Roberto Kavalli: Adhuroj modėn dhe Firencen time

 :: VIPAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Roberto Kavalli: Adhuroj modėn dhe Firencen time

Mesazh nga ILIRI prej Wed Jul 02, 2008 8:23 am

Roberto Kavalli: Adhuroj modėn dhe Firencen time

Asnjėherė nuk duhet tė shkosh pas turmės. Ashtu si ēdo gjė e veēantė nė jetėn e tij, veshjet e Roberto Kavallit janė plot shkėlqim, moderne dhe mbi tė gjitha seksi. Teknikat qė ai pėrdor, kryesisht me lėkurė e mėndafsh dhe dėshirėn e tij pėr t‘i zbukuruar me qėndisje, lara dhe diamante, e kanė bėrė stilistin italian njė ndėr emrat mė tė dashur pėr tapetet e kuq. Ja se ēfarė tregon pėr Firencen e dashur qė e adhuron, modėn dhe ngjyrat...

Cili ėshtė pasioni juaj?

Sigurisht qė jam i pasionuar pas modės, sepse ajo ėshtė pjesė e jetės sonė. Kur zgjoheni nė mėngjes ju thoni me vete: "Ēfarė do tė vesh sot qė tė dukem e bukur, seksi dhe e veēantė"? Moda ėshtė mendja jonė. Ėshtė kjo arsyeja se pėrse mė pėlqen tė jem stilist, sepse mund ta pėrdor kėtė profesion pėr tė matur humorin dhe jetėn. E adhuroj kėtė profesion qė kam zgjedhur.

Ēfarė ka tė veēantė Firence?

Ėshtė njė qytet vėrtet special. Unė udhėtoj shumė, sot jam kėtu, nesėr mund tė jem nė Londėr, Paris apo Nju Jork. Ky i fundit ėshtė qyteti ku ndihem shumė mirė dhe ndonjėherė mendoj se ai mund tė krahasohet me drogėn qė tė jep aq shumė energji, por pas gjithė kėsaj ndiej nevojėn e Firences, dua tė kthehem sėrish aty. Kam nevojė tė vazhdoj tė marr ajėr, tė ndiej se gjithēka ėshtė e rrethuar nga arti, tė shėtis nė qytetin tim dhe rrugėve tė tij. Nga tė gjitha qytetet italiane, ajo ėshtė plot sharm. Thjesht e dashuroj atė.

Ju ka frymėzuar ajo nė punėn tuaj?

Sigurisht mė ka ndihmuar tė gjykoj mbi atė qė ėshtė e bukur, apo atė qė nuk ėshtė e bukur dhe mė ka dhėnė ndjesinė e artit. Firencja dhe arti janė sė bashku pjesė e jetės dhe qenies sime.

Ēfarė pėlqeni mė shumė nga qyteti?

Arkitekturėn dhe ndėrtesat. Ēdo herė zbuloj gjėra tė reja dhe tė ndryshme. Ngjyrėn e gurėve, pėr shembull. Shpesh them: o Zot, ky gur ėshtė 700-vjeēar. Dhe tė mendosh se 700 vjet mė parė Amerika nuk ekzistonte. Ėshtė kaq e veēantė.

Arkitektura, apo ajo qė ju rrethon aty ju frymėzojnė?

Sigurisht, sepse tė jetosh nė Firence do tė thotė tė jetosh me artin, ndaj edhe koleksioni im, moda ime ėshtė kaq e pazakontė, me kaq shumė ngjyra. Ėndrra ime ka qenė tė bėhesha piktor. Nė njė moment tė caktuar zgjodha inxhinierinė tekstile dhe prej andej kalove te moda. Por, pėr mua njė shfaqje mode ėshtė njėlloj si njė ekspozitė arti. Dėshiroj qė njerėzit qė blejnė veshjet e mia tė kuptojnė se pėr mua ajo ėshtė njė pjesė e vogėl arti.

Ka ndryshuar Firencja?

Ēdo gjė ka ndryshuar nė tė gjithė botėn. Mendoj se Firence ka ndryshuar mė pak se qytetet e tjera, sepse ne jemi mė shumė konservatorė, pėrpiqemi tė ruajmė atė qė ėshtė fantastike. Edhe nė 100 vitet e ardhshme na duhet tė kujdesemi pėr gjėrat e bukura qė ajo ka.


Cilat janė ngjyrat tuaja tė preferuara?

Varet nga humori, apo edhe nga vendi ku jam, por ndonjėherė adhuroj tė kuqen, kur jam nė Firence tė verdhėn dhe jeshilen, apo gurkalin kur ndodhem nė jaht dhe pėrreth mė rrethon bukuria mahnitėse e detit. Mė pėlqen kombinimi i ngjyrave. Ngjyrat janė jeta ime.

Ku preferoni tė shkoni pėr t‘u qetėsuar?

Firence pėr mua ėshtė vendi ku qetėsohem, sepse aty ėshtė edhe ferma ime, punėtorėt qė punojnė me mua prej 40 vjetėsh. Aty kam studion, shtėpinė, kopshtin dhe kafshėt. I adhuroj kafshėt dhe i konsideroj tė gjithė si fėmijėt e mi. Mė pėlqen tė qėndroj kėtu, tė dal nė kopsht e tė lexoj, apo tė dėgjoj muzikė nė kohėn e lirė. Po ashtu mė pėlqen edhe dimri, sepse Firence ėshtė qyteti ku nuk bie shpesh borė. Mė mahnit ndryshimi i ngjyrave, kafja nė tė kuqen e vjeshtės, fillimi i pranverės, lulet e qershisė kur nisin tė ēelin. Sa bukur ėshtė tė shohėsh kur natyra lind sėrish.

Po tjetėr ku ju pėlqen tė shkoni?

Jam edhe pilot helikopteri. Mė jep kėnaqėsi kur fluturoj lart, sepse ndihem si njė zog, i lirė. Mendoj se nė jetėn dhe botėn tonė e kemi humbur lirinė, ndoshta sepse jemi konfuzė nga politika dhe televizionet qė na kanė bėrė skllevėr tė tyre.

A ka diēka qė donit tė ndryshoni nė Firence?

Asgjė, ajo ėshtė e bukur kėshtu si ėshtė.

Nga buron besimi qė keni te vetja?

Nėse doni tė bėheni i suksesshėm, duhet tė keni besim te vetja. Kur nuk jeni i sigurt, atėherė tregoni qė jeni i dobėt. Pėr tė qenė i fortė duhet tė tregoni se keni fuqi dhe dėshirė pėr ta bėrė kėtė, tė tregoni se keni karakter.

Jeni bėrė i famshėm pėr koleksionet e mrekullueshme pėr gratė. Pėr ēfarė femrash dizajnoni?

Pėr gratė me personalitet tė fortė. Kjo ėshtė gruaja qė unė adhuroj, ajo qė kėrkon tė tregojė se sa inteligjente ėshtė. Mė pėlqejnė gratė. Ndoshta jam burri i vetėm nė botė qė mendoj se gratė janė mė tė forta se burrat, kanė mė shumė personalitet. Ndoshta sepse janė muza ime. Vetėm ato mė frymėzojnė.

Si vishen femrat sot?

Mė vjen keq ta them, por ka njė vulgaritet nė mėnyrėn sesi vishen. Pėrpiqen tė duken sa mė bukur, duke u pėrpjekur shumė e duke harruar shpesh kufirin midis tė qenit seksi dhe vulgare.

Cilat janė "klientet" mė tė dashura?

E kam tė vėshtirė tė jap njė pėrgjigje, por do tė veēoja Viktoria Bekamin. Megjithėse ėshtė larg, nė Los Anxhelos, flasim shpesh nė telefon. Ajo ėshtė njė grua fantastike.

Ajo tashmė ėshtė edhe njė stiliste? Ju e urreni kėtė gjė apo jo?

Ėshtė e vėrtetė. Mė duket krejtėsisht pa bazė qė yjet e muzikės, apo sportit tė krijojnė linjat e tyre tė veshjeve. Unė nuk mund tė ngrihem nė mėngjes dhe tė them se do tė bėhem kėngėtar me zėrin e tmerrshėm qė kam. Tė kesh para sot do tė thotė tė harrosh tė kujdesesh pėr detajet. Koleksioni i Kejt Mosit pėr shembull ishte i tmerrshėm dhe gjėra tė tilla shohim thuajse pėrditė. Kjo mė duket vėrtet qesharake.


Jeta dhe familja

Roberto Kavalli, njė nga stilistėt mė tė mėdhenj nė botė, sot ėshtė 68 vjeē. Ėshtė i martuar me Evėn, gruaja e tij e dytė dhe nėna e tre nga pesė fėmijėt e tij. Sė bashku kanė pothuajse 30 vjet. "Jemi takuar kur ajo ishte 17 vjeēe. Ėshtė njė grua e mrekullueshme dhe njė partnere e jashtėzakonshme nė biznes". Me dy fėmijėt nga gruaja e parė ka marrėdhėnie tė shkėlqyera dhe nuk dėshiron t‘i pėrfshijė nė botėn e biznesit dhe modės. "Dėshiroj ta zgjedhin vetė rrugėn e jetės", tregon ai. Kur e pyet se qarkullojnė zėra se dėshiron ta shesė perandorinė e tij me njė ēmim prej 500 milionė paundėsh, pėrgjigjet: "Pėrse duhet ta bėj, nuk mė duhen ato lekė".

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: VIPAT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi