Gjaku i prishur

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjaku i prishur

Mesazh nga ILIRI prej Mon Apr 14, 2008 5:18 pm

Gjaku i prishur
Eh! Dyzet e teta. Fushata.. Mjaft kishim rezistuar. Na mundėn…
E kisha ndjerė humbjen tonė, qė kur therėm demat.
Eh-o-eh-o!
Kishim gėzuar nja dy dema, po ē’dema se! Tė kėnaqej syri! Sa u kishte hije kur lėronin arat. I gjithė fshati na i kishte zili. I ruanim mirė ama. Por, po e prisnim murtajėn e zezė tė na vinte dhe e biseduam, mė mirė ne se ata, t’i hanim atė vit gjatė dimrit, pėrndryshe do i merrte kooperativa siē kishte bėrė gati nė tė gjithė Shqipėrinė. Ne ishim tė fundit nė listėn e zezė e po na afroheshin gjithnjė e mė shumė, ndonėse po rezistonim mesa mundeshim.
Zemra s’na e bėnte, po deshėm s’deshėm i therėm. Gjakun e ruajtėm pikė pėr pikė nė disa kazanė tė mėdhenj qė i lamė nė ngricė. E kishim pėr Kepin, qenin e shtėpisė, jo se s’ishte i egėr sa duhet, por gjyshja, ramet pastė, ashtu kėshilloi, tha t’i ndėrrohet gjaku. Mėngjes e darkė Kepi e rrufiste njė sahan me gjak trupa-trupa, qė ia shkrinim mė parė rreth vatrės. Me thėnė tė drejtėn, ai i pati urryer dy demat me gjithė shpirt, qė kur ishin tė vegjėl e deri sa shkuan edhe demat donin ta vrisnin Kepin. Ku s’ia kanė futur brirėt. Kishim frikė pėr tė. Por dhe ai, s’u linte gjė mangut. E ndaj ishim mėsuar ta linim Kepin lėshuar edhe ditėn se po ta kapnin demat tė lidhur me zinxhirė, do ta kishin pėrfunduar nė vend. Aq urrejtje, s’kishte bėrė vaki. E ja ku tashi, Kepi po ua pinte gjakun me fund, si duket, edhe demat e kanė parandjerė, rracė e vjetėr, u ka folur gjaku, kushedi…
Atė mesnatė, kishim dėgjuar njė si ulurimė vajtuese pėrjashta edhe u zgjuam tė gjithė nga gjumi, tė shqetėsuar, bile gjyshja e shkrepi dhjetė herė koburen. Duhet tė ketė qenė tufani, se dimėr mė i egėr s’kishte bėrė vaki si atė vit. Nė mėngjes, sa s’na ra qielli nė kokė, kur hapėm avllinė, rreth e rreth gardhit, kishin mbetur tė shpėrthyer njė tufė me ujq e gjaku mbulonte borėn gjithandej. Vetėm njė pushkė njeriu mund tė vriste kaq ujqėr, asnjė egėrsirė tjetėr s’mund tė arrinte tė bėnte njė kasaphanė tė tillė. I vrojtuam ujqėrit mė nga afėr, kur ē’tė shihnim tė gjithė ishin tė kafshuar nė fyt. Kepi s’dukej asgjėkundi. Aha, thamė, na iku drita e syve. Na lėshuan krahėt e na zuri zia. Nė drekė, na pa i madhi Zot, Kepi vjen e ulet te pragu, bie i kėputur nė gjumė. E kontrolluam, s’kishte asnjė shenjė pėrleshjeje. Asnjė plagė. Ujqėrit e kafshuar mbetėn njė mister i vėrtetė. E diskutoi gjithė fshati, e morėm me hamendje, por s’dinim ku ta vinim gishtin…
Pas ca ditėsh, filluan disa shenja tė Kepit tė na binin nė sy. Kur i afroheshim pėr t’i dhėnė sahanin me gjak, gati sa s’i kėpuste zinxhirėt duke skėrmitur dhėmbėt nga njė tėrbim i llahtarishėm. Gjyshja tha se me siguri i ėshtė prishur gjaku e t’ia kėpusnim mė mirė fare racionin pėr disa kohė. Kur nuk ia dhamė nė darkė, na u duk se u rrethuam nga njė pėrbindėsh qė po e shpėrthente derėn e kullės. Unė e Sinani, ishim tė rinj atėherė, s’dinim ēfarė tė bėnim edhe si gjithmonė pėr gjėra tė tilla, pyesnim gjyshen. Ajo na tha t’ia jepnim gjakun edhe t’ia sillnim afėr Kepin. Edhe pse ishte e verbėr, tha se do ta lexonte te sytė. E lamė gjyshen vetėmpėrvetėm me Kepin. Kur dėgjojmė:
-U mė marrsh tė ligat. Tė kam rritur me kėto dy duar! Ndihmė!
Kur u futėm brenda, gjyshja shtrihej pėrdhe e Kepi ia kishte vėnė dy kėmbėt te kraharori e po e vajtonte si njeri. Thamė mos ndodhi e pabėra, por gjyshja nuk kishte asnjė shenjė nė trup, jo, s’mund tė ishte Kepi, ai pėr ne tė shpisė jepte jetėn, sikur pa kėmbė tė ishte, do t’fluturonte.
E varrosėm gjyshen. Po atė natė pashė njė ėndėrr shumė tė frikshme. Mu bė sikur ujqit e shqyer u ngjallėn edhe na kishin lidhur mua, Sinanin e vajzėn e vogėl nė oborr, na silleshin rreth e rrotull me gjuhė tė gjata e dhėmbė tė mprehtė. Komandanti i tyre, qė mė ngjante herė si partizan herė si roje burgu, mė tha te veshi:
- Toka aromėn solli. Gjakun qė morėt kur do ma ktheni?
I hap sytė dhjetėfish pėr tė kuptuar e shoh qė ujku komandant u bė me dy koka, qė i njoha nė vėnd, demat tanė, e pastaj ato u shndėrruan nė kokėn e Kepit, i cili mė kafshoi mu nė shpirt. Ashtu e kafshuar, pėrleshesha me tė pėr tė shpėtuar vajzėn e vogėl.
Kur u zgjova sa s’po mė dilte shpirti nga tmerri.
I tregova Sinanit. Edhe ai u lemerit nga kjo ėndėrr. Gjyshja s’ishte mė, se ajo i gjente dorė me njė domethėniet e ėndrrave. U nisėm te shtriga e fshatit, por ajo s’qėlloi me humor atė ditė e na pėrzuri me ulurima. Nė fshat thonin se e gjithė kulla e saj ishtė mbushur me shtresa tė trasha mizash. Edhe vetė shtriga s’kishte ē’tu bėnte, kjo s’kishte ndodhur kurrė mė parė.
U kthyem te kulla jonė e filluam tė qanim. Njė herė gjyshen, pastaj frikėn tonė. Njė ndjesi ēuditėrisht e errėt, po na rrinte hije.
Sinani, befas mė shkund te supet e mė thotė:
- Kepi ėshtė tėrbuar. Duhet ta vrasim para se tė na vrasė ai. Shih si po i shkul hekurat!
Pohova me kokė. Pastaj, i shkova afėr Kepit e ledhatova te qafa, po mė shihte nė sy si fėmijė i inatosur kotsėkoti. I thashė:
- Duhet tė ikėsh sonte nė darkė. Pėrndryshe s’kemi ē’bėjmė.
Ai filloi tė vajtonte, siē e kishte zakon vetėm kur vdiste dikush e s’pushoi gjithė natėn.
Nė mėngjes, nuk ishte. As nė darkė nuk u kthye. E kishte kuptuar.
Erdhi murtaja, i mori tė gjitha. Sinanin ma pushkatuan para syve, tė lidhur me hekurat e Kepit, e tėrhoqėn zvarrė rreth e rreth kullės. Na quajtėn armiq. Armiq tė kujt?
Me javė tė tėra ia kėrkova trupin. Njė mėngjes, kur e kisha humbur shpresėn, ma solli Kepi te pragu. E vajtoi dhe ai me mua. Qava e qava. Mė kujtohet si tani, e kapėrtheva Kepin pėr qafe e iu luta:
- E di se t’ėshtė prishur gjaku, por tė lutem mos na lėr. Kam mbetur vetėm me vajzėn. Kam shumė frikė… ata janė tėrbuar… s’kam askėnd… ma ka lėnė amanet Sinani, ta rris vajzėn, tė jem e fortė… mos ta lė tė shuhet emrin e kullės…
Eh! Atė natė, e pata vendosur, dola nga kulla me foshnjen nė krah, do tė hidhesha te lumi, nuk kisha mė forcė tė vazhdoja. Ishte njė errėsirė pisk, por sytė e Kepit i njoha menjėherė. Ishte kthyer pėr ne, dhe pse trefish gjakprishur, nuk na la vetėm, nuk na tradhėtoi kurrė.
Laureta Mema

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi