Skandal ne prokurori, mbahet peng i arrestuari
Faqja 1 e 1•
Skandal ne prokurori, mbahet peng i arrestuari
![]() | |||||||||
Skandal ne prokurori, mbahet peng i arrestuari Tirane Skandal ne Prokurorine e Shkodres. Dy prokurore kane mbajtur peng nje qytetar duke i mohuar ketij te fundit te drejten e lirise se tij. Lajmi eshte bere i ditur dje nga ana e Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, pas inspektimit te bere ne kete prokurori. Per kete skandal Alibeaj i ka kerkuar Presidentit te Republikes, Bamir Topi shkarkimin nga detyra te dy prokuroreve. Nga ana tjeter ai ka depozituar nje kallezim penal ne Prokurorine e Pergjithshme ne saje te se ciles i kerkon, kryeprokurores Ina Rama nisjen e hetimeve ndaj tyre nen akuzen e Shperdorimit te Detyres. Pas shkeljeve ligjore te gjyqtareve, listes i jane shtuar edhe rastet e shkeljeve te bera nga ana e prokuroreve, te cilet rrezikojne masa disiplinore te ashpra. Ministri i Drejtesise Enkeljed Alibeaj, gjate nje konference per shtyp te zhvilluar paraditen ne ambientet e ministrise, denoncoi shkeljet e kryera nga dy prokurore te Prokurorise Shkoder. Sipas tij, prokuroret Brahim Ndregjoni dhe Arta Marku kane mbajtur nje person ne burg per 75 dite, pa pasur nje vendim gjykate, duke i hequr atij te drejten per te qene i lire. Per kete ai i ka kerkuar presidentit masen ekstreme, ate te shkarkimit nga detyra te tyre. Nga kontrolli i ushtruar ne Gjykaten e Apelit Shkoder rezulton se i arrestuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtesisht 2 muaj e 13 dite burg si pasoje e moszbatimit te dispozitave urdheruese proceduriale penale nga dy prokuroret e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Shkoder, deklaroi dje Ministri i Drejtesise. Nderkohe qe sipas Alibeaj organi i ngarkuar per zbatimin e vendimit gjyqesor ka qene ai i prokurorise. Nga ana tjeter ai ka bere me dije se materiali verifikues, sipas detyrimit ligjor qe ka Ministri i Drejtesise, ja ka percjelle per njohje Kuvendit, Presidentit dhe Prokurores se Pergjithshme. Mesohet se dy prokuroret e kane mbajtur ne qeli Ndojen duke mos e nxjerre perpara gjykates. Sipas dispozitave procedurale qytetari duhet te ishte perballur me gjykaten per tiu komunikuar nje mase sigurie. Por nga inspektimi ka rezultuar se ky shtetas jo vetem qe nuk ishte me mase sigurie, por nga ana tjeter ka qendruar ne qeli per rreth dy muaj ne pritje te nje urdhri qe duhet ta jepnin prokuroret per lirimin e tij, te cilin duhet ta kishte fituar automatikisht pasi kishin kaluar edhe afatet e caktimit dhe vleresimit te mases. Mesohet se prokuroret te cilet kane pasur dosjen e Ndojes, ne duar nuk kane derguar kerkese gjykates se Rrethit Shkoder per nxjerrjen ne gjyq te ketij personi. Sipas kodit penal prokurori ka afat tre dite ne dorezimin e materialeve dhe nxjerrjen ne gjyq te arrestuarit, nga ana tjeter gjykata ka po kaq dite afat per vleresimin e mases se sigurise. Ne te kundert ky i arrestuar duhet te lirohet automatikisht nga qelia, me nje urdher te prokurorit. I arrestuari Ndoja do te vazhdonte te qendronte ne qeli, ne rast se ky rast nuk do te kapej nga inspektoriati i Ministrise se Drejtesise. Nje rast i ngjashem ka ndodhur pak muaj me pare kur Prokuroria e Tiranes u detyruar te jepte nje udher lirimi per mjekun, Blendi Cela i vene ne pranga per trafikim te lendeve narkotike. Pas humbjet se dosjes ne polici dhe kalimit te afateve prokuroria u detyrua ta lironte dhe me pas ti kerkonte gjykates caktimin e mases se sigurise arrest me burg ne mungese, per te urdheruar me pas edhe arrestimin per here te dyte te tij. Rastet e shkeljeve te kryera nga ana e prokuroreve jane shtuar ndjeshem. Pak dite me pare prokuroria e Pergjithshme nisi hetimet dhe dergoi per gjykim dosjen e prokurorit te kavajas Musa Malkurti, i cili mori nje shume lekesh ne kembim te lirise. Ndersa vetem pak muaj me pare u publikua raporti i shkeljeve te gjyqtareve dhe prokuroreve per lirimet e te denuarve ne saje te raporteve te mjekesise ligjore, ku edhe u perjashtuan disa mjeke nga detyra. Grupi hetimor i ngritur ne prokurorine e pergjithshme, nga ish kryeprokurori Theodhori Sollaku arriti ne perfundimin se vendimin nuk e merrte prokuroria por gjykata dhe keta prokurore nuk ishin shkaktare te lirimeve, pasi ne nje pjese te asteve kishin kundershtuar lirimin e te denuarve. Por nga ana tjetre ishte raporti mjeko ligjor ai qe i nxirrte te denuarit te semure e cila u jepte atyre te drejten te fitonin lirine nga gjykata.
Koha Jone
Re: Skandal ne prokurori, mbahet peng i arrestuari
Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit. Po kerko o minister kerko se drejtesia eshte mbushur deng me "qen te ngordhur".









