Edukimi seksual

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edukimi seksual

Mesazh nga ILIRI prej Thu Feb 14, 2008 2:29 pm

Eksplorimi i trupit tuaj ju tregon atė qė ju dėshironi

Shkruar nga T.O.
Asnjė nuk mund ta thotė me saktėsi se sa tė kėnaqshme do tė jenė kontaktet e ndryshme seksuale qė do tė ketė ose se ēfarė rezultati do tė kenė ato. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe kur ėshtė fjala pėr partnerėt, marrėdhėniet seksuale qė kryejnė dhe kėnaqėsinė qė marrin. Kėto pėrvoja kėrkojnė njė eksplorim dhe njohje tė thellė tė trupit tuaj nga ju ose tė trupit tė tė tjerėve. Njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund tė zhvillojė njohuritė tuaja nė tė kuptuarit e trupit, tė ndjesive dhe tė mėnyrės se si reagon ai. Masturbimi ėshtė njė nga mėnyrat e kėtij eksplorimi. Bashkudhėtarėt tuaj
Marrėdhėniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrėdhėnie heteroseksuale ose tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa marrėdhėniet midis partnerėve tė tė njėjtit seks quhen marrėdhėnie homoseksuale. Meshkujt homoseksualė kanė tėrheqje seksuale ndaj meshkujve tė tjerė. Ndėrsa femrat lesbike kanė tėrheqje seksuale ndaj femrave tė tjera. Disa njerėz e dinė qė janė homoseksualė qė nė moshė tė vogėl dhe janė shumė tė qetė pėr kėtė fakt. Disa tė tjerė mund tė mos e dinė kėtė, ndėrsa shumė tė tjerė i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanė frikė ose turp qė janė ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shumė njerėz nė ditėt tona besojnė se preferencat seksuale tė njerėzve janė njė ēėshtje personale, jeta mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė homoseksual pėr shkak tė paragjykimeve qė shumė njerėz kanė pėr homoseksualitetin. Madje, nė disa vende homoseksualiteti ėshtė ende i paligjshėm. Homoseksualėt janė si gjithė tė tjerėt pėrsa i pėrket zotėrimit tė atij lloji tė identitetit seksual qė u pėrshtatet atyre mė mirė. Kjo ndryshon nga njėri individ tek tjetri dhe nga njėra marrėdhėnie tek tjetra. Preferencat seksuale tė njeriut mund tė ndryshojnė. Disa njerėz janė aktivė nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratė. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizėm.
Zgjedhja e destinacionit
Pika fillestare e udhėtimit tuaj nė botėn e seksit ėshtė vetvetja, lejimi i vetvetes pėr tė eksploruar ndjesitė tuaja seksuale dhe pėr t’u kėnaqur me to. Mėnyra mė e kėnaqshme pėr tė arritur rezultatin optimal ėshtė nėpėrmjet njė komunikimi sa mė tė mirė. Nė kėtė drejtim ndihmon shprehja e dėshirave qė keni.
- Ju mund tė dėshironi tė bėni diēka qė partneri i juaj nuk e ka bėrė ndonjė herė mė parė.
- Ju mund tė dėshironi tė kryeni marrėdhėnie seksuale mė rrallė ose mė shpesh se sa partneri juaj.
- Ju mund tė dėshironi tė keni njė fėmijė.
- Ju mund tė mos dėshironi tė keni njė fėmijė.
- Ju mund tė dini po aq sa edhe partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta ose pa rreziqe.
- Ju mund tė dini mė shumė se partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta ose pa rreziqe.
- Ju mund tė keni mė shumė ose mė pak pėrvojė se sa partneri juaj.
- Ju mund tė doni tė realizoni me partnerin tuaj skena pėr tė cilat fantazoni.
Kėto dallime mund tė trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe duke diskutuar me tė nevojat dhe dėshirat reciproke. Kjo mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar qė nė fillim. Nuk ka ndonjė rrugė tė drejtė ose tė gabuar pėr tė kryer marrėdhėniet seksuale, nė njė kohė qė ekzistojnė shumė mėnyra pėr tė shprehur ndjenjat pėr njėri tjetrin. Vetė trupi juaj do t’ju tregojė atė qė ju dėshironi. Nganjėherė mjaftojnė vetėm puthjet.
Praktikat seksuale
Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrėdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrėdhėniet e tyre seksuale dhe nė ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė ketė marrėdhėnie seksuale po tė mos tė ekzistojė dashuria midis dy partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe vazhdojnė tė kenė marrėdhėnie seksuale aktive. Marrėdhėniet seksuale dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė njerėz dashuria dhe marrėdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnė marrėdhėniet seksuale ose si njė aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm.
Nxitjet e momentit
Vendimi pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli, por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr tė hyrė nė marrėdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė qenit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe jo. Dhe, pavarėsisht nėse thoni po ose jo, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu edhe pėr kėnaqėsinė.
Marrėdhėnia seksuale
Marrėdhėnia seksualė ėshtė si njė zjarr qė gjithkush do ta dėshironte. Pėr sa kohė shprehet nė pėrkushtimin mbrojtės tė njė marrėdhėnieje qė bazohet nė ndjenja dhe dashuri, ėshtė i mrekullueshėm, i ngrohtė dhe romantik. Por kur marrėdhėnia pėrdoret thjesht pėr kėnaqėsi atėherė kthehet nė rutinė. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtė kontekstit tė ndjenjave. Pornografia ėshtė njė biznes i madh qė bėn shumė para pa u kujdesur se si. Ata tė tregojnė ēdo gjė qė mendojnė se do tė tė bėjė tė vish tė blesh prapė. Imazhet e seksit qė jep pornografia shihen ditėt e sotme nga shumė njerėz, ku mes tyre mund tė kėtė dhe nga ata qė nuk lejohen pėr shkak tė moshės. Njė nga fushat mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė ne jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kyēe e qenies sonė shtrembėrohet. Kultura pornografike tė thotė se seksi, dashuria dhe intimiteti janė e njėjta gjė.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga Peshkopiasi prej Wed Mar 12, 2008 10:39 pm

Very Happy na eksitove Very Happy

Peshkopiasi

Mesazhe : 33
Anėtarėsuar : 05 Jan 2008
Age : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga petriti prej Sun Apr 20, 2008 7:46 pm

Ku qendron ndryshimi midis dshurise dhe seksit?

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 275
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga tironci prej Sun Apr 20, 2008 7:53 pm

Ke bo noiher seks vllai? Po tkesh bo nuk e ke problem ta dish nryshimin.
Dashuria osht poezi.
Seksi osht shkarkim hormonesh. Laughing Laughing Laughing Laughing bounce bounce

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 172
Anėtarėsuar : 10 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga petriti prej Sun Apr 20, 2008 8:03 pm

Mos deshe te thuash qe, dashuria eshte prekje me zemer, seksi eshte prekje me dore....... Laughing Wink

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 275
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga emigranti prej Sun Apr 20, 2008 8:20 pm

Dashuria pa seks, seksi pa dashuri, jan si shpia pa ēati!silent silent silent


Edituar pėr herė tė fundit nga emigranti nė Sun Apr 20, 2008 8:24 pm, edituar 1 herė gjithsej

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 319
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga tironci prej Sun Apr 20, 2008 8:22 pm

Kshtu i bie tjemi tgjith t'pastreh! sunny sunny sunny

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 172
Anėtarėsuar : 10 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga emigranti prej Sun Apr 20, 2008 8:27 pm

E ke per beqaret apo per ato qe jan te martu?

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 319
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga tironci prej Sun Apr 20, 2008 8:29 pm

Te martumit jon te merdhif fare. Laughing

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 172
Anėtarėsuar : 10 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga petriti prej Sun Apr 20, 2008 8:33 pm

Laughing Laughing Laughing Laughing

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 275
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga lali prej Mon Apr 21, 2008 10:30 am

Jo te "pastreh", te merdhif. Surprised

lali
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 46
Anėtarėsuar : 07 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga Drini prej Mon Apr 21, 2008 4:37 pm

Tironc gjetja jote eshte shume e sakte, pa ate poezine. Laughing Laughing

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 236
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga dea prej Fri May 30, 2008 9:56 am

Ja eksperiencat qė duhet tė kalosh para martesės
Nėse njė ditė vendos tė martohesh, konsultohu atėherė me kėtė listė gjėrash argėtuese, tė ēmendura dhe absurde qė duhet tė provosh pėrpara se tė marrėsh rrugėn pėr nė altar.
1- Dil vetėm nga dėshira pėr t'u argėtuar
Duhet ta pranosh se je tashmė e ndėrgjegjshme se njė burrė nuk paraqet gjithmonė cilėsitė e duhura pėr t'u bėrė i fejuari yt, nuk tė telefonon kur thotė se do ta bėjė kėtė vetėm se ai interesohet vetėm pėr veten e tij dhe nuk tė kushton vėmendjen qė ti meriton. Por megjithatė ky ėshtė njė tip qė tė kėnaq herė pas here sepse ėshtė tepėr i shkathėt kėshtu qė mundohu ta shfrytėzosh duke mbajtur parasysh faktorin kėnaqėsi personale.
2- Jeto vetėm
Nėse nuk do qė trajektorja e jetės tėnde tė jetė vetėm ajo qė shkon nga shtėpia e prindėrve tė tu tek shtėpia e tė fejuarit apo bashkėshortit tėnd me njė ndalesė nė konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu tė jetosh njė eksperiencė tė tė jetuarit tėrėsisht e pavarur. Autonomia totale do tė thotė tė shijosh tėrėsisht jetėn nė shoqėrinė tėnde, aftėsia pėr tė kryer dhe pėrmbushur tė gjitha detyrat vetjake. "Mė pėlqente tej mase tė jetoja vetėm, kujton Suzana, njė gazetare 34- vjeēare, mund t'i kushtosh njė mbasdite tė tėrė ritualeve tė bukurisė ose tė gatuash tėrė kohės. Tė jetosh vetėm do tė thotė tė piqesh sa mė shumė, nėse dikush tjetėr paguan faturat pėr ty ose kryen punėt e shtėpisė pėr ty, kjo nuk tė mėson kurrė tė marrėsh pėrgjegjėsitė e jetės tėnde".
3- Kapėrce frikėn e tė rėnit nė dashuri kokė e kėmbė
Tė gjitha kemi frikė kur bėhet fjalė pėr tė krijuar marrėdhėnie sentimentale. "I fejuari im mė mashtronte dhe qė nga ky rast e kam tė vėshtirė tė krijoj besim tek burrat", kujton Laura 32- vjeēare. Nga kjo tė duket se pas unazės sė martesės, vellos dhe gjithė ceremonisė edhe ty mund tė tė ndodhė e njėjta gjė. Pavarėsisht nga kjo ēlirohu nga frika jote dhe mbėshtetu nė arsye mė tė forta pėr t'u lidhur me njė burrė.
4- Besoji xhepave tė tu
Do tė jetė fėmijėrore tė mendosh se kur tė martohesh do tė jetosh nė kurriz tė burrit tėnd apo se prindėrit e tu do tė vazhdojnė tė tė ndihmojnė ekonomikisht. As mos e ēo nėpėr mend qė tė shmangėsh pėrgjegjėsitė e tua ekonomike. E mira do tė jetė tė kursesh dhe njė pjesė tė detyrimeve mujore t'i pėrmbushėsh vetė. Njė marrėdhėnie nuk duhet tė ketė asnjė kufizim apo kusht tė ēfarėdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk ėshtė e rėndė ta pyesėsh bashkėshortin tėnd se si shkoni nga ana financiare.
5- Ji spontane
Mos ki frikė tė jesh e ndryshme nga dita nė ditė, merr pjesė nė konkurse qė mendon se do t'ia dalėsh mbanė, shijoje lirinė qė ke pėr momentin dhe mos ia vėr veshin shpesh mikeshave tė tua. Nėse jeta jote paramartesore ėshtė njė rutinė e vėrtetė, kėshtu ka rrezik tė vazhdojė edhe nė bashkėjetesė dhe mė pastaj. Nuk rrezikon asgjė tė provosh diēka qė s'e ke provuar, si mund tė thuash pėr japrakėt me gjethe rrushi qė nuk tė pėlqejnė nėse nuk i ke provuar kurrė.
6- Hiq dorė nga njė punė qė nuk tė pėlqen
"Ndihesh nė siklet nė punėn tėnde? Nėse nuk beson nė tė, ėshtė e pamundur qė t'i dedikohesh asaj me entuziazėm. Por mos shpreso qė tė largohesh nga puna jote, siē bėjnė shumė vajza tė tjera duke shpresuar se do tė takosh njė djalė dhe pastaj do tė japėsh dorėheqje. "Unė kisha dy preokupacione: nuk mė pėlqente puna ime (isha shitėse) dhe nuk kisha tė fejuar"- shpjegon Alma, 29 vjeē.
Por nuk e kuptoja pse mė ishte krijuar ideja se po tė ndėrroja punė do tė gjeja edhe tė fejuar. Mendoja se puna qė nuk mė pėlqente mė pengonte tė gjeja edhe lumturinė nė dashuri." Krejt e gabuar. Nė vend qė tė ndėrrosh punėn pėr tė gjetur njė tė fejuar, mė mirė gjej njė punė qė e ke pasion. Dashuria nuk duhet tė shndėrrohet as nė njė barrierė mbrojtėse as njė arenė ku ty tė tė jepet mundėsia tė luftosh.
7- Gjej miq tė rinj
Por ama tė mos jenė brenda rrethit tėnd shoqėror tė zakonshėm, si pėr shembull miq tė shkollės, tė punės apo tė rrethit familjar… Fito mė shumė liri, dil zbulo eksperienca tė reja dhe njihu me njerėz tė rinj. Kėshtu dil me mikeshėn tėnde qė njohe nė supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant qė njohe nė njė ekspozitė apo panair. Nėse e kalon tėrė kohėn me tė njėjtėt njerėz dhe nė tė njėjtat vende, asnjėherė nuk do tė zbulosh aftėsitė dhe kufizimet e tua.
8- Bėhu mikja mė e mirė e vetvetes
Mendon se je robinė e klishesė "arri idealen" dhe se kjo nuk tė jep mundėsi tė shfrytėzosh jetėn tėnde deri nė fund? Mendohu mirė. Sillu nė mėnyrėn mė tė mirė qė e mendon dhe qė tė pėlqen pėr tė gjetur burrin e ėndrrave tė tua.
Dėrgo lule dhe ha darkė nėn dritėn e qiriut ose lejoi vetes njė seancė ēlodhėse nė njė institut bukurie. Pėrdore kėtė etapė tė jetės tėnde pėr tė zbuluar se ēfarė tė argėton, shijo veten me dhurata qė i ke merituar plotėsisht dhe para sė gjithash mėso tė marrėsh dhe tė dhurosh sa mė shumė dashuri. Ē'tė kushton tė pranosh njė tufė me lule kur mendon se pas kėsaj do tė kesh pėrkrah pėr gjithė jetėn njė burrė tė mrekullueshėm.
9- Bėj blerje tė rėndėsishme
Njė kolltuk tė rehatshėm, njė pardesy praktike, njė udhėtim. Nėse zotėron mjetet e duhura, bėj blerjet e duhura, mendohu se gratė e martuara nuk mund t'i lejojnė vetes gjithēka edhe pse mund tė fitojnė para nė mėnyrė tė mjaftueshme. "Im shoq administron paratė tona, - tregon Aida 33- vjeēare, dhe kur guxoj t'i kėrkoj ndonjė gjė duhet ta bisedoj me tė paraprakisht dhe t'i marr atij aprovimin. Kur mė shkrepte pėrpara diēka nė kokė pėr ta blerė e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh mė tani".
10- Mėso pėr jetėn nė ēift qė tė pret
"Unė u martova me tė parin dhe tė vetmin djalė qė njoha, tregon Ilva 27-vjeēare, dhe nuk kisha asnjė ide pėr jetėn seksuale, sepse nuk kisha pasur marrėdhėnie me askėnd pėrpara"Prandaj nė situata tė tilla shija qė provon kur zbulon kėtė veprim si dhe veprimi vetė shpesh janė zhgėnjyes. Jo vetėm sepse zbulimi mund tė duket mė joshės se sa rezultatet e veprimit qė mundtė zhgėnjejnė nė njė masė tepėr tė madhe.
11- Mbrohu nga padrejtėsitė
Tė mos kesh njė burrė nė jetėn tėnde nuk do tė thotė tė mos kėrkosh dhe tė mbrosh tė drejtat e tua dhe tė lejosh qė padrejtėsi tė caktuara tė bėhen nė kurrizin tėnd, si pėr shembull tė mos kesh tė drejtė tė kėrkosh njė tavolinė tė mirė nė restorant ose tė kėrkosh tė zėsh njė vend tė privilegjuar social. "Mė pėrpara me shumė vėshtirėsi e kuptoja pėrse duhet tė kėmbėngulja nė kėrkimin e njė tė drejte, thotė Meri 27-vjeēare, stiliste, por tani jam tepėr e vetėdijshme sepse nuk mund tė lesh askėnd tė tė marrė nėpėr kėmbė dhe se duhet tė mėsosh tė mbrosh tė drejtat e tua etėm, me hir ose pahir".
12- Mėso tė gatuash
Po pate kėtė aftėsi do tė dish si tua fitosh zemrėn miqve tė tu. Kjo ėshtė tepėr pozitive edhe nė marrėdhėniet me burrin tėnd tė ardhshėm. Kjo nėn kupton qė duhet ta kalosh nivelin e omėletės dhe makaronave dhe tė kalosh nė gjėra mė tė komplikuara si tė tavat me te mbushura dhe mishrat me garniturė. Mund tė konsultohesh me njė libėr kuzhine se si tė pėrgatisėsh gjellėrat pėr tė pėrmirėsuar teknikėn tėnde tė gatimit. Kėnaqėsia jote kur tė tė vlerėsojnė se je as nė kuzhinė do tė jetė tepėr mė e madhe se kėnaqėsia qė vetė pjatat ofrojnė.
13- Mėso tė duash trupin tėnd
"Nuk e keni idenė se sa kohė kaloja me fiksimin se kisha shtuar nė peshė, thotė Irisi 28-vjeēare, pėrpara se tė martohesha. Pas kėsaj fillova tė pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rėndėsi kishte qė ky i pėlqente burrit tim". Duhet tė tė mbushet mendja se bukuria e vėrtetė qėndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron njė burrė dhe qė pamja e jashtme mbase tė kalojė edhe nė plan tė dytė. Por ėshtė mė e vėshtirė kur je vetėm dhe I vetmi burim informimi nė kėtė fushė mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje ėshtė tė mėsosh tė duash trupin tėnd dhe kur ke mundėsi tė punosh ta ndryshosh atė pa kaluar nė teprime qė shpesh ēojnė nė degradim.
14- Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono mikeshat e tua mė tė mira, mbush makinėn me karburant ose prenoto biletėn e avionit, vėr disa bluza pambuku, jeans dhe disa tė brendshme nė njė ēante dhe nisu " Njė nga gjėrat e lezetshme tė tė qenit beqare ėshtė liria pėr tė shkuar ku tė teket pa u preokupuar pėr asgjė, thotė Mimoza 29-vjeēare, Motra ime mė e madhe ėshtė e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokės qė tė udhėtojė. Ndėrsa unė mund tė kaloj gjithė Evropėn sepse nuk kam preokupime familjare dhe as njė burrė me tė cilin duhet tė mė pėrputhen shijet.
15- Por ata ēfarė mendojnė?
Pėr pjesėn mė tė madhe tė burrave mosha ideale pėr t'u martuar ėshtė 32 vjeē. 72 pėr qind janė pėr klasiken dhe preferojnė tė bėjnė propozimin pėr martesė duke i rėnė nė gjunjė tė dashurės sė tyre. 85 pėr qind e tė martuarve mendojnė dhe shpresojnė ta kalojnė jetėn sė bashku me bashkėshorten e tyre deri nė vdekje.
[/size]

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 97
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga bulqizaku prej Fri May 30, 2008 2:42 pm

Vallai bilai fort i menēem. Po si tja bojm se nuk shkojn pun si i dum ne, se do ishte kallaj fort. Smile

bulqizaku
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 232
Anėtarėsuar : 18 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga ILIRI prej Tue Jun 03, 2008 8:54 am

Bisedojmė pėr seksin...
Kur vjen puna pėr tė folur, tė gjithė, dinė gjithēka pėr seksin. Dhe janė ta paduruar pėr tė treguart eksperienca, pėr tė ndarė njė “normalitet”, nė tė gjithė kemi lindur nga seksi, me ose pa dashurib dhe kėshtu qė jemi energji, pulsim dhe vitalitet.

Shekulli
Kur vjen puna pėr tė folur, tė gjithė, dinė gjithēka pėr seksin. Dhe janė ta paduruar pėr tė treguart eksperienca, pėr tė ndarė njė “normalitet”, nė tė gjithė kemi lindur nga seksi, me ose pa dashurib dhe kėshtu qė jemi energji, pulsim dhe vitalitet.
Por mbi seksin flitet shumė sot dhe praktikohet rrallė e mė rrallė si dashuri, energji e pastėr e afrisė mes dy trupave: ēiftet nė krizė largohen seksualisht, burrat dhe gratė tradhėtojnė me histori, qė ata thonė se janė thjesht seks, por a ja vlen tė quhen histori vetėm pėr seks? Nuk e kam kuptuar kurrė, u pyes juve, ndoshta mund tė ekzistojė mes dy qenieve aq shumė pasion, pėr tė cilin jemi tė sigurt qė ėshtė vetėm seks?
Dhe nuk flasim pėr ndjenja...ato janė tė vėshtira pėr tu gjetur, pasi ēdokush ėshtė i pėrhumbur nė kėnaqėsi personale dhe kjo na ndodh shpesh dhe kur jemi nė krevat.
Kėshtu pėrhapen mite false, tė cilat duke bėrė xhiron e botės. Bėhen nė kėtė mėnyrė tė vėrteta absolute. Kėshtu, nė shkrimin qė vijon do tė tregojmė disa mite tė gabuara, tė pėrhapura shpesh nga meshkujt, pėr shkak tė ndryshimit tė tyre biologjik, i njohin shumė pak gratė dhe mendojnė se ato funksionojnė ekzaktėsisht si ata. Kėto bindje tė rrėnjosura nė tru, mund tė sjellin konfuzion tek partnerja, duke e bėrė tė ndihet e papėrshtatshme. Dhe pėr shkak tė ndryshimeve anatomike, meshkujt dhe femrat eksperimentojnė seksin nė mėnyra tė ndryshme dhe pėr arsye psikologjike i japin seksit njė vlerė krejt tė ndrshme nga njėri- tjetri.
Gruaja, sipas miteve qė kanė krijuar meshujt ėshtė ajo qė “pret”, mashkulli jep, pra pse meshkujt mendojnė se dy individė kaq tė ndryshėm mund tė jetojnė tė njėjtat gjėra, me tė njėjtat ndjenja?
Disa mite false:
Seksi i mirė ėshtė vetėm pėr njerėzit nėn 30 vjeē: Nė realitet limiti ėshtė shumė i konsiderueshėm mbi kėtė moshė. Dhe persona 80 vjeēarėkanė pulsione seksuale, dhe pse, siē mund tė kuptohet, mund tė kenė probleme fiziologjike, tė cilat nuk u lejojnė tė kenė njė raport komplet. Tė ndihesh shumė i plakur nė seks, ėshtė njė justifikim pėr tė mbuluar probleme tė tjera. Kėshtuqė me apo pa “viagėr” provoni, seksi ėshtė njė lojė, dhe ju duhet tė luani, apo mendoni se kėnaqėsia e seksit nuk mund tė jetė e plotė nėse nuk arrihet nė ejakulim?
Gratė normale arrijnė njė orgazėm ēdo herė qė kryejnė marrėdhėnie seksuale: vetėm tre nė dhjetė gra mund tė arrijnė orgazmėn me lėvizjet e klitorit, pėr tė tjerat ėshtė i paevitueshėm stimulimi klitoridial. Gratė nė fakt nuk e dinė shum ė mirė se ēfarė ėshtė ajo qė u jep atyre kėnaqėsi, pasi shumė nga ato nuk e eksplorojnė trupin e tyre, masturbimi ėshtė mė shumė i praktikuar nga burrat. Gratė shpesh e jetojnė ende si njė tabu.
Shtatzania dhe lindja ulin kėrkesėn seksuale: kėrkesa seksuale qėndron e pandryshuar. Kjo ėshtė njė nga gėnjshtrat e bukura e pėrdorura nga gratė, tė cilat dėshironin nga burri vetėm kėnaqėsinė tė bėheshin prindėr, donin tė ngeleshin shtatzėna nga akti seksual, sepse nėse nuk ke njė shtatzani me rrezik dhe me komplikime, nuk ėshtė e vėrtetė qė gjatė shtatzanisė nuk mund tė bėhet seks.
Gratė “pėr sė mbari”nuk eksitohen me materiale erotike: materiali erotik nuk ėshtė eksitues nėse gruaja ėshtė e mėsuar me kėto lloj materialesh, pėr kėtė fakt, ai merr njė rėndėsi funksionale nė terapinė seksuale. Materilate erotike nuk i blejnė vetėm burrat, por gruaja ama di tė dallojė mirė fantazitė erotike nga realiteti, burri kur eksitohet ka tendencėn ti ngatėrrojė dhe ndonjėherė pretendon gjėra absurde nga shoqja e tij, pra kėrkon qė ajo tė sillet si nė njė film erotik.
Nėse njė grua nuk arrin shpejt tė ketė njė orgazėm nuk ėshtė normale: gratė, ndryshe nga burrat, duan mė shumė kohė pėr tė arritur orgazėm. Pėr ato, veē faktorėt fizikė, janė shumė tė rėndėsishėm dhe faktorėt e afrimitetit, pėrfshirja emotive nė njė lidhje. Prandaj mos harroni meshkuj tė dashur, tė jeni xhentilė, tė dini tė mbani gjallė pasionin e gruas, sepse vetėm kėshtu nė tė vėretė ajo do tė vazhdojė tė jetė e dėshirueshme dhe tė ndihet e dėshiruar.
Nuk duhet tė jetė gruaja ajo qė duhet tė marrė iniciativėn seksuale: iniciativa seksuale mund tė merret si nga gruaja, ashtu dhe nga burri. Ky ėshtė njė iluzion klasik i mashkullit, qė tė paktėn nė shtrat do tė komandojė gjithnjė ai, po ku ėshtė shkruar kjo? Mjaft me hipokrizi, iniciativa seksuale mund tė jetė dhe nga njė palė tė brendshme seksi, pra mund tė jenė dhe ato qė krijojnė atmosferė.
Kontraceptivėt janė njė pėrgjegjėsi e gruas: tė dy partnerėt duhet tė shqetėsohen pėr kontraceprivėt. Sot, e vetmja mėnyrė pėr tė mos marrė sėmundje seksualisht tė trasmetueshme ėshtė tė pėrdorėsh prezervatit (pra ėshtė detyrė e mashkullit). Nuk mjafton ti besojmė njė pilule pėr tu mbrojtur nga sėmundjet duhet mė shumė.
Pra, dashuroni, por pa rreziqe... dhe mjaft me gėnjeshtra.
Jemi lindur nga njė akt seksual, me apo pa dashuri, jemi energji, jo vetėm shpirtėrisht, por edhe fizikisht...

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga mira prej Sun Jun 22, 2008 1:58 pm

Shkruan: Muhamed Jusufi - Kajolli


Seksualiteti nėpėr gjenerata

Njeriu, nėse nuk ėshtė mirė informuar, ai do tė vazhdojė tė hulumtojė deri nė gjetjen e kėnaqėsive. Sipas myslimanėve ato nuk mund tė arrihen nė kėtė botė, ngase jeta ėshtė e shkurtėr. Ato do t’i arrijnė nė jetėn e pėrjetshme. Sipas krishterėve ato kėnaqėsi nuk ekzistojnė fare nė amshim, ndėrsa laikėt perėndimorė duke mos e njohur tė vėrtetėn e jetės tjetėr, ndjenjat dhe kėnaqėsitė e tyre i shfaqėn nė pikturua, skulpturua e romane. Me kėto vepra vetėkėnaqeshin ose vetėkėnaqen edhe sot me “pėrjetėsinė” e tyre.

Pėrdorimi i termit seks, ndėr shqiptarė konsiderohej turp i madh. Kush pretendonte tė mėsonte dikė, quhej i pa cipė. Gjenerata e vjetėr nuk ia pėrcillte pėrvojėn gjeneratės sė re nė mėnyrė profesionale, dhe kėshtu mungonte njė edukatė e mirėfilltė pėr shoqėrinė tonė. S’do mend se mungesa e kėsaj edukate ėshtė pėrcjellė me shumė pasoja dhe probleme. Mendoj se njė ndėr problemet mė madhore qė kemi trashėguar ose po pėrjeton gjenerata tanishme ėshtė hipokrizia. Mė herėt, derisa jetoja nė vendin tonė nuk e kisha tė qartė shkaktarin e kėsaj hipokrizie. Kisha menduar se kėshtu duhet tė edukohet i ri-u-ja shqiptar/e. Ndėrsa kur shkova nė studime nė Egjipt, kuptova se rinia e tyre ishte shumė mė e avancuar se ne, nė kėtė fushė. Ata, kishin dituri tė trashėguar dhe ishin shumė transparent.

Lumturia dhe kėnaqėsia

E shoh tė udhės para se tė futem tė shpjegoj shkakun dhe shkaktarėt e temės sė sipėr shėnuar do tė duhet tė shpjegoj kuptimin e dy termeve: lumturi dhe kėnaqėsi.

Lumturia vjen si pasojė e kėnaqėsisė shpirtėrore. Kėtė kėnaqėsi ose lumturi njeriu e pėrjeton me anė tė shikimit tė ndonjė peizazhi, atmosfere nė shtėpi etj. Kėnaqėsia shpirtėrore mund tė pėrjetohet edhe me anė tė dėgjuarit tė ndonjė zėri muzikal ose vetė instrumentet muzikore me ėmbėlsi tė veēantė etj. Sipas islamit, njeriu, pos kėnaqėsive tė lejuara qė i pėrjeton nė kėtė botė ai kėnaqėsinė shpirtėrore absolute, do ta arrijė nė Xhenet, atėherė kur do tė dėgjojė dhe tė shohė duke interpretuar psalmet e Dautit a.s., Inxhilin e Isaut, Kur’anin e Muhamedit s.a.v.s. dhe krejt nė fund kur do tė dėgjojė dhe shohim All-llahun e Lartėmadhėruar duke na cituar suren al-Rahman. Kjo kėnaqėsi ose lumturi ėshtė e rezervuar pėr meritorėt.

Ndėrsa termi kėnaqėsi, dallon nga lumturia sepse kjo ėshtė e prekshme. Ajo vjen si pasojė e ndjenjės sė shijimit tė ndonjė elementi ose qenie tjetėr. Njeriu ndien kėnaqėsinė kur shijon pemė, gjellė tė mirė etj. Gjithashtu kur ndien kėnaqėsinė edhe gjatė seksit veēanėrisht kur pėrjeton orgazmėn etj.


Vetėm islami na mėson saktė, se kėto pėrjetime meritorėt do t’i pėrjetojnė nė xhenet. Shpallja hyjnore e fundit (Kur’ani) ia dha njė peizazh tė qartė njerėzimit, mėnyrėn se si duhet tė veprojė nė kėtė botė, pastaj ē’do tė bėhet me tė, nė jetėn e varrit dhe sė fundi jetėn e amshimit[1]. Njeriu, vetėm kėtu do t’i zgjidh tė gjitha dilemat qė i ka. Ne myslimanėt e Ballkanit para se ta pranonim islamin ishim tė krishter. Secili popull kur pranon idetė, bashkė me to i ndėrron edhe praktikat. Ndėrrimi i praktikave ėshtė njė proces shumė mė i ngadalshėm se sa ndėrrimi i ideve. Popujt kthesat i marrin shumė ngadalė, prandaj ne shqiptarėve mysliman na kanė ngelur shumė praktika nga e kaluara jonė krishtere. Duke mos dashur tė thellohem nė praktikat qė na kanė ngelur ndėr ne, do tė ndalem tek edukata seksuale.

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 197
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga mira prej Sun Jun 22, 2008 1:59 pm

Edukata seksuale

Fillimisht do tė filloj me krishtenizmin, ngase ishim tė tillė dhe e braktisėm. Kalimi masiv i etėrve tanė nė islam ishte rezultat i ardhjes sė turqve nė Ballkan. Tė parėt tanė e pranuan islamin, jo se dinin shumė pėr tė, por pėr faktin se feja krishtere ishte tepėr e dogmatizuar. Nė kėtė kohė, pikėrisht kur turqit po pėrhapnin fenė e tyre, nė brendi tė Evropės filloi me tė madhe ideja e humanizmit dhe renesancės. Assesi nuk ėshtė e pranueshme tė thuhet se shqiptarėt islamin e pranuan me dhunė.

Meqė jemi tek tema pėr seksualitetin themi se edukata krishtere ishte shumė e cekėt nė kėtė fushė. Pėr tė vėrtetuar kėtė sjellim si shembull shumė tė thjeshtė. Asnjė libėr krishter kėtė shqetėsim njerėzor nuk e shtjellon, thjesht nuk ekziston ndėr krishterė kėso libri. Ndėrsa islami libra tė tillė autoriale nė gjuhėn arabe dhe perse ka me dhjetėra[2]. Fatkeqėsisht qė shqiptarėt nė njė far mėnyre kanė qenė tė privuar tė shkruajnė rreth fesė prej kohės kur ėshtė themeluar alfabeti i gjuhės shqipe. Sė pari ishim tė sulmuar nė shfarosje kombėtare, pastaj me komunizmin e shqiptarėve ėshtė tentuar ē’islamizimi jonė. Tani sė fundi kur shqiptarėt filluan tė frymojnė pak mė lirshėm, pėr njė pesėmbėdhjetėvjeēar janė botuar me qindra tituj fetarė, ndėr kėta libra kemi edhe njė libėr prej 300 faqesh qė flet pėr seksualitetin nė islam. Me siguri ėshtė vlerėsuar se ky libėr ėshtė i domosdoshėm dhe ėshtė pėrkthyes nė vitet e “hershme” tė publicistikės islame ndėr ne. Do t’i sygjeroj tė gjithė shqiptarėt qė kėtė libėr ta blejnė dhe ta mėsojnė tė tashmen e kėsaj bote, dhe tė ardhmen rreth kėsaj teme.

Krishterėt me theks tė veēantė thėrrasin vetėm nė lumturinė. Ndėrsa kėnaqėsitė sipas tyre tė kėsaj botė janė shkaktarėt kryesor qė njerėzimi do ta humbė botės tjetėr. Ata nuk i njohin kėnaqėsitė e botės tjetėr, sepse pėr ta, ato nuk ekzistojnė. Mosnjohja ose predikimet e gabuara tė dėrgojnė nė dogamtizimin e shumė fushave tė shoqėrisė, prandaj tek ta dėgjojmė ftesat e parreshtura pėr lumturinė e amshueshme.

Nė shkrimet biblike (hebraike) thuhet: “ Nė jetėn e ardhshme nuk do tė ketė ushqim, pije, lindje, tregti, nuk do tė ketė xhelozi, as urrejtje dhe gara, ndėrsa tė drejtėt do tė rijnė me diadema nė kokė dhe do tė kėnaqen nė dritėn e pranisė sė Zotit”. Diēka ėshtė premtuar, e ajo diēka, ėshtė fshehur prej nesh...

Vetėm Krishti posedon jetė pas vdekjes. Njė nga fazat mė tė bukura qė e njoh nė Inxhil ėshtė kur Krishti, pas Darkės sė fundit, i drejtohet apostujve tė vet tė cilėt janė tė pikėlluar, ngase e dinė se do tė vdesė, dhe kur u thotė: “Po shkoj ta pėrgatis vendin pėr ju” dhe pastaj: “E pastaj do tė vij sėrish tė jemi sė bashku...” Tė gjitha pėrgjigjet tona kur ėshtė fjala pėr jetėn pas vdekjes janė kėtu: Krishti posedon, ndėrsa prej nesh e kėrkon vetėm njė gjė, t’i sjellim gjithēka qė ka tė bėjė me botėn misterioze, e cila nė realitet nuk
ėshtė mė misterioze, ngase ajo botė ėshtė vetė Ai. Nuk ekziston asgjė tjetėr qė do tė mund tė thuhet mbi jetėn pas varrit, pos se do tė ngjajė mė ringjalljen e Krishtit. Fjala e fundit nė krishtenizėm, nėse fare mund tė thuhet ashtu, fundi i fundit nuk ėshtė asgjė tjetėr pos pikėpyetjeve.[3],[4]

Me sa kuptojmė nga pikėpamja krishtere, p.sh. nuk mund tė merret me mend qė produkti i trupit i cili ėshtė burim i mėkatit origjinal, mund t’ia servojė vendin vetes nė jetėn pas varrit. Shpėtimi njeriut arrihet me heqje dorė nga seksualiteti, roli i tė cilit ėshtė tepėr tokėsor.

Nga ana tjetėr, nė islam ekziston diēka esenciale tek Erosi. Ademi dhe Hava kanė bėrė mėkat, mirėpo, pasi kėrkuan falje dhe u penduan pėr mėkatin e tyre, ata e kanė paguar, qė prej momentit kur janė larguar nga xhenneti. Tė jetuarit, jetėn e sprovave nė rruzullin tokėsor, ėshtė rezultat i atij mėkati. Mbase dikush mund ta quajė edhe poshtėrim pėr qenien njerėzore sepse nuk e mbajti premtimin e dhėnė. Ekzistenca tokėsore, me tė gjitha sprovat dhe vuajtjet, ėshtė tepėr e mjaftueshme tė thuhet se ishte poshtėruar. Megjithatė i Lartėsuari nuk e braktisi njeriun, por i ndihmoi qė ta gjejė lumturinė e vetė. Atij i dėrgoi tė dėrguar e Libra tė Shenjtė. Prandaj kjo ndjenjė e pėrgjegjėsisė tė cilėn e ndien njeriu, duhet ta dėshmojė. Veprat e tij gjatė jetės sė ndershme dėshmojnė se nė esencė ėshtė njeri i mirė, dhe kėshtu e fiton amshimin ose Xhenetin .

Besėlidhja e Re- ja se si i drejtohet shėn Pali Koronitianėve: “ Nuk ėshtė pėr njeriun ta prekė femrėn. Mirėpo pėr shkak tė sprovės kundėr lapėrdharisė, ēdo njeri do tė duhej tė ketė gruan e vet dhe ēdo grua burrin e vet”.
Ndėrsa galantanėve ju thotė: “ Ju them, jetoni sipas Shpirtit, dhe me siguri nuk do t’u dorėzoheni nevojave tė trupit. Ngase trupi jeton kundėr Shpirtit, ndėrsa Shpirti jeton kundėr trupit, kėto tė dyja kundėrshtohen ndėrmjet tyre, kėshtu qė mos bėni ēka do tė dėshironi... Janė tė njohura veprat e trupit: lapėrdharia, papastėrtia, zvetėnimi, idhujtaria, magjia, armiqėsia, grindja, xhelozia, zemėrimi, pėrēarja, egoizmi, zilia, dehja, shfrenimi, dhe vepra tė ngjashme pėr tė cilat po u paralajmėroj, siē u kam paralajmėruar mė herėt, ndėrsa ata qė kryejnė vepra tė tilla do tė janė banorė tė Mbretėrisė Hyjnore... Ata i pėrkasin Jezu Krishtit nė kryq i ngulitėn trupat e tyre me pasione dhe epshe. Nėse kemi jetė sipas Shpirtit, e ndjekim Shpirtin.[5]

Tridhjetė vitet e fundit jemi dėshmitar tė shqyrtimeve tė gjėra lidhur me kėto qėndrime brenda kishave krishtere... Otto Piper sygjeron revizionin e egzegezave biblike nė drejtim tė afrimit tė tyre tė dukshėm kah qėndrimet Kur’anore.[6]

Krishterėt mendojnė se jeta nė botėn tjetėr ėshtė vetėm lumturi shpirtėrore dhe janė tė pėrjashtuar nga seksi dhe shumė kėnaqėsi tė tjera, ndėrsa informacionet qė i janė dhėnė myslimanėve, bota tjetėr ėshtė vendi ku meritorėt do tė pėrjetojnė orgazmėn tė pafund, lumturinė dhe kėnaqėsitė e pafundme.[7]

Seksi ėshtė adhurim

Prindėrit tė cilėt kanė edukatė fetare islame, nuk janė tė qetė deri atėherė kur biri ose bija e tyre ta ketė zgjedhur pjesėn tjetėr tė trupit tė tyre. Ata e dinė fare mirė se seksi i kėsaj bote ėshtė vetėm parashija e kėnaqėsive me pėrmasa shumė mė tė mėdha qė do t’i pėrjetojė njeriu nė Xhenet. Prandaj ruajtja e moralit dhe privimi i vazhdueshėm ndaj shfrenimeve ėshtė kusht i pėrfitimit tė atyre kėnaqėsive nė amshim. Pėrderisa poligamia nė Islam ėshtė e lejuar, myslimani e ka shumė mė tė lehtė tė mos mėkatojė seksualisht.

Sipas islamit, secili mysliman dhe myslimane ėshtė pėrgjegjės pėr trupin e vet. Mashkulli pa femrėn ėshtė hiē gjė, po ashtu vlen edhe pėr femrėn. Mashkulli nuk mund tė riprodhojė trashėgimtar pa femrėn, dhe anasjelltas. Seksi ligjor ėshtė akt fetar, ai barazohet me namazin, zekatin, agjėrimin sepse ėshtė vepėr e pėlqyer nga All-llahu. Nga tė dy gjinitė kėrkohet qė ky akt tė fillohet me Bismilah (Emėr tė Zotit) dhe secila punė e cila fillohet me bismilah ka shpėrblimin e vet.

Njė herė e kanė pyetur Muhamedin s.a.v.s. si ėshtė e mundur qė marrėdhėnia seksuale tė konsiderohet lutje? Ai u pėrgjigj (sipas kuptimit tė hadithit): a nuk dėnohet njeriu sikur tė bėjė marrėdhėnie tė jashtėligjshme (Kurvėri), i thanė: po. Iu tha: atėherė e kundėrta e saj ėshtė shpėrblim. Kurorizimi (niqahi), aktit seksual ia jep formėn e ligjshme dhe e fisnikėron atė duke e qetėsuar personin dhe familjen psiqikisht.

Kur’ani dhe hadithet e Muhammedit s.a.v.s.na tregojnė se edhe nė Xhenet njerėzimi do tė jetojė sikur edhe nė kėtė botė, por atje nuk do tė ketė lodhje. Ai do tė ushqehet atė qė ia ka ėndja, por nuk do tė ketė nxjerrje tė tepricės (pra nuk do tė ketė prapanicė). Ai do tė ketė atje gruan e vet tė kėsaj bote nėse edhe ajo e ka merituar xhenetin. Atje ka edhe Hyri (bukuroshe tė cilat gjithmonė janė tė virgjėra). Kėto dhe shumė gjėra tė tjera qė na tregohen pėr botėn tjetėr na lė tė kuptojmė se njeriu ėshtė krijuar pėr tė shijuar lumturinė dhe kėnaqėsitė, e jo vetėm lumturitė pa kėnaqėsitė.

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 197
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga mira prej Sun Jun 22, 2008 1:59 pm

Seksi nė perendim

Propaganda krishtere morri jehonė dhe u pėrhap atėherė kur perandoria romake e njohu si fe zyrtare, kėtė e pranoi vetėm atėherė kur bėri zėvendėsime drastike nė tė. Por me kalimin e kohės po kėta popuj filluan ta braktisin kėtė ideologji fetare pėr shkak tė mos funksionimit tė shumė praktikave dhe pėrshtatjeve njerėzore. Njė prej faktorėve shumė tė mėdhenj tė braktisjes sė kėsaj ideologjie ishte mos shpjegimi i plotė dhe i saktė pėr seksologjinė. Pėrderisa seksi ėshtė tokėsorė, atėherė si mundet qė njeriu tė privohet prej tij, ose si mund tė konsiderohet akt i ndyrė. Ky lloj shpjegimi pati jehonė vetėm pėr aq shekuj sa perandoria bizantine ishte e fuqishme. Kur myslimanėt u shfaqėn me civilizimin e tyre, me njė shpejtėsi marramendėse ngadhėnjyen nė art, dhe shkencė. Shumė popuj pėrqafuan atė. Ndėrsa mbi dy superfuqitė e kohės ndodhi dekadenca. Kultura perse kapitulloi pėrfundimisht, ndėrsa tė krishterėt u spostuan nė brendi tė Evropės. Pastaj si rezultat i shumė pyetjeve qė lindėn nė ato kohėra, kisha e dogmatizuar shpalli gjendjen e jashtėzakonshme duke gjykuar sipas parimeve kishtare (inkuizicioni).

Popujt evropian nuk vonuan shumė dhe ngadhėnjyen me idetė e tyre tė reja kundėr bashkombėtarėve tė tyre tė krishterė. Alternativa tyre ishte mė e pranueshme, dhe rrugėtimi tyre ishte i shpejtė dhe i sigurt. Vetė evropianėt, e kanė pranuar, se humanizmin dhe renesancėn e ngritėm mbi themelet shkencore tė myslimanėve, por pa e futur fenė si domosdoshmėri njerėzore. Arti dhe kultura u zhvesh plotėsisht sepse laicizmi ishte mbrojtja kryesore e tyre. Nė kohėn kur nė Ballkan islami i mbėshtetur nga turqit ishte nė ngritje, nė perėndim ngriteshin gjithashtu veprat e Davinēit, Mikelanxhelos dhe tė tjerėve. Piktura, skulptura dhe zbulimet tjera shkencore s’kishin tė ndalur.

Popujt evropian nuk ishin aspak nė kundėrshtim me myslimanėt. Anglezėt dhe francezėt marrėdhėniet mė tė mira i kishin me turqit. Zemėrimi tyre i thellė ishte nė kishėn e “tyre”, kėshtu edhe herezive mė tė mėdha, kisha katolike, mė nuk kishte mundėsi t’ju kundėrvinte. Meqė jemi tek seksualiteti vėrejmė se atristėt evropian ishin nė kėrkim tė kėnaqėsive tė pafundme.
Seksualiteti ishte dhe mbetet preokupim i tė gjithėve, por perėndimorėt kėtė e prezantuan nė veprat e tyre me anė tė artit. Meqenėse ata Zotin e kishin zbritur nė tokė, ata filluan t’i “zbukuronin” sheshet e qyteteve tė tyre me figura lakuriqe. Skulptura shfaqte ndjenjat e “kėnaqėsive”, ndėrsa ata po hulumtonin pėr pėrjetėsinė.

Pėr ta bota tjetėr nuk ekzistonte, prandaj nuk dinin se ē’ėshtė frikėrespekti ndaj Krijuesit.
Njeriu, nėse nuk ėshtė mirė informuar, ai do tė vazhdojė tė hulumtojė deri nė gjetjen e kėnaqėsive. Sipas myslimanėve ato nuk mund tė arrihen nė kėtė botė, ngase jeta ėshtė e shkurtėr. Ato do t’i arrijnė nė jetėn e pėrjetshme. Sipas krishterėve ato kėnaqėsi nuk ekzistojnė fare nė amshim, ndėrsa laikėt perėndimorė duke mos e njohur tė vėrtetėn e jetės tjetėr, ndjenjat dhe kėnaqėsitė e tyre i shfaqėn nė pikturua, skulpturua e romane. Me kėto vepra vetėkėnaqeshin ose vetėkėnaqen edhe sot me “pėrjetėsinė” e tyre.

Tani nė kohėn tonė nė formė ėshtė kinematografia, ajo ėshtė mjeti mė hulumtues i kėtyre pasioneve. Jemi tė mbuluar me seriale filmike, filma erotike dhe pornografike. Jemi dėshmitarė tė kohės, se ky hulumtim i pa kontrolluar, tani i ka stėrkaluar tė gjitha kufijtė. Shoqėritė nė Evropė kanė arritur nė atė shkallė, sa, disa prej shteteve nė perėndim me ligj e lejuan seksin dhe martesėn midis dy gjinive tė njėjta.

Historia na ka treguar pėrfundimin e civilizimeve tė mė hershme. Kemi mėsuar se edhe ata para nesh i kanė pėrjetuar kėto kriza. Kur njeriu, ose popujt i tejkalojnė kufijtė tė parapara sipas Krijuesit, fillon degradimi atij njeriu (populli) ose shkatėrrimi tij i shpejtė. Zhdukja e atyre popujve ishte dhe mbeten tė pa shpjegueshme pėr logjikėn njerėzore, por pėr besimtarėt qė ndjekin tė vėrtetėn janė mė se tė qarta. Kur’ani na ka treguar shumė qartė, pse, dhe si u zhdukėn disa popuj, ndėrsa sa i pėrket popullit tė Sodonit (ose populli Lutit a.s.) shkaktari i zhdukjes totale ishte marrėdhėnia masive midis homoseksualeve. Po pėr kėtė tė njėjtin shkak, ishte zhdukur edhe Pompei.

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 197
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi seksual

Mesazh nga Teuta prej Tue Jun 24, 2008 9:51 am

Koha ideale per seksin


Ai e ka majen e erotizmit eshte kur eshte ftohte, me mire ne oret e para te pasdrekes. Kurse ajo kur eshte ngrohte, e preferueshme eshte mbremja. Ceshtje te psikikes? Jo, te motit

Muzgu eshte ora seksualisht me stimuluese per gruan, mengjesi dhe oret e para te pasdites per burrin. Por eshte edhe koha e duhur per te tradhtuar: ai pelqen temperaturat e ulta dimerore, ajo, ato te ngrohta verore.

Kete thote meteo-biologjia, qe guxon te studioje raportin mes fenomeneve atmosferike dhe qenieve te gjalla. E kishte ditur me intuite edhe Hipokrati ne shekullin IV perpara Krishtit, qe dielli, shiu, lageshtira dhe era kane ndikim mbi dhimbjen e kokes, dhimbjet reumatizmale, infarketet dhe humorin; por kurre nuk mund ta kishte imagjinuar se mund te ndikonin edhe mbi parashikimet erotike, deshiren, memesine. Madje edhe mbi seksin e atyre qe do te lindin. Sic e shpjegojne ata qe merren me parashikimin e motit: vapa duket se demton spermatozoidet qe permbajne kromozonin femeror Y. Pra ne baze te meteo-biologjise, ata qe duan te kene nje femije mashkull, duhet te presin pranveren, me mire akoma veren. Por per ata qe jane ne nxitim te arrijne objektivin e shtatezanise me sa me pak tentativa dhe qe nuk e kane problem seksin e atij qe do te linde, muajt me te mire (sic e deshmojne disa studime) jane shkurti dhe nentori, ku temperatura nuk i kalon 15 gradet, temperature kjo ne te cilen spermatozoidet jane me te gjalle dhe aktive, dhe e fekondojne vezen me me shume lehtesi.

Po per grate, sa duhet te shenoje termometri? Per to nuk ekziston nje temperature ideale, si per burrat. Megjithate disa eksperimente te bera ne laborator mbi kavie te vogla kane treguar se jane ulje - zbritjet e shpeshta te temperatures ato qe demtojne pjellshmerine femerore. Por jo epshin: ishin pikerisht kafshet e ekspozuara ndaj ndryshimeve te temperatures ato me qejfliet.

Klima e deshirave

Seksologet jane te mendimit se nese i ftohti ndihmon per t'u bere prinder, krijon edhe ndonje problem ne epshin femeror. Diskutimi lidhet me hormonet e seksualitetit, qe ne periudhen dimerore tek grate duket sikur jane ne letargji, duke e ngadalesuar deshiren. Zgjimi behet ne pranvere, kohe kur lulezojne tradhtite. Eshte pikerisht kjo periudha kur femrat rigjejne deshiren. Pikerisht kur natyra lulezon, gruaja hapet drejt mjedisit, rikuperon raportin me kenaqesine dhe ndjen deshirat erotike. Deri kur mberrin i ftohti i pare dhe letargjia e re e deshires seksuale. Nje cikel qe perseritet ne te njejten forme si dhe stinet.

Nate e dite

Po pse faktoret atmosferike ndikojne kaq shume ne jeten tone intime? Duke e thjeshtezuar, mund te themi qe organizmi yne eshte i mbuluar me mbaresa nervore qe sherbejne pikerisht per te kapur cdo ndryshim te vogel, edhe atmosferik, qe e percojne ne tru, ne menyre te vecante ne hipotalamus. Eshte ai qe pastaj reagon duke i dhene urdhra te gjithe trupit. Dhe perderisa burrat dhe grate kane hormone te ndryshme, edhe reagimet seksuale jane te ndryshme. Keshtu te besh bashke meshkujt dhe femrat ne te kete fushe duket e veshtire: cdokush ka stinen e tij te preferuar. Edhe tek oraret nuk ka sintoni. Tek mashkulli eksitimi e regjistron pikun ne oret e para te pasdites dhe menjehere pasi zgjohet. Eshte normale qe ne keto ore te kete nje ereksion spontan, per shkak te prodhimit me tepri te hormoneve. Ndersa tek femrat ndodh e kunderta, deshira eshte ne piken e saj me te larte kur drita e diellit fillon te bjere. Por mund te thuhet qe kjo ka te beje edhe me nje aspekt psikologjik: nata sjell misterin, shtratin e ngrohte. Ndoshta edhe Henen.

Muaji me fat

Hena, ylli femeror ka nje ndikim te forte ne trupin e grave. Eshte i habitshem perkimi mes kohezgjatjes se ciklit menstrual (28 dite) dhe levizjes periodike te Henes rreth Tokes (28 dite). Nje studim gjerman ka vene re se menstruacionet e nje perqindjeje te madhe grash korespondojne me Henen e plote ose te re.

Dakort me keto, por si t'ia bejme me mungesen e sintonise stinore mes meshkujve dhe femrave: a ka nje kohe te kenaqesise? Sipas meteobiologjise eshte pikerisht ky muaj, marsi: temperaturat jane ende te pelqyeshme per shijet mashkullore. Ndersa grate po fillojne te dalin nga letargjia.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1050
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi