Fėmijėt e rrugės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fėmijėt e rrugės

Mesazh nga Teuta prej Sun Sep 07, 2008 1:24 pm

Fėmijėt e rrugės

Nga Elidor Mėhilli (Shekulli)
(Njė artikull i vitit 1945 dhe e sotmja) Rrėfimi mė poshtė nuk ėshtė i imi. Ėshtė i dikujt tjetėr, emrin e vėrtetė tė tė cilit unė nuk e di. Por ndonėse autori mbetet anonim, panorama e qytetit tė tij, ėshtė edhe imja:
“… I shohim pėrditė. Nė ēdo hap qė bėjmė na dalin pėrpara fėmijė tė vegjėl, kėmbėzbathur, tė nxirė nga dielli, e nga tė palarėt. - Cigare, zotni! - Llotarija! Pasnesėr hiqet … llotarija! … -
Ata vijnė tek ne e na luten, jo sikur na shesin diēka por sikur kėrkojnė lėmoshė. Na luten se nga leku ynė varet jeta e tyre. Nėpėr rrugė ne shohim njė pjesė tė kėsaj jete dhe kjo na ėshtė bėrė aq e zakonshme sa nuk na le pėrshtypje tė veēantė.
Kur ne u blejmė diēka kujtojmė se i kėnaqim, se e bėmė detyrėn kundrejt tyre. Por nuk ėshtė kėshtu. Na pėrket t’i themi “ndal” forcės sė vrazhdė qė shtyn fatin e tyre. Nė ndėrgjegjen tonė, nė qoftė se ėshtė me tė vėrtetė ndėrgjegje njeriu, do tė ndjejmė jehonėn e njė zėri qė kėrkon shpėtim: “Cigare, zotni, cigare …”. Sa dhimbje e madhe nė njė krijesė tė vogėl!
Tė paktė janė ata qė u falin diēka. Disa s’begenisin as t’u hedhin njė vėshtrim, disa i pėrzenė me shqelma. Tė tjerė kėnaqen duke i tallur… Shitėsa… Lypėsa. Po kush janė kėta fėmijė? Si rrojnė? Ka ndėr ta edhe rrugaēė, ka edhe “kryetarė” familje. (shpesh nga djersa e tyre mbahen shumė frymė). Janė fėmijė qė duhet tė ndodheshin nė bankat e shkollės…
Kush ėshtė fajtori? Sot nuk ėshtė koha pėr t’ia hedhur fajin njėrit ose tjetrit. Fajin e kemi nga pak qė tė gjithė. Nė disa raste fajin e kanė drejt pėr drejt prindėrit: i lenė fėmijėt e tyre tė mbeten nė injorancė, ashtu si kanė jetuar ata vetė. Kjo gjė ndodh nė qytete e nė fshatra; ka shumė fėmijė qė prindėrit, duke shkuar mbas havazit tė mukės “mė mirė njė vezė sot se njė pulė mot”, i dėrgojnė me bagėti o me punė tė ndryshme, duke i larguar nga shkolla. Sidoqoftė nuk mjafton tė bėjmė vetėm konstatime. Sot ėshtė koha pėr tė vepruar…”.
Rrėfimi mė lart, “Nėpėr rrugė”, ėshtė botuar mė 3 qershor tė vitit 1945 nė gazetėn “Rinia.” Autori quhej “Spartaku” e jetonte nė kohė tė tjera. Sot, 63 vjet mė vonė, rrėfimi i tij mbetet ēuditėrisht po aq aktual sa gjithė studimet e OJQ-ve tė marra sė bashku.
Ende nuk e dimė sa fėmijė “punojnė” nė Shqipėri. Imazhi qė kemi, pėrgjithėsisht, ėshtė ai i grupeve tė vogla tė organizuara tek Blloku, tė cilėt prej vitesh janė bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme nė kryeqytet. Siē ngrihen pallatet, rriten edhe ata.
Shkaqet qė i nxjerrin fėmijėt nė rrugė ose nė “punė” janė tė shumta e tė ndėrthurura. Edhe zgjidhjet janė tė vėshtira. Por sfida mė e madhe ndoshta nuk qėndron tek mungesa e zgjidhjeve, por tek injorimi i problemit, normalizimi shoqėror i mosmbrojtjes sė fėmijėve. Skenat e jetės sė vėshtirė tė fėmijėve nėpėr rrugė pėrbėjnė njė realitet tė egėr qė u shfaqet tė gjithėve: tė pasur e tė varfėr, tė rinj e tė vjetėr, tė djathtė e tė majtė. Nuk ėshtė problem politik; ėshtė problem shqiptar.
Nė njė vend me vėshtirėsi tė thella, fati i ca qindra fėmijėve mund tė duket moralizėm i tepruar, madje edhe predikim irritues. Por Kushtetuta e kėtij vendi garanton mbrojtjen e fėmijėve. Cila shoqėri ka arritur tė ndėrtojė institucione dhe mirėqenie, duke lėnė fėmijėt e saj tė pambrojtur?

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fėmijėt e rrugės

Mesazh nga lola prej Mon Sep 08, 2008 8:02 pm

E drejta fillon tek stomaku. Kur ēdo femije ti jete siguruar e drejta e ushqimit, atehere mund te flitet per te drejtat e tjera.

lola
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 176
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fėmijėt e rrugės

Mesazh nga Ernesto Guevara prej Mon Sep 08, 2008 8:19 pm

Keni te drejte Lola,nuk besoja se femijet tane do te shndrroheshin ne kete menyre, dukej nje e larget qe nuk do te na perkiste asnjehere,dhe ja tani realiteti.....

Ernesto Guevara

Mesazhe : 22
Anėtarėsuar : 29 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fėmijėt e rrugės

Mesazh nga Teuta prej Thu Oct 02, 2008 11:48 am

Edhe une kam punuar qe ne moshen 12 vjeē gjate pushimeve verore per te ndihmuar prinderit ne shtator ne blerjen e librave. Mendojeni behet fjale per periudhen e rregjimit komunist. Dhe besomeni une nuk isha e vetmja madje duhet te kishe mik qe te te futej emri ne listen e punes. E gjith kjo qe shoh tregon se edhe sot asgje ska ndryshuar nga e djeshmja, perkundrazi gjerat per nje pjese te mire te popullsise jane keqesuar. Faji eshte jetim. Ne nuk duhet te shqetesoje gjetja e fajit, por fakti qe kemi para syve.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi