Najada dhe Olsi, seks nė shtėpinė e “Big Brother”

 :: VIPAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Najada dhe Olsi, seks nė shtėpinė e “Big Brother”

Mesazh nga ILIRI prej Sat Apr 19, 2008 10:34 am

Najada dhe Olsi, seks nė shtėpinė e “Big Brother”
Kanė tėrhequr qė nė fillim vėmendjen e audiencės, pėr marrėdhėniet qė ndėrtuan mes tyre.

Duket se prania e Junės do largonte Olsin dhe Najadėn nga njėri-tjetri, por mė pas gjėrat rrodhėn ndryshe. Tė shfaqur si dy individė tė pakompleksuar, Olsi dhe Najada nuk janė kushtėzuar nga asgjė nė marrėdhėnien e tyre intime. Ndėrsa gjatė ditės nuk shihen shumė sė bashku, gjatė mbrėmjes janė nė gjendje tė konsumojnė gjithēka. Nėse nė ekranin e “Top-Channel”, nuk janė transmetuar pamjet, kjo ėshtė bėrė vetėm pėr shkak tė audiencės qė u pėrket tė gjitha moshave. Megjithatė nė Digitalb dhe nė faqen zyrtare tė “Big brother”, raporti seksual mes Olsit dhe Najdės nuk ėshtė censuruar. Duke qenė se ky fenomen ėshtė i njohur edhe nė “Grande Fratello” apo edhe “Big brother” nė vende tė tjera, pėr organizatorėt qė konfirmojnė faktin, ėshtė diēka krejt normale. Megjithatė organizatorėt janė treguar tė kujdesshėm, qė pamjet tė mos transmetohen nė Top-Channel, ku programi ndiqet edhe nga fėmijėt. Pėr mė tepėr, qė kjo marrėdhėnie duket se ka thyer njė tabu, jo vetėm nė reality-showt e zhvilluar nė Shqipėri, por nė pėrgjithėsi nė atė qė ne jemi mėsuar tė shohim zakonisht nė ekranet tona. Nga ana tjetėr marrėdhėnia e ndėrtuar mes Najadės dhe Olsit tė jep idenė, se pas pėrfundimit tė programit do tė mbyllet aty. Pra mė shumė se sa njė ndjenjė, ajo qė po zhvillohet mes Olsit dhe Najadės duket se ėshtė njė lojė, nė tė cilėn secili po pėrpiqet tė fitojė, duke qėndruar sa mė gjatė nė shtėpi. Sigurisht kėto pamje mund tė kenė rėnduar situatėn e Lusit, qė ndonėse publikisht i deklaroi Olsit largimin u duk se nuk do ta kishte tė lehtė. Gjithsesi pas largimit tė Ildės dhe Mardiolės nga shtėpia, avantazhet e Olsit dhe Najadės pėr protagonizėm janė edhe mė tė mėdha nė raport me banorėt e tjerė. Ndėrkohė qė shakaja e Rominės pėr dashurinė ndaj Olsit duket se nuk ka ndikuar nė marrėdhėnien e tij me Najadėn.


Ina, Visi dhe Juna, nė pub sė bashku tė shtunėn e kaluar

Nėse dikur ishin tė lirė tė dilnin lokaleve tė Tiranės, pa u shqetėsuar se dikush mund t’i fotografonte dhe t’i nxirrte nė gazeta, tani janė shndėrruar nė protagonistė. Dhe pėr aq kohė sa “Big brother” po tėrheq audiencė, edhe ata do tė vazhdojnė ta shohin veten nėpėr faqet e shtypit. Nė fakt, duke qenė se nė njė farė mėnyre po e shijojnė kėtė pjesė tė publicitetit, nuk iu largohen fotografėve edhe kur i vėnė re. Kėto ditė nė fokusin e paparacit tonė kanė rėnė tre protagonistė tė “Big brother”, Ina, Visi dhe Juna. Fotot e realizuara tregojnė, se mes tre banorėve vazhdon tė ketė njė marrėdhėnie tė mirė shoqėrore, qė i bashkon edhe nė jetėn e natės.


Visi: “Lidhja ime me Partinė Demokratike”


Me keqardhje ka dalė nga shtėpia e “Big brother”, dhe dalėngadalė po hyn nė rrjedhėn normale tė jetės. Ervis Xhako, ose shkurt Visi siē e njohin tė gjithė, tregon marrėdhėniet me banorėt, jetėn e tij pas “Big brother” dhe synimet pėr vazhdimėsinė.
Sa ke arritur tė hysh nė normalitetin e jetės pas daljes nga “Big brother”?
Me pak vėshtirėsi, edhe pse kam 2 javė qė kam dalė nga shtėpia. Por, po ia arrij tė hyj nė normalitet. Megjithatė duhet pasur parasysh, qė 100% nuk mund tė jesh i njėjti si nė momentin para hyrjes. “Big brother” kishte ndikimin e tij tek mua, ndaj tanimė ėshtė pak e vėshtirė, qė t’i kthehem rrjedhės normale tė jetės sime sė pėrditshme.
Cilėt janė banorėt qė tė zhgėnjyen dhe cilėt mbeten miq edhe pas daljes nga shtėpia?
Marrėdhėniet e mia me banorėt nė shtėpi kanė qenė shumė tė mira. Megjithatė, mund tė them, se i vetmi banor, qė mė ka zhgėnjyer ėshtė Arbri. Thjesht pėr faktin, se gjatė kohės qė isha brenda nė shtėpi ai mu betua se nuk mė kishte nominuar. Ndėrkohė me daljen time jashtė mėsova qė Arbri mė kishte nominuar, pra mė kishte gėnjyer. Tė gjithė banorėt e shtėpisė do tė mbeten miq tė mi, por mė shumė miqėsi do kem me Inėn, Polin dhe Shkėlqimin, pasi ata nė fakt, ishin miqtė e mi mė tė mirė edhe brenda shtėpisė sė “Big brother”.
Ē’mund tė na thuash pėr marrėdhėnien tėnde me Inėn? Ka mbetur thjesht miqėsi apo mes jush ka diēka mė shumė?
Marrėdhėnia ime me Inėn ėshtė thjesht miqėsi dhe asgjė mė tepėr se kaq. Ina do mbetet shoqe shumė e mirė pėr mua.
Ndėrkohė, mėsojmė se pėrpara se tė hyje nė shtėpinė e “Big brother”, ke qenė i angazhuar me aktivitete tė ndryshme nė Partinė Demokratike. Do tė vazhdosh tė impenjohesh aty? Sa e sheh veten tek politika, duke qenė se studion pėr kėtė degė?
Patjetėr qė do tė vazhdoj tė jem pjesė e aktiviteteve tė Partisė Demokratike, nė forumin rinor tė saj. Aktualisht, jam kryetar i Forumit Rinor pėr nėndegėn 32. Pasi dola nga shtėpia, kam rifilluar aktivitetet e mia edhe pse shumė tė ngjeshura. Angazhimet e mia politike kanė filluar para tre vitesh dhe vazhdojnė ende. Duke qenė se jam shumė i dhėnė pas politikės, krahas Shkencave Politike, po studioj edhe pėr Marrėdhėnie me Publikun, pėr tė plotėsuar kėshtu formimin tim profesional nė kėtė drejtim.
Si e ka pritur e dashura jote sjelljen brenda shtėpisė? Eshtė bėrė ndonjėherė xheloze pėr Inėn?
E dashura ime ėshtė ndjerė keq nė disa raste me sjelljen time brenda nė shtėpi. Megjithatė, ne kemi njė marrėdhėnie tė qėndrueshme e tė rėndėsishme dhe kemi mundur qė t’i kalojmė kėto momente tė vėshtira, duke u shoqėruar me sqarimet pėrkatėse pas daljes sime nga shtėpia. Mbase po, mbase edhe jo. Pasi dola nga shtėpia, i shpjegova asaj marrėdhėnien miqėsore qė kam me Inėn dhe me secilėn nga vajzat e tjera nė shtėpi.
Ē’mendim ke pėr fotot provokuese tė Ildės? Tė ishte dukur ajo njė femėr provokuese edhe brenda shtėpisė?
Ilda ėshtė njė femėr tėrheqėse dhe kėtė nuk dua ta mohoj. Mbase provokimi ėshtė pjesė e Ildės nė lojė.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Najada dhe Olsi, seks nė shtėpinė e “Big Brother”

Mesazh nga flutura prej Sat Apr 19, 2008 2:56 pm

“Big brother” !!! Asnjehere se kam kuptuar cili eshte qellimi i ketij programi, qofte edhe ne TV e tjera. Vetem nje here e kam ndjekur vjet, dhe me besoni me ka ardhur keq per minutat e harxhuara.

flutura
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 77
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: VIPAT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi