Turistėt: Nuk marrim dot asnjė kujtim, nė drekė mbyllen tė gjithė dyqanet

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: TURIZEM

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Turistėt: Nuk marrim dot asnjė kujtim, nė drekė mbyllen tė gjithė dyqanet

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jul 31, 2008 7:28 pm

Turistėt: Nuk marrim dot asnjė kujtim, nė drekė mbyllen tė gjithė dyqanet
Bardhyl Bejko
Koha Jone
Sarande: Tradita e tregtareve sarandjote, ndryshe nga tere qytetet bregdetare evropiane eshte paksa e cuditshme. Te mesuar me traditen e viteve te shkuara, por edhe me stinet e zakonshme gjate sezonit turistik te veres, tregtaret, vecanerisht ata te butikeve, kinkalerive, ushqimore, etj., u hedhin kycin dyqaneve, sapo ora shenon 13:00. Te njejten gje bejne edhe muzete e ndryshme brenda qytetit. Perjashtim bene Butrinti, ku ora e fillimit dhe mbarimit nuk niset nga ora e zakonshme, por ajo diellore. Ketu portat qendrojne me lindjen deri ne perendimin e diellit. Mbyllja e dyqaneve ne Sarande e ka zanafillen qe nga sistemi i ekonomise se centralizuar. Per tregtaret, ishte ligj pushimi i drekes dhe nuk kishte asnje njesi shitjeje te “thyente” orarin, duke mbajtur te hapur njesine e shitjes ne mesdite. Po ne ate kohe qyteti kishte brenda vetes vetem popullsine e tij. Te huajt numeroheshin me gishta. Edhe pse kohet kane ndryshuar, mentaliteti nder tregtaret e butikeve, atje ku drejtohen jo rralle pushuesit dhe vecanerisht turistet, kycja e dyqaneve ne dreke eshte nje tradite gati e pa ndryshuar. Shitesit, edhe pse privat, kane nje detyrim ndaj qytetareve vendas dhe te huaj. Ne kete menyre edhe sezoni turistik duhet te sjell disa risi dhe te krijoje nje tradite te re. Ate te venies ne dispozicion te tregut ne interes te atyre qe duan te blejne dicka pikerisht ne oret e drekes. Ketu nuk behet fjale per perime apo buke, njesi te cilat jane te hapura nga mengjesi deri vone ne mbremje, por per ato njesi qe ne pamje te pare te duken si te panevojshme te mbahen hapur ne mesdite.
Turistet qe vizitojne Saranden, qofshin per disa ore apo disa dite, qendrojne jashte ne bulevarde ne stola, apo hije, pikerisht ne mesdite. Kjo eshte edhe ora qe ata duan te blejne nje kujtim nga Saranda. Po ne mungese te butikeve dhe njesive te tregtimit te relikteve, turistet detyrohen te kthehen ne tragete pa asnje kujtim nga qyteti turistik i Sarandes. Dhe kjo se dyert e njesive te shitjes jane te mbyllura dhe shitesit relaksohen ne banesat e tyre ne pritje te renies se temperaturave dhe afrimit te mbremjes per te rihapur tregun. Sipas shitesve, koha e drekes nuk ka shume bleres. Per ta, eshte normale pushimi nga ora 13:00 deri ne 18:00. Nje orar i tille nuk i shkon dhe nuk ndihmon jo vetem turizmin dhe turistet, por edhe vete sezonin, pasi ritmika dhe punet e sezonit diktojne te tjera mendesi e te tjera ritme. Turistet e huaj ne mungese te tregjeve te hapura, kur ata kthehen nga vizitat ne Butrint apo ne “Syrin e Kalter” jane te detyruar te zene radhe vetem ne nje njesi tregtimi te relikteve, kartolinave, simboleve tona kombetare apo punimeve artizanale.
Edmond Zajmi, 50 vjec, Prishtine
“Restorantet nuk kane specialitete”
Turisti nga Prishtina ka ardhur se bashku me familjen e tij prej tete ditesh ne hotelin “Palma e Arte”. “Cmimet jane te arsyeshme. Nuk kam verejtje per kushtet qe ofrohen. Ajo qe mua me shqeteson eshte mungesa e shumellojshmerise se asortimenteve ne gatim. Shume rralle mundet te gjeme ne restorante ate qe na pelqen. Mungojne ushqimet tradicionale. Mendoj se restorantet duhet te gatuajne per te gjithe dhe te njohin shijet e secilit. Ata para se te gatuajne, duhet te dine. Nga vijne bujtesit e mi. Cilen gjelle pelqejne? Duan me shume salce, me shume mishin, apo peshkun. Dhe kete duhet ta bejne perdite. Asnje turiste nuk duhet te dali nga restoranti per mungese asortimenti”.
Tomor Kapo, 40 vjec, emigrant
“Mungon potenciali turistik, eshte i vaket sezoni”
Sarandjotja, qe jeton prej vitesh ne Angli, e shikon qytetin e saj te betonuar. “Une kam lindur ne Sarande. Ne plazhin e pllakave me te bukurin ne rajon kam mesuar te notoj. Ai nuk eshte me. Eshte betonuar. Une mendoj se sezonit i mungon potenciali i nevojshem. Se pari, ai kulturor. Jeta ne qytet eshte e vaket. Turistet nuk vijne te flene. Ata kerkojne te gjejne surprizat qe nuk u jep vendi i tyre. Mendoj se biznesi i turizmit duhet te vere ne qender deshirat e turisteve dhe pushuesve. Te ardhurat nuk mund te sigurohen vetem se ke nje hotel te mire. Eshte rruga, gjelberimi, parkimi, sherbimi etj. Ta shnderrojme qytetin tone ne oazen e bukurise dhe kenaqesise”.
Marjanthi Nika, 42 vjece, Sarande
“Edhe nje krehje e bukur afron turistet”
Parukierja nga Saranda tregon se ne dyqanin e saj vijne shume pushues te huaj. “Angleze, amerikane, maqedonase, polake. Zene radhe, presin me durim. Pas sherbimit ikin te kenaqura. Une mendoj se secili ne qytet ka c’te ofroje per turizmin. Une ne kendin e punes time kam mesuar se nje krehje e bukur eshte nje kujtim nga Saranda. Nuk eshte fjala per mua si specialiste. Kur punoj me te huaj, une ndihem e detyruar te bej pune te paster. Ka raste qe turistet e pushuesit te vijne me shume se dy e tre here ne lokal. Me dergojne ne shume raste edhe miq te tyre per t’u sherbyer. Tek e fundit krehri eshte mjeti me te cilin behesh me i bukur. Dhe bukuria eshte kerkese e te gjitheve”.
Sadedin Bunjako, 48 vjec, Kosove
“Plazhit i mungon rera, ne vend te tij ka guralece”
E bukura nuk fshihet dhe ne duam qe ajo te shkelqeje. Keshtu e pershkuan pershtypjen e tij per Saranden pushuesi nga Kosova. “Une dua te them disa mangesi qe vihen re nga do qe te hedhesh syte. Jemi ketu ne plazh. Qendra e qyteti. Shikon ne vend te reres ka zhavorr. Vritesh nese nuk ke shezlong. Po une dua te shtrihem ne rere. Femijet duan te ngjishen dhe lyhen me rere. Te luajne dhe te ndertojne pallate rere. Ku ta gjejne reren. Pastaj edhe pastertia le per te deshiruar. Me pyetet ne se Prishtina eshte me e paster se Saranda. Po, eshte me paster. Po Saranda duhet te jete dhjete here me e paster. Dhe une deshiroj qe Saranda te jete perla e bukurise ne Jon. Me i pastri qytet, por per kete duhet me shume dashuri dhe kujdes”.
Arben Guga, 44 vjec, drejtor i KESH
“Energjia nuk ka munguar asnje minute”
Sezoni i sivjetshem eshte furnizuar me energji, sipas drejtorit te KESH te qytetit te Sarandes. “Qyteti dhe tere zona turistike nuk ka mbetur as diten, as naten, pa energji. Kemi marre masa qe te kete furnizimi 24 ore. Perdite kontrollohet rrjeti i shperndarjes dhe matesit. Hotelet jane me energji, ashtu si edhe qytetaret. Deri tani asnje rast nuk ka ndodhur qe energjia te mungoje. Edhe kur kryhet ndonje manover, apo ndodh nje defekt, me skuadrat e krijuara, riparimi kryhet ne kohe rekord. Per kete jane ne gatishmeri skuadra te posacme me specialiste dhe mjete ne dispozicion te tyre. Mendojme se sezoni do te jete i mbuluar me energji gjate tere kohes. E garantojme kete”.
Lefter Ceko, piktor, 50 vjec
“Mbremjeve vizitat nuk kane pushim”
Ekspoziten e piktures ka vite qe e ka hapur, por kenaqet kur ua paraqet pushuesve ne Sarande. “Punen e vitit e mbledhim dhe ekspozojme ne Sarande. Zgjedhim stinen e veres, ku ka pushues dhe turiste, te cilet vizitojne ekspoziten dhe shume prej tyre rikthehen disa here. Flasim me turistet dhe shume here plotesojme edhe deshirat e tyre me piktura qe ata kerkojne. Ne ekspozite eshte Saranda. Jane e djeshmja dhe e sotmja, por edhe perspektiva. Turistet ndalen te Saranda e viteve te shkuar. U bene pershtypje ndoshta me shume se piktura arkitektura e qytetit, e cila ka qene e vdekur me shkallare e gjelberim. Me shtepi te uleta e simetrike. Ekspozita qe kemi hapur vizitohet ne te gjitha oret e dites. Keshtu kemi gjykuar te afishojme bukurite e qytetit tone para turisteve dhe pushuesve”.
Vladimir Seling, Serbi, 22 vjec
“Me pelqen mbremja ne Sarande”
Ka ardhur nga Serbia me miqte e tij, vetem se kishte degjuar per bukurite e Sarandes. “Me pelqen deti, malet, muzete. Po me shume me pelqen perendimi i diellit, ku me duket se perendimi eshte i mahnitshem. Me pelqejne vozitjet ne bulevard, i cili mbushet plotesisht. Do te vij perseri ne kete qytet per te pushuar. Ketu jam me miq serbe, shqiptare e polake. Nuk ndjej asnje dallim mes te gjitheve. Saranda eshte vertet e bukur dhe ajo qe me ka bere pershtypje jo vetem mua, por edhe miqve te mi, eshte mikpritja dhe kushtet luksoze qe kane hotelet.
Ylli Cerova, drejtor i Parkut Butrinti
“Butrintit eshte oaza ku vizitoret relaksohen”
Vizitat ne Butrint, thote Ylli Cervova, jane te perditshme. Ata vijne nga tere bota. Ne Butrint ne te gjitha oret e dites takon turiste. Gjate ketij sezoni mund te them edhe pse jo me shifra se numri i turisteve eshte shtuar me disa qindra. Ne jemi ne pritje per te shoqeruar cilindo nga turistet qe deshiron te vizitoj Butrintin. Shume nga turistet shkruajne se pa Butrintin nuk ka kuptim nje vizite apo pushime ne Sarande. Per turistet ne Butrint nuk mungon asgje. Qe nga sherbimi me tregje te hapura me prodhime tradicionale te zones perreth deri te mjediset clodhese per te gjitha moshat”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: TURIZEM

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi