“Dashuria ėshtė kimi e alkimi bashkė”

 :: VIPAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Dashuria ėshtė kimi e alkimi bashkė”

Mesazh nga ILIRI prej Tue Jun 17, 2008 11:14 am

“Dashuria ėshtė kimi e alkimi bashkė”
Albert Zholi
INTERVISTA/Sonila Meēo: Politikės sė sotme shqiptare i mungojnė vizionet, idetė, kthjelltėsia, njerėzit e duhur

AKTIVITETE DHE TRAJNIMEVerė 1996, Budapest, Hungari - Shkollė verore pėr politikat nė Tranzicionin e Vendeve tė Europės Lindore.
Vere 1998, Paris, Francė - Seminarme temė “ Barrierat e Komunikimit mes tė rinjve nė Europė”. Dhjetor 1998, Londėr, Angli - Kurs trajnimi pėr tė rinjtė europianė mbi Rėndėsinė e Komunitetit nė Europėn e Bashkuar. Tetor 2000, Pragė, Ceki - Seminar trajnues dhe pjesmarrje aktive nė konferencėn me temė “Perspektiva e Reformave nė Bursat Ndėrkombėtare”. Maj 2004, Sarajevė, Bosnjė Hercegovinė - kurs trajnimi nga Rrjeti i Europės- Juglindore mbi Profesionalizmin nė Media me fokus nė Raportimet mbi historitė njerėzore, problemet sociale dhe ato shėndetėsore nė mileniumin e ri. Mars 2005, Tiranė - Kurs trajnimi mbi mėnyrėn e raportimit dhe prezantimit nė media nga trajnues tė rrjeteve CNN dhe BBC. HyrjaJetėn pas studimeve Universitare e ka ndarė me ekranin dhe shtypin. Gjithnjė nė lėvizje, gjithnjė nė kėrkim tė sė resė. Kohėn e respekton nė maksimum.

Sapo ėshtė larguar nga televizioni “Vizion Plus” dhe ėshtė atashuar pranė televizionit “Klan”, ku ka nisur dhe karriera e Sonila Meēos, kohė nė tė cilėn ėshtė njohur dhe me dashurinė e saj tė madhe, Drinin. Ndėrsa ėshtė shumė e njohur pėr aftėsitė e saja intelektuale dhe cilėsohet si drejtuesja mė e mirė e edicioneve tė lajmeve nė Shqipėri, Sonila dallohet dhe pėr angazhimin e saj tė madh me jetimėt shqiptarė. Njė sėrė eksperiencash, trajnimesh, kursesh, e kanė bėrė atė ndėr femrat mė tė spikatura shqiptare nė dekadėn e fundit. E palodhur, studiuese, rezultative, Sonila kėrkon nė labirinthet e jetės, mė tė vėshtirėn pėr tė arritur mė tė bukurėn.

Sonila dhe jeta shkollore. Mėsimet e para dhe marrėdhėniet me shokėt dhe mėsuesit.

-Sa herė mė pyesin pėr shkollėn, mė pleksen kujtimet e studimeve nė orėt e vona me emocionet dhe ngasjen e stėrvitjes disa orėsh-e gjatė pasdites. Qė nga klasa e dytė fillore e gjer nė vitin e dytė gjimnaz jam aktivizuar nė sport dhe sedra mė ėshtė provokuar dyfish, pėr tė qenė ndėr mė tė mirat nė klasė e ndėr mė tė spikaturat nė skuadėr. Andaj pavarėsisht kohės sė pakėt jam impenjuar seriozisht tek tė dy angazhimet qė e kanė ndihmuar reciprokisht njėri-tjetrin. Sporti mė ndihmonte tė isha mė e shoqėrueshme, ambicioze, por jo xheloze, konkurruese nė klasė, por duke vlerėsuar punėn nė grup, teksa formimi shkollor mė ndihmonte tė isha sportiste e disiplinuar dhe korrekte nė respektimin e dietės dhe stėrvitjes sė fortė.

Megjithatė shkolla ka veēoritė e saj. Preferencat pėr lėndėt ndryshojnė me vitet e shkollės. Cilat ishin lėndėt tuaja tė preferuara?

Nė kohė tė ndryshme kanė variuar edhe preferencat, shpesh mė rrėmbente njė pasion i beftė pėr tė zgjidhur probleme matematike aq sa merrja pjesė nė olimpiada rrethi e kombėtare. Mandej mė mahnitnin shkrimtarėt e mėdhenj dhe shpresoja tek dhuntia e mrekullisė sė tė shkruarit, hartimet e mia mė ngjanin si krijime tė jashtėzakonshme, por gjithhershėm ndikoheshin nga autori qė mė tėrhiqte pėr momentin. Kur merrja ndonjė nėntė mendoja se ky qe triumfi im, mėsuesja nuk mund tė kuptonte dot artin tim dhe tek e fundit kėshtu kish ndodhur me artistėt e mėdhenj, nuk qenė kuptuar kurrė nga brezi i tyre. (qesh). Kėto qenė “marritė” e adoleshencės dhe kur kujtoj sa tė tilla mė kanė rrėmbyer nė kohė tė ndryshme sa nuk habitem qė pėrfundova pedagoge finance me karrierė nė gazetari.(qesh)

Shumė njerėz periudhėn e shkollės e cilėsojnė si periudhėn mė tė artė tė jetės?

Janė pa fund kujtimet e atyre viteve, nėse do shkėpusja disa do tė mė hatėrmbeteshin tė tjerat, por jam e lumtur qė kam pasur vite plot angazhime, ngjarje, pasione dhe kompetitive qė nė fund shėnjuan atė Sonilė qė njohin sot miqtė e publiku.

Cilat kanė qenė ėndrrat, prirjet dhe a keni qenė ndonjėherė nė ambiente televizive nė vitet e shkollės? Prirjet kanė qenė tė shumėllojshme, e thashė dhe pak mė parė. E papėrtuar, e motivuar, e panginjur pėr tė provuar gjithherėt ēka kam dashur ta zbuloj veten nėpėrmjet pėrvojave dhe jo e kundėrta. Mė kujtohet sesi eksperienca e parė televizive ka qenė nė moshėn 14 -vjeēare nė njė pjesė baleti qė hapte siparin e Festivalit tė Kėngės 1992. Grupi i aerobisė nė tė cilėn bėja pjesė fitoi disa konkurse dhe nė fund na zgjodhėn pėr tė ēelur festivalin. Ka qenė vit i vėshtirė pėr shqiptarėt, eksodet, rėnia e sistemit, papunėsia, varfėria, arratia prej njė izolimi shpirtėror e kulturor, tė gjitha na kishin kredhur nė kaosin e zbulimit dhe gjetjes sė vetvetes dhe tė them tė drejtėn pavarėsisht se dilema tė tilla na shoqėrojnė individualisht kur ato pėrfshijnė njė popull tė tėrė kthehen nė pėrvoja tė jashtėzakonshme. Qe njė kaos qė pėrtej dhimbjes kėrkonte tė rilindte ėndrra dhe njė shtet i ri. Atė vit Gjebrea fitoi me kėngėn “Jon” dhe unė ndihesha e mahnitur nga fakti se shihja nga afėr artistėt e skenės. Dhe si eksperiencė e parė televizive nuk qe keq, por natyrisht nuk qe baleti apo aerobia pika ime mė e fortė andaj dhe egoja kėrkonte mė shumė, kėrkonte veten.



Si e gjetėt ėndrrėn e jetės?

Mes shumė dilemash pėr degėn e studimeve, zgjodha Financėn nė vend tė Biznesit, Juridikut apo Marrėdhėnieve Publike jashtė Shqipėrisė. Njė zgjedhje qė e bėnė rrethanat pėr mua mė shumė se unė pėr veten, sepse vetėm nė fund tė maturės kuptova se bėja pėrjashtim nga nxėnėsit e mirė qė vendosnin me kohė pėr degėn e studimeve tė larta. Unė qeshė e zėnė me aktivitetet, librat artistikė, marrosjet e ēastit pas lėndėve tė ndryshme qė pėrmbyseshin brenda njė semestri pėr t’i zėnė vendin njė tjetėr pasioni…. Pra kam qenė gjithherėt nė kėrkim, por pa njė qėllim tė qartė. Andaj dhe formimin sot e ndjej te gjithanshėm dhe jo tė fokusuar veē nė ekonomi, e m’u bash pėr kėtė dhe pozicioni i pedagoges nuk do tė mė pėrmbushte tė gjithėn sepse gjatė viteve tė shkollės qeshė investuar pėr mė shumė se aq. Andaj nėse pėr degėn e studimeve tė larta vendosėn rrethanat e momentit, pėr profesionin zgjodha unė.

Tė gjitha startimet kanė emocionet e tyre. Ē’emocione keni ndjerė ditėn e parė tė transmetimit nėpėrmjet kamerės televizive? Emisioni i parė qe njė prodhim i tv “Klan” pėr Kampionatin Europian tė futbollit 2000. Sė bashku me Dritan Shakohoxhėn dhe Suelėn, njė vajzė shumė simpatike drejtuam njė format rishtar televiziv qė pati sukses tė jashtėzakonshėm. Atė ditė m’u desh tė vishja njė fustan tė gjatė, tė grimohesha pėr herė tė parė si njė personazh ekrani, koka mė rėndonte nga karficat, por ēuditėrisht ndihesha aq mirė, nė vendin e duhur sa tė nesėrmen kur ma konfirmuan edhe drejtuesit e televizionit besova pa mėdyshje se ekrani qe zbulimi mė i bukur i jetės sime mbarsur me pėrvoja e dėshira kaotike.



Cila ka qenė dita mė e vėshtirė nė televizion, po dita mė e bukur?

Ooooooooh, besomė ėshtė njė pyetje qė kurrė nuk kam pėr tė t’i dhėnė dot pėrgjigje, sepse kur ēaste tė vėrteta, ndodhi tė mėdha e ngjarje historike ke mundėsi t’i ndash me publikun ēdo minutė tė bėn protagonist apo dėshmitar tė afėrt tė njė ēasti historik.

Sipas mendimit tuaj primare tek njė prezantuese ėshtė bukuria apo inteligjenca? Njerėzit tė shohin para se tė dėgjojnė, por nėse mahnitja e shikimit mbaron shumė shpejt sado e madhe magjia e njė fytyre tė bukur, ajo e fjalės nuk rresht kurrė, kuptohet kur artikulon mendim tė bukur. Andaj nėse do jetė tė gjatė nė ekran e zemrat e publikut, ji menēurisht e bukur.



Cilėt kanė qenė idhujt tuaj tė ekranit qė ju kanė ndihmuar nė karrierė? A do ta ndryshonit kėtė profesion me njė profesion qė do t’ju bėnte shumė mė tė pasur?

Ky profesion fatmirėsisht tė jep kėnaqėsinė e tė qenit e paguar dyfish, nga dashuria e publikut dhe nga borderotė (qesh). Nėse investohesh fort profesionalisht, nėse ngahera kėrkon e mėson, nėse e do me shpirt gazetarinė televizive paguhesh mjaft mirė edhe materialisht.

Ē’ėshtė dashuria pėr Sonilėn dhe a ekziston dashuria e vėrtetė?

E kanė pėrkufizuar koka tė mėdha tė njerėzimit dashurinė dhe i kanė dhėnė emra personazhesh tė mėdhenj, unė patjetėr jam diku aty, nė besimin e palėkundur se e vėrteta ekziston, por jo e ngurtė, unike. Ajo transformohet, pėshtillet e harliset nė mijėra momente e ndjesi tė ndara me njeriun pa tė cilin s’mundesh tė shijosh asnjė minutė tė kėsaj jete. Ėshtė kimi e alkimi bashkė, nuk dua ta pėrkufizoj veē ta pėrjetoj.

A ėshtė marrė me politikė Sonila dhe pėrse?

Me politikė? Po tė isha marrė besoj do mė shihnit nė ndonjė shtab elektoral apo tė njėanshme nė emisionet e mia. Asnjėra nuk ka ndodhur e ju siguroj nuk ka pėr tė ndodhur dhe pėr shumė.

Ēfarė i mungon politikės sė sotme shqiptare? Vizioni, idetė, kthjelltėsia, njerėzit. Praktikisht gjithēka pėr tė qenė politikė pėr ne, por ka gjithēka pėr tė justifikuar vetveten si profesioni i dytė mė i vjetėr nė botė.

Cilat janė interesat tuaja dytėsore? Leximi i librave, shtypit dhe mbajtja nė kontakt me ēėshtjet ndėrkombėtare. Udhėtimi dhe njohja me kultura tė reja. Volejbolli dhe noti.



N.q.s do flasim pėr titujt...? Kandidat master nė SHPUSE pranė Fakultetit Filologjik. Master mbi Studimet Europiane.

Dhe lidhjen me shtypin...?

Nga viti 2002 njė sėrė artikujsh tė botuar nė tė pėrditshmet shqiptare mbi tema sociale, politike dhe njė sėrė intervistash me personalitete tė njohura nga fusha tė ndryshme. Bashkėpunime me disa OJF dhe aktorė tė tjerė tė shoqėrisė civile pėr njė sėrė tryezash tė rrumbullakta, seminaresh dhe aktivitete me fokus nė ēėshtje tė medias, integrimit e reformave qė e shoqėrojnė si dhe nė tema sociale.

Ju pėr njė periudhė kohe keni qenė Pedagoge efektive nė Fakultetin Ekonomik, Dega Financė – Kontabilitet (Tetor 1999 – Mars 2001) Po. Kam pėrgatitur leksione dhe seminare nė lėndėn e Financės Ndėrkombėtare pėr vitet e IV-ta, lėndė qė jepej pėr herė tė parė nė kėtė fakultet nė degėn e Financės dhe kam pėrgatitur seminaret e lėndės Drejtim Financiar pėr vitet e III nė degėt Financė dhe Biznes. Kam pėrkthyer e pėrshtatur njė sėrė artikujsh nga revista ndėrkombėtare pėr qėllime studimi dhe pėrfshirje nė tekste mėsimore

Ju keni disa bashkėpunime me Institutin Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė, ēfarė ju ka shtyrė nė kėtė bashkpunim?

Thelbėsor ėshtė misioni qė ka marrė pėrsipėr ky Institut i nderuar. Nevoja pėr mė shumė vėmendje nė njė botė gjithnjė e mė globale, nė sisteme gjithnjė e mė tė vėshtira pėr tė mbijetuar bėhet edhe mė e ndjeshme nė njė vend si yni, ku plagėt dhe kaosi social, pėrmbysja e hierarkisė sė vlerave, degradimi i institucionit tė familjes prej faktorėsh soc-ekonomik na dėnojnė ēdo ditė me drama tė vogla e tė mėdha. Duke punuar nė media shoh e pėrcjell thuajse ēdo ditė copėza tė tilla jete me shpresėn se janė tė fundit, se shoqėria do tė gjejė forcėn, guximin e kurajėn tė nxjerrė jashtė kontekstit tė saj tradicional kėto deformime e qėndrime refraktare karshi shtresave mė nė nevojė. Kėmbėngulja e jashtėzakonshme e Ilir Cumanit pėrkoi me ndjeshmėrinė time tė lartė karshi fėmijėve dhe sot jam e lumtur qė me emrin, angazhimin dhe ndihmėn time tė bėhem pjesė e kėsaj sipėrmarrjeje tė madhe pėr t'u ndjerė tė barabartė e tė vlerėsuar nė njė shoqėri gjithnjė e mė egoiste.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: VIPAT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi