dea anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 93
| Titulli: Fenomenologjia e ditės mė tė bukur Fri May 30, 2008 10:01 am | |
| Fenomenologjia e ditės mė tė bukur
Mbretėr, sulltanė dhe princesha, diva tė show-t e tė biznesit, tė sportit dhe financės. Dasmat e tyre janė ėndrra dhe shembulli pėr miliona martesa normale. Nė pjesėn mė tė madhe tė kulturave, martesa ėshtė njė lidhje mes njė burri dhe njė gruaje, me qėllim formimin e njė familjeje. Nė kėtė rast po flasim pėr martesat heteroseksuale dhe monogamike, por gjithashtu, ekzistojnė dhe kanė pasur njė pėrhapje relative edhe martesat poligamike, ku nė njė lidhje pėrfshihen mė shumė se dy persona, gjithashtu dhe martesat homoseksuale ose gay, nė tė cilat partnerėt i pėrkasin tė njėjtės gjini. Fjala "martesė" vjen nga latinishtja, "matri munus", ("detyra e nėnės"), ose mė saktė edhe "matrem munere", ("tė mbrosh nėnėn").
Pėrcaktimet e martesės ndryshojė historikisht si mes shumė kulturave ashtu edhe brenda njė kulture tė vetme. Nė ēdo rast kjo zyrtarizon dhe stabilizon, nė terma juridikė ose fetarė, njė lidhje mes dy individėve tė gjinive tė ndryshme (njė burri dhe njė gruaje), e cila ndoshta kjo lidhje mund tė jetė edhe kontratė. Arsyet qė ēojnė nė zyrtarizmin formal tė njė lidhjeje janė tė ndryshme dhe zakonisht jo unike: arsye sentimentale dhe/ose seksuale (tė miratuara shoqėrisht), arsye ekonomike (trashėgimore) dhe/ose politike, arsye besimi.
Koncepti i martesės ėshtė i lidhur me atė tė familjes: dy partnerėt formojnė njė bėrthamė familjare qė shpesh zhvillohet me fėmijėt. Tradicionalisht, martesa ka qenė njė kusht i domosdoshėm pėr tė krijuar njė familje, ndaj ajo nuk u shėrben vetėm interesave tė dy individėve, por edhe atyre tė fėmijėve e gjithashtu shoqėrisė nė tė cilėn bėn pjesė.
Gjithsesi, nė ditėt tona martesat janė mė pak tė preferuara, e nė rast se ato ndodhin njerėzit janė tė prirur tė shpenzojnė shumė para, pėr tė festuar nė mėnyrė tė denjė e pėr ta bėrė tė paharrueshme "ditėn e tyre mė tė bukur". Ato u drejtohen agjencive tė specializuara qė organizojnė pėr tri ditė ceremoni non-stop (pa pushim). I veshin partnerėt me kostume mesjetare, nė vend tė makinave kanė karroca tė zbukuruara bukur qė tėrhiqen nga tetė kuaj, ndezin fishekzjarrė dhe mė pas me njė ēarter i transportojnė tė ftuarit nė plazhet tropikale. Shpenzimet arrijnė nė shtatė miliardė euro. Por numri i ēifteve qė betohen pėr dashuri tė pėrjetshme duke firmosur njė kontratė tė rregullt martese ėshtė ulur nė mėnyrė drastike. Rekordin pėr numrin mė tė vogėl tė martesave e mban Sllovenia dhe Luksemburgu.
Sipas sondazheve tė shumta, martesat e celebruara nė Francė vitin e kaluar kanė qenė 242, ndėrsa pesė vite mė parė ishin 270.
Martesat mė tė pėrhapura janė ato mes njė vendasi dhe njė emigranti. Nė vitin 2005, nė Francė janė regjistruar plot 33 mijė martesa, ku nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve njėri prej partnerėve ishte emigrant. Pra martesat qė celebrohen nė bashki nuk janė mė njė ritual i veēantė.
Gjithsesi, nė ditėt e sotme problem nuk ėshtė vetėm numri i ulėt i martesave, por edhe mosha e madhe qė preferojnė tė martohen djemtė dhe vajzat. Mosha mesatare e burrit qė lidh kurorė me personin e zemrės ėshtė 32, ndėrsa e gruas 30. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė martesa "ka humbur terren", duke u zėvendėsuar nga tipa tė ndryshme lidhjesh, tė cilat kanė arritur nė 500 mijė, mė shumė se gjysma e dhjetė viteve mė parė.
Modeli mė i ri i familjes sė modernizuar ėshtė bashkėjetesa, ku sa mė pak ēifte tė martohen aq mė pak ndarje ka. Vendet qė kryesojnė me numrin e madh tė divorceve janė Spanja dhe Gjermania.
Megjithatė, Franca vazhdon tė mbetet vendi ku sipas tė cilit martesa duhet tė jetė "si nė pėrralla", tė koincidojė pikėrisht me ditėn mė tė bukur tė jetės, duke ndjekur personazhet e famshme dhe dasmat e tyre.
Nė fund tė fundit tė gjithė kėrkojnė tė imitojnė martesat hollivudiane, mbretėrore, mediatike, klandestine, por mbi tė gjitha ato tė dashurisė. Magjepsja ėshtė shumė e madhe.
ELTON DHE DAVID
Windsor, 21 dhjetor 2005. Kapėrcyen "vėshtirėsinė seksuale" dhe mė nė fund John e Furnish u martuan
MILINGO DHE MARIA
Nju Jork, 27 maj 2001. Kryepeshkopi mes 60 ēifteve, para priftit Moon
LUĒIANO DHE NIKOLETA
Modena, 13 dhjetor 2003. Vajza e tyre ishte 11 muajshe, kėshtu qė Pavaroti vendosi pėrfundimisht tė martohej me ish-sekretaren e tij
FRANĒESKO DHE ILARI
Romė, 19 qershor 2005. Nė altar futbollisti dhe prezantuesja bukuroshe
FILIPI DHE LETICIA
Hirushja e edicionit tė lajmeve martohet nė Madrid me princin e Austrisė, mė 22 maj tė 2004-ės
ALBERTI DHE KARMEN
I ndan pothuajse gjysmė shekulli, por e adhurojnė njėri-tjetrin. Dasma e tyre u zhvillua nė Romė, mė 27 janar tė 86-ės
Nė emėr tė sektit
Braēano, 18 nėntor 2006
Flamurė tė vegjėl, roje dhe daulle prej tamburi. Po martohet Tom Cruise me 27-vjeēaren Katie Holmes... Sė bashku do tė martohen sipas ritualit tė "Scientology". Dy milionė e gjysmė dollarė janė "djegur" pėr njė natė. Martesa e tyre i ngjan mė tepėr njė feste ose mė saktė njė show tė madh. Martesat e celebruara me ritualin e "Scientology" nuk kanė asnjė vlerė legale. Kjo martesė nuk duhet bėrė, kritikoi ashpėr prifti, por askush pas atyre kangjellave nuk ia vuri veshin... "Ėshtė turp dhe tė mendosh qė nusja ėshtė katolike, ndėrsa dhėndri njė burrė i divorcuar dy herė".
Tom Cruise falėnderon i mallėngjyer regjisorin e festės: "Ka qenė filmi mė i bukur i jetės sime, e mbi tė gjitha vetėm me njė ēakull".
Martesė pėrrallash
Perla e sulltanit
Bandar Seri Begawan, 9 shtator 2004
Pa dyshim qė ėshtė martesa mė e shkėlqyer e botės: martohet djali i sulltanit tė Bruneit. Mes pyjeve tropikalė tė Borneos, ku Salgari caktoi tė luheshin aventurat e Sandokanit, pallati mbretėror ėshtė njė strehė luksi i jashtėzakonshėm: zhvillohen martesa tė shtrenjta si nė pėrralla, tė cilat kushtojnė plot pesė milionė dollarė. Qetėsia ėshtė absolute, ndėrkohė qė nė sallėn e madhe tė fronit, e veshur e gjitha me monedha ari, hyn me shumė delikatesė nusja vogėlushe.
Dayangku Sarah Binti Pengiran Salleh Ab Rahaman sapo ka mbushur tė 17-at dhe ėshtė njė "thesar" i vėrtetė. Duket sikur kjo krijesė nuk ėshtė prej mishi. I ngjan mė tepėr njė statuje tė gjallė, njė idhulli pagan, njė manekine tė cilėn e kanė mbushur me xhevahire tė shtrenjta.
Ndėrkohė, jashtė dėgjohen 19 tė shtėna me top. Ky ėshtė sinjali qė ceremonia mbaroi, momenti kulmor i njė festimi i cili ka nisur qė prej dy javėsh.
Martesė mediatike
Tė zhveshur nė gjysmė
Dublin, 4 korrik 1999
Si u takuan? "Ajo mė gjeti duke shfletuar njė album me fotografi futbollistėsh, ndėrsa unė teksa kėndonte nė televizor", tregon Beckham. Ėshtė njėsoj sikur tė ishim zgjedhur nga ndonjė katalog: ēdo njėri perfekt pėr kėrkesat e tjetrit. Mė shumė se njė martesė me fishekzjarrė artificialė, kjo ceremoni i ngjan mė tepėr njė inaugurimi. Janė dy yje, dy protagonistė tė njohur, dy diva globalė, por mbi tė gjitha idhujt e ri tė gazetave britanike e atyre botėrore.
Kjo ėshtė familja e re mbretėrore: ai, ajo dhe nė tė majtė tė saj, i vogli Bruklin. E kanė quajtur kėshtu sepse ka lindur nė Nju Jork.
Torta ėshtė gjigante. Nė katin mė tė lartė janė vendosur dy statuja tė vogla qė pėrfaqėsojnė Viktorian & Devid. Statujat janė tė zhveshura dhe gjysmė tė shtrirė mbi njė triklin.
Martesė mbretėrore
Industri dhe stema
Ishujt Borromi, 4 shtator 2004
Martesa e saj ėshtė njė ceremoni qė mund tė cilėsohet si perfekte, pa shqetėsime, goditje, pa parashikime dhe pa net tė trishtuara. Gjithēka siē ishte parashikuar: industrialisti i madh martohet me vajzėn aristokrate. Ajo vjen nga njė prej familjeve mė fisnike tė vendit. Ėshtė fisnike dhe shumė e pasur, e pėr mė tepėr shumė e bukur. Ai, John Philip Jakob Elkann, i njohur ndryshe Jaki, ėshtė trashėgimtari i paracaktuar i avokatit Ajneli, qė ėshtė edhe gjyshi i tij... Me njė nga martesat mė tė bukura mbretėrore, Jaki ka hedhur njė tjetėr hap tė rėndėsishėm drejt partneritetit ku ėshtė paracaktuar.
Martesė dashurie
Hirushja e re
Oslo, 25 gusht 2001
"Do tė jetė njė martesė postmoderne", kishte pohuar kryepeshkopi i Oslos. Madje, do tė ishte kaq postmoderne saqė Mbretėresha e ardhshme e Norvegjisė ėshtė njė vajzė mama, ku nė krahė mban njė fėmijė. Njė fėmijė qė pati nga lidhja e saj me njė trafikant droge, i cili ėshtė burgosur shumė herė. Ja tek janė nė katedrale teksa i betohen njėri-tjetrit pėr dashuri tė pėrjetshme. Kjo ėshtė njė martesė e cila nuk do tė pezullohet pėr shkak tė moshės sė saj. Nusja ėshtė e prekur dhe vazhdon tė qajė teksa prifti i drejtohet dhe e sheh nė sy: "Tani po i drejtohesh njė jete tė re, me ēarēafė tė pastėr dhe po e bėn me dinjitet"...
Marius, i veshur si njė fisnik i vogėl, ėshtė mbėshtetur nė krahėt e dados. Dje i kishte thėnė tė ėmės, duke folur pėr veten nė vetėn e tretė: "Edhe Marius do tė martohet?"...
Martesė klandestine
Ēėshtje familjare
Venecia, 23 dhjetor 1997
Tė martohesh me dikė pa bėrė ndonjė gjė tė veēantė, pa pasur nė duar njė buqetė lulesh, pa veshur rrobat tradicionale, por thjesht me njė pallto tė vjetėr dhe pa ndonjė mik pėr tė festuar. Tė martohesh, sepse dėshiron ti thuash gjithė botės se nuk ėshtė njė kapriēio, se historia e incestit dhe ajo e pedofilisė nuk ka lidhje fare. Ai ėshtė 72 vjeē, ndėrsa ajo 27.
Dasmė nė Venecia, por nuk ėshtė askush rreth tyre qė mund ti pėrgėzojė, apo ti presė. Kryetari i bashkisė po i pret nė katin e sipėrm, i cili qėndron para dy kolltukėve ku do tė ulet ēifti. Woody Allen dhe Soon-Yi janė nė Venecia pėr tė lidhur bashkė kurorė. Gjithēka duket mė se normale, saqė askush sdo tė dyshojė se bėhet fjalė pėr njė martesė.
Nga : Gazeta Shqip |
|