lexonte. Nė moshėn dymbėdhjetė vjeēare, Rusoi lexoi njė pjesė nga veprat e klasikėve si Platon, Virgil, Horac, Montaine, Paskal dhe Volter, tė cilėt, me larminė e ideve tė tyre, ndikuan fuqishėm nė imagjinatėn e tij.
Nga Lioni ai shkoi nė Paris, i pajisur me njė sėrė letrash prezantuese nga familja Mably, ku ai punoi.

Kjo e ndihmoi atė qė tė takonte disa nga njerėzit mė tė shquar tė kryeqytetit tė Europės. Kėtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikėve tė pasur me artizanat e djersitur, nga madhėesia e katedraleve, me idetė heretike tė Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike tė lagjeve tė varfėra.

Megjithėse ai takoi shumė njerėz tė shquar, duke pėrfshirė dhe Dideron dhe filloi tė ngjiste me shpejtėsi shkallėt e shoqėrisė sė lartė franceze, brenda vetes ai ruajti, veēanėrisht me gratė, pasojat e vegjėlisė Mė 1746 ai krijoi njė lidhje tė gjatė me njė sherbetore tė paarsimuar, Therese Levasseur, me tė cilėn pėrfundimisht u martua mė 1768. Karriera letrare e Rusoit filloi me esenė e tij Debat pėr artet dhe shkencėn (1750), e cila ishte mė vone dhe fituese ēmimi.

Me njė forcė tė madhe emocionale, kėtu, ai kėmbėngul se morali ėshtė i korruptuar nga zėvendėsimi i besimit me shkencėn, nga ndjeshmėria artistike, nga imoralja nė letėrsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikėn.
Kjo ese e bėri Rusoin menjėherė tė famshėm, gjė qė e ēoi Dideronė tė thoshte se ai kurrė nuk kishte parė njė shembull tė tillė suksesi. Mė pas ai vazhdoi mė 1752, me operetėn Le Devin du Village, e cila u shfaq pėrpara mbretit dhe elitės sė tij dhe mė pas paraqiti komedinė Narcisi, tė luajtur nga komedia franceze.




Dy vepra tė rėndėsishme u shfaqėn mė 1755 " Debat" pėr origjinėn e pabarazisė ndėrmjet njerėzve dhe a ėshtė ajo e autorizuar nga ligji natyror?
dhe sė dyti" Njė debat pėr Ekonominė politike" , e cila u botua nė Enciklopedi.

Mė 1761, Rusoi botoi njė histori dashurie, Juli ose Helioza e re, e cila u bė njė nga romanet mė tė shquara tė shekullit XVIII.

Libri i tij Emili, i botuar mė 1762, ofroi njė propozim tė guximshėm pėr njė arritje tė re nė arsim dhe gjithashtu pėrmbante njė pjesė provokative tek Rrėfimet e besimit tė Savoyard Vicarit, e cila ishte njė kritikė ndaj institucioneve fetare, tė cilat pėrkrahnin rėndėsinė e besimit pėr njerėzimin.
Nė tė njejtin vit ai publikoi veprėn e tij mė tė famshme, Kontrata Sociale, nė tė cilėn ai kėrkoi tė pėrshkruante kalimin nga primitivizmi nė shoqėritė civile dhe ti pėrgjigjej pyetjes pse ligjet e kėsaj shoqėrie, tė cilėt qeverisin njerėzit janė legjitime.


Ditėt e fundit tė Rusoit ishin tė trishtueshme, pasi shėndeti i tij po keqėsohej, nė njė kohė kur ai vuante edhe nga njė paranojė e theksuar.

Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herė si nga kisha ashtu edhe nga shtetit, dhe ata hapėn fjalėn se Rusoi duhej tė arrestohej dhe duhej te sillej nė burgun Concierge, nė Pallatin e Drejtėsisė. Kėshtu qė, ai u arratis dhe nė kėtė kohė pranoi ftesėn e David Hjumit pėr ti bėrė vizitė atij nė Angli ku kaloi gjashtė muaj. Ai u kthye nė Francė i bindur se armiqtė e tij kishin pushuar sė shpifuri pėr tė.

Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha:"Jetėt tona ishin tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn. Unė nuk do tė jetoj shumė pas tij".


Rusoi vdiq nė moshėn 66 vjeēare, mė 1778.

ILIRI

Numri i postimeve: 4304
Reputation: 46
Points: 17108
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zhan Zhak Russo :: Komentet

Mesazh prej Sat Jun 21, 2008 2:00 pm nga ad

Paradoksi I tė mėsuarit
Kur Rusoi lexoi njoftimin e Akademisė sė Dizhonit, se ēmimi do ti jepej esesė mė tė mirė pėr problemin “nėse pėrtėritja e artit dhe shkencės kishin zotėsinė e pastrimit tė korupsionit moral”, ai reagoi me njė entuziazėm pasionant, duke vendosur tė shkruante tamam njė ese tė tillė.
Duke kujtuar kėtė rast, mė vonė ai thoshte:”E ndjeva veten tė verbuar nga mijėra shkėndija dritash, njė grumbull idesh reale mė vinin nė mendje me njė forcė dhe konfuzion, qė mė shtynė si njė ngacmim marramendės”.
Nė kėtė kohė ai ishte pothuajse 38 vjeē dhe kishte lexuar njė shumicė veprash nė literaturėn bashkėkohore, kishte udhėtuar nė Zvicėr, Itali, Francė- ishte ndeshur me kultura tė ndryshme dhe kishte harxhuar shumė kohė nė qarqet shoqėrore tė Parisit, pėr tė cilat nuk ndiente asgjė mė shumė, veēse pėrēmimin pėr atė shoqėri tė sofistikuar.

"Nė qoftė se unė do tė kasha shkruar vetėm ēerekun e atyre qė pashė dhe ndjeva-vazhdonte ai, unė do tė kisha nxjerė nė shesh, me po atė qartėsi, tė gjitha kontradiktat e sistemit tone shoqėror”. Ajo, qė ai vendosi tė tregonte, ishte se " njeriu nga natyra ishte I mirė dhe vetėm institucionet tona shoqėrore e kishin bėrė atė tė keq”, thėnie kjo e cila u shėndrua nė temė kryesore tė shkrimeve tė tij tė ardshme.

Por, nė esenė qė ai shkroi kishte mungesė saktėsie dhe qartėsie, pėr tė cilėn edhe vetė Rusoi pranoi se ” megjithėse e mbushur me forcė dhe passion (Debati I parė) tė linte shumė pėr tė dėshiruar si nė logjikė ashtu edhe nė rregull…dhe se kjo ishte njė nga punėt e mia tė dobėta nė arsyetim, qė unė kam shkruar”.

Pėr kėtė arsye, vepra e Rusoit Debat pėr artet dhe shkencėn u bė njė shėnjestėr e lehtė pėr tė gjitha kritikat.
Ishte e pamundur qė lexuesit tė mos kishin vėshtirėsi nė argumentet e tij paradoksal, qė civilizimi ishte shkaku I dėshpėrimit njerėzor dhe se shoqėria e korruptuar u krijua nga mėsimi I artit dhe shkencės.


Rusoi e filloi veprėn e tij Debate me njė vlerėsim tė lartė pėr arritjet e arsyes njerėzore, duke thėnė se ” ėshtė njė shfaqje fisnike dhe e mrekullueshme ta shikosh njeriun se si lartėsohet nėpėrmjet pėrpjekjeve tė tij, duke shpėrndarė me arsyetimin e tij tė gjitha retė e dyshimit, tė cilat natyra ua kishte krijuar”.
Vetėm pak fjali mė pas, eseja e tij shėndrohet nė njė goditje tė ashpėr pėr artin, letėrsinė dhe shkencėn, pėr tė cilat ai thoshte se ” janė si kurora lulesh pėrmbi zinxhirėt qė I mbajnė njerėzit tė nėnshtruar”, nė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe ” mbysin nė zemrėn e njeriut ndjenjėn e lirisė natyrore, pėr tė cilėn njeriu duket se ėshtė krijuar”.

Rusoi ishte I ndėrgjegjshėm se natyra njerėzore nuk kishte qenė mė e mirė nė kohėt mė tė hershme, por besonte se shkenca dhe arti krijonin disa ndryshime domethėnėse, tė cilat I bėnin njerėzit mė tė lig.

Pėrpara se ato tė krijoheshin, thotė ai, sjellja, tė mėsuarit, dėshira janė pėr tė folur me etiketė dhe morali ynė ishin tė ashpėr, por origjinal.
Mėnyrat moderne I bėnė tė gjithė tė flasin, tė vishen, tė sillen nė pėrputhje me ligjet e modes, duke mos ndjekur asnjėherė natyrėn e tyre tė brendshme kėshtu qė ne asnjėherė nuk mund tė shfaqemi ashtu siē jemi nė tė vėrtetė.
Sipas tij, turma njerėzore vepron e gjitha saktėsisht nė tė njejtėn mėnyrė, saqė ne nuk mund tė dallojmė as miqtė tanė nga njėri tjetri. Marrėdhėniet njerėzore tani janė tė mbushura plot me mashtrime, ndėrkohė qė nė kohėt e hershme njerėzit mund ta kuptonin lehtė njėri-tjetrin, epėrsi kjo, qė I parandalonte ata qė tė kishin shumė vese.

Rusoi e drejtoi sulmin e tij gjithashtu kundėr luksit dhe udhėheqėsve politik, tė cilėt e vinin theksin mbi aspektet ekonomike tė politikės. Ai u kujtonte bashkėkohėsve tė tij, qė
” politikanėt e kohėve tė hershme flisnin gjithmonė pėr moralin dhe virtytet, ndėrsa kėta tani flasin vetėm pėr tregti dhe para”.

Argumenti I tij kundėr luksit ishte se ky I fundit mund tė sillte njė shoqėri tė shkėlqyer, por jo jetėgjatė, pasi paratė ”mund tė blenin gjithēka, por jo moralin dhe njerėzit”.
Artistėt dhe muzikantėt, tė cilėt ndiqnin jetėn luksoze, do ta ulnin gjeninė e tyre nė nivelin e kohės, duke kompozuar vepra mediokre, qė tė pėlqeheshin lehtė.
Kjo ėshtė pasoja e keqe e tė mėsuarit nė art dhe shkencė, ku morali nuk zė mė vendin qė duhet dhe ku tė gjithė shijet janė te korruptuara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jun 21, 2008 2:01 pm nga ad

Njė nga mėnyrat pėr ta pėrballuar kėtė gjendje thoshte Rusoi, ėshtė tė njohėsh rolin e gruas, pasi burrat bėhen, gjithmonė, ashtu siē dėshiron gruaja.
Pra, nė qoftė se ju do tė dėshironit qė dikush tė ishte fisnik apo virtuoz, atėherė lereni gruan tju mėsojė se ēfarė ėshtė madhėshtia e shpirtit dhe virtyti.
Por, thotė Rusoi, problemi nuk ėshtė mė, nėse njė burrė ėshtė I ndershėm apo jo, por nėse ai ėshtė I zgjuar, jo nėse njė libėr ėshtė I dobishėm apo jo, por nėse ėshtė I shkruar bukur.
Vlerėsimet janė bujare pėr mendjeprehtėsinė, por virtyti ėshtė lėnė pas dore si I parėndėsishėm.

Rusoi gjithmonė pėrmendet nė dėshmitė historike pėr thėnien e tij, se progresi nė art dhe nė shkencė tė ēon nė njė korupsion moral dhe njė shoqėri tė kalbėzuar.
Egjipti, thotė ai, ishte "nena e filozofisė dhe e arteve, shpejt ai u pushtua nga Cambyses dhe mė pas, respektivisht nga grekėt, romakėt, arabėt dhe sė fundi turqit".

Po kėshtu Greqia, njė herė e njė kohė, vendi I heronjėve, " gjithmonė e ditur, gjithmonė e dhėnė pas kėnaqėsive dhe gjithmonė e skllavėruar nga tė gjitha revolucionet qė kaloi, nuk pėrfitoi asgjė mė shumė, veēse ndryshimet nė shkallėt e tė mėsuarit”.

Ishte kjo arsyeja e vėrtetė qė nė Greqi " jo tė gjithė elokuencat e Demostenit morėn frymė lirisht, pasi njė trup, ku arti dhe shkenca kanė hyrė njėherė, ai ėshtė gjithmonė shėndetlig".



Roma zhvilloi njė perandori tė madhe nė kohėn kur ishte komb I barbarėve dhe ushtarėve, por sapo ajo e lėshoi disiplinėn stoike dhe u dha pas qejfeve, u pėrbuz nga tė gjitha kombet e tjerė, bile edhe nga barbarėt.
Vetėm Sparta, pėr tė cilėn patriotizmi ishte virtyti mė supreme dhe e cila nuk kishte lejuar hyrjen e arteve, shkencės, tė artistėve dhe shkollarėve, ishte shteti ideal I Rusoit.

Tė shikoje Rusoin tė vlerėsonte injorancėn nė kohėn kur iluminizmi ishte nė kulmin e tij, ishte njė dukuri e ēuditshme.
Por ai nuk kishte pėr qėllim tė thoshte se filozofia dhe shkenca nuk kishin asnjė vlerė. Ai citonte me aprovim fjalėt e Sokratit, i cili, gjithashtu, e kishte vlerėsuar injorancėn.
Sokrati thoshte se ndėrkohė qė Athina ka sofistėt, poetėt, oratorėt dhe artistėt e saj, tė cilėt kanė bėrė deklarata ekstravagante pėr dijen, megjithėse dijnė shumė pak, "unė tė paktėn nuk kam asnjė dyshim pėr injorancėn time”.

Ajo, pėr tė cilėn ishte I interesuar Rusoi, ishte rreziku qė mund ti vinte moralit dhe shoqėrisė nga konfuzioni I teorive apo pikėvėshtrimeve tė kundėrta.
Nė qoftė se secili do ti lejohet tė ndiqte mendimet e tij rreth tė drejtave morale apo qoftė dhe tė vėrtetave shkencore, atėherė ėshtė e pashmangshme njė ndryshim serioz opinionesh.
Dhe, nė qoftė se kėto ndryshime do tė ndeshen kudo, atėherė nuk do tė vonojė shumė, derisa njė skepticizėm I thellė do tė pėrhapet nė gjithė njerėzimin.
Njė shoqėri e qėndrueshme mbėshtetet mbi njė sere opinionesh, tė cilėt janė pranuar nga shumica si regulla tė mendimeve dhe sjelljeve tė tyre. Rusoi mendonte se kėto opinione tė qėndrueshme mund tė minoheshin nga filozofia dhe shkencat pėr disa arsye. Pasi nga njėra anė, ēdo shoqėri ėshtė unike dhe gjenia e saj ėshtė njė pėrqėndrim I vlerave tė saj tė veēanta.

Por, shkenca dhe filozofia kėrkojnė tė zbulojnė njė tė vėrtetė universale. Ndjekja hap pas hapi e njė tė vėrtete tė tillė universale, e nxjerr opinionin vendas mė poshtė se e vėrteta dhe si rrjedhim shkatėron autoritetin e tij.
Pėr ta pėrballuar kėtė problem, shkenca theksonte kėrkesėn pėr prova dhe dėshmi, por pėrsėri opinionet mbisundues rreth termave mė kryesore nuk mund tė provoheshin duke kaluar mbi dyshime, dhe kjo shkaktonte mė tej humbjen e forces sė tyre detyruese. Kėshtu qė, mė pas, shkenca kėrkon njė qėndrim tė dyshimtė, I cili ishte nė kundėrshtim me mėnyrėn e pranimit tė opinioneve tashmė tė pranuar.

Ajo, qė e mban shoqėrinė tė bashkuar, ėshtė besimi dhe jo njohja. Por, shkencėtarėt dhe filozofėt e lėnė mėnjanė besimin gjatė pėrpjekjeve tė tyre nė kėrkim tė njohjes.
Pėr aq kohė sa kjo pasiguri ėshtė kufizuar tek disa individė tė veēantė, ajo nuk sjell ndonjė dėm tė madh.

Ajo, qė e shqetėsonte Rusoin, ishte pėrhapja e gjėrė e shpirtit tė dyshimit nė tė gjithė njerėzit, e cila kulmin e saj e ka skepticizmin.
Ai hap qė tė bėhej nga skepticizmi tek humbja e moralit shkaktonte, nė mėnyrė tė pashmangshme njė dobėsim tė virtytit shoqėror, tė cilin Rusoi e kuptonte kryesisht si virtytin e patriotizmit. Thelbi I shpirtit tė shkencės filloi tė minojė patriotizmin, qė nė momentin qė shkencėtarėt orvaten tė bėhen kozmopolitė, ndryshe nga patriotėt qė kanė njė lidhje tė ngushtė me shoqėrinė e tyre.
Pėr tju kundėrpėrgjigjur kėtyre tendencave disintegruese tė shoqėrisė, dilte domosdoshmėria e njė qeverie tė forte, e cila, sipas Rusoit, I hapte rrugėn despotizmit.

Sė fundi, kundėrshtimet e Rusoit nuk ishin tė lidhur shumė me shkencėn dhe filozofinė, sesa me pėrpjekjet qė bėheshin pėr ti popullarizuar kėto disiplina.
Ai kishte respekt tė madh pėr Francis Bekonin, Dekartin dhe Njutonin, tė cilėt I konsideronte si mėsuesit e mėdhenj tė njerėzimit, por ai shtonte se:”ju pėrket pak njerėzve tė ngrenė monumente pėr lavdinė e tė mėsuarit njerėzor”, dhe kjo do tė thotė qė lejosh qė pak njerėz tė merren me studimin e arteve dhe tė shkencės.

Nė kėtė rast ai sulmonte ata tė cilėt donin tė shtrembėronin shkencėn, duke e bėrė atė popullore, duke thėnė se "kėto grumbullime tė dijes, tė cilėt kanė thyer derėn e shkencės pėrpiqen tė bėjnė kėtė vend tė shenjtė tė pranueshėm pėr njė popullsi qė nuk e arrin dot atė".

Njerėzit duhet tė dinė, vazhdonte Rusoi qė " natyra duhet ti ruajė ata nga shkenca, ashtu si nėna I rėmben njė armė tė rezikshme nga duart fėmijės sė saj".

"Njerėzit e zakonshėm duhet ta ngrenė lumturinė ” mbi atė qė u thotė zemra e tyre".

Virtyti, thotė Rusoi, ėshtė "shkenca sublime e mendjeve tė thjeshta", pasi filozofia e vėrtetė ėshtė " tė ndėgjosh zėrin e ndėrgjegjes".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jun 21, 2008 2:01 pm nga ad

Kontrata Sociale


Megjithėse Rusoi e krahasonte njeriun natyror, nė gjendjen natyrore, me njeriun si shtetas I shoqėrisė civile, ai pranon se nuk mund tė jape njė shpjegim tė saktė, se si ka ndodhur kalimi nga mė e hershmja tek mė bashkėkohorja.

Pra, edhe qėllimi i tij tek libri Kontrata Sociale ėshtė jo tė pėrshkruajė ndryshimet e njeriut primitiv, derisa arriti tek pasardhėsit e tij tė anėtarėsuar nė shoqėrinė politike, por akoma mė tej, tė jape njė pėrgjigje pėr pyetjen, pse njė njeri duhet tu bindet ligjeve tė qeverisė.
Kėshtu Rusoi e filloi librin me frazėn e famshme " njeriu ka lindur i lirė, por ai kudo ėshtė nėn zinxhirė"."Si erdhi ky ndryshim?”-vazhdon ai,-unė nuk e di.

Ēfarė e bėri atė tė ligjshėm? Kėsaj pyetje, po, mund ti pėrgjigjem”.

Nė gjendjen natyrore njeriu ėshtė I lumtur, jo sepse ai ishte engjėll, por sepse jetonte plotėsisht pėr veten e tij dhe zotėronte njė pavarėsi absolute.
Rusoi e kundėrshtonte doktrinėn e mėkatit tė lindur dhe nė vend tė saj besonte se origjina e sė keqes duhet tė kėrkohet nė stadet e mėvonshme tė zhvillimit njerėzor nė shoqėri.

Nė gjendje natyrore, thotė Rusoi, njeriu ėshtė I motivuar nga "njė gjendje natyror (amour de soi), e cila e shtyn ēdo kafshė nė vetėmbrojtje, e cila detyron njeriun, qė nėpėrmjet arsyes dhe keqardhjes, tė jetė human dhe me virtyte ".

Nė tė kundėrtėn, ashtu si njeriu zhvillon kontakte sociale, ai gjithashtu zhvillon dhe vese, pasi tani ėshtė I motivuar ” nga ndjenja artificiale (amour propre), e cila ka lindur me krijimin e shoqėrisė, dhe e cila ēon ēdo individ tė bėjė mė shumė pėr veten sesa pėr tė tjerėt”, dhe ” kjo I shtyn njerėzit drejt tė gjitha tė kėqijave qė ato pėrgatisin pėr njėri tjetrin…”, duke pėrfshirė kėtu edhe konkurencėn e vazhdueshme pėr nderime, xhelozinė, ligėsinė, sqimėn, krenarinė dhe pėrēmimin.




Pra, sė fundi ėshtė e pamundur qė njeriu tė jetojė vetėm, sepse sipas tė gjitha gjasave, thotė Rusoi, numri I njerėzve vjen nė rritje tė vazhdueshme, kusht ky qė I bashkon ata nė njė shoqėri.

Atėherė, si mund tė pajtoheshin njerėzit me pavarėsinė e lindur, ndėrkohė qė ishte e pashmangshme mundėsia pėr tė jetuar sė bashku?
Problemi, thoshte Rusoi, ėshtė " tė gjesh njė formė lidhjeje, e cila tė mbrojė, me gjithė forcėn, individin dhe tė mirat e ēdo lidhjeje, ku secili, pavarėsisht se bashkohet me gjithė tė tjerėt, mund ti bindet pėrsėri dhe vetes sė tij”.
Zgjidhja pėr kėto probleme ishte " inkuadrimi I plotė I secilit, sė bashku me tė gjithė idetė e tij, Brenda njė komuniteti tė pėrbashkėt”. Rusoi ishte I bindur se kjo ishte rruga drejt lirisė.

Ideja e njė kontrate sociale, duket sikur I ka disa pika tė saj qė nė tė kaluarėn historike.
Por Rusoi nuk e shikonte atė, nė kushtet historike, pėr aq kohė sa ai kishte pranuar qė nuk ka asnjė mėnyrė, pėr tė zbuluar prova pėr ekzistencėn e njė ngjarjeje tė tillė.
Sipas tij, kontrata social ėshtė njė realitet jetėsor, I cili ėshtė present kudo qė ekziston njė qeveri e ligjshme.

Kjo marrėveshje jetėsore ėshtė parimi bazė I njė bashkimi politik-ky parim ndihmon pėr tė mposhtu paligjshmėrinė e vendimeve absolute dhe siguron lirinė, sepse secili, me dėshirė, pėrpiqet qė ta pėrshtasė sjelljen e tij nė harmoni me lirinė legjitime tė tė tjerėve.

Ajo, qė njeriu humbet nga kontrata sociale, ėshtė " liria natyrore" dhe e drejta e pakufizuar mbi gjithēka, ajo qė ai fiton ėshtė ” liria civile” dhe e drejta e pronės mbi atė qė ai zotėron.

Baza e kontratės sociale, thotė Rusoi, ėshtė ajo " qė secili prej nesh vendos vullnetin dhe gjithė fuqinė e tij nėn drejtimin supreme tė vullnetit tė pėrgjithshėm dhe, nė kėtė bashkim, ne e shikojmė ēdo anėtar si njė pjesė tė pandarė tė sė tėrės".



Kjo marrėveshje nėnkupton se cilidio, qė do tė refuzojė, ti bindet vullnetit tė pėrgjithshėm, do tė detyrohet qė ta bėjė kėtė nga e gjithė kjo lidhje e bashkuar.
Shkurt, " kjo do tė thotė qė ai do detyrohet qė tė jetė I lirė".

Cili ėshtė justifikimi i thėnies, qė shtetasit mund tė detyrohen qė tė jenė tė lire?
Ligji, mbi tė gjitha, ėshtė rezultat I vullnetit tė pėrgjithshėm, ku vullneti I pėrgjithshėm, thotė Rusoi, ėshtė dėshira e sovranit.
Pėr Rusoin, sovrani nėnkupton numrin e pėrgjithshėm tė shtetasve pėr njė shoqėri tė dhėnė.

Atėherė, vullneti I pėrgjithshėm I sovranit ėshtė njė vullnet I vetėm, I cili pasqyron grumbullimin e vullneteve tė tė gjithė shtetasve. Vullnetet e shumtė tė shtetasve mund tė konsiderohen si njė vullnet I pėrgjithshėm, sepse ēdonjėri prej tyre ėshtė pjesė e marrėveshjes sociale, sipas sė cilės ēdonjėri duhet ti drejtojė veprimet e tij, pėr tė arritur tė mirėn e pėrbashkėt.
Atėherė, ēdo shtetas, duke menduar pėr tė mirėn e tij, kupton se duhet tė ruhet nga sjellja qė do ti bėnin tė tjerit, tė ktheheshin kundra tij, apo ta gjykonin atė.
Nė kėtė mėnyrė ēdo shtetas kupton se e mira dhe liria e tij janė tė lidhura me tė mirėn e pėrbashkėt.

Idealisht, mė tej mund tė themi se vullneti I ēdo individi ėshtė krejtėsisht I njejtė me vullnetin e ēdo individi tjetėr, pėr aq kohė sa ato kanė tė gjithė tė njejtin qėllim dhe pikėrisht atė qė ne e quajmė tė mirė tė pėrbashkėt.
Pėrderisa, nė kėto vendosje ideale, vullnetet e tė gjithė individėve jane tė njejtė ose tė paktėn tė qėndrueshėm, atėherė mund tė thuhet qė ekziston vetėm njė vullnet, qė ėshtė vullneti I pėrgjithshėm. Pėr kėtė arsye, mund tė thuhet se nė qoftė se ligjet janė product I njė vullneti tė pėrgjithshėm sovran, atėherė ēdo individ ėshtė autor I vėrtetė I kėtyre ligjeve dhe nė kėtė mėnyrė ēdo njeri I bindet vetėm vetvetes.



Elementi I detyrimit, nė thėnien e Rusoit, hyn vetėm atėherė kur dikush refuzon qė ti bindet ligjit.

Rusoi bėnte dallim ndėrmjet vullnetit tė pėrgjithshėm dhe vullnetit tė tė gjithėve, duke thėnė se shpesh ėshtė njė diferencė shumė e madhe ndėrmjet vullnetit tė pėrgjithshėm dhe dėshirės tė tė gjithėve. Ajo qė bėn dallimin ndėrmjet kėtyre dy formave tė vullneteve tė pėrbashkėt ėshtė tek qėllimi qė arrin secila prej tyre. Nė qoftė se, vullneti I tė gjithėve ka tė njejtin qėllim me dėshirėn e pėrgjithshme dhe pikėrisht tė mirėn e pėrbashkėt dhe drejtėsinė, atėherė nuk do tė ketė asnjė ndryshim ndėrmjet tyre.
Por, thotė Rusoi, shpesh vullneti I tė gjithėve ka njė qėllim tė ndryshėm ku fjala tė gjithė I referohet pėrkrahėsve tė njė grupi, dhe nė qoftė se rastėsisht ata janė shumica.
Njė qėllim devijues pasqyron interesa tė veēantė privat nė kundėrshtim me tė mirėn e pėrbashkėt.

Kur kjo ndodh, shoqėria nuk ka njė vullnet tė pėrgjithshėm.
Vullnetet e saj tani janė tė barabarta me numrin e grupeve apo fraksioneve. Akoma mė tej, nė qoftė se vullneti I pėrgjithshėm do tė arrijė tė shprehė vetveten, atėherė Brenda shtetit nuk do tė ketė mė fraksione apo grupe te pjesshme.Rusoi ishte I bindur se, nė qoftė se njerėzve do tu jepej informacioni I duhur dhe do tė kishin mundėsinė ti paramendonin gjėrat dhe pa komunikuar me njėri tjetrin, por thjeshtė duke menduar mendimet e tyre, shtetasit do tė arrinin nė njė vullnet tė pėrgjithshėm.

Ata duhet tė zgjedhin atė rrugė qė ti udhėheqė drejt sė mirės sė pėrbashkėt apo drejtėsisė. Vetėm e mira e pėrbashkėt do tė mund tė sigurojė lirinė mė tė madhe tė mundshme pėr secilin shtetas.
Nė kėtė rast mund tė ketė disa njerėz, tė cilėt mund tė zgjedhin mosbindjen ndaj ligjit. Por nė qoftė se ligji ėshtė bėrė nė mbėshtetje tė sė mirės sė pėrbashkėt dhe drejtėsisė, nė kundėrshtim me interesat vetjake, atėherė ai shpreh, vėrtetėsisht, vullnetin e pėrgjithshėm. Personi, I cili voton kundėr kėtij ligji, apo zgjedh mosbindjen ndaj tij, ėshtė nė gabim.

"Kur opinioni ėshtė nė kundėrshtim me vetė interesat e mia, kjo tregon se unė isha I gabuar dhe ajo qė unė mendoja se ishte vullneti I pėrgjithshėm, nuk qe e tillė".

Kur njė ligj propozohet, shtetasve nuk u kėrkohet as ta aprovojnė e as ta kundėrshtojnė atė, atyre u kėrkohet tė vendosin se ky ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e pėrgjithshėm, qė do tė thotė me tė mirėn e pėrbashkėt apo drejtėsinė.

Vetėm kur pyetja ngrihet nė kėtė mėnyrė mund tė thuhet se vullneti I pėrgjithshėm ėshtė gjetur nga llogaritja e votive.
Vetėm nė kėto rrethana gjendet justifikimi pėr tė detyruar dike qė ti bindet ligjit. Si rezultat, ai do ti bindet me dėshirė, nė qoftė se ka kuptuar saktė kėrkesėn pėr njė tė mire tė pėrbashkėt, e cila I siguron atij lirinė mė tė madhe.
Vetėm nė kėto rrethana, thotė Rusoi, ėshtė e ligjshme tė thuhet se ai ėshtė I detyruar tė jetė I lirė.


Rusoi nuk kishte asnjė iluzion, se do tė ishte e lehtė tė krijoje tė gjitha kushtet pėr ligje tė drejtė nė njė botė moderne.
Pėr njė arsye, shumė nga mendimet e tij pasqyronin kushtet e vendlindjes sė tij tė vogėl tė Gjenevės, ku pjesėmarrja e shtetasve ishte mė direkte.
Pėrveē kėsaj, vizioni I tij I mėsipėrm, pėrfshinte disa supozime, qė kėrkonin virtyte njerėzore tė konsiderueshme.

Nė qoftė se kujtdo I kėrkohej qė ti bindet ligjit, atėherė kushdo duhej tė kishte tė drejtė, qė tė merrte pjesė dhe tė vendoste pėr ato. Personat, tė cilėt pėrfshiheshin nė marrjen e vendimit pėr krijimin e ligjeve, duhej tė mposhtnin interesat vetjak apo interesat e grupeve dhe fraksioneve dhe me vetėndėrgjegje tė mendonin pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

Rusoi besonte, gjithashtu, se tė gjithė shtetasit duhet tė marrin pjesė njėsoj nė bėrjen e ligjeve, se ligjet nuk mund tė bėhen vetėm nga pėrfaqėsuesit, sepse njerėzit, edhe po tė duan, nuk mund tė privojnė veten nga kjo e drejtė e pamohueshme.



Por me rritjen nė pėrmasa dhe nė kompleksitet tė shtetit modern, zhvillimi qė Rusoi kishte parė tė ndodhte nė ditėt e tij, sė bashku me supozimet dhe kushtet e tij, pėr tė arritur njė shoqėri tė drejtė, dukej se do mbetej mė shumė njė ideal sesa njė mundėsi e menjėhershme.

Duke I pare si njė e tėrė, shkrimet e Rusoit ishin njė goditje pėr Epokėn e Arsyes, e cila I dha impuls lėvizjes romantike, duke e vėnė theksin te ndjenja,(qė e ēoi Gėten tė thoshte se ndjenja ėshtė mbi tė gjitha), ringjalli besimin, sado ql ai kishte dyshime tek disa nga mėsimet tradicionale tė fesė, krijoi njė drejtim tl ri pėr arsimim (libri I tij Emili, u konsiderua njl nga punėt mė tė mira pėr arsimin, qė nga vepra e Platonit Republika), frymėzoi Revolucionin Francez, pati njė ndikim tė veēantė mbi filozofėt pasardhės, dhe nė mėnyrė tė veēantė, mbi Emanuel Kantin.

Nė njė rast Kanti kishte humbur kaq shumė ahumė pas leximit tė librit tė Rusoit Emili, sa harroi tė bėnte shetitjen e tij tė pėrditshme. Ndėrsa Kanti pranonte se ishte Dejvid Hjumi ai qė e ndėrgjegjėsoi nga pėrēarjet dogmatike tė Rusoit nė lidhje me teorinė e njohjes, por njėkohėsisht ishte Rusoi ai qė I tregoi atij rrugėn pėr njė teori tė re tė moralit.

Kaq i impresionuar ishte Kanti nga shpirti i brendshėm I Rusoit, sa ai vari fotografinė e tij, nė murin e studios sė tij, I bindur se ai ishte Njutoni i moralit botėror.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jun 21, 2008 2:02 pm nga ad

Jean Jacques Rousseau (1712-1778): Swiss-French philosopher, writer, political theorist, and self-taught composer Rousseau contended that man is essentially good, a noble savage when in the state of nature (the state of all the other animals, and the condition man was in before the creation of civilization and society), and that good people are made unhappy and corrupted by their experiences in society.

He viewed society as artificial and corrupt and that the furthering of society results in the continuing unhappiness of man. Rousseau's essay, Discourse on the Arts and Sciences (1750), argued that the advancement of art and science had not been beneficial to mankind. He proposed that the progress of knowledge had made governments more powerful and crushed individual liberty. He concluded that material progress had actually undermined the possibility of sincere friendship, replacing it with jealousy, fear and suspicion.


Perhaps Rousseau's most important work The Social Contract that describes the relationship of man with society. Contrary to his earlier work, Rousseau claimed that the state of nature is a brutish condition without law or morality, and that there are good men only as a result of society's presence. In the state of nature, man is prone to be in frequent competition with his fellow men. Because he can be more successful facing threats by joining with other men, he has the impetus to do so. He joins together with his fellow men to form the collective human presence known as society. The Social Contract is the compact agreed to among men that sets the conditions for membership in society.


Rousseau was one of the first modern writers to seriously attack the institution of private property, and therefore is considered a forebearer of modern socialism and Communism. Rousseau also questioned the assumption that the will of the majority is always correct. He argued that the goal of government should be to secure freedom, equality, and justice for all within the state, regardless of the will of the majority.


One of the primary principles of Rousseau's political philosophy is that politics and morality should not be separated. When a state fails to act in a moral fashion, it ceases to function in the proper manner and ceases to exert genuine authority over the individual. The second important principle is freedom, which the state is created to preserve. Rousseau's ideas about education have profoundly influenced modern educational theory. He minimizes the importance of book learning, and recommends that a child's emotions should be educated before his reason. He placed a special emphasis on learning by experience.


Man is born free but everywhere is in chains. In reality, the difference is, that the savage lives within himself while social man lives outside himself and can only live in the opinion of others, so that he seems to receive the feeling of his own existence only from the judgement of others concerning him. It is not to my present purpose to insist on the indifference to good and evil which arises from this disposition, in spite of our many fine works on morality, or to show how, everything being reduced to appearances, there is but art and mummery in even honour, friendship, virtue, and often vice itself, of which we at length learn the secret of boasting; to show, in short, how abject we are, and never daring to ask ourselves in the midst of so much philosophy, benevolence, politeness, and of such sublime codes of morality, we have nothing to show for ourselves but a frivolous and deceitful appearance, honour without virtue, reason without wisdom, and pleasure without happiness.


In 1762, Rousseau published The Social Contract, which, though it was largely unread when it first came out, became one of the most influential works of abstract political thought in the Western tradition. In the Discourse on Inequality, Rousseau had tried to explain the human invention of government as a kind of contract between the governed and the authorities that governed them. The only reason human beings were willing to give up individual freedom and be ruled by others was that they saw that their rights, happiness, and property would be better protected under a formal government rather than an anarchic, every-person-for-themselves type of society. He argued, though, that this original contract was deeply flawed.


The wealthiest and most powerful members of society tricked the general population, and so installed inequality as a permanent feature of human society. Rousseau argued in The Social Contract that this contract between rulers and the ruled should be rethought. Rather than have a government which largely protects the wealth and the rights of the powerful few, government should be fundamentally based on the rights and equality of everyone. If any form of government does not properly see to the rights, liberty, and equality of everyone, that government has broken the social contract that lies at the heart of political authority.

These ideas were essential for both the French and American revolutions; in fact, it is no exaggeration to say that the French and American revolutions are the direct result of Rousseau's abstract theories on the social contract.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi