VIP-at, ja "kapricot" kur shkojne te stilisti
ILIRIADA PORTAL :: I lire :: NJEREZ TE SHQUAR :: VIPAT
Faqja 1 e 1•
VIP-at, ja "kapricot" kur shkojne te stilisti
![]() | |||||||||
VIP-at, ja "kapricot" kur shkojne te stilisti
E Merkure, 23 Korrik 2008
Te jesh artist, nder te tjera do te thote t'i besh te tjeret te kthejne koken, te jesh shpesh ne qender te vemendjes, madje edhe atehere kur nuk te duhet te ngjitesh ne skene. Sepse edhe nese i ndeshim ne rruge, ne lokale apo plazhe, personazhet e ekranit shnderrohen shume shpejt ne subjekte te veshtrimeve kureshtare. Dhe kjo eshte nje arsye me shume, qe i ben ata te jene te kujdesshem ndaj imazhit. Disa jane tekanjoze, te tjere te sigurt ne vetvete, disa luajne shpesh me pamjen e tyre, e te tjere i qendrojne besnik nje look-u te caktuar. Modelet e flokeve, stili i tualetit e mbi te gjitha veshja e personazheve skenike, behen shpesh objekte te bisedave e madje edhe te faqeve roze ne shtyp. Por, si sillen ata kur shkojne te stilisti, cilat jane kerkesat dhe pretendimet qe shfaqin? Kemi zgjedhur disa nga personazhet me interesante, te cilet ne kohe te ndryshme dhe menyra te ndryshme kane treguar, se dine te vishen, e madje edhe te na surprizojne me stilin e tyre. Por si e arrijne kete? Stilistja Jona Muca, nxjerr disa nga sekretet e klienteve te saj "VIP". Le te shpresojme, qe artistet nuk do te merziten per kete fakt.
Elvana Gjata, synon te nxjerre ne pah linjat
Eshte nje prej artisteve, qe imazhin e veshjeve te saj, ia ka besuar stilistes Jona Muca. Te pakten ne te gjitha prezantimet skenike, e madje edhe ne videoklipin e fundit, Elvana Gjata eshte prezantuar me veshjet e Jona Muces. Ky bashkepunim ka lindur rreth nje vit me pare, gjate festivalit "Kenga magjike", ku kengetarja u ngjit ne skene, me fustanet e ateliese "Stil moda". Dhe bashkepunimi do te vazhdonte me tej, deri ne prezantimin e Elvanes, ne videoklipin e kenges "Vetes". Por cilat jane pikat e dobeta te kesaj kengetareje ne momentin, qe hyn ne atelie dhe vendos te realizoje nje veshje? "Elvana eshte nje femer, qe me te drejte synon te nxjerre ne pah linjat", tregon stilistja. "Ajo ka linja perfekte dhe natyrisht eshte shume normale, qe t'i nxjerre ne dukje". Por Jona shton, se me Elvanen ka nje fryme te ngushte bashkepunimi. "Vecanerisht ne veshjet skenike apo te klipeve, ne diskutojme gjate, ne menyre qe veshja t'i pershtatet natyres se kenges dhe ambientit, ku zhvillohet videoklipi", tregon ajo.
Zana Cela, femra qe kerkon te jete vetvetja
E kuron imazhin e saj deri ne detaj. E tille eshte edhe me garderoben. Nuk eshte e veshtire, qe permes ekranit te kuptosh shijet e holla te Zana Celes. Dhe stilistja Jona Muca, e cila ka realizuar disa nga veshjet e Zanes, e konfirmon kete fakt. "Ne ateliene time, Zana Cela ka realizuar disa veshje, por jo skenike. Kane qene fustane, apo kostume te qepura per raste te ndryshme, kokteje apo festa, por jo per skenen". Stilistja shton se me Zanen e ka pasur te lehte ta gjeje gjuhen e bashkepunimit, nisur edhe nga fakti qe kane shije te njejta ne gjetjen e materialeve dhe te copave. "Zana eshte nje femer, qe gjithmone kerkon te duket vetvetja. Eshte kerkuese dhe mendoj, qe se bashku kemi arritur t'i njohim shijet e njera-tjetres, gje qe na ndihmon te realizojme me te miren".
Eneda Tarifa le gjithcka ne doren e stilistit
Dallohet per natyren e saj te qete dhe po keshtu edhe per stilin e thjeshte ne te veshur. Gjithsesi, edhe ne kete menyre, di te jete e vecante. E ndersa shkon te stilistja, Eneda Tarifes i pelqen ta lere gjithcka ne dore te profesionisteve, duke mos nderhyre shume ne idete e tyre. "Eneda eshte nje vajze e thjeshte ne shijet e saj, por qe te jep shume mundesi bashkepunimi, edhe fale linjave perfekte qe ka", tregon stilistja Jona Muca.
Marsida Saraci, me ide te qarta ne veshje
Nuk ta jep shume pershtypjen e nje vajze te pasionuar pas modes, megjithate kur shkon te stilistja, Marsida Saraci i ka idete te qarta. Ne disa spektakle e festivale, por edhe ne ceremonine e saj te fejeses, Marsida ka vendosur te vishet tek atelie "Stil moda", ku me siguri ka mbetur e kenaqur perderisa eshte rikthyer. Edhe pse nuk eshte shtatlarte si ndonje modele, trupi i rregullt i Marsides i ka lejuar stilistes Jona Muca, te realizoje pune te mira. "Marsida eshte nje vajze qe ka ide te qarta ne ate qe kerkon, por si cdo vajze tjeter e moshes se saj, edhe asaj i pelqen te nxjerre ne pah linjat", tregon stilistja, duke nxjerre edhe sekretet e Marsides.
Gjergj Leka, mashkulli trendy i skenes
Qe Gjergj Leka eshte nje mashkull trendy, edhe pse i ka kaluar te dyzetat, nuk e kemi te veshtire ta kuptojme. Stili i tiji jeteses, menyra se si vishet ne jeten e perditshme e shfaqin qarte kete aspekt. Megjithate, kur vendos vecanerisht per veshjet skenike, duket se edhe Gjergj Leka ka kapricot e tij. Jona Muca e ka vene re kete fakt, vecanerisht gjate qepjes se kemisheve per emisionin e tij "Kthehem te dielen". "Duke qene se Gjergji ka nje fizik te beshem, duhej punuar ne menyre te tille, qe ndonje kilogram te fshihej pas veshjeve, ndaj ne zgjodhem kemishet me jaka te hapura dhe te leshuara siper pantallonave", tregon Jona, duke shtuar se shijet trendy te Gjergjit dhe shpirti i tij artistik ia kane lehtesuar jashtezakonisht shume punen.
Redoni, kengetari pretendues per garderoben
Kur e sheh te veshur sportiv ne jeten e perditshme nuk e mendon, qe Redon Makashi te jete njeri aq selektiv ne veshje. Megjithate perpara stilistes Redoni shfaqet shume pretendues. Ka kerkuar gjate ne fakt dhe ne zgjedhjen e tij te fundit, ka goditur ne shenje. Eshte pikerisht stilistja Jona Muca, qe ka kuruar veshjet e kantautorit gjate realizimit te videoklipit te tij "Perse me bere te te urrej". "Redoni eshte shume pretendues me garderoben dhe nuk kerkon te dale nga linja e tij e veshjeve", shprehet stilistja, qe shton se ky bashkepunim i suksesshem do te pasohet nga te tjere.
Lule dhe ngjyra te ftohta, lajtmotivi i kesaj vere
Stina e nxehte vazhdon te kulmoje, duke na dhuruar imazhe te ndryshme, veshje dhe ngjyra te shumta, qe variojne sipas shijeve dhe preferencave te gjithsecilit. Duke sjelle ne Tirane tendencat e stilisteve perendimore, Jona Muca thekson se kjo vere duhet te "godase" fort te ngjyrat dhe lulet. "Jane lulet dhe ngjyrat e ftohta, qe dominojne kete stine", pohon ajo, ndersa kujton se fustanet jane rikthyer ne stilin e viteve '60. Te realizuar me copa te holla, me prerje ne bel dhe rrudha ne fund e te kombinuar me xhepa e krahe te fryre, keto fustane i tregojne me te rregullta format femerore. Por kujdes me rripin! Gjate dites mund te perdoret i holle per te sjelle elegancen, ndersa rripat e trashe, jane vetem per mbremje.
Koha Jone








