Ē’bėhet me rininė?

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga ILIRI prej Sat Nov 01, 2008 9:50 am

Nga Ylber Memia

Tė kapluar nė hallet e jetės sė pėrditshme e morinė e skandaleve qė ndjekin njėri-tjetrin nė jetėn e rrėmujshme shqiptare, njerėzit shpeshherė nuk e vėnė re e nuk shqetėsohen (nė tė vėrtetė kanė boll tjetėr pėrse tė shqetėsohen), se ē’bėhet me rininė e vendit. Megjithatė, kjo ėshtė e pafalshme dhe kriminale pėr njė opinion qytetar qė bėn kaq shumė zhurmė e zallamahi pėr gjėra tė rėndėsishme e tė parėndėsishme dhe pėrpėlitet si njė peshk i lodhur nė rrjetėn e mendimit qė ka thurur vetė.
Rinia shqiptare meriton njė fat e tė ardhme mė tė mirė nė demokracinė e re tė Shqipėrisė. Tė kujdesesh pėr tė, ėshtė tė garantosh njė tė ardhme tė ndritur pėr vendin. Kurse, nė fakt, ajo ėshtė lėnė mėnjanė e i shtyn ditėt me perspektiva tė paqarta apo pa fare perspektivė. Njė pjesė, nga familje qė kanė mundėsi ta pėrballojnė lehtėsisht jetėn nė shoqėrinė e sotme shqiptare, bėjnė sikur shkojnė nė shkolla e nė fakt shullėhen klubeve e bareve, tjerrin kohėn nė muhabete vanitoze, nė mesazhe e biseda telefonike me zhargone banale, seksiste e maēoiste qė tė kallin tė vjellėt. E vetmja punė e tyre ėshtė se kontribuojnė krenarisht e paturpėsisht nė harxhimin e parave qė fitojnė (nė rastin mė tė mirė, me djersė) prindėrit e tyre.
Njė takėm tjetėr, shokė tė tyre, e qė nuk i kanė mundėsitė e tyre, punojnė vetė pėr tė fituar jetėn, por edhe kėta ndodh shpesh qė tėrhiqen nga tė parėt dhe e shpenzojnė kohėn e lirė njėlloj, por me ndryshimin se tė paktėn harxhojnė ato qė fitojnė me djersėn e tyre. Kjo ėshtė pjesa qė bie nė sy, sepse ka zaptuar qendrėn e Tiranės dhe deri aty ėshtė kufiri ku lėvizin gazetarėt apo gazetarkat e shumta dhe televizionistėt gjithashtu tė shumtė. Po tė shkohet mė tutje, ėshtė njė dramė e vėrtetė qė nuk ka Kafaz tė Artė ta futė brenda. Janė mijėra e mijėra tė rinj anembanė Shqipėrisė, qė mbushin 20 vjeē, me njė konfrontim dėrrmues e shpeshherė fatal tė realitetit me imagjinatėn. Tė papunė, tė pashkollė e me ambicie pėrtej mundėsive, ata bėhen shpeshherė kontigjente tė krimit, prostitucionit, emigracionit ilegal.
Kurse shteti brohoret pėr sukseset e arritura, hyrja nė NATO, infrastruktura e re e ndėrtuar, ligjet qė bėhen e zhbėhen, lufta kundėr krimit e korrupsionit dhe rritja e hatashme ekonomike.
Njė miku im, kėtu nė Amerikė, mė qante hallet e tij njė ditė pėr dy djemtė qė kishte. Njėri nga ta ishte nė Shqipėri. Tjetri ishte kėtu me tė dhe bėnte shkollėn e lartė qė ia paguante i ati. Kėtij mikut tim, njeri shumė i mirė e i ndershėm, i doli Green Card, kur sapo e kishin liruar nga ushtria, ku kishte qenė oficer andej nga fundi i viteve ’90. Erdhi nė Amerikė dhe filloi njė jetė tjetėr. I pėlqen jeta kėtu, edhe pse ka mall pėr vendlindjen e tij, Shqipėrinė. “Ėshtė njė jetė e tėrė, - thotė. - Kur ika qė andej, isha mė pak se 50 vjeē.” Dhe i mbushen sytė me lot...
Por le tė mos largohemi nga tema. Djalit tė madh tė tij nuk i pėlqeu jeta kėtu dhe u kthye nė Tiranė, nė shtėpinė qė i ati nuk e shiti kur iku. Rrojti atje me gjyshėrit, derisa ata vdiqėn dhe tani bėn sikur punon hop e hop aty-kėtu, siē thotė i ati. Ky i dėrgon parį, sa herė i qahet i biri nė telefon dhe e kėrcėnon se do tė vrasė veten apo do tė ikė me gomone nė Itali. “Ai po vete 30 vjeē dhe s’lidhet nė asnjė hu”, - thotė babai i tij. Djali tjetėr qė shkonte mirė me shkollėn, ishte shpresa e vėrtetė e mikut tim. Ai bėri nė Amerikė shkollėn tetėvjeēare e tė mesme dhe tani ka hyrė nė kolegj e studion pėr teknologji informacioni. Familja nuk ka kursyer gjė pėr tė qė tė dalė mirė me shkollėn. Po ja qė edhe kėtij nuk ia ka qejfi tė rrijė kėtu. “Qejf bėhet nė Shqipėri”, - thotė ai dhe ka ndėrmend tė kthehet atje, sapo tė mbarojė shkollėn e tė hapė atje njė biznes. Po kjo ėshtė gjysma e sė keqes. Sepse tani ai shkon dy herė nė vit nė Tiranė me biletat qė i pret i ati. “I bleva makinėn qė desh, - thotė miku im, - i ka vėnė dhe targėn me emrin e tij “Renci-Tirona”, i ble duhanin, e mbaj me parį, po ai hiē. Atje e ka mendjen. Kur shkon atje, zihet me tė vėllanė, se e do shtėpinė vetėm qė tė argaliset mirė. Njė ime motėr qė shkon e kujdeset pėr shtėpinė ndonjėherė, mė thotė se duhet tė zėsh hundėn nga plehrat, kur tė hysh dhe sjellja e djemve ėshtė bėrė problem pėr komshinjtė. Dhe xėrr telefoni. “Mė dėrgoni parį, - thotė, - se kėtu ėshtė shtrenjtė.” Ja dėrgoj, se kam frikė se nuk kthehet e mė lė shkollėn. Pastaj sheh ai tjetri e kėrkon dhe ai. Shpesh, - thotė, - miku im, pėrpiqem tė flas me tė e t’i rrėfej se ē’kemi hequr e si kemi vuajtur ne, brezi pėrpara tyre, po as ai e as ai tjetri s’duan t’ia dinė fare. “Ohu, ju keni qenė budallenj, o babė, - thotė ky, - ku dinit ju ē’ėshtė qejfi.” Mbaj mend qė pa ikur Shqipėria, me gjithė pleqtė e fėmijėt, rronim tė gjithė me 400-500 mijė lekė tė vjetra nė muaj. Kurse kaq e mė shumė kėrkon nė muaj tani, kur shkon nė verė ky i vogli, vetėm.” Mė vjen keq pėr mikun tim tė mirė, por mendoj se ai vetė e ka stisur jetėn kėshtu. Ka tėrbuar fėmijėt duke iu pėrmbushur tė gjitha tekat e qejfet. Ai nuk ėshtė i kamur. Punon dy punė, nė njė administratė gjatė javės dhe si kamerier nė fundjavė. Edhe e shoqja punon. Kanė blerė shtėpi e kanė tė gjitha tė mirat. Po ky me tė bijtė ėshtė njė hall i madh pėr tė. “Ia kam bėrė qejfin, - thotė, - se kisha frikė se i ngrihej mendja dhe ikėn si i vėllai, qė mbeti pa shkollė e hallakatet klubeve nė Tiranė. Po nuk shoh dritė gjėkundi nė tė ardhmen e tij. Rri tėrė natėn e sheh televizor dhe mezi ngrihet nė mėngjes e shpeshherė nuk shkon fare nė shkollė orėt e para. Dhe as qė ia ka fare qejfi tė punojė. Shikoj tė tjerė tė rinj kėtu qė punojnė e shkojnė nė shkollė dhe them me vete, ē’fat qė pata qė mė ranė kėta fėmijė...”
Dėgjoj mikun tim tė pikėlluar dhe mendja mė shkon tek ato qė mė tregonte edhe mua im atė pėr zboret ushtarake e punėn e detyruar gjoja vullnetare e shumė mangėsi tė jetės sė atėhershme. Baballarėt e nėnat tona jetuan kohėra tė vėshtira qė i gjetėn ashtu e nuk i zgjodhėn ata vetė. Por u pėrpoqėn tė rrojnė me nder e djersėn e tyre. Mė shkon gjithashtu mendja te jeta e rinisė sot nė Tiranė. Rroftė qejfi! “Kena lind pėr qejf” mė kujtohet ajo kėnga e West Side Family. Po vallė ky ėshtė qejfi i vėrtetė i njeriut, qė tė jetojė si parazit e tė mos vrasė mendjen se ē’do tė bėhet me tė ardhmen e tij? Po ngjizet njė rini me kulturė tė cungėt e sipėrfaqėsore. U ēudita njė ditė, kur ky djali i mikut tim, qė e mban veten pėr patriot tė flaktė dhe desh i vė flakėn shtėpisė, kur fiton nė futboll kombėtarja shqiptare, nuk dinte kush ishte Buzuku e le mė tej pėr botėn tė gjithė. Ky pra ėshtė njė aspekt i rinisė qė njoh unė. Por siē thamė, ka edhe shumė mė keq se kaq. Se kėta dy tė rinj, pėr tė cilėt fola, janė nė fund tė fundit e keqja e tyre dhe e mikut tim, por ka tė tjerė qė bėhen e keqja e shoqėrisė dhe e mbarė vendit. Atėherė, ē’bėn shteti e shoqėria kėtu? Pika ty, do mė thoshte miku im i mirė. Ku ka mendje shteti se ē’bėhet me rininė. Ata kanė mendjen kush tė zhvatė mė shumė. Dhe qejfi nė Tiranė vazhdon. Jetė nate pafund, me klube, bare e pub-e tė gjithfarėllojshėm, me drita shumėngjyrėshe, me muzikė, me drita tė zbehta, misteriozė, ku njihen mirė klientėt e zakonshėm e ndonjė i rastit shihet me dyshim. Rinia nuk shkon mė bibliotekave, nuk lexon libra, se tė gjitha i di nga YouTube dhe MySpace e Facebook. Edhe ata qė priren tė bėjnė jetė mė aktive qytetare e tė angazhohen me organizma tė pavarur, ose komprometohen nga pushteti, ose shahen e pėrbuzen nga vetė qytetarėt, tifozė tė njėrės palė apo tjetrės.
Shteti nxit vetėm hapjen e klubeve, lokaleve, bareve, kazinove dhe qendrave tė lotarive. Askush nuk ēan kokė pėr qendra sportive lagjesh e qytetesh, pėr biblioteka lagjesh a qytetesh tė lidhura me internet, pėr pishina tė hapura e tė mbyllura, pėr klube lojėrash tė shėndetshme si pingpong, shah e tė tjera, pėr ekskursione tė organizuara e shėtitje turistike. E gjithė Tirana ka vetėm dy kinema, shkollat e mesme degjenerohen gjithnjė e mė tepėr nėn presionin e jetės bjerrakote tė gjithė vendit, televizionet, kur mbarojnė scoop-et e ditės, rendin pas filmave me seks e jetės sė qejfit dhe ndoshta nuk ka nė botė hapėsirė eterike tė mbushur mė shumė me sms e biseda gjepurash nė celularė sesa hapėsira shqiptare.
Pse vallė e mban mė kot emrin e rinisė, Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve? Ē’bėn ajo pėr rininė? Apo qė tė kapardiset ministri e t’i duket vetja mė i ri? Ē’bėn qeveria, ē’bėjnė partitė me programet e tyre tė mbufatura me retorikė boshe mė sė shumti tė pėrkthyera nga gjuhė tė tjera? Dhe nė fund tė fundit, ē’bėn vetė rinia? Pse e lė veten ajo ta trajtojnė kėshtu? Pse nuk shkundet e tė mendojė seriozisht pėr formimin e saj tė shėndetshėm kulturor? Duhet ta kemi tė gjithė tė qartė njė gjė: derisa kjo rini tė endet kuturu si njė anije me timon tė thyer e pa busull nė njė det qejfi, kotėsie apo parazitizmi, por qė gjithsesi tė mbyt si ēdo det, asnjėherė e ardhmja e vendit nuk do tė jetė e sigurt. Pa rini nuk ka tė ardhme.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga Teuta prej Sat Nov 01, 2008 11:26 am

Nese do kishim nje rini te formuar atehre keta politikanet do ti kishin ditet e shkurtuara. Kete e di mire poltika jone prandaj nuk i intereson te punoje ne kete drejtim. Ske ēi ben nga halli e kane dhe ata. I thone lufte per mbijetese, dhe qe te mbijetosh duhet te dish ta luftosh te keqen. Fatkeqsisht politika e sheh rinine e formuar se nje te keqe te saj. Mad

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga krrau prej Sat Nov 01, 2008 12:07 pm

Kriza qe ka perfshi rinine shqiptare eshte globale.

krrau
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 53
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga ilda prej Sat Nov 01, 2008 12:09 pm

vertet per te ardhur keq ...rinia shqiptare le per te deshiruar c ne ky indiferentizem i saj..........

ilda
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 943
Anėtarėsuar : 19 Sep 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga loki prej Sat Nov 01, 2008 5:36 pm

degjenerimi semundja e shekullit

loki
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 73
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga flutura prej Sat Nov 01, 2008 6:20 pm

Kjo eshte nje teme qe duhet ti shqetesoje te gjithe shqiptaret. Te shohesh filizat e rinj te te ardhmes te vyshken para kohe nga nje lloj jete e pakuptimt pa asnjelloj qellimi ne vetvete eshte vertet e tmerrshme. Mendoj jo ēdo gje duhet te lihet ne dore te shtetit. Familja eshte e para dhe institucioni me i rendesishem ku njeriu merr edukimin e pare dhe me themelor. Prinderit jane shembulli i konkretizimit te edukates qe te rinjt marrin ne familje. Nuk eshte shteti ai qe i ka edukuar ata qindra te rinj shqiptar te cilet edhe pse vijne nga familje te thjeshta ja kane dale mbane te bejne diēka ne jeten e tyre.

flutura
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 129
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga lali prej Sat Nov 01, 2008 6:30 pm

Qeshu rini qeshu, bota eshte e jotja! Very Happy

lali
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 67
Anėtarėsuar : 07 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga Teuta prej Sat Nov 01, 2008 6:50 pm

Ne nje vend ku jeta e rinise eshte e krimbur apo e kalbur do te thote se eshte krimbur shpirti i atij populli sepse dihet qe rinia eshte shpirti i nje populli.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ē’bėhet me rininė?

Mesazh nga shqiptar e bir shqiptari prej Sun Nov 02, 2008 7:24 pm

ēbehet me rinine????? Rinia jone po heq shum keq. Gjate 24 orve bon ha pi bej dashuri.. Basketball

shqiptar e bir shqiptari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 87
Anėtarėsuar : 13 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi