ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Bridgend, qyteti i misterit, ku tė rinjtė vdesin duke u vetėvrarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Bridgend, qyteti i misterit, ku tė rinjtė vdesin duke u vetėvrarė   Fri Jun 20, 2008 10:52 am

Bridgend, qyteti i misterit, ku tė rinjtė vdesin duke u vetėvrarė
Policia mohon njė lidhje tė mundshme mes episodeve tė ndryshme. Ata pohojnė se ėshtė njė mekanizėm


Bridgend, qyteti me 40 mijė banorė, nuk ndryshon shumė nga vendet e tjera tė Uellsit. Pak diell, shumė shi, duket sikur koha nuk kalon kurrė. Emri i tij nuk pėrmendej edhe aq deri ditėn e tmerrshme tė 27 janarit 2007. Qė nga ajo kohė, kur nė kėtė qytet vdiq djali i parė, emri Bridgend simbolizon njė tė keqe tė madhe, madje dikush e pagėzoi me emrin "Death Town", qyteti i tė vdekurve.

Nė 18 muaj, 22 djem e vajza, me moshė pėrkatėsisht nga 15 deri nė 27 vjeē, kanė vdekur njėri pas tjetrit tė varur me njė litar tė zi, ēėshtje kjo e prekur vetėm nga mediat dhe jo nga familjarėt e viktimave. Sipas hetimeve tė bėra, autoritetet vendase kanė zbuluar se shumė prej viktimave njiheshin me njėri-tjetrin. Ata kishin nė kontakt pėrmes internetit, si Bebo apo Facebook. Ndaj, nė momentin e parė, shumė persona, pėrfshi edhe policinė, besuan se pas gjithė kėsaj fshihet diēka.

"Thuhet se tė gjithė ata qė kanė vdekur kishin lėnė takim me njėri-tjetrin. Tė gjithė sė bashku kishin bėrė njė pakt sekret pėrmes internetit", ndoshta nė kėrkim tė njė masakre tė famshme. Por kur u bėnė krahasimet, njerėzit filluan t‘u drejtoheshin gazetave, pasi mund tė ishte sajuar gjithēka dhe tė kishin krijuar njė fenomen emulacioni. Ngjarja shokuese, titulluar "vrasjet e Bridgend", ėshtė publikuar edhe nė internet. Sot, autoritetet vendase dhe familjet e viktimave kėrkojnė qė tė mos flitet mė pėr kėtė histori. "Nuk fshihet asgjė pas kėsaj. Na lini tė qetė nė dhimbjen dhe komunitetin tonė".

Numri i djemve dhe vajzave qė kanė vdekur ėshtė aq i madh, saqė edhe gazetat nuk dinė mė ta pėrcaktojnė. Disa thonė 21, disa tė tjerė 22. Shifrat janė falsifikuar nga rindėrtimi i fenomenit. Pėr shembull, shumė njerėz nuk e kanė llogaritur djaloshin Anthony Martin, 19 vjeē, i vetmi qė nuk ishte as shok e as i afėrm me viktimat e tjera. Anthony vdiq duke u vetėvarur nė dhomėn e tij tė gjumit, nė prill tė 2007-ės. Totali mund tė nxirret duke llogaritur gjithė banorėt e komunės.

Njė tjetėr viktimė qė i ėshtė shtuar listės sė gjatė ėshtė edhe Carwyn Jones, baristi 28-vjeēar, i cili jetonte nė Bettws. 28-vjeēarin e gjetėn tė varur nė njė pemė, tė hėnėn e kaluar. E njėjta gjė i kishte ndodhur edhe shokut tė tij, Neil Owen, 26 vjeē, i cili kishte pasur tė njėjtin fund para pak ditėsh. Djemtė ishin rritur sė bashku nė tė njėjtėn lagje me Sean Rees, 19 vjeē, i cili vdiq tetė javė mė parė.

Pėr ēėshtjen nė fjalė u ngrit edhe njė komision, i cili u pėrpoq tė vėrtetonte nėse mediat kishin abuzuar, por pėrfundimi ishte negativ, madje shokues. Kėrkohej patjetėr tė mėsohej se duke ndjekur njė lajm qė nuk ekzistonte, mos ndoshta ishte krijuar njė fenomen, qė deri nė fund tė shekullit XIX ėshtė njohur si "Efect Werther", duke iu referuar romanit tė Gėtes, qė ėshtė shoqėruar me njė numėr shumė tė madh vetėvrasjesh tė tė rinjve nė Evropė.

Mė 1844-ėn, Amariah Brigham, themeluesi i rivistės "American Journal of Insanity", shkruante: "Qė vetėvrasjet po e rrisin numrin e viktimave ēdo ditė, kjo ėshtė evidente. Si masė parandalimi, u sugjerojmė mediave tė mos i publikojnė detajet e kėtyre ndodhive. Ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht, qė shpesh vetėvrasja kryhet edhe pėr efekt imitimi. Njė paragraf i shkurtėr nė gazetė mund t‘ua sugjerojė gjestin nė fjalė miliona personave".

Duket se gjithė gazetarėve qė u ka rastisur tė kalojnė nga ato anė u bėhet e njėjta pyetje: Ē‘kėrkoni ende kėtu?

Dihet se nė qytetet e vogla njerėzit e njohin njėri-tjetrin. Tė paktėn pjesa mė e madhe e tė rinjve frekuenton internetin. Pėrqindja e vrasjeve tė tė rinjve tė Uellsit ėshtė shumė mė e lartė se mesatarja e Mbretėrisė sė Bashkuar. Ndėrsa nė Bridgend, njė komunė e vogėl, qė si gjithė tė tjerat e pėrjetoi mbylljen e minierave nė vitet ‘80 si njė dramė kolektive, numri vdekjeve ėshtė edhe mė i lartė se mesatarja e Uellsit: 43 nė 100 mijė ēdo vit.

Gjithsesi, pėrgjigjja e kėsaj tragjedie ėshtė e frikshme. Ja ē‘pėshpėrit njė 17-vjeēare, e cila nuk duket shumė e trazuar nga fjalėt e saj: "Sipas meje, tė gjithė djemtė e vajzat qė kanė vrarė veten, kanė bėrė mirė, sepse nė kėtė vend nuk ke ēfarė tė bėsh".
Shqip
Mbrapsht nė krye Goto down
trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 28 Dec 2007
Mesazhe : 58

MesazhTitulli: Re: Bridgend, qyteti i misterit, ku tė rinjtė vdesin duke u vetėvrarė   Sun Jun 22, 2008 9:34 pm

Po ne Shqiperi qe akoma nuk ka hy interneti ne menyre masive, pse po e varin veten ēdo dite. Shocked
Mbrapsht nė krye Goto down

Bridgend, qyteti i misterit, ku tė rinjtė vdesin duke u vetėvrarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shoqerore :: TAKIM I TE RINJVE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės