ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1804
| Titulli: Dhe mos thoni qė asnjė nga kėto sėshtė e vėrtetė Thu Apr 10, 2008 2:46 pm | |
|
Dhe mos thoni qė asnjė nga kėto sėshtė e vėrtetė

Autori/a ėshtė Anonim. Kjo Letėr mė erdhi me email, njėra nga ato qė pasohen miqėsisht. Ėshtė njė letėr drejtuar tė lindurve nė fillimvitet 80. Njė udhėtim pas nė shtegun e kujtimeve. Qėllimi i kėsaj letre ėshtė drejtesia qė duhet ti kthehet njė brezi. Brezit qė na pėrket ne, tė lindurve nė fillim tė viteve 80 (njė vit mė shumė njė vit mė pak nuk ka rėndėsi). Ne qė shtėpitė e blera nga prindėrit tanė i shohim sot tė kushtojnė tridhjetė apo dyzet herė mė shumė. Tani qė ka hyrė nė modė financimi nėpėrmjet bankave jemi aq tė zgjuar sa ta kuptojmė qė kush guxon ta blejė kėtė shtėpi do paguaj interesat ndaj bankės tė paktėn deri sa ai vetė tė jetė bėrė gjysh
Luftėn partizane, ne, nuk e kemi bėrė, as zbritjen nė Hėnė nuk e kemi parė, nuk kemi jetuar miqesinė me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonė historike fillon pak a shumė me Botėrorin USA 1994. Duke qenė se nuk kemi bėrė ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonė qė sdimė se cfarė ėshtė lodhja
askush nga ne nuk mėrzitet se na thonė edhe qė nuk kemi ideale sepse lexojmė shumė mė pak libra se prindėrit tanė. Gjithėsesi e kuptojmė politikėn shumė mė mirė se prindėrit tanė (tė paktėn ne nuk shkojmė mė per tė votuar). Tė shumtėn e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarė deshironim, por sot e kėsaj dite me te mėdhnjte na perserisin se ne i kemi patur tė gjitha, edhe pse janė ata mė te vegjėlit se ne qė me tė vertete i kanė te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotė gjė). Jemi brezi i fundit qė luajtėm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe nė tė njejtėn kohė te parėt qė mesuam tė luajmė me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktėn njė herė mustaqet e Mario Bross.)dhe nė tė njėjtėn kohė tė parėt qe panė kukllat me ngjyra nė televizor dhe shkėmbyen makinat Turbo. Kemi veshur pantallona tė gjėra, tė ngushta, kauboj , tė grisura dhe tė zhubrosura (sepse moda kėshtu urdheronte). Tutat e para qė kemi veshur ishin blu me vija te bardha por nė rrugė spara i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar. E kemi kaluar shkollėn fillore duke shkuar atje edhe tė shtunėn ndėrsa pėr tė ndejtur pak vonė darkave nė fundjavė u shpiknim prindėrve se do flinim tek shokėt. Ende nuk e kemi kuptuar se ku nė fund tė fundit pėrfundonim pasi edhe shokėt e tjerė perdornin tė njejtin justifikim ndaj prindėrve tė tyre. Nejse, nė fund tė fundit mbetemi ata qė per te fundit u conim lule mėsuesve pėr 7 mars dhe tė parėt qė u conim dhurata tė shtrenjta qė tna kalonin klasen. Shkonim nė shkollė pėr Shėn Valentin dhe nuk bėnim mėsim duke bredhur rrugėve single. Kemi aplikuar si studenta jashtė shtetit dhe kemi parė sesi mund tė bėhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime tė blera. Etiketa qė kemi patur pas shpine ka qenė ajo e Brezit te shthurur dhe pėr shumė kohė kemi qenė viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushėlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vė duart nė kokė). Disi mė tė rritur u ndiem kur filluam tė ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikėrisht ky personazh ishte kryesori nė film) Kemi qarė per Lady Oscar, jemi zgėrdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ėndėrruar te kishim njė skuadėr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur nė dilemat mė tė thella rreth cėshtjes nėse Mila dhe Shiro nė fund fare shkojnė nė krevat apo jo. Jemi gjenerata qė kemi parė Ardit Gjebrenė tė paraqitet si kėngėtar dhe mė vonė ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parė e bėrė kėngėt e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dėgjojė pėrsėri?) Jemi tė parėt qė mėsuam tė punojmė si kamarjer nėpėr lokale dhe jemi po neve qė i kthyem kėto lokale nė shtėpi tė dytė (ose mė mirė tė parė pasi ende sot kush rri mė shumė se disa orė nė shtėpi). Jemi ata qė prenotonim ditėlindjet nėpėr disko dhe ata qė merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qė i pari shijoi pub-et e hapura qė nė 10 tė mėngjesit dhe ata qė ende nuk e kuptojnė ku ėshtė ndryshimi nė Shqipėri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe tė gjithė na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk tė perfill mė. Gjithmone na kujtojnė se cka ndodhur para se ne tė lindnim, sikur brezi jonė nuk ka asnjė djeni pėr ngjarjet historike. Jemi tė parėt qė i pamė prindėrit tanė tė fusnin para nėpėr firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qė u habitėm (ata e moren me qejf) sesi mund tė fitohen kaq shumė lekė pa punuar fare. Pėr faj tė mė tė medhenjve, ata qė na pėrsėrisin se ne nuk lexojmė aq sac duhet, pėrjetuam 97, pamė sesi digjej atdheu jonė dhe mėsuam qė i trembim kaq shumė popujt e tjerė sa shpesh herė na lenė tė mbytemi nė det. Ishim ende tė vegjėl dhe na pėrsėrisnin se paraja can kudo kur na dhanė makinat e para dhe filluam tė falsifikojmė patentat. Mėsuam se cfarė ėshtė terrorizmi por asnjėri nga ne nuk e mban mend rėnien e Murit tė Berlinit. Pamė sesi Bill Clinton shkėmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi njė popull qė aq shumė na ngjante pėrzihej nga vendi i vet. Brezi jonė e ka parė dhe nė disa raste na kanė derguar nė luftė pasi ushtarėt nė kėto vende thuhet se marrin rroga tė mira. Kemi ulėritur edhe ne se Europa ėshtė e mrekullueshme por e kemi parė edhe tė vėshtirė kur nėpėr ambasada e kufinj kemi kaluar netė tė tėra pasi kompiuterat ishin tė prishur. Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare qė u hodhėm me krahėhapur nėpėr Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne pėr tė parėt mėsuam sesi mund tė ndryshojė emri edhe pse shija ėshtė po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirė aq shumė Cola dhe ishim nė qė shpikėm poncin me qumėsht (kishte njė ngjyrė portokalli shumė te lezetshme). Jemi ne qė dilnim nėpėr lokale vetėm me lekėt pėr kafe dhe pėrsėri ne qe ndiheshim tė pasur kur kėto lekė na mjaftonin pėr tė marrė nje biter. Pėrsėri ishin ne tė fundit qė shijam shėtitjet rreth bulevardit dhe tė parėt qė provuam bukosjen nėpėr lokale. Brezi jonė u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit qė pėrdor ende shkrepsen pėr ta ndezur. Brezi jonė qė vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombėtares shqipėtare dhe qė preferon tė ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipėtar ėshtė i gjithi i shitur. Tė parėt qė provuam turpin e tė qenit shqipėtar por jemi pėrsėri nė qė bėhemi si grifsha nėse dikush prek nderin e vendit tonė. Tė fundit qė pushimet e verės i shijonim nga qershori nė shtator dhe tė parėt qė e kuptuan se vera e vėrtetė ėshtė 15 ditėt e para tė gushtit. Tė parėt qė pane Durresin e pushtuar nga vėllezerit kosovare gjatė verės dhe tė fundit qė i mbajnė mend kabinat prej kompesate nė plazhėrat e Jugut. Tė fundit qė mbajtėm pėrparėsen nė fillore dhe tė parėt qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina tė japin tjetėr pamje pėrpara njė vajze. Po ti kthejmė sytė prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallė? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim nė shkollė me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte mė shumė se nje byrek 200 leksh nė drekė. Mjeti jonė i komunikimit ishte telefoni i shtėpisė dhe kur e bllokonim pėr orė tė tėra tė paktėn njė herė nė muaj kishte sherr nė shtėpi pėr faturėn telefonike. Ndonjėherė mbyteshim me ėmbėlsira por nuk ndiheshim mbi peshė dhe as qė e kishim idenė se cishte dieta. Mė e shumta qė mund tė ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njėjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjėherė. E vetmja gjė qė ndodhte ishte qė ti hidhnim morrat njėri tjetrit nė shkolla e kopėshte por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshėm. Kur lidheshim me dikė, pak si me turp, ecnim rrugės dorė pėr dore,ndonjėherė edhe putheshim, edhe pse po tna shihte ndonje vėlla ose baba thuhej se do tna vriste. Po ja qė mbetėm gjallė dhe tė dashuruar
dikush sot edhe ėshtė martuar. Counter strike e mėsuam kur brezat e rinj kishin lojrat mė tė zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshėn e zezė dhe butonin e kuq (mė lojė e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kėnaqeshim dhe bėnim me tė vėrtet pallė. Nuk kishim fiksimin e adoleshentėve tė sotėm pėr veshjet firmato por ama kur bėnim dashuri zhveshur as qė na shkonte nė mend se moda ėshtė kaq e rendėsishme. Djemtė ishin gjithmonė si tė fortė por kur dashuroheshin bėheshin mė tė urte e tė ėmbėl se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetėm pėr njė qėllim: ti propozonim pak dhe tju ofronim njė kafe. Kemi patur liri, dėshtime, suksese dhe pėrgjegjsira
pak e nga pak edhe ne jemi rritur! Ti je njėri prej nesh? Urime atėhere! Sot papritur u bėre i madh! Dėrgoja bashkėmmoshatarve tė tu kėtė letėr, te gjithė bashkė kėnaqemi mė shumė. "Peshku pa uje" |
|
krrau
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008 Mesazhe : 36
| Titulli: Re: Dhe mos thoni qė asnjė nga kėto sėshtė e vėrtetė Thu Apr 10, 2008 5:09 pm | |
| | Eh ēme bere te hidhem ne kujtime e te ndjehem nostalgjik. |
|
Drini anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 220
| Titulli: Re: Dhe mos thoni qė asnjė nga kėto sėshtė e vėrtetė Thu Apr 10, 2008 7:45 pm | |
| | Kushdo qe ta kete shkruar e ka shkruar shume bukur. |
|