Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: VIPAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jun 21, 2008 9:23 am

Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit



20 qershor, ora 12.05- Elegancė dhe sensualitet, por me njė dozė tė mirė agresiviteti. Alba Parieti, edhe pse vitet kalojnė vazhdon tė mbetet endrra erotike e shumė meshkujve.

Bruna Prifti

Elegancė dhe sensualitet, por me njė dozė tė mirė agresiviteti. Alba Parieti, edhe pse vitet kalojnė vazhdon tė mbetet endrra erotike e shumė meshkujve.
Por, ajo, nė punėt e zemrės ėshtė bėrė mė selektive, nė mėnyrė qė tė gjejė me ēdo kusht shpirtin binjak.
“Tani, jam njė grua nė “gjueti”, por i bėj testim atyre qė mė vardisen”- ka thėnė Alba gjatė njė interviste.
Mė parė tregon se i pėlqenin meshkujt e vjetėr dhe i dukej gjetja mė e mirė nėse i fejuari i saj ishte 55-60-vjeē. “Tani, ama, jam mė e tėrhequr nė kėtė zgjedhje. Sepse meshkujt nė kėtė moshė, ndahen nė dy kategori. Ose janė thjesht tė moshuar, tė lėshuar e qė ėndėrrojnė pantoflat, ose janė tipa tė bezdisshėm, tė veshur si tė rinjtė, qė preferojnė tė dalin me 23-vjeēaret, t’i blejnė veshje firmato dhe nuk mendojnė fare tė pėrballen me njė grua tė pavarur”- sqaron ajo.
Nė kushte tė tilla, mė mirė, tė kėrkosh njė tė fejuar tė ri nė moshė? Njė pėrgjigje qė nuk di ta japė nė mėnyrė kategorike.
“Mjaft qė tė mos e bėsh kėtė zgjedhje, e pėrfshirė nga paniku ndaj plakjes. Nėse lidhesh me dikė mė tė ri pėr t’u dukur mė e re, rrezikon tė ngjash mė e
vjetėr”- sqaron Alba.
Me seksin e fortė, Parieti ka pasur gjithmonė njė pėrballje konfliktuale. “Meshkujt jetojnė me mua njė raport total. Shpesh mė kanė bėrė tė ndihem marsiane, njė qė nuk di tė rrijė nė vendin e saj. Ndėrsa meshkuj tė dobėt mė kanė bėrė tė vuaj shumė, sepse tė dobėtit mund t’i bėjnė shumė keq atyre qė janė tė fortė. Shpesh jam ndier edhe viktimė”.
Ndonjė faj, megjithėse me vėshtirėsi edhe e pranon. “Jam shumė egocentrike, shpesh duket qė unė nuk i dėgjoj tė tjerėt, kam pak durim dhe njė sjellje shumė agresive, sė paku nė dukje”.
Inkubi mė i keq i Parietit?
“Kam njė frikė tė papėrshkrueshme se mos mbetem vetėm nė kėtė kėrkim tė madhtė dashurisė. Unė jap dhe kėrkoj shumė. Shpesh meshkujt duan njė grua qė kėnaqet me pak; me paratė, pozicionin social…
Sė fundi gjej mė shumė konfort nėse flas me femrat dhe mė jep siguri prania e mikeshave”.
Shekulli

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: VIPAT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi