Sarkozy - Bruni / Nata e parė e martesės Presidenciale
Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij e re Carla Bruni e kanė kaluar natėn e parė tė martesės nė njė rezidencė pranė pallatit tė Versajės. Martesa qė pėr muaj tė tėrė mbajti nė ankth qytetarėt francezė por edhe tė gjitha gazetat e botės u kurorėzua ditėn e shtunė. Pas ceremonisė private ku Carla Bruni u bė edhe zonja e parė e Francės, ēifti ėshtė parė tė hyjė nė rezidencėn e vogėl. Ata janė pėrgjuar tėrė natėn nga fotografėt por askush prej tyre nuk ka mundur qė tė sigurojė njė foto nga nata e parė e ēiftit. Njė fotograf i "Associated Press" ka arritur qė fiksojė fotot e ēiftit teksa shėtisnin dorė pėr dore nė kopshtet e Versajės mėngjesin e djeshėm.
Reporterėt e shumtė qė ndoqėn me detaje tė gjithė historinė e ēiftit VIP shpjeguan se pas martesės nė pallatin presidencial Elysee, ēifti ka darkuar nė vilėn La Lanterne, njė nga ish- rezidencat e Versajės, vetėmpak kilometra larg Parisit. Tashmė kjo vilė ėshtė kthyer nė njė rezidencė presidenciale. Ndėrkohė pasdite ėshtė parė njė korrier qė mbante nė dorė njė tufė tė madhe me lule, tė cilat presidenti francez i kishte porositur pėr zonjėn e tij tė parė. Askush nuk ka mundur qė tė mėsojė Askush nuk ka mundur qė tė mėsojė ēmimin e kėsaj buqete modeste me lule.
Afėrsia e ēiftit ėshtė vėnė re gjatė tė tre muajve qė ata kanė dalė sė bashku nė publik por dje Bruni (ndoshta tashmė duhet quajtur Carla Sarkozy) dhe presidenti Nicolas Sarkozy kanė preferuar qė tė shijojnė kafenė e pasdites nė njė prej tarracave tė kopshteve tė Versajės. Ata janė shfaqur dorė pėr dore dhe teksa konsumonin kafe me qumėsht, Bruni qėndronte e mbėshtetur nė supin e tė shoqit.
Por presidenti francez Nicolas Sarkozy nuk ka arritur qė ti gėzohet tė gjithė ditės sė tij tė parė tė martesės. Ai ėshtė shfaqur i zėnė me krizėn e Ēad, njė ish- koloni franceze nė Afrikėn Qendrore. Teksa rebelėt po hynin nė kryeqytetin e Ēadit, Sarkozy ka thėrritur njė mbledhje nė pallatin Elysee dhe ka folur nė telefon me presidentin e Ēadit.
I ndjekur nga gazetarė e fotoreporterė tė shumtė ēifti Bruni Sarkozy ka arritur qė tė bėjė njė martesė tė fshehtė mbrėmjen e sė shtunės nė Pallatin Elysee. Nė njė deklaratė tė shkurtėr tė sapomartuarit thanė se ishin martuar nė njė ceremoni tė vogėl ku ishin tė pranishėm vetėm familjarėt e tyre dhe askush tjetėr. "Nusja kishte veshur njė fustan tė bardhė. Edhe dhėndri nuk ishte veshur keq. Unė i urova ēiftit lumturi tė pafund",- tha duke qeshur njeriu qė celebroi martesėn mė tė famshme tė momentit nė Francė, kryetari i minibashkisė numėr 8 tė Parisit, Francois Lebel. Sarkozi 53 vjeē dhe Bruni 40, u martuan nė prezencėn e rreth 20 personave dhe Lebel e quajti ceremoninė "njė moment intimiteti familjar pėr tė sapomartuarit, nė thjeshtėsi tė plotė ku dhėndri dhe nusja treguan shumė dashuri mes tyre".
Sipas ligjit francez, ēiftet duhet tė thonė betimet e tyre pėrpara se kryetari i bashkisė tė bėjė bashkimin zyrtar. Por Sarkozi nuk ėshtė presidenti i parė francez qė ėshtė martuar nė zyrat e tij. Nė vitin 1931 Gaston Doumergue ka lidhur martesėn nė pallatin Elysee. Martesa e Sarkozi ka habitur pjesėn mė tė madhe tė opinionit francez, i cili ishte mėsuar qė presidentėt e mbanin jetėn e tyre dashurore shumė tė fshehtė. Nė njė konferencė pėr shtyp nė janar, ai deklaroi se lidhja qė kishte ishte shumė serioze dhe kishin nisur planet e martesės por pa pranuar qė tė bėjė publike datėn.
Vizita e parė publike e ēiftit ėshtė kryer nė Disneyland Paris dhe mė pas u shfaqėn nė plazhet e Egjiptit nė rroba banje. Kjo ishte martesa e tretė e presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili ka tre fėmijė. Pėr Carla Brinin kjo ėshtė martesa e parė pas njė karriere tė gjatė si modele dhe njė jete dashurore tė pasur. Bruni, tashmė ėshtė e shndėrruar nė kėngėtare, ka pasur lidhje dashurore me kėngėtarėt e njohur si Mick Jagger dhe Eric Clapton, aktorin Vincent Perez. Ajo ka njė djalė tė vogėl, Aurelien, i cili ka lindur gjatė lidhjes sė saj me profesorin e filozofisė Raphael Enthoven.