| | Plane te artisteve shqiptar | |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:10 pm | |
| | Vesa Luma kėndon nė njė festival nė Novi Pazar |
Kėngėtarja Vesa Luma do tė prezantohet nė njė festival muzikor nė Novi Pazar.
Atje do tė interpretojė nė shqip, ka thėnė Luma nė njė deklaratė nėpėrmjet telefonit dhėnė emisionit Express Live.
Pėrveē kėtij prezantimi, Luma ka thėnė se tashmė ėshtė duke u pėrgatitur edhe pėr disa koncerte qė do ti ketė nė Shqipėri gjatė sezonit veror.
Ēdo tė dytėn javė do tė jem nė mbrėmje muzikore nėpėr lokalet buzė bregdetit, ku adhuruesit do tė mund tė dėgjojnė edhe kėngėt e mia tė reja, ka thėnė kėngėtarja.
|
|
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:11 pm | |
| Elvana Gjata ka sjellė bregdetin e Vlorės nė Prishtinė
 Elvana Gjata ka sjellė bregdetin e Vlorės nė Prishtinė me tė promovuar video-klipin e radhės. Kaltrina Krasniqi, Blero, Albi Nako, Xeni etj ishin disa prej tė famshmėve tė pranishėm nė kėtė promovim. Kjo ėshtė hera e parė qė kėngėtarja promovon njė punė tė saj me njė organizim tė tillė ndryshe nga herė tė tjera kur ajo kėngėt i ka promovuar nėpėr emisione televizive apo festivale muzikore. Video-klipi mė i ri i Elvanės ėshtė realizuar nė Vlorė dhe vė nė pah bukuritė e bregdetit Jon. Nė tė, pėrveē skenave tė xhiruar nėpėr plazh nė disa skena Gjata paraqitet edhe nėn det. E gjithė kjo ėshtė realizuar nga produksion kosovar Pixels me tė cilin kėngėtarja ka shėnuar bashkėpunimin e tretė. Ka ndodhur kėshtu sepse puna e tyre mė pėlqen ka thėnė ajo. Ndryshe kėngėtarja kėngėn e saj mė tė re e pėrshkruan si ritmike, verore por nė asnjė mėnyrė komerciale Muzika dhe orkestrimi i kėngės ėshtė bėrė nga kantautori shqiptar Florian Mumajesi Flori ndėrsa tekstin Vetes e ka shtuar vet kėngėtarja. Befasitė pėr Elvanėn nuk kanė munguar kėtė mbrėmje. Derisa projektohej video-klipi Vetes nga prapa qielli ishte ndriēuar nga njė numėr i madh fishekzjarrėsh. Nė prag tė stinės sė verės pėrpara kamerės sė KTV-sė artistja ka thėnė se i vjen keq qė edhe kėtė verė do ta kalojė nėpėr mbrėmje tė ndryshme muzikore duke mos pasur kohė pėr pushime. |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:12 pm | |
| | Hekurani do tė kėndoj nė dasma, gjatė verės |
Gjatė sezonit veror Hekuran Krasniqi do ti bashkohet kėngėtares kosovare, Teuta Selimi, dhe bashkė do tė pėrkujdesen pėr atmosferėn nė disa dasma shqiptare.
Disa prej ēifteve qė kėtė vit martohen kanė zgjedhur Hekuranin dhe Teutėn qė tė jenė pjesė e momenteve mė tė bukura tė jetės sė tyre.
Ata do tė kėndojnė muzikė popullore por edhe disa kėngėve tė tyre tė zgjedhura. Ėshtė kėnaqėsi tė jesh pjesė e njė atmosfere tė njė familje, me shumė miq ka thėnė kėngėtari.
Pėrveē kėsaj, pėr Hekuranin nuk do tė mungojnė mbrėmjet e ndryshme rinore. Kėtė tė shtunė ai do tė interpretoj nė Pejė bashkė me kėngėtaren shqiptare nga Maqedonia, Leonora Poloskėn.
|
|
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:13 pm | |
| Kinemaja, sfida e Agnesa Vuthaj Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila mban kurorėn e Miss Albania 2005, pritet qė tė shfaqet sė afėrmi edhe si aktore, pikėrisht nė filmin Shkallėt.
 Nėse deri dje Vuthaj ėshtė shfaqur vetėm si modele, tani ajo ka sprovuar edhe rolin e njė aktoreje nė njė produksion shqiptar, i cili ėshtė njė film me metrazh tė shkurtėr i Qendrės Kinematografike Shqiptare dhe u shfaq tė premten premierė. Vuthaj ka interpretuar nė filmin Shkallėt, pėrkrah Margarita Xhepės, Gentian Zenelaj dhe Genc Fugės, njė film me metrazh tė shkurtėr, qė ka pasur nė qendėr njė fabul nga jeta e pėrditshme shqiptare.
Agnesa prej kohėsh nuk ėshtė shfaqur nė asnjė eveniment, pasi ka qenė tejet e impenjuar me projektet jashtė Prishtinės, pikėrisht me Miss Universe Kosova, duke qenė edhe organizatore e kėtij evenimenti sė bashku me fotografin Fadil Berisha.Ndėrkohė pėrpos fushės sė artit prej pak kohėsh Agnesa ka pohuar se i ėshtė futur edhe politikės, duke mbajtur pozicionin e kėshilltares pėr Marrėdhėniet me Publikun pėr ish-kryeministrin e Kosovės, Bajram Rexhepi, i cili aktualisht ėshtė nė krye tė komunės sė Mitrovicės. |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:15 pm | |
| Nora Istrefi, pas fejesės me njė klip tė ri Kėngėtarja Nora Istrefi sė shpejti do tė paraqitet nė treg me njė kėngė tė re, madje edhe me njė videoklip, i cili pritet qė tė jetė njė kthim triumfues, vetėm pak ditė pas fejesės sė saj zyrtare me Robertin, djaloshin me tė cilin ishte lidhur prej mė se dy vjetėsh.
 Miq tė afėrt tė kėngėtares pohojnė se Nora ndihet mjaft mirė pėr kėtė rikthim, ndoshta pėr ti thėnė stop, fjalėve dhe komenteve pėr fejesėn e saj. Kėnga ėshtė tashmė gati dhe pritet qė pas disa ditėsh kėngėtarja tė udhėtojė drejt Maqedonisė, ku edhe ėshtė menduar tė realizohet vidoeklipi, i cili i ėshtė besuar njė regjisori tė njohur. Nora nuk ka dhėnė asnjė detaj pėr kėngėn e saj tė re, duke deklaruar se ajo do tė jetė njė surprizė pėr fansat.
Ndėrkohė qė fejesa e saj, edhe pse ėshtė njė fakt i pamohueshėm, nuk ka qenė asnjėherė pjesė e bisedave, qofshin edhe mes miqve tė saj mė tė ngushtė, duke theksuar se nuk do qė askush tė merret me jetėn e saj private. |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:16 pm | |
| Shpat Kasapi homoseksual vetem zoti e di se si jam
 Vetėm 3 muaj mė parė, fill pas prezantimit tė videoklipit tė tij mė tė fundit, nė kryeqytetin tonė, filluan tė gėlonin thashetheme tė shumta qė flisnin se Shpat Kasapi preferonte meshkujt. Por duket se pas njė heshtje tė gjatė, kėngėtari i pėlqyer nga fanset e shumta shqiptare, rrėfen gjithė tė vėrtetėn, duke mohuar lajmet dhe fotot e sajuara, tė publikuara nė media. Nėse nė fillim e konfirmoi se kėtė gjė, duke shpalosur publikisht lidhjen e tij dashurore me modelen e njohur Afėrdita Dreshaj, ai rrėfen pėr gazetėn se gjithė kjo tymnajė pėrfoljesh tė shumta, nuk ėshtė as mė shumė as mė pak, vetėm njė sulm personal ndaj tij. Ato qė janė shkruar nė media janė thjesht bindje e njerėzve, qė i shkruajnė ato, mendime tė dobėta qė nėpėrmjet kėngėtarėve mundohen tė pėrfitojnė, por kjo pėr mua nuk ka shumė rėndėsi, mjafton qė Zoti e di ēfarė bindjesh kam unė, rrėfen Shpati, duke mohuar tė gjitha lajmet e publikuara prej mė se tre muajsh nė mediat e Tiranės. Por duket se pėrpos faktit se, lajmet qė vijnė nga Tirana nuk e shqetėsojnė aq shumė djaloshin nga Shkupi, ai thekson se njė pjesė e kėtyre thashethemeve, pėrveēse janė tė qėllimshme ka edhe shumė njerėz, mes tyre edhe kolegė qė mund tė jenė pjesė e kėsaj farse mediatike. Kėto janė edhe pjesė e thashethemeve qė dalin nga njerėz qė nuk mė simpatizojnė, sigurisht ka dhe duhet tė ketė persona qė nuk mė duan, sqaron Kasapi. JETA PRIVATE Edhe pse prej kohėsh ėshtė deklaruar nė media lidhja e kėngėtarit me modelen e njohur, Afėrdita Dreshaj, djaloshi nga Shkupi, nuk preferon qė tė japė shumė informacione pėr jetėn private, por ama siē edhe tregon, nuk ka se ēfarė tė fshehė mė, madje nuk ka asgjė sekrete tashmė nė lidhjen e tij dashurore. Nuk kam ēfarė tė fsheh, kur dikush kėrkon informacione nga jeta ime private. Ėshtė shumė nė rregull dhe kam ēka tė tregoj, pohon ai, duke theksuar se si njė tip i sinqertė dhe shumė i hapur, pranon tė flasė gjithmonė pa doreza, qoftė kjo edhe pėrpara medias, qė kėrkojnė informacione mbi jetėn private. Ai rrėfen se prej kohėsh tashmė ka njė lidhje tė bukur dashurore dhe nuk fsheh asnjė gjė, por duket se ajo qė ndoshta e shqetėson mė shumė, janė fansat, tė cilėt mund tė zhgėnjehen nga titujt abuzive tė gazetave rozė. U them fansave tė mi, se i dua tė gjithė, tė vazhdojnė tė dėgjojnė kėngėt e mia dhe tė mos dėgjojnė ēka flasin mediat. Ajo se kush jam nė tė vėrtetė e di vetėm Zoti. Puna ime ėshtė tė vazhdoj tė punoj dhe tė ec pėrpara, kjo ėshtė kėshilla qė u jap fansave tė mi, sqaron kėngėtari shqiptar nga Maqedonia. KARRIERA Sė fundmi ai ka qenė shumė i zėnė jo vetėm me koncerte, por edhe me punė tė tjera, pikėrisht po punon pėr njė kėngė tė re, e cila do ta sjellė Shpat Kasapin nė tregun muzikor, krejt ndryshe nga sa e keni parė deri tani. Ai pritet qė tė kthehet me njė kėngė tė re me ritme tė ngjashme me rrymėn latinooriental, por edhe RnB, qė ėshtė gjithashtu, edhe muzika ku e gjen vetėm mė mirė. Ndėrkohė, nė kėtė sezon Shpati ka nė axhendėn e tij njė numėr tė madh koncertesh, shumica tė planifikuar nė Evropė, kryesisht nė Gjermani, Zvicėr, Suedi dhe Danimarkė, por siē edhe pranon, nė asnjė vend nuk e presin mė mirė se nė Maqedoni dhe nė Shqipėri, ku edhe ka numrin mė tė madh tė fansave tė tij. Por shumė shpejt surpriza e tij do tė bėhet e dukshme, pra kėnga e tij e re, e cila do ta sjellė jo vetėm me njė kėngė tė re, por edhe me njė look krejt ndryshe, fakt tė cilin Shpati e ka konfirmuar sė fundmi, duke pohuar se gjithmonė do tė shfaqet ndryshe nė skenė. |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:17 pm | |
| Elsa Lila, po e shijon dashurinė nė ishujt amerikanė Kėngėtarja e mirėnjohur shqiptare, Elsa Lila ka udhėtuar pėr nė ishujt Karaibe me tė dashurin e saj Arian Konomin.
 Lajmin e ka transmetuar suplementi i Gazetės shqiptare, Bluetooth. Kėngėtarja ishte parė sė pari nė aeroport tė Madridit, mirėpo nė fillim nuk ishte ditur se cili ishte destinacioni final i kėngėtares. Sipas gazetės, Elsa dhe Ariani sė pari kanė shkuar nė Kubė, ku kanė qėndruar njė javė, mė pas vizitėn e tyre e kanė vazhduar edhe nė ishujt Paradise Island, nė arkipelagun e Bahameve.
Por, e tėrė kjo do tė vėrtetohet pasi ata tė jenė kthyer nė Shqipėri apo Itali ku edhe do tė shikohet ngjyra e tyre |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:18 pm | |
| Rozana Radi, si e prisha planin e martesės Ka kaluar njė vit nga ndarja e saj me tė dashurin dhe plani qė kishte pėr martesė. Tani ėshė e vetme nė shtėpi, por fati i ka ecur me paratė. Imazhi i ri i orėve Romanson, kontrata 5-vjeēare me Eurostar dhe pėrfundon xhirimet e filmit Mira. Ēka sa i takon jetės private? Kėsaj here e bindur pėr fejesė.
 Ai duhet tė niset pėr punė nė orėn 08:00, dhe tė kthehet nė 16:00. Tė jetė serioz, i pjekur, i matur. Lamtumirė djemve ēapkėnė, tė afeksionuar pas kotorrave dhe garave tė shpejtėsisė. Ėshtė koha qė Rozana Radi tė nisė njė jetė tė rregullt familjare. Ndoshta ėshtė lodhur, mbase zhgėnjyer. Babai mė thoshte: Tė dua aq shumė, sa nuk do tė tė lė kurrė vetėm. Dhe iku pikėrisht ditėn kur unė kisha mė shumė nevojė. Ishte nisur tė vinte tek unė, pasi jepja provim lėndėn Fjala Artisike dhe nuk mbėrriti dot. Mami mė thoshte: Nuk iki nga kjo botė pa tė parė ty nuse, veshur me tė bardha. Iku nga kjo jetė, njė ditė qė unė isha veshur e gjitha nė rozė.
Nuk kam ētė pres mė, tani jam e gatshme tė fejohem. E vetmja gjė qė pres ėshtė njė dashuri e madhe. Nuk mėrzitem, kur tė vijė, ka thėnė Rozana pėr Panorama Plus. Ka kaluar njė vit, qė kur i dha fund njė historie tė pėrfolur shumė. Ishte njė lidhje 4-vjeēare, e qė do ti ēonte nė martesė. Nuk jam penduar, pasi ajo qė e prishi atė plan, isha unė, pohon Rozana. Tani ka ardhur koha, pėr ta marrė jetėn mė seriozisht. Mezi pres tė martohem me njė djalė, me tė cilin tė takohem nė shtėpi nė drekė, tė gatuajmė bashkė, ta organizojmė jetėn tė dy. Duhet tė jetė bukur. Padyshim dhe unė do filloj ta bėj jetėn ndryshe, pasi nuk do kėndoj gjithė jetėn. Njė ditė besoj do tė jem aktore nė teatėr, ose pedagoge nė Akademinė e Arteve, shprehet mė tej. Bukur. Por do i duhet tė ndryshojė tėrėsisht stilin e jetės qė bėn momentalisht, ndėrsa e pohon vetė se nė apartamentin e saj ku jeton e vetme pas humbjes sė nėnės, kthehet shumė vonė, ose nuk kthehet fare
Dasmė me muzikė rok Njė dasmė moderne, vetėm me shoqėrinė e saj. Kėshtu kishte planifikuar, dhe ndoshta do tė ishte njė festė e zhurmshme roku. Por plani dėshtoi. Kjo sdo tė thotė se nuk do tė ndodhė mė.E kam ėndėrr tė vishem me tė bardha dhe dasmėn do e realizoj patjetėr. Duhet tė jem e bindur, pėr personin qė do tė lidh jetėn. Se prapė, unė kam pėr ta lėnė. Ndoshta su besohet, por mua smė kanė lėnė asnjėherė meshkujt. Janė disa aspekte tė tipit tim, nė sajė tė cilave jam gjithmonė shumė pėrpara tyre, dhe sepse jam tip shumė i besueshėm pėr ta. Rozana nė rolin e banakieres Jemi nė prezantimin e njė filmi tė shkurtėr, por qė pritet tė bėjė rrugė shumė tė gjatė. Merrni ca kokoshka, fikni celularėt dhe kujtoni qė Festivali i Filmit tė Shkurtėr nė Amerikė (nė tė cilin do tė prezantohet filmi ku luan Rozana Radi), mban emrin e Roberto De Niro-s. Shqiptarja qė do njihet atje, quhet Mira (e luan Rozana), ėshtė afėr 30 vjeēe dhe ėshtė njė grua e pėrkushtuar. Ėshtė viti 2008, jeton nė Shqipėri, dhe punon nė banakun e njė lokali tė Tiranės, pėr tė mbajtur fėmijėt dhe familjen. Rozana ėshtė aktorja kryesore, dhe luan pėrkrah aktorėve Tinka Kurti, Neritan Liēaj, etj. Nė vjeshtė, ajo do ta shohė filmin si spektatore nė Festivalin e Filmit me Metrazh tė Shkurtėr, TIFF. Ka qenė njė bashkėpunim i mirė me Dhimitėr Ismajlin, artistin shqiptar, qė jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai do ta ēojė nė Festivalin e Filmit me Metrazh tė Shkurtėr Roberto De Niro nė SHBA. Kaq pėr momentin, dhe ajo vetė nuk mund tė flasė mė shumė. Tekste sa tė duash Nė aparatin e celularit, i shkruan tekstet e kėngėve si mesazhe. Lexoj shumė, dhe natyrisht njė njeri qė lexon do tė shpėrthejė diku. Pėr vete, tekstet duhet tia bėjė dikush tjetėr, pasi nuk ia qėllon kurrė nė shenjė. Miqtė e saj kėngėtarė janė duke pritur nė radhė. Sapo ka pėrfunduar njė tekst kėnge pėr Anjeza Shahinin, dhe po punon pėr Valbona Halilin, Ingrid Gjonin, Silva Gunbardhin, Soni Malaj, etj. Kontratė 5-vjeēare me Eurostar Ēdo dy ditė, niset pėr koncerte. Por ėshtė e kėnaqur me paratė, tė cilat nuk i mungojnė. Njė artist nė Shqipėri, nuk mund tė jetė i pasur, por njė kėngėtar mund tė bėhet. Tani Rozana, ka njė menaxher qė planifikon gjithēka pėr koncertet dhe bėn llogaritė e fitimit nga shitja e albumeve. Fytyrė e firmės Romanson Njė shans i madh, njė ofertė e kamur, pasi sapo ka pėrfunduar realizimin e njė seti tė veēantė fotosh pėr orėt Romanson. Do tė jetė imazhi i Romanson-it. E konsideroj si rritje tė imazhit tim, dhe besoj qė ėshtė kėshtu, tha ajo. Panorama Plus |
|  | | mira anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 16 Dec 2007 Mesazhe : 197
| Titulli: Re: Plane te artisteve shqiptar Thu Jun 26, 2008 10:19 pm | |
| Rezarta Shkurta, stilistja e Orinda Hutes Kėngėt nuk i lė asnjėherė pasi po pėrgatit disa klipe pėr verė. Por Rezarta Shkurta ka njė pasion tė veēantė qė shumė pak miq tė saj e dinė, atė tė stilimit tė veshjeve, konceptimit tė fotografisė, modelimit tė flokėve dhe make up-it tė artistėve.
 Tė gjitha kėto, i ka realizuar me Orinda Hutėn, nė paraqitjen skenike tė saj njė klipin e ri, fabula e tė cilit ėshė njė histori tradhtie. Rezarta ka ideuar kėsaj here njė Orindė ndryshe, nė klipin e ri tė ritmit R and B, qė pėrfundoi xhirimet pak ditė mė parė. Ajo ėshtė kujdesur pėr gjithēka, qė nga stilimi i veshjeve, modelimi i flokėve, grimi, deri tek ideimi i fotografive gjatė xhirimeve. Por si do tė jetė Orinda, sipas shijes dhe idesė sė Rezartės? Bjonde sėrish, por e veshur kryesisht sportive, pasi ky stili tė veshurit ėshtė nė tipin e saj, por qė gjithmonė e ka fshehur nė skenė, tha Rezarta.
Tė punoj pėr paraqitjen skenike tė kėngėtarėve ėshtė pasion i imi, tė cilin dua ta ushtroj, tha ajo pėr Panorama Plus. I pėlqen tė zbulojė tipin e vėrtetė tė kėngėtarit, dhe kėtė gjė beson se e ka arritur fillimisht me Orindėn. Mbetet vetėm ta shohim. PanoramaPlus |
|  | | | Plane te artisteve shqiptar | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |