Te dale ai
:: I lire :: THASHETHEME
Faqja 1 e 1•
Te dale ai
Te dale ai
Fotografin e LSA-se, Denis Vogli (i mbiquajtur Talenti), kryetari socialist Edi Rama e ka marre shume inat, per shkak te disa shkrepjeve aspak zyrtare neper aktivitete te ndryshme. Ndaj ne nje konference per shtyp kete jave, Rama sa e pikasi Denisin, u deklaroi qetesisht gazetareve e kameramaneve te pranishem: Nese ai tipi aty nuk del nga salla, une nuk e filloj konferencen. Keta u vune ne siklet dhe e shihnin Denisin me sy lutes, se kishin edhe pune te tjera. Por ky nuk e prishi terezine dhe beri deklaraten e vet, duke treguar me gisht Ramen: Nese ai tipi aty nuk e fillon konferencen, une nuk fotografoj!.
P.S. Incidenti u mbyll me mirekuptim, pasi nderkohe qe Rama fliste per dhunen shteterore, bodigardet e tij e kapen peshe fotografin dhe e lane jashte selise se PS-se, domethene tek stacioni i trenit.
1/ Debati i Pangos
Ne prag te fillimit te sezonit turistik, ministri i Kultures dhe Turizmit Ylli Pango u takua me homologun grek ne nje konference rajonale. Gjate nje pushimi te shkurter per kafe, biseda mes dy kolegeve u nxeh dhe kaloi ne antagonizem kulturor. I pari e filloi greku:
- Rri o qirje Ylli, se ne kohen kur ne kishim Akropolin, juve
- He cfare? Ne kishim Butrintin. Po pastaj?- pergjigjet hazerxhevap ai.
- Po mire. Kohet e fundit, kur germonim poshte Parthenonit, ne gjetem disa kabllo.
- E cdomethene kjo?- qesendis Pango.
- Domethene se qe atehere, greket e lashte kishin telefonine fikse- thote greku.
- Po cduhet te themi ne shqiptaret, qe germuam nje muaj rresht poshte kalase se Rozafes dhe nuk gjetem kokerr gjeje?
- E cdomethene kjo?- pyet greku.
- Domethene se qe atehere kishim celular!
2/ Shembullin i pari
Ministri Pango mori pjese ne celjen e sezonit veror ne qytetin e Vlores, ku pati nje bisede miqesore me kryetarin e bashkise Shpetim Gjika. Shpetim, i tha Pango, duhet te punoni me shume per ngritjen e nivelit te sherbimit ndaj klienteve. Une e di se vlonjatet nuk shquhen per aristokraci ne komunikim, por ky eshte kyci i suksesit. Ke te drejte, Illo, ja kthen Gjika, bile duhet te fillojme qe nga klientet, se edhe vete vlonjatet jane harbute ndaj kamariereve. Dhe per te dhene shembullin i pari, kur dy personalitetet u ulen ne lokalin prane bashkise, Gjika i leshoi kamarieres nje buzeqeshje te madhe dhe i tha: O motra, na moj, me bej nje kafe me ndjenje!
Arsyeja e KQZ-se
Ne ankth per te marre vesh se cfare do vendoste KQZ-ja per fatin e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese, kreu i LSI-se Ilir Meta nuk priti sa te dilte lajmi ne televizion, por telefonoi Artur Zhejin: He Turo, ca u bo?. Zheji nisi te shpjegoje se KQZ nuk ka kompetence te vendose per referendumin, por nga zhurma e gazetareve dhe komisionereve qe po dilnin korridoreve, Meta nuk degjonte gje. Pas dy tre perpjekjeve te deshtuara, telefonin e Zhejit e rrembeu Andrea Stefani, qe nisi te bertase fort: Alo Liro, referendumi nuk behet, se nuk ka refer!
Per hir te mbarevajtjes
Ne kabinetin e kryeministrit ka mberritur ky projektligj, qe synon mbarevajtjen e demokracise shqiptare: Nuk lejohet kandidojne per deputete, apo te zgjidhen ne poste te rendesishme te administrates publike dhe sistemit gjyqesor, ata individe qe ne regjimin komunist kane qene juriste, gjyqtare, police, racionalizatore, novatore, shofere, inxhiniere lulesh, inxhiniere nafte dhe specialiste te midhjes dhe peshkut. Perjashtohen nga ky vendim, ata qe ne kohen e regjimit komunist, kane qene komuniste. Mesohet se kryeministri Berisha ka shprehur objeksione ndaj projektit, pasi ai ushqen respekt te madh per inxhinieret e naftes.
Klan