ILIRIADA PORTAL

KOSTANDINI I MADH, PERANDORI ILIR QE NDRYSHOI HISTORINE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26062008

Mesazh 

KOSTANDINI I MADH, PERANDORI ILIR QE NDRYSHOI HISTORINE




KOSTANDINI I MADH, PERANDORI ILIR QE NDRYSHOI HISTORINE

Mbas Krishtit, Budes dhe profetit Muhamet, Kostandini i Madh konsiderohet njeriu me me ndikim ne tere historine.
Flav Valer Kostandini, mbiquajtur i Madhi, ishte nje nga perandoret e famshem te Romes, me origjine ilire. Lindi ne Nais Nishi i sotem, ne vitin 274 mbas Krishtit. Pervecse si nje perandor i madh, ai njihet si themelues i Kostandinopojes, kryeqendres se perandorise se mevonshme te Bizantit, por mbi te gjitha ai njihet si perandori i pare i krishtere.

Akti i konvertimit te Kostandinit nga pagan ne te krishtere, perben nji akt historik jo vetem pse shembulli i tij u ndoq nga nji numur i madh nenshtetasish te perandorise, por dhe sepse me kete rast, mbas tre shekujsh perndjekjeje ne perandorine romake, krishterimi nis te marre fryme lirisht. Ne epoken e sundimit te tij mori fund nje here e mire persekutimi i te krishtereve.

Ky perandor i madh ishte i biri i Kostanc Klorit, i cili ne kohen kur lindet Kostandini ishte nje komandant i thjesht, dhe i Elenes (e cila me vone do te konsiderohej shenjtore dhe do te permendet si pelegrinia e pare ne token e shenjte te Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjelle ne Kostandinopoje Kryqin e Vertete). Kostandini e kaloi rinine ne oborrin e perandorit Dioklecian, i cili edhe ai ishte ilir, nga Dioklea Dukla (Mal i Zi).

Ne vitin 305, fale sistemit te ri politik, Tetrarkise, vendosur nga Diokleciani, i cili pak vite me vone do te abdikoje, babai i Konstandinit, Kostanc Klori behet nje nga perandoret, ndersa Kostandini, i cili kishte treguar talent te vecante ushtarak ne Lndje, shkon mbas te atit ne Britani. Ne vitin 306 i ati, Kostanc Klori vdes dhe Kostandini proklamohet perandor fale mbeshtetjes se legjionareve te Eburakumit, ne Britani –pjesa me e madhe e te cileve ishin gjermane dhe kelte. Ne njezet vitet e ardhshme ai u detyrua te luftonte kunder metuesve te tjere per fron, qe ishin: Maksimiani, Masenci, Licini, Galeri e Maksimin Daia. Ai arrin te shpallet perandor vetem ne vitin 324.

Kur me 312 Galeri e Maksimiani vdesin, Kostandini ripushton Italine, lidh aleance me Licinin per me teper duke i dhene per grua te motren nga babai, Kostancen dhe i kundervihet Masencit. Simbas legjendes, ne prag te betejes se Saxa Rubra s, Kostandinit i shfaqet ne enderr Jezusi, i cili i kerkon te shkruaje dy germat e para te emrit te tij, ne greqisht XP, mbi shqytet e legjionareve.

Thuhet se ne diten qe pasoi, Kostandini pa diellin te shfaqej ne formen e nje kryqi, dhe ne qiell pa te shkruara keto fjale: "In hoc signo vinces" ("Me kete shenje ti do te fitosh"). Kjo ndodhķ profetike shenoi fillimin e dilemes se tij per t’u konvertuar ne te krishtere.

Dhe vertete, diten e neserme ai e derrmoi Masencin ne rrethinat e Romes dhe senati e njohu ligjerisht si fitimtar, duke i dhene titullin august. Keshtu Kostandini hipi ne fronin e perandorise romake te Perendimit, duke u vene krahas Licinit, i cili tashme qe proklamuar august dhe perandor i Lindjes qysh ne vitin 308. Ne vitin 313 Kostandini i Madh nenshkroi ediktin e Milanos, nepermjet te cilit ai i dha fund persekutimeve qe i qene bere deri atehere te krishtereve ne perandorine romake.

Sapo Maksimin Daia mposhtet nga rivali i tij Licini, shume shpejt antagonizmat me dy augusteve, Kostandinit dhe Licinit shtohen, derisa shperthen nje lufte e vertete per pushtet. Te dy betejat qe keta perandore zhvilluan mes tyre, beteja e Adrianopolit dhe ajo e Krisopolit, perfunduan me fitoren e Kostandinit, i cili ne vitin 324 behet i vetmi perandor per Lindjen dhe Perendimin.

Tetrarkia dhe Kostandini perandor
Totius orbis imperator (perandor i vetem)

Ne vitin 293, perandori Dioklecian e kishte ndare perandorine per lehtesi qeverisjeje ne kater pjese, sistem ky qe u quajt tetrarki, duke mbajtur per vete Lindjen dhe duke ua besuar pjeset e tjera Maksimianit, Galerit dhe Kostanc Klorit, babait te Kostandinit. Sistemi i ri funksionoi deri ne vitin 305, kohe kur Diokleciani abdikoi nga froni, duke e detyruar edhe kolegun e tij te bente te njejten gje.

Galeri e Kostanc Klori u emeruan auguste gjate nje ekspedite ne Britani. Me 26 qershor 306, Kostanc Klori vdiq. Legjonaret e te atit shpallen august Kostandinin, por meqe ky gjest nuk u njoh zyrtarisht, u detyrua te qeveriste ne ate vend te larget deri ne vitin 311, kohe kur Galeri vdiq ne Sirmio.

Tashme kishin mbetur tre persona qe ndanin mes tyre pushtetin suprem: Licini qe sundonte Ilirine, Trakine e Provincat e Danubit, Maksimini qe kishte pjesen lindore te perandorise, e Kostandini, por edhe Masenci, qe edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjese aktivisht ne luften per pushtet.

Beteja e Saxa Rubra s perfundoi ne favor te Kostandinit, i cili behet zoti i plotfuqishem i tere Europes. Perpara se te nisej per ne Rome, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik te familjes se Lateraneve dhe ndertoi me shpenzimet e veta baziliken e pare te Romes, Shen Gjoni i Lateranos. Ne ditet e para te janarit te vitit 313, Kostandini u largua nga Roma per t’u takuar me Licinin. Mandej dy perandoret permes ediktit te Milanos shpallen: “NE, KOSTANDIN AUGUSTI, E NE, LICIN AUGUSTI, kemi vendosur te garantojme respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojme te krishtereve e gjithe te tjereve qe te ndjekin lirisht cdolloj forme besimi qe t’u pelqeje, me qellim qe cdo hyjni qe banon ne qiej te na ndihmoje ne e te gjithe ata qe jane nen pushtetin tone”.

Dy perandoret mbeten miq per nje kohe te shkurter, sepse me 314 mes tyre shpertheu lufta, e cila do te zgjaste plot nente vjet, per te perfunduar ne vitin 323 me betejen e famshme te Krisopolit (Uskudar) ku Licini u kap i gjalle, u gjykua dhe u egzekutua. Tashme Kostandini ishte perandori i vetem Totius orbis imperator.

Gjate luftes civile Kostandini u afrua perhere e me shume ndaj Zotit te kristianeve, duke i shtuar ligjet ne dobi te tyre, por ai nuk i persekutoi asnjehere as dhe paganet, duke i ndenjur besnik ediktit te Milanos, te vitit 313.


Reformat e Kostandinit te Madh

Me politiken e tij energjike Kostandini arriti ta bashkonte nje perandori te troshitur, packa se ne te vertete hendeku i thelle kulturor mes Lindjes dhe Perendimit mbeti dicka e pasherueshme. Pervec absolutizmit te padiskutueshem shteteror, Kostandini ua ben te qarte te gjitheve se personi i tij perfaqeson nje gjykates suprem pa kurrfare mundesie apelimi ne te gjitha ceshtjet: juridike, ushtarake, politike dhe ekonomike.

Ai behet perandor edhe per ceshtjet religjioze, eshte zot dhe kryeprift, e ne te njejten kohe perandor dhe pape. Kostandini i Madh beri reforma shume te rendesishme administrative: riorganizoi ushtrine dhe e shpalli veten komandant suprem, plotesoi edhe me ndarjen mes autoriteteve civile dhe atyre ushtarake, ide kjo e filluar nga paraardhesi i tij Diokleciani. Gjithe duke ndjekur shembullin e Dioklecianit, Kostandini e ndau perandorine ne kater prefektura, por gjithe duke mbetur ai vete perandori absolut.

Ai krijoi nje keshill te Kurores, te njohur me emrin sacrum consistorium, perbere nga antare te perhershem. Sa per senatin e Romes dhe ate te Bizantit, ato u shnderruan ne keshille te zakonshem qytetare. Urdheroi prerjen e monedhave te reja te arit, te cilat mbeten baza e kembimit deri ne renien e perandorise bizantine me 1453. Ne vitin 326 urdheroi fillimin e punimeve per ndertimin e Kostandinopojes, aty ku kishte qene qyteti antik grek i Bizantit, ku vendosi edhe kryeqytetin e perandorise.

Arsye pse Kostandini i madh e zhvendosi kryeqytetin e perandorise ne Bosfor, ishte sepse Roma nuk e pasqyronte me realitetin e perandorise se re kristiane, por edhe sepse nga pikpamja ekonomike Lindja ishte me e lulezuar dhe shume me premtuese per te ardhmen. Vec kesaj, edhe rreziqet me te medha perandorise i vinin nga Lindja.

Ne vitin 332, i biri, Kostanci derrmoi gotet. Nderkohe mbreti i persise, Shapur, ngriti pretendime per disa provinca te perandorise. Kostandini u vu ne krye te nje ushtrie dhe marrshoi kunder persianeve, por me te arritur prane Nikomedise, e kuptoi se casti i tij i fundit kishte ardhur. Para se te jepte frymen e fundit, ai pranoi te pagezohej nga peshkopi Euzebio i Nikomedise. Vdiq ne mesditen e 22 majit te vitit 337. Simbas porosise se tij, funerali ishte madheshtor. Sot jane tri kisha qe e quajne Kostandinin te shenjte: Kisha greke, Kisha ruse dhe Kisha armene.

Kostandini, i pameshirshem dhe ndertues bazilikash

Kostandini qe nje perandor i vertete romak, cinik dhe i pameshirshem. Rruga e tij drejt pushtetit ishte e pandalshme, dhe per te realizuar qellimin e tij luftonte dhe hiqte qafe cdo lloj pengese qe i dilte perpara.

Ne Koncilin e Nikeas viti 325 ku denohet arianizmi, Kostandini s’e ka per gje te egzekutoje filozofin neoplatonik Sopater, qe per me teper kishte qene edhe miku i tij me i ngushte. Me shume se per gjithcka, ai e ben kete per te deshmuar se nuk eshte me pagan. Pas kesaj, nuk heziton te vrase edhe filozofin Kanonaris, vetem se ky e akuzon qe ka neperkembur traditat e te pareve.

Ne fillim te janarit te vitit 326, Kostandini shkon ne Rome per te ndaluar lojerat qe beheshin me rastin e njezetvjetorit te sundimit te tij. Gjate rruges, ai urdheron vrasjen e tere familjes se vet, mes te cileve gruan e tij Fausten dhe te birin, Krispin.

E beri per xhelozi apo si rezultat i thashethemeve, kjo nuk dihet ende sot. Arritja e tij ne Rome u perputh me vrasjen e familjes, gje qe e demtoi figuren e Kostandinit Kryeqyteti i ri qe po ndertohej ne Bosfor, problemi i rrenjeve republikane gjithnje i gjalle ne Qytetin e Pejetshem, imazhi i ketij perandori teper Oriental e qe nuk perputhet me ate te nje Perandori romak, e mandej religjioni kristian dhe Roma ende teper pagane per ta pranuar kete, ndikuan ne perkeqesimin e marredhenieve te Kostandinit me romaket.

Megjithate, perandori dhuroi edhe nje tjeter bazilike, bazilika e sotme e Shen Palit, prane varrit te apostullit, dhe nje tjeter bazilike, Shen Sebastianin ne rrugen Apia, por me e rendesishmja e te gjithave eshte ajo qe u ngrit mbi vendin ku mendohej te ishte varrosur Shen Pjetri. Mandej Kostandini u nis per ne Lindje, ku me ne fund pa te realizohej endrra e tij e madhe: Kostandinopoja.

Ky kryeqytet i ri dhe i madherishem i perandorise u perurua me 11 maj 330, me festime te jashtezakonshme. Per ndertimin e ketij qyteti qene plackitur te gjitha qytetet e tjera te Perandorise, por ky kryeqytet i mrekullueshem do mbetej qendra e botes edhe per shume kohe.


Mendime mbi Kostandinin

Ka mendime se Flav Valer Kostandini ka qene perandori me largpames i tere historise romake, perfshire edhe ate te Lindjes. Qe nje gjeneral i madh, nje luftetar i madh. Ai e kuptoi se Krishterimi ishte tashme nje religjion qe mund ta perdorte per qellimet e veta; duke qeverisur mendjet e njerezve ai mund te arrinte te kontrollonte drejtperdrejt popullsine e vet.

Nuk ishte rastesi qe ai i mbajti funksionet religjioze ne grushtin e vet. Ishte i pari perandor i krishtere, dhe i pari qe nderfuti doktrinen e re te quajtur Cezaropapizem; e ne te vertete ai e mbajti per sa ishte gjalle postin e kryepriftit papes. Ka qene i pari perandor i Perandorise Romake te Lindjes, qe, duke ndertuar nje kryeqytet te ri ne Bosfor, kryeqytet i cili mori emrin e tij, i dha rruge krijimit te nji perandorie te re qe do jetonte shekuj te tere, deri me 1453.

John Julius Noreich thote: "Kostandini I, perandori i Romes. Askush nuk e ka merituar titullin “i Madh”, sa ky sovran qe brenda pesembedhjete vitesh mori dy vendime epokale, sejcila e afte per te ndryshuar historine: pershtatja e kristianizmit si religjion zyrtar i Perandorise, dhe transferimi i kryeqytetit te Perandorise nga Roma ne nje qytet te ri, ndertuar mbi themelet e qytetit antik te Bizantit..

Aq te rendesishme qene rrjedhojat e ketyre dy vendimeve, sa Kostandini, me perjashtim te Krishtit, Budes dhe profetit Muhamet , mund te pretendoje ne menyre te ligjshme qe te konsiderohet njeriu me me ndikim ne tere historine e njerezimit.”

Perktheu. Shpetim Kelmendi
avatar
flutura

Numri i postimeve : 636
Reputation : 2
Points : 18228
Registration date : 12/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

KOSTANDINI I MADH, PERANDORI ILIR QE NDRYSHOI HISTORINE :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jun 26, 2008 1:56 pm nga flutura

Kronologji e Perandoreve Romake(dmth edhe Bizantine) nga vitet 284-814

284-305 Diokletian
286-305 Maximian
305-306 Costantinus I. Chlorus
305 311 Galeriua
306-312 Maxentius
306-324 KonstantiniI (i Madh)
312-324 Licinius
324-337 Konstantin I
337-340 Konstantin II
337-350 Constantinus II
337-350 Costans
350-361 Costantinus
361-363 Julian
363-364 Jovian
364-375 Valentinian I
364-378 Valens
375-383 Gratian
379-392 Theodosius I
383-392 Valentinian II
392-395 Theodosius I

Ost (dmth mbas ndarjesne vitin 392)
395-408 Arkadios
408-450 Theodosios II
450-457 Markian
457-474 Leon I..........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 26, 2008 1:57 pm nga flutura

VAZHDIM I kRONOLOGJISE

474 Leon II
474-491 Zenon
475-476 Basilikos
491-518 Anastasios I
518-527 Justinian I
527-565 Justinian II
565-578 Justin II
578-582 Tiberios II Konstantinos
582-602 Maurikios
602-610 Phokas
641 Konstantin III dhe Herakleios(Bashke)
641-668 KonstanzII Pogonatos
668-685Konstantin IV
685-695 Justinian II Rhinometos
695-698 Leontios
698-705 Tiberios III
705-711 Justinian II Rhinometos (dmth per here te dyte)
711-713 Philoppikos Bardanes
713-715 Anastasios II
715-717 Theodosios III
717-741 Leon III
741 Konstantin V Kopronymos
742 Artabasdos
743-775 Konstantin V Kopronymos (per here te dyte)
775-780 Leon IV
780-797 Konstantin VI
797- 802 Irena

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 26, 2008 6:03 pm nga emigranti

Sa shume i kemi dhene botes, sa pak kemi mbajtur per vete.A thua se ky truall eshte i destinuar te mbaje vetem ferrat Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 26, 2008 6:20 pm nga ad

Eshte nje fakt shum i dhimbshem i kombit tone, qe fenomeni i ikjes se trurit te kombit vazhdon me permasa te pandalshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi