Zhan Sarkozi, "ylli" i ri i shtypit francez

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zhan Sarkozi, "ylli" i ri i shtypit francez

Mesazh nga petriti prej Tue Jul 22, 2008 6:51 pm

Zhan Sarkozi, "ylli" i ri i shtypit francez
Javėn qė shkoi, Presidenti Sarkozi ka zėnė sėrish vendin, tashmė tė prenotuar nė mediat franceze. Kėtė herė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė histori tė ish-gruas, apo bashkėshortes aktuale, por pėr njėrin prej djemve tė tij, biondin shtatlartė dhe shumė energjik, Zhan. Tashmė 21-vjeēar, Sarkozi i riu ėshtė shndėrruar nė njė fenomen mediatik, krejtėsisht origjinal dhe pa pasur nevojėn dhe mbėshtetjen e tė atit. Ai ėshtė njė student i Juridikut nė vitin e dytė tė studimeve qė po kalon i qetė pushimet verore. Ndėrkohė ėshtė edhe lider i njė grupimi politik qė bėn pjesė nė njė prej departamenteve me mė shumė para nė Francė. Ndėrkohė, synimi i tij ėshtė qė tė arrijė diēka qė i ati i tij nuk ka pasur ende sukses. Sapo ka krijuar njė konfuzion nė njė prej bastioneve tė medias sė majtė franceze, revistės "Charlie Hebdo". I biri i Presidentit, qė ka shumė sharm dhe vetėbesim, i ka pleksur "telat" me njėrėn nga femrat mė tė pasura tė Francės. E fejuara e tij quhet Jessica Sebaoun-Darty dhe ėshtė trashėgimtarja e njėrės prej kompanive mė tė rėndėsishme tė prodhimit tė materialeve elektrike nė Francė. Zonjusha ėshtė hebrenje. Thashethemet e pėrhapura me kėtė rast kishin tė bėnin me njė konvertim tė djaloshit nė fenė hebraike, para martesės me vajzėn e pasur. Kėto lajme u hodhėn krejtėsisht poshtė nga shtypi, pra Presidentit. Ndėrkohė, mbi bazėn e kėtyre thashethemeve, njė editorialist i revistės "Charlie Hebdo" shkroi me ironi se i biri i Presidentit do tė bėnte "shumė pėrpara nė jetė". Familja e Sarkozisė dhe ajo e sė fejuarės sė tij kėrcėnoi se do ta hidhte nė gjyq revistėn pėr tentativė antisemite. Botuesi i revistės, pėr tė shmangur njė histori qė nuk do tė vazhdonte aspak nė favor tė tij, i kėrkoi editorialistit qė tė pėrgėnjeshtronte se ēfarė kishte thėnė, duke kėrkuar ndjesė. Por editorialisti ia ktheu botuesit me qesėndi, se mė mirė tė priste krahėt se sa ta bėnte njė gjė tė tillė. Pas kėsaj pėrgjigjeje, shumė tė guximshme, editorialisti 79-vjeēar u pushua nga puna dhe ai menjėherė ngriti njė ēėshtje gjyqėsore ndaj revistės nė tė cilėn ishte punėsuar. Pas kėsaj ngjarjeje, stafi i revistės ėshtė ndarė nė dy grupe. Njė grup mbėshtet botuesin, ndėrsa njė tjetėr mbėshtesin editorialistin dhe tė drejtėn e tij pėr t‘u shprehur. Nė mesin e kėsaj zallamahie, djali i Sarkozisė gjen mėnyrėn pėr tė bėrė sėrish lajm. Njė muaj mė parė, ai u shfaq nė gjykatė, pas akuzave se e kishte ngarė motorin e tij me shpejtėsi dhe se nuk kishte ndaluar kur ia kishin kėrkuar. Kjo ēėshtje ka gjasa qė tė mbyllet pėr shkak tė mungesės sė provave. Ndėrkohė, djali i dytė i Sarkozisė e gjeti veten kėtė javė nė mesin e njė ndėrmjetėsie nė njė ēėshtje shpėrthyese mes dy klaneve tė tė atit nė lagjen e pasur tė Haute de-Siene, nė perėndim tė Parisit. Bėhet fjalė pėr njė departament nė tė cilin ka punuar edhe vetė Sarkozi para se tė bėhej ministėr. Duke qenė se bėhet fjalė pėr njė bashki shumė tė pasur edhe zėnkat nė lidhje me tė kanė qenė tė vazhdueshme pėr sa i pėrket fondeve. Zhan Sarkozi, i cili u zgjodh kėshilltar lokal pėr herė tė parė nė zgjedhjet lokale nė muajin mars, u gjet muajin e kaluar edhe nė krye tė lidershipit tė grupit tė qendrės sė djathtė tė Kėshillit tė Hauts-de-Seine. Disa politikanė lokalė thonė se pėr promovimin e tė birit ka dorė vetė Sarkozi, ndėrsa tė tjerė thonė se Presidenti mbeti i habitur personalisht kur mori vesh pėr kėtė hap tė djalit tė tij, pėr kėtė lėvizje kaq tė shpejtė dhe kaq energjike. Shumė i ēuditur ka mbetur edhe presidenti i Kėshillit tė Hauts-de-Seine, Patrick Devedjian, njė aleat i vjetėr i Presidentit Sarkozi. Kandidati i propozuar prej tij e humbi betejėn ndaj djaloshit Sarkozi, qė ėshtė vetėm 21 vjeē. Nė dukje, nė kėrkim tė hakmarrjes pėr sa ngjau, Devedjian deklaroi javėn e kaluar se kishte nė plan qė tė merrej me rastet korruptive tė politikanėve tė kėshillit dhe atyre tė partisė sė Presidentit, Sarkozi. Me sa duket, fitorja e Sarkozisė sė ri i ka shndėrruar tė dy miqtė nė armiq. Pas kėtyre deklaratave, politikanėt e partisė sė djathtė qeverisėse UMP protestuan tė egėrsuar, por e veēanta ėshtė se ata nuk i kėrkuan ndihmė Presidenti, por djalit tė tij tė ri. Ky i fundit la tė kuptohej pėrmes disa deklaratave qė ishte shumė i zemėruar me Devedjianin 63-vjeēar, dikur mik i tė atit. Pėr hir tė sė vėrtetės, politika e lagjes sė pasur pariziane ka qenė shpesh surreale. I tillė ishte edhe rasti i ngritjes sė Nikolas Sarkozisė nė postin e rėndėsishėm nė moshėn 28-vjeēare nė vitin 1983. Por ajo qė ka ndodhur me tė birin e tij 21-vjeēar i ka lėnė shumė pas ambiciet dhe arritjet e tė atit. Thuhet se vetė Sarkozi po pėrjeton shumė mėdyshje pas ngjarjeve tė tilla. Nga njėra anė, ai nuk mund tė mos e admirojė tė birin pėr suksesin e tij tė jashtėzakonshėm dhe tė shpejtė, nga ana tjetėr ai pyet veten se cili ėshtė shkaku i vėrtetė i kėtij suksesi. Sipas njė miku tė afėrt tė djaloshit Sarkozi, ky i fundit ėshtė me tė vėrtetė magjepsės: "Brenda tij ndodhet Bruti, ose edhe Caligula. Ai ka manierizimin e tė atit dhe zėrin e tij, veēse ėshtė shumė mė shtatlartė, mė i formuar fizikisht dhe ka njė pamje engjėllore". ZhanSarkozi ėshtė djali i Presidentit Sarkozi dhe gruas sė tij tė parė me origjinė korsikane, Marie-Dominique Culioli. Ai ka njė vėlla mė tė madh nė moshėn 23-vjeēare, qė ėshtė njė producent i muzikės pop. Tė dy djemtė ishin fare tė vegjėl kur i ati i tyre ishte kryetar i Bashkisė sė Neuilly. Gjatė kėsaj kohe ai braktisi familjen, pėr t‘u martuar me gruan e dytė, Sesilian. Pas ikjes sė tė atit, djemtė e Sarkozisė u rritėn nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nga e ėma, por vazhduan qė tė jetonin nė shtėpinė e tyre dhe herė pas here tė kalonin kohė edhe me tė atin. Shpesh ata organizonin pasdite lojėrash, veēanėrisht lojėrash futbolli me miqtė e tyre tė pėrbashkėt. Pėr sa i pėrket Zhan, pas njė karriere jo fort tė shkėlqyer shkollore, ai vendosi qė tė studionte pėr ligje dy vjet mė parė, por njė nga pasionet e tij mė tė mėdha ishte edhe teatri. Vitin e kaluar atij madje iu ofrua edhe njė rol drejtues nė njė shfaqje qė u vu nė Paris. Drejtori i teatrit u shpreh i ēuditur qė djaloshi i talentuar ishte i biri i Presidentit, Sarkozi, pasi Zhanishte regjistruar nė emrin e sė ėmės. Sipas drejtorit, ai ishte njė person me njė karizėm tė jashtėzakonshėm, me njė diksion shumė tė mirė dhe mbi tė gjitha me dėshirėn pėr tė mėsuar dhe pėr t‘u pėrmirėsuar. Sapo Presidenti Sarkozi e mori vesh qė i biri kishte pėr qėllim qė tė merrte pjesė nė shfaqje, ia ndaloi rreptėsisht pjesėmarrjen, e cila mund tė shėnonte edhe zanafillėn e njė karriere tė shkėlqyer nė aktrim. E ndėrsa humbi mundėsinė e njė loje nė skenė, nė marsin e kėtij vitit, Zhanit iu dha njė tjetėr rol, por kėtė herė nė skenėn e politikės dhe nga ana e tė atit. Ai duhet tė shoqėronte zyrtarin e shtypit tė Pallatit Elize, njė i ri i shkėlqyer nė profesionin e tij me emrin David Martinon, nė zgjedhjet lokale pėr marrjen e Kėshillit tė Neuilli-sur-Seine. Edhe pse Martinon nuk kishte lidhje me vendin dhe nuk kishte njė pėrvojė tė duhur politike, Presidenti Sarkozi e kishte piketuar si njė kandidat tė suksesshėm dhe kishte vendosur qė ai duhet tė ishte kryebashkiaku i ri i lagjes. Votuesit, 80 pėr qind e tė cilėve i pėrkasin elektoratit tė qendrės sė djathtė, duhet vetėm tė mbėshtesnin kandidatin e Presidencės. Nė vend tė kėsaj, ata u revoltuan, sepse kandidati doli qė nuk ishte ai qė prisnin dhe mbi tė gjitha ishte shumė i zymtė. Nė kėto e sipėr, njė sesion i partisė vendosi qė tė mbėshtete njė kandidat tjetėr. Ndėr ata qė u revoltuan ndaj kandidatit tė Sarkozisė ishte edhe i biri, Zhan. Ky ėshtė edhe momenti kur i ati nisi qė ta marrė seriozisht tė birin, pra ta admironte nga njėra anė dhe nga ana tjetėr tė shqetėsohej pėr tė. Sipas njerėzve qė e njohin Sarkozinė qė tė ri Zhan ėshtė njė kopje shumė mė e pėrmirėsuar e tė atit, qė ka njė ngjashmėri tė jashtėzakonshme sidomos nga zėri. Persona tė tjerė qė e njohin Zhan thonė se ai ėshtė shumė mė i matur dhe mė i qetė se i ati nė moshėn e tij. Ai ėshtė njė person tė cilit i pėlqen tė ndėrtojė, tė arrijė konsensuse dhe pėr kėtė e ndihmon shumė trashėgimia e sė ėmės, e cila ėshtė njė grua me shumė finesė dhe xhentile. Nė shtator, teorikisht, Zhan do t‘i rikthehet studimeve dhe sipas thashetheme, ai nuk ėshtė ndonjė student i mirė. Sikurse edhe i ati para tij, ai nuk duket i prerė pėr rrugėn akademike dhe se nėse do tė merret me politikė duhet ta bėjė shumė shpejt. Pėr sa i pėrket marrėdhėnies sė tij me vajzėn e sipėrpėrmendur, ajo nuk ėshtė njė marrėdhėnie e kohėve tė fundit. Tė dy tė rinjtė janė banorė tė sė njėjtės lagje, bėjnė pjesė nė tė njėjtin rreth shoqėror. Pėr sa i pėrket asaj qė u shkrua nė revistė, thuhet se Zhan ėshtė lėnduar shumė, por me siguri ky lėndim i parė nuk do ta ndalojė qė tė heqė dorė nga pėrfshirja nė politikė, rrugėtim qė sapo ka nisur pėr tė.

Shqip

petriti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 392
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi