Renis Gjoka: "Sandri eshte idhulli im"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Renis Gjoka: "Sandri eshte idhulli im"

Mesazh nga ILIRI prej Mon Jul 28, 2008 8:07 am


Renis Gjoka: "Sandri eshte idhulli im"


E Hene, 28 Korrik 2008

Ndodh zakonisht, qe vokalisti i nje grupi te vihet me shume ne fokus ne raport me anetaret e tjere. Edhe Renis Gjoka solisti i grupit "Burn" nuk ka bere perjashtim nga ky rregull i pergjithshem. Ndersa e degjon te kendoje live ne lokalet e nates ne kryeqytet, bindesh per ngjashmerite vokalistike te tij, me Aleksander Gjoken, idhullin dhe xhaxhain e Renisit. Ne raport me 4 vjet me pare kur krijuan grupin "Burn", anetaret e tij tani jane rritur, jane pjekur dhe dine se cfare kerkojne.

Kur te shoh te kendosh live ne lokalet e nates, me duket shume e lodhshme. A ja vlen te kenduarit live ne Shqiperi dhe sa vleresohet?

Sigurisht, qe eshte e lodhshme. Cdo pune ka te mirat dhe sakrificat e veta. Megjithate ne jemi mesuar dhe nuk eshte se e kemi shume problem. Gjithashtu mund te them, se ja vlen te kendosh live ketu ne Shqiperi, per ndryshe nuk do ta merja mundimin. (qesh) Persa i perket vleresimit, kjo eshte dicka relative pasi jo te gjithe grupet vleresohen njelloj, si nga ana morale (mbeshtetja e publikut) ashtu edhe nga ana financiare. Duke folur per grupin tim besoj, se e kemi menaxhuar shume mire veten deri tani duke vjele ne maksimum nga te dyja llojet e vleresimeve.

A mund te besh i pasur duke kenduar dhe punuar ne kete menyre?

Varet! Jo te gjithe grupet apo kengetaret paguhen njelloj. Kjo ndodh ne te gjithe boten dhe eshte me se normale. Arsyeja eshte kerkesa e tregut per produktin, qe ti prodhon (ne kete rast muzika). Dhe menyra me e mire per te reklamuar kete produkt nuk eshte absolutisht muzika live, por publikimi ne media i kesaj muzike. Pra une mendoj se duhet te ecet ne te dyja rruget, ne ate te koncerteve live dhe me e redeishmja eshte aktivizimi ne media, me pjesemarrje ne kompeticione te ndryshme, albume, klipe etj. Ne qofte se korr sukses ne media, atehere edhe ofertat per koncerte rriten, dhe rrjedhimisht, sa me shume kerkesa te kete, aq me shume rritet dhe cmimi per ta pasur nje artist. Ne kete pike ekziston mundesia, qe te behesh i/e pasur. (qesh) Por qe te arrihet deri ketu, duhet nje menaxhim perfekt i vetvetes. Ka pasur njerez qe, e kane arritur edhe ketu ne Shqiperi dhe mendoj se do kete patjeter edhe ne te ardhmen.

Pervec lokaleve te nates ku ju peformoni, a eshte grupi "Burn" duke menduar per pjesemarrje ne ndonje prej festivaleve ne vijim?

Po, kete vit do te jemi vetem ne Festivalin e Kenges ne RTSH, pasi eshte i vetmi eveniment, ne te cilin ne nuk kemi tentuar akoma te marim pjese.

Cfare ka ndodhur me kitaristin e grupit, perse e keni nderruar?

Gjej rastin te pershendes ne emer te grupit ish- kitaristin tone Endrit Shanin pasi kemi punuar bashke per rreth 4 vjet dhe ka dhene nje kontribut te shkelqyer duke i dhuruar grupit kenge, te cilat kane ndihmuar jashte mase shume per futjen e grupit ne tregun muzikor shqiptar. Arsyet jane personale, gjithsesi ishte nje vendim, qe u mor nga te dyja palet.

Si ndjeheni me rrokun, keni menduar ndonjehere te ndryshoni rryme, apo ky eshte stili juaj?

Nuk e besoj, se do te nderrojme ndonjehere rryme muzikore. Ajo, qe na shtyn te merremi me kete muzike eshte vetem pasioni e jo nevojat ekonomike, qe mund te kemi. Pavaresisht se duhet thene, qe fitimet qe vijne nga koncertet kane qene mbi parashikimet qe ne kishim bere ne fillim.

Zeri yt ngjason shume me zerin e xhaxhait tend Aleksander Gjoka, si ndjehesh kur ta vene ne dukje kete fakt?

Sandri per mua eshte nje idhull, qe me ka dhene shume frymezim. Dhe mendoj se eshte logjike qe kujtdo qe mund t'i behet nje paralelizem me idhullin e vet, normale qe do t'i vinte mire.

Degjoj qe edhe ti i kendon kenget e Sandrit, e ben pikerisht per ta treguar kete ngjashmeri?

Jo absolutisht. Ne punen qe bej nuk e diferencoj fare Sandrin nga kengetaret e tjere. Eshte e vertete, qe ne kendojme disa nga kenget e Sandrit, por e vetmja arsye eshte sepse publiku i pelqen dhe jane kenge, qe kane lene gjurme per mire ne muziken shqiptare.

Si i ke marredheniet me Sandrin, mendon se tashme po e "konkuron" ne nje fare menyre?

Sandri eshte xhaxhai im, por marredheniet e mia me te jane me shume shoqerore. Sa per punen e konkurences, s'besoj se po e bej nje gje te tille. Une thjesht po mundohem te kap cdo mundesi apo rast te vyer, qe koha ne te cilen jetoj ma jep. Raste te cilat nuk iu dhane artisteve paraardhes, te cilet jane legjenda te verteta. Ketu sigurisht, qe perfshihet Sandri, por edhe artiste te tjere te medhenj. Gjithsesi gjeja qe me vjen mire ta them eshte se tek xhaxhai im ekziston energjia e nje njeriu, qe nuk plaket kurre si ne krijimtari ashtu edhe ne mentalitet.

Shoh se ne lokalet ku ju kendoni ka shume femra, eshte muzika qe i terheq, apo me shume pamja juaj?

Eh, s'e di. Me mire pyesni femrat.

Meqe ra fjala si jane marredheniet e tua me femrat? Me duket se gjate performancave tuaja ne lokalet e nates ato gjejne rastin per tu afruar, si reagon?

Duhet te them qe shoqerine e kam shume te zgjeruar, jo vetem une por te gjithe pjesetaret e grupit. Kjo ndoshta prej punes, qe ne bejme. Nuk diskutohet, qe te vjen mire kur vijne persona te ndryshem dhe te bejne komplimenta. Por gjithcka mbetet ne nivelin e nje bisede mes dy te panjohurish, qe s'kane asgje me shume per te diskutuar apo per te bere.

A ka Renisi nje lidhje konstante?

Po, prej 1 viti e gjysme jam duke jetuar nje marredhenie te qendrueshme.

Kengetaret e rrokut duken tipa te dhene pas aventurave dhe alkoolit, te pakten ky eshte mendimi i pergjitshem...

Jooooooo! (qesh) Une mbahem si cun i urte.

Tani, qe ke perfunduar studimet e larta, do te vazhdosh me muziken apo do kerkosh ndonje vend te rehatshem pune?

Eh! Do gjej nje vend te rehatshem, do vazhdoj nje shkolle tjeter per drejtesi dhe s'diskutohet qe muzika per mua eshte pasion dhe fiksim. Prej gjithckaje tjeter mund te hiqet dore, vetem prej pasionit dhe endrres... kurre.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2278
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi