Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31

 :: VIPAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jul 06, 2008 7:42 am

Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31
MIRELA SULA
Dje nuk ka qenė njė ditė e zakontė pėr bashkėshorten e kryeministrit shqiptar, zonjėn Liri Berisha. Pikėrisht ditėn e 60-vjetorit tė lindjes sė saj ajo ka dashur ta ndajė me miq e dashamirės tė cilėt i ka ftuar nė njė festė tė organizuar nė Vilėn 31, te ish Blloku. E veshur me njė kostum ngjyrė gri, tejet elegant, dhe me njė truk tė lehtė nė fytyrė ajo ka pritur dje nė orėn 18.00 me dhjetėra tė ftuar tė cilėt kanė ardhur t’i urojnė asaj ditėlindjen. Nė fillim askush nuk e ka ditur se cilin pėrvjetor po festonte zonja Berisha, pasi edhe nė ftesėn e saj tė bėrė me pak humor ishte shėnuar “me rastin e 30 vjetorit”. Me tė tillė humor dhe buzėqeshje u ka uruar edhe ajo mirėseardhjen duke mbajtur veē pak minuta fjalim ku ka treguar me tė qeshur edhe vitet e saj, qė nė fakt nuk ia tregojnė aspak moshėn. “Kur festoi Saliu 60-vjetorin – tha ajo- i pėlqeu tė besonte se nė fakt sapo kishte mbushur 30 vjeē... Ndėrsa unė sot po them se mbush 26...” – ėshtė shprehur ajo si me shaka duke i falėnderuar tė gjithė tė pranishmit pėr ardhjen e tyre si dhe duke i ftuar nė njė koktej i shtruar enkas pėr ta.
Dhe gjatė koktejit kanė pasur rast tė gjithė jo vetėm tė shijojnė ushqimet pikante tė pėrgatitura pėr kėtė gėzim por edhe tė takohen me njėri-tjetrin nė njė ambient jozyrtar. Nė tingujt e njė muzike tė lehtė, me gota vere ne duar tė pranishmit kanė shijuar edhe biseda tė kėndshme mes tyre. Ka qenė njė mbrėmje e mbushur me fjalė tė mira dhe komplimente pa fund, jo vetėm pėr doktoreshėn qė ishte mbretėresha e kėsaj darke por prezencėn e tė ftuarve. Njė ambient ku dominohej me gra tė bukura, tė fisme, veshje tė zgjedhura, elegancė, delikatesė dhe shkėlqim. Krejt natyrshėm vije re se si ēdonjėra prej tyre ishte kujdesur pėr lookun, modelin e flokėve, kombinimin e ngjyrave... Pasi kanė uruar dhe pėrshėndetur me radhė zonjėn Berisha kanė nxituar tė gjejnė fytyrat e njohura pėr t’u takuar dhe shkėmbyer biseda. Ka qenė ky njė rast i mirė pėr t’u parė me njėra tjetrėn dhe pėr tė shijuar disa ēaste intime tė kėndshme, larg kamerave dhe paparaceve nė njė ambient kaq tė gėzueshėm. Nė grishjen e kėsaj atmosfere nuk janė ngutur aspak tė ikin shpejt pas koktejit, siē ndodh rėndom. Pėrkundrazi, duke qenė fundjavė, tė ftuarat kanė qenė tė ngeshme tė rrinė gjatė dhe tė bisedojnė pėr gjėra nga mė tė ndryshmet, por duke lėnė mėnjanė politikėn.


“Angazhimi me Fondacionin mė bėn tė ndihem mė e re”

Zonja Liri Berisha gjatė kėtyre viteve tė fundit ka qenė mjaft aktive dhe e angazhuar nė jetėn publike. Aktivitetet e saj janė shquar jo vetėm brenda protokollit qeveritar, por siē dihet tashmė ajo po luan njė rol shumė aktiv nė fushėn e bamirėsisė. Duke qenė prej mė shumė se dy vitesh nė krye tė “Fondacionit tė Fėmijėve Shqiptarė” jeta e saj shoqėrore ėshtė bėrė akoma mė e gjallė dhe e dobishme nė ndihmė tė fėmijėve nė nevojė. Edhe pse sapo i ka mbushur tė 60-at ajo tregon se nuk i ndjen aspak vitet mbi shpinė. “Vėrtetė kam kaluar vite tė cilat nuk kanė qenė fort tė lehta, tė mbushur plot vėshtirėsi e sfida, por nuk i ndjej aspak vitet kur mendoj se kam shumė punė pėr tė bėrė nė dobi tė Fėmijėve nė nevojė”. Madje njė moshė e tillė duket tepėr e favorshme pėr tė: fėmijėt janė rritur, jeta e saj profesionale ėshtė pėrmbushur e tani ndjehet mė gati se kurrė pėr t’iu pėrkushtuar punės, profesionit tė saj e sidomos pozicionit qė ajo ka nė krye tė Fondacionit. Ndoshta ėshtė pikėrisht ky angazhim qė e ka bėrė atė tė mos i ndjejė aspak vitet dhe tė ndihet e re pėrballė sfidave qė e presin akoma nė kėtė fushė.

Njė festė e mbushur me femra VIP

Pėr ēudi nė kėtė festė kaq elegante dhe tė mbushur me atmosferė pozitive kanė munguar burrat. Nė njė ambient tė bollshėm tė Vilės 31 kanė zėnė vend me dhjetėra gra tė cilat kanė ardhur me tufa lulesh nėpėr duar. Secila e veshur bukur dhe me finesė, pėr tė respektuar kėtė festė dhe vetė zonjėn Berisha, ka ardhur vetėm ose e shoqėruar me shoqe apo kolege. Tė parat kanė nxituar tė vijnė gratė e stafit tė Fondacionit tė Fėmijėve Shqiptarė tė cilat punojnė me doktoreshėn dhe janė bėrė tepėr familjare me tė. Mė pas kanė ardhur kolege, mikesha tė vjetra, pjesėtare tė familjes etj. Nuk kanė munguar as gratė Vip tė politikės shqiptare. Nė kėtė gėzim tė saj kanė qenė gjithashtu tė pranishme kryetarja e kuvendit shqiptar zonja Jozefina Topalli, zonja e parė e vendit Teuta Topi, Ministiria e Integrimit, zonja Majlinda Bregu, deputetja Lajla Pernaska, zv/ministret zonja Marjeta Zaēe dhe Zana Turku, bashkėshortja e Minstrit Basha, zonja Aurela Basha, zėdhėnėsja e kryeministrit, zonja Juela Meēani etj.



Nė festė e bija Argita dhe mbesa Elvana

S’kishte si tė mos ishte e pranishme edhe bija e saj e pėrkushtuar. Argita, bija e saj e vetme, e veshur me njė fustan elegant dominuar nė ngjyrė jeshile ka ardhur qė nė ēastet e para tė fillimit tė festės pėr tė qenė krah sė ėmės. Ajo i ka pritur dhe falenderur me radhė tė gjitha tė ftuarat duke u pėrpjekur qė t’u japė tė gjithėve vėmendjen e duhur. Me njė thjeshtėsi tė natyrshme dhe me mjaft pėrzemėrsi ajo ka qenė vazhdimisht nė lėvizje pėr tė respektuar tė gjithė mysafiret e nėnės sė saj. Edhe mbesa e familjes, Elvana Hana, dje ėshtė shfaqur nė kėtė ditė gėzimi mė elegante se kurrė. E veshur me njė fustan tė zi, me pak dekolte dhe me taka fine ajo ka qenė mjaft aktive duke e shprehur harenė e saj pėrmes kėrcimit.


pa gazetare dhe pa Paparace

Edhe pse me njė pjesėmarrje tepėr tė madhe, ku tė tria sallat e bollshme tė hollit ishin tė mbushura me tė ftuar, zonja Berisha nuk ka dashur aspak qė gėzimi i saj tė kthehej nė lajm pėr mediat e pėrditshme. Ka qenė njė ambient krejtėsisht familjar ku secili prej tyre ka pėrdorur aparatin personal tė fotografive duke dashur tė ruajė njė kujtim tė bukur nga kjo mbrėmje. Edhe kėto foto janė bėrė nė mėnyrė krejt sporadike dhe kėto rreshta janė thjesht mbresa tė hedhura natyrshėm menjėherė pas festės. Fotografėt kanė qėndruar pėrtej rrethojės sė Vilės 31 nė pritje tė mysafirėve por nuk kanė mundur tė bėhen pjesė e kėsaj mbrėmjeje.
Panorama

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31

Mesazh nga Teuta prej Sun Jul 06, 2008 8:09 am

Spektri: Liri Berisha njė "first lady" ndryshe
Heshtja e Liri Berishės dhe jeta 35-vjeēare me Sali Berishėn, politikanin mė tė ēuditshėm tė Shqipėrisė. Zgjedhja pėr tė mbetur pediatrja e lagjes sė Brrakės, qė nuk i braktisi kurrė pacientėt e saj edhe nė ditėt kur ishte Zonja e Parė e vendit.

Njė First Lady ndryshe - Nga Estela ZIU

Ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si e para Zonjė e Parė e vendit.

Njė mirėsi e ēuditshme dhe e pazakontė qė derdhet nga portreti i saj nuk ėshtė veēse njė aureolė qė e mbajti kėtė grua tė dashur pėr kėdo nė vitet e bujshme tė postdiktaturės, madje dhe nė ditėt mė tė rėnda tė burrit me tė cilin ndan tė pėrditshmen e saj.

Po ajo punė nė tė njėjtėn kthinė tė asaj ndėrtese gati tė shtrembėr, po ato fqinje tė vjetra me tė cilat pi kafen e mėngjesit, po ata njerėz qė dalin dhe e pėrshėndesin nė rrugė e nėpėr portat e hapura tė rrugicave tė Brrakės. Po ajo besnikėri ndaj jetės sė thjeshtė dhe pa joshje drejt luksit qė tė servir njė jetė jo e zakonshme. Po ai adhurim dhe dashuri ndaj politikanit mė tė ēuditshėm tė kėtij kombi.

Edhe kur jeta i dha rastin tė ndryshonte, pėr tė pasur njė tjetėr pamje si Zonjė e Parė e vendit, ajo zgjodhi tė ruante po atė portret.

Tė jesh krenar

Ėshtė 59 vjeē, po zor se e kupton. E lindur nė Tiranė, nxiton tė tregojė qė origjina e saj ėshtė kosovare. E ruan vath nė vesh episodin e ndodhur 50 vjet mė parė, ndoshta konflikti i parė dhe i vetėm qė ka pasur me tė atin Rexhep Rama, patriot i lindur nė Shkodėr nga prindėr kosovarė.

Pas pėrfundimit tė klasės sė parė fillore, e kėnaqur pėr dėftesėn vetėm me pesa (nė atė kohė ishte si dhjeta sot) dhe fletėn e lavdėrimit shkon nė shtėpi mė e gėzuar se kurrė pėr tė ndarė emocionet me prindėrit. Ngatėrrimi padashje i emrit nė fletėn e lavdėrimit nga Liri nė Liljana (emėr tė cilin e pohoi se i pėlqente mė shumė se i veti) ia prishi gjithė gėzimin e ditės. Nuk ka pėr ta harruar kurrė pamjen e zemėruar tė tė atit, i cili gati me ton kėrcėnues i tha: “Njeriu nuk duhet ta mohojė kurrė as emrin dhe as origjinėn”. Atėherė i dukej absurde ky debat, por rėndėsinė e ndjeu vite mė vonė kur nė 2001 njė tjetėr revistė boton lajmin se Liri Berisha ishte serbe dhe se emrin e vėrtetė e kishte Sllobodana. Kjo ishte njė tjetėr shuplakė pėr tė atin. Nuk do tė bėnte gjė tjetėr veēse do ta largonte doktoreshėn nga shtypi. Ėshtė shumė e vėshtirė ta bėsh tė flasė. Gjithmonė e rezervuar dhe e kujdesshme nė atė qė bėn, pėrpiqet tė shėrbejė si mburojė e padukshme e familjes sė saj. Dhe nė njėfarė mase ia ka arritur. Ndryshe nga i shoqi gėzon simpati edhe te njerėzit e majtė.

Vazhdon tė ketė po tė njėjtėt miq qė ka pasur dhe mė parė, pa marrė parasysh bindjet e tyre politike, tė cilat pėr tė pak kanė rėndėsi nėse njerėzit janė tė ndershėm. Edhe me shoqet bisedat politike janė tė logjikshme.

“Unė jam vajzė e kėsaj lagjeje, kam ardhur kėtu qė 14 vjeē. Edhe ėndrrat i shoh nė kėtė lagje. Edhe pse pjesa mė e madhe banorėve tė pallateve pėrreth janė ish-punojės tė Sigurimit e tė Ministrisė sė Rendit, pėrsėri marrėdhėniet tona nuk kanė ndryshuar aspak.”

Pėr doktoreshėn janė tri breza qė viziton nė kėtė lagje. Mjeku bėhet i pranishėm nė ēdo shtėpi me hallet e shqetėsimet e kujtdo qė i troket nė derė. Ėshtė njė vazhdim i traditės familjare pasi dhe nėna e saj, dikur ndihmėsmjeke, ka qenė e pranishme nė shumė familje tė kėsaj zone.

Edhe kur ishte Zonjė e Parė, megjithėse me roje te dera, i pėrgjigjej ēdo urgjence orė e pa orė.

Tė jesh mjek

Doktoreshė Lirinė e ndesh ēdo mėngjes kthesave tė pėrbaltura pėr nė zemėr tė lagjes sė Brrakės, nė klinikėn mjekėsore ku ajo shėrben si mjeke pediatre prej vitit 1984.

Njė zyrė qė i ngjan mė tepėr njė kthine tė vogėl po shumė tė ngrohtė e tė pastėr. Tė bėjnė pėrshtypje lulet e rritura me aq kujdes. Ėshtė njė pasion tjetėr i Lirisė. Pėr tė janė si fėmijėt, duan shumė kujdes, por njėkohėsisht tė falin dhe shumė kėnaqėsi. Bashkė me portretin e Shenjtes Nėnė Tereza, fotografi fėmijėsh tė lagjes janė tė varura nė mur, ka mes tyre edhe romė.

Teksa e sheh me pėrparėsen e bardhė e pamjen e qetė, harron qė po flet me Zonjėn e Parė tė parė shqiptare. Me njė thjeshtėsi tė fisme nuk ka se si tė mos tė tė bėjė pėr vete kur fillon e flet pėr punėn e saj. Nė fakt tingėllon ēuditshėm pėr mua, ndoshta dhe pėr shumė tė tjerė se si ajo pjesa e fshehtė demone e etjes pėr karrierė fashitet pa lėnė gjurmė tek kjo zonjė e veshur nė tė bardhė. Nuk ka se si tė mos tė tė ngacmojė njė fakt i tillė e aq mė tepėr sot kur gra politikanėsh nėn petka tė njė “bamirėsie” luksi pėrpiqen tė bėhen mė protagoniste (tė paktėn nėpėr faqe shtypi e kronika televizive) sesa vetė burrat e tyre.

Mos duket si modesti e tepruar? Pėrgjigjen e merr shumė shpejt teksa tė thotė se oferta pėr detyra mė tė larta ka pasur me shumicė, por e keqja qėndron qė kėto erdhėn pas karrierės politike tė Saliut. Nuk pranoi tė rritej nėn hijen e tė shoqit duke zgjedhur tė vazhdonte rrugėn e mjekut, aty ku dhimbja preket me dorė.

…Kur si specializim i dhanė pediatrinė, u mėrzit paksa. Edhe kur u emėrua si mjeke nė lagjen 10 nuk e pati tė lehtė si fillim. Atėherė ishte vajza Liri, qė trokiste nė dyert e familjeve rome pėr t'i bindur tė vaksinoheshin e tė kuroheshin. Sigurisht qė nė atė kohė nuk ishte ky zhvillim, dhe pa fituar besimin e njerėzve nuk ishte e lehtė tė punoje me ta. Si m jeke ka shumė raste dhe tė gjithė emrat e fėmijėve i kanė mbetur tė skalitura. Shumė prej fėmijėve tė asaj lagjeje u ka vėnė dhe emrat, dhe tani qė janė rritur, nuk harrojnė ta urojnė pėr ditėlindje e pėr 8 mars. Pyetja qė i bėn vetes gjithmonė para njė fėmijė ėshtė: “Ē farė do t'i bėja mė shumė po tė ishte fėmija im?”



Jeta me doktor Berishėn

Ndryshe ndodhi me Saliun, i cili e braktisi profesionin e kardiologut. “ Asnjėherė nuk e kisha imagjinuar qė ai do tė braktiste kardiologjinė pėr asnjė arsye nė botė.” Teksa thotė kėtė, Lirisė i kujtohen vitet kur ishte ende studente nė Fakultetin e Mjekėsisė. “E njoha Saliun kur isha nė vit tė parė e ai nė tė pestin. Nė fakultet tė gjithė e njihnin si djali i gjatė nga Tropoja qė studionte shumė. Kishim raste tė takoheshim nė aksione e nė zbor. Tė gjitha gjėrat qė thuheshin pėr tė mė bėnė qė tė filloja tė interesohesha. U ēudita kur mora vesh mė vonė se dhe ai nuk kishte qenė indiferent ndaj meje. Kur doli mjek e unė isha ende studente, rastiste qė tė bėnim gjithmonė roje nate bashkė. E ēuditur u them disa miqve tė grupit: “Mor, po si shpesh po na bie turni me kėtė tropojanin”, e ata thanė: “Atė gjithė kohėn nė spital e gjen.”

Mė vonė e mora vesh qė ishte vetė Saliu qė i rregullonte turnet.

E nė fakt qė prej asaj kohe kanė kaluar plot 35 vjet bashkėjetesė me njėri - tjetrin. Duket qartė se tek ata funksion rregulli i tė kundėrtave qė tėrhiqen.

Ajo e qetė dhe e tėrhequr, ai impulsiv dhe dinamik. Bashkėpunėtorė tė afėrt tė Doktorit bėjnė be e rrufe pėr karakterin e tij tė pastėr malėsor, aq sa shumė tė tjerė e pėrkufizojnė si ndershmėri patologjike.

“Nė fakt, edhe unė e kam pasur tė vėshtirė nė fillimet e njohjes”, - thotė Liria. “E kishte zėt ta gėnjeja, kuptohet qė pėr gjėra tė vogla, siē mund t'i ndodhė ēdo njeriu pėr tė dalė nga situata. Nė fillim ēuditesha se sa rėndėsi u kushtonte ai kėtyre detajeve. Mė vonė k ur jam njohur me familjen e tij, e kam kuptuar pse ndodhte ashtu. Kur vinte pėr vizitė tek ne i ati i tij, njė burrė i urtė dhe mjaft i menēur, nė tė gjitha historitė qė u tregonte fėmijėve, vinte nė bazė tė tė gjithė tė kėqijave gėnjeshtrėn, duke e bėrė kėtė si shkaktaren e gjithė fatkeqėsive nė botė. Ndoshta tek formimi i tyre ka ndikuar natyra e virgjėr e vendit ku ėshtė rritur, nė Tropojė, nė kufi me Kosovėn.

Megjithatė, te Saliu Liria ka gjetur burrin qė gjithmonė kishte ėndėrruar: njeriun me karakter tė fortė, tė ndershėm, por edhe shumė familjar. I jep siguri kjo edhe pasi e di se nėse vendos tė bėjė diēka ėshtė e kotė qė ta bindėsh pėr tė kundėrtėn. Do tė bėhet dhe pikė!

Ajo paraqet anėn tjetėr tė tij, atė njerėzoren larg podiumeve tė mitingjeve e protestave, larg sherreve parlamentare.

Nė shtėpi ai ėshtė tjetėr njeri, pas kalimit tė pragut tė portės ēdo gjė fashitet. Kjo ndodhte edhe kur ishte mjek. “Saliu ka qenė shumė i dashur dhe i lidhur me fėmijėt. Nuk i lejonte kurrė tė largoheshin nga shtėpia, sepse darkave kur mblidheshim tė gjithė bashkė ishte diēka e shenjtė pėr tė.”

Duke dashur t'i kishte mė pranė, ishte dėshira e Saliut qė shkollėn e lartė ta bėnin tė dy kėtu. Tani vendin e tyre e kanė zėnė mbesat. Janė tre vajzat e Argitės, Dasara 7 vjeē, ose ndryshe dhe supermbesa sepse ėshtė rritur tek ta, Dalila, dhe gėzimi i fundit Amla, qė ėshtė vetėm dy muajshe. Sado i zėnė tė jetė pėr to, e gjen gjithmonė kohėn. Asnjėherė nuk ngjitet lart nėse nuk ka blerė diēka pėr to. “Nėse ka harruar, pret poshtė shtėpisė derisa tė shkoj unė e tė blej ndonjė lodėr apo ēokollatė.”

Vazhdojnė tė jetojnė nė tė njėjtėn lagje, tek e njėjta shtėpi, pėrsėri nė Brrakė qė prej gati 20 vjetėsh. “Asgjė nuk ndryshoi nė familjen tonė nė kohėn kur Saliu ishte president. Nė '92-shin Shqipėria ishte ende shumė e varfėr, na dukej shumė e tepėrt tė jetonim nė luks, ndėrkohė qė i kishim kaq tė afėrta kujtimet e ushqimeve mė tollona dhe radhėt e gjata qė pa gdhirė ende mirė. Pastaj fėmijėt ishin nė njė moshė tepėr delikate pėr formimin e tyre. Nuk doja tė mėsoheshin as me shėrbėtore dhe as me kuzhiniere. Jam pėrpjekur qė fėmijėt t'i edukoj me njė ndjenjė tė fortė pėrgjegjėsie. Doja qė ata t'i arrinin vetė gjėrat, pa u nisur nga emri i tė atit. E nė fakt na kanė nderuar. Vajza Argita, 32 vjeē, ka fituar me konkurs njė vend pune pranė UMNIK-ut nė Kosovė, kurse Shkėlzeni, 25 vjeē, ėshtė duke studiuar njė master pėr tė drejtėn ndėrkombėtare nė Bruksel.”

***

“Si bashkėshorte me heshtjen time kam zgjedhur tė ndihmoj Saliun. E kam mbėshtetur gjithmonė.”

Nuk ka pranuar asnjėherė tė ndėrhyjė pėrveēse pėr ēėshtje shėndetėsore dhe pėr shkollė. Pėr gjėra tė tjera si mund tė ishin vendet e punės, vizat apo dhe arsye tė tjera ajo ua priste gjithmonė shkurt.

E nė fakt nuk kanė qenė tė pakta momentet e vėshtira nė familjen e tyre, qė pėrkonin dhe me vėshtirėsitė politike. E vetmja gjė pėr tė cilėn i vjen keq ėshtė qė nuk ka mbajtur njė ditar si dėshmi historike e asaj kohe qė ka kaluar. I kujton me nostalgji fillimet e vitve '90. Mėgjithėse nuk pushonin kėrcėnimet dhe jeta ishte nė tension tė plotė, edhe pas shumė tentativa atentatesh pėrsėri ishte bukur. Ishte i bukur emocioni i tė qenit protagonist i njė ndryshimi epoke. Shpresa pėr njė tė ardhme fashit ēdo shqetėsim.

Kurse sapo i pėrmend 1997-ėn, fytyra i ngryset e njė rrudhė i krijohet te balli. Nuk mund tė thotė asgjė tjetėr pėrveēse: “Ka qenė njė “amok”. Nuk do tė doja tė pėrsėritej kurrė mė. Ishte njė mallkim i frikshėm.”

***

Nė qoftė se do tė ishte pėrsėri Zonjė e Parė, asgjė nuk do tė ndryshonte nga stili i saj i jetės. Si dhe mė parė, pushimet mė sė shumti i kalojnė nė Shqipėri. Saliu pėlqen malin, kurse ajo vetė e fėmijėt detin. Pėr tė rėnė dakord e pėr tė gjetur njė tė mesme tė kėnaqshme, zgjedhja mė e mundshme mbetet pėrsėri Pogradeci. Jashtė shkojnė rrallė, kjo dhe pėr arsye financiare.

Tingėllon ēuditshėm, ndonėse e vėrtetė, qė edhe udhėtimet kur duhej tė shoqėronte Doktorin nė vizita pune i kufizonte, pasi buxheti i shtetit ishte shumė i varfėr. Edhe tani kur duhet tė udhėtoj jashtė Shqipėrisė, Liria i merr vetė pėrsipėr shpenzimet e saj.

I pėlqen tė jetė njė amvisė e mirė e tė kujdeset vetė pėr shtėpinė. Edhe djali e Saliu ėshtė mėsuar me kujdesin e saj, vetėm ajo mund t'i kėnaqė shijet e tyre nė tė ngrėnė: doktori pėlqen mė shumė zarzavatet, frutat e mishin, kurse Shkėlzeni mė shumė brumėrat, edhe pse mė shumė tė sofistikuara.

Pėr veten nuk harxhon shumė, pasi dhe nuk ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Por edhe puna qė bėn, e kėrkon mė tė thjeshtė e mė pranė njerėzve. Megjithatė, janė dy fėmijėt qė kujdesen mė shumė duke i bėrė shpesh veshje dhuratė. Sa pėr bizhutė i pėrdor vetėm me raste. Nė jetėn e pėrditshme i duken tė tepruara.

Ndoshta ėshtė kjo thjeshtėsi qė e bėn njėkohėsisht aq tė pakapshme nė dimensionet e saj, sa dhe ndryshe pėr tė gjithė ata qė kanė pasur rastin ta njohin.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: VIPAT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi