Kjo Eshte TirOna Jone!
Faqja 1 e 1•
Kjo Eshte TirOna Jone!
Kjo Eshte TirOna Jone!
Ka disa kohe qe lexojme neper gazeta dhe degjojme ne televizione, madje dhe te huaja, te flitet per ne shqiptaret. Ne shumicen e rasteve shkrimet jane me tone negative dhe madje as keqardhje nuk ndiejne ata qe shkruajne mbi ne, por thjesht pasqyrojne ate cka shohin dhe prekin vete, pavaresisht se ne pothuasje gjithmone nuk na vjen mire, ngrihemi e shajme kete apo ate gazetar qe na prish imazhin tone mikeprites, liridashes, e bujar, ashtu sic vetem ne dime te jemi. Por kjo nuk mjafton! Madje jo vetem qe nuk mjafton por nuk na sherben shume. Nuk e di se sa mund ta permiresojne imazhin tone cirrjet ne rruge, Tv, parlament, megjithate sot do te doja ti largohesha politikes.
Personalisht shpesh here mundohem te shoh tek rruget ku eci perdite, dhe njerzit qe perballem cdo dite ate cka mund te shikonte nje huaj qe vjen per here te pare ne vendin tone, dhe kjo gje me tremb. Me tremb pasi aty ve ne dyshim edhe fjalet e mira qe thuhen mbi ne.
Nese do te pershkruaja une nje dite normale per aq sa mund te quhet e tille, do ta nisja keshtu:
Si cdo mengjes cohem per te shkuar ne pune. Me duhet te dal 1 ore para per te shkuar nga nje prej stacioneve te Tiranes se Re, deri tek Stacioni i Trenit. Distanca nuk eshte fort e afert por as fort e larget, por peripecite e mia nuk kane te bejne me distancen, por me menyren se si duhet te mberrij aty. Ndonjehere me duket vetja si ne ato lojerat me pengesa, apo labirinthet e vogla qe duhet te kalosh per te mberritun ne destinacion, pra ne veshtrim te pare duket si nje loje me celular.
Pengesa e pare fillon tek stacioni i autobusit. Aty perballem fillimisht me 30 persona qe presin. Minutat ikin, rendin, vrapojne. (Ah..duhet te shtoj qe kjo ndodh ne nje dite me diell, jo shume te ftohte, dhe pa shi, pasi per kete mendoj se do te duhej nje shtjellim tjeter.)
Pas 3-4 minutash duket nje autobus ne horizont qe vjen ngadale dhe me ne fund ndihem paksa e cliruar. Autobuzi afrohet, po keshtu edhe njerzit fillojne mblidhen, shtyjne lehtas, nxitojne. Per fat te keq urbani eshte i veshur nga jashte me nje reklame me femra te bukura qe buzeqeshin duke folur ne telefon, dhe me meshkuj qe ju rrine para mbrapa dhe ti nuk arrin te shohesh se sa njerez ka ne te dhe turresh per tek dera. Para se te hape deren, shoferi frenon dhe ngre nje mase pluhuri ku ti mezi e gjen drejtimin nga duhet te shkosh. Dera hapet,dhe nese ke fatin qe te mberrish aty do te shohesh se pas buzeqeshjes se vajzes me fustan te bardhe te tejdukshem, fshihen njerez, apo vithe te mbivendosura qe vihen perpara fytyres tende. Oh zot, cfare lemerie a do te mund te hyj? Mundohem te shtyhem, ja edhe pak, arrij te fus vetem majat e gishtave, nje brryl me gjuan ne bark, nje tjeter ne hunde, ketej mundohem te mbaj canten qe dikush te mos me vjedhe. Me ne fund jam brenda! Ne dore mbaj 30 lekeshin qe e kam bere gati qe ne shtepi, per tja dhene faturinos, mundohem ta ngre doren ne menyre qe te mbaj sa me lart. Ne kete shtypje mund te durosh lloj lloj aromash, te mira dhe te keqija, (keto te fundit jane pak me shume) te shohesh lloj lloj profilesh, te rinjsh e pleqsh te kerrusur, djem moderne me xhinse te grisura te ulur me kembet hapur, qe te pengojne qe ti tu afrohesh ndenjeseve, ose me sakte hekurave te tyre. Turma e njerezve sa vjen dhe shtypet, shformohet, valezohet si ne nje stadium. Aty e kuptoj qe po afrohet faturino qe merr 30 lekeshin dhe kur ka kohe te jep bileten. Tensioni sa vjen e rritet. Njerezit fillojne ankohen, fyhen, ofendojne, te shkelin, te vjedhin kur nuk e ke mendjen dhe faturino te uleret tek veshi. Goce leket, goce, ti aty leket, ti xhaxhi shtyu ketej, etj
Ora iken, por une nuk e shof dot pasi duart i kam diku, si te prangosura. Stacionet kalojne njeri pas tjetrit dhe turma sa vjen e shtohet. Sa po ti ke fituar nje lloj ekuilibri ne ate pozicion tronditesh perseri, shkon dhe perplasesh me 4 veta njeherazi. Ishte frenimi i urbanit per shkak se nje makine , apo dy,,,, parakalojne. Dalengadale i afrohemi qendres, aty ku ngrihen kulla e shtrohen bulevarde. Aty has perseri ne veshtiresi. Jane 4 police rrugore, 2 badigarde, 3 motora, dhe urbani ndalon. Po kalon nje qeveritar! Atehere ti ze e mallkon kete dite, oren kur je ngritur nga gjumi, e shan edhe veten se perse nuk u ngrite 5 minuta me pare, dhe betohesh qe neser do te cohesh me heret, pasi keshtu nuk shtyhet me! Pasi kalon kortezhi i zhurmshem me bori e drita rinis perseri udhetimi i thene ne gjuhen popullore, ranga zhdranga. Urbani fillon e hidhet si nje lepur mbi bulevard e ti bashke me te. Mundohesh te mbahesh fort pas hekurit ku je kapur, edhe pse e ke pare qe nje person qe sapo ka prekur hundet e tij e mbeshtet doren prane te njejtit hekur. Por nuk ke rrugezgjidhje tjeter. Duhet te mbahesh, si dhe te mbash nen fre veshkat e tua qe duket sikur bejne ecejake ne trupin tend.
Urbani po i afrohet destinacionit te perditshem, eshte me i lire nga njerezit dhe une mund ta shikoj oren. Por ajo tashme ska me rendesi deri sa une jam shume afer punes time, dhe perseri me vonese.
Iki me vrap ne pune, dhe mundohem ta harroj kete torture, deri mengjesin tjeter, me te tjera ndodhi, telashe, pengesa etj.
Keshtu pra, nese hypen ne nje urban te nje linje cfaredo, me njerez te cdo lloji, feje, race, gjinie, pastertie, moshe etj. e kupton se ky eshte vendi i vertete ku ti jeton perdite dhe jo baret e kafenete e shtrenjta ku vetem 1/10 e shoqerise i frekuenton, dhe ku ti ndihesh pak me rehat e megjithate i veshur nga tymi i duhanit qe te hyn deri ne palce.
Kjo pra eshte Tirona (Shqiperia) jone, Tirona e kontradiktes, e luftes e paqes, erresires edhe drites!
Kete refren kendonte dikur Kryebashkiaku yne por ajo qe kam frike une eshte qe ky refren zor se mund te na shqitet edhe per 100 vitet ne vazhdim.